Receta Gatimi

Diēka rreth Printerave 3D


+ Pėrgjigju tek Diskutimi
Rezultatet nga 1 deri tek 2 prej 2
  1. #1
    iii pazevendesueshem! Super Mod Maska e ReniX
    Anėtarėsimi
    Nov 2006
    Vendndodhja
    Fi-IT
    Postime
    14,359
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    36

    Rregullo Diēka rreth Printerave 3D

    Imagjino tė kesh njė ide, ta vizatosh nė letėr, dhe pastaj ta marrėsh letrėn nė njė dyqan pėr tė kėrkuar qė ai vizatim tė kthehet nė njė objekt fizik brenda disa orėve. Kjo tashmė ėshtė e mundshme pėr blerėsin e thjeshtė me ndihmėn e printerave 3 dimensionalė, shkurt 3D. Kėto aparatė mė parė pėrdoreshin vetėm nga universitetet dhe korporatat e mėdha, por tani, dyqanet qė ofrojnė shėrbimet e printerave 3D po pėrhapen nėpėr Shtetet e Bashkuara pėr kėdo qė dėshiron tė shohė idenė e tyre tė kthyer nė realitet.



    Printerat 3D krijojnė objekte nga allēia. Bryan Jaycox dhe bashkėshortja e tij hapėn dyqanin The Build Shop LLC nė Los Anxheles dy vite mė pare, dhe tani ofrojnė klasa rreth printerave 3D dhe shėrbime pėr to:

    “Mendoj se printimi 3 dimensional do tė bėhet diēka e madhe, do tė ketė ndikim tė madh nė shoqėri.”

    Zoti KiChong Tran ka nė plan tė ndihmojė nė Kamboxhia, duke hapur njė dyqan me printer 3D atje.

    “Pėrfytyroj njė vend ku njerėzit mund tė vijnė me idetė e tyre, me njė vizatim tė thjeshtė, dhe ne e shndėrrojmė atė vizatim nė njė objekt 3 dimensional.”

    Shėrbimet e printimit 3D po pėrhapen kudo nėpėr Shtetet e Bashkuara. Shėrbimi postar UPS, kohėt e fundit instaloi printera 3D nė tre nga filialet e tij, duke pėrfshirė kėtė nė San Diego, ku pronar ėshtė Burke Jones:

    “Kėrkesa ka qenė e mrekullueshme dhe shumė mė tepėr nga sa unė kisha imagjinuar.”

    Zoti Mark Denney, i UPS-sė, thotė se klientėt janė tė ndryshėm.

    “Ēdokush qė ka hapur njė biznes tė ri, shpikės, inxhinier qė kanė njė nevojė pėr tė prodhuar diēka si kjo.”

    Raymond Yuhasz rregjistron video kur zhytet nė det. Ai projektoi kėtė mbajtės pėr njė filtėr pėr lenten e kameras.

    ...kėshtu qė nė vend qė tė kenė njė pamje tė errėt, videot e tij duken mė natyrale.
    Prodhimi i shpikjes sė tij nė njė printer 3D kushton vetėm 43 dollarė.

    “Pėr tė bėrė diēka si kjo duke pėrdorur metoda tė tjera do tė kushtonte disa mijėra dollarė.”

    Sikurse me ēdo lloj teknologjie, ekspertėt parashikojnė pėrmirėsimin e shpejtėsisė dhe ēmimit tė printimit. Ndėrkohė, Bryan Jaycox kėrkon 15 dollarė nė orė pėr tė printuar njė objekt, plus njė tarifė e cila varet nga pėrmasat e objektit, dhe deri nė 50 dollarė nė orė pėr shėrbimet e projektimit dhe tė punės. Tek dyqani UPS, ēmimi varet nga sasia e materialeve tė pėrdorura. Ata kėrkojnė deri nė 95 dollarė nė orė pėr tė projektuar njė objekt me programin e tyre, i cili krijon njė fotografi dixhitale qė bėn tė mundur printimin.
    Zoti Jaycox parashikon se brenda pesė vitesh, teknologjia e printimit 3D do tė bėhet mė e dobishme pėr blerėsit. Por KiChong Tran thotė se edhe teknologjia e tanishme mund tė ndihmojė nė vende nė zhvillim si Kamboxhia.

    “Me printimin 3D mund t’i jepni njerėzve mjetet, nė mėnyrė qė ata tė jenė pėrgjegjės pėr zhvillimin e tyre dhe ata tė mėsojnė aftėsi tė tjera veē tė mėsuarit anglisht dhe punimit si ciceron ose nė njė bankė, mund tė krijojnė gjėra qė kanė vlerė pėr botėn.”

    Burimi-VOA-NEWS

  2. #2
    Moderatori Forumit Moderator Maska e MAJDI
    Anėtarėsimi
    May 2009
    Vendndodhja
    Diku ketej rrotull
    Postime
    8,677
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    28
    Ky qenka i papar

+ Pėrgjigju tek Diskutimi

Tema tė ngjashme

  1. Ai thotė diēka, ajo mendon diēka tjetėr
    Nga PinkPrincess nė forum Psikologji-Sociologji-Filozofi
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 18-09-2012, 11:32 PM
  2. Diēka me shume rreth SkyDrive Pro
    Nga vaaldr1n nė forum Software - Programe pėr Kompjuter
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 18-07-2012, 07:19 PM
  3. Diēka apo asgjė ... ?
    Nga vaaldr1n nė forum Krijimtaria juaj
    Pėrgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 14-02-2012, 12:30 PM
  4. Nje urim per festat me nje dicka te vecant
    Nga briken nė forum Pėrshėndetje dhe Urime
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 19-01-2009, 08:24 AM
  5. Sekreti mashtrues i printerave inkjet, qe sduan ta mesojme
    Nga EMAUS nė forum Tė Rejat e Teknologjisė
    Pėrgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 16-05-2008, 06:20 PM

Etiketat pėr kėtė Temė