Nėse ekspozohemi nė masė ndaj rrezeve tė diellit, mund tė jetojmė mė gjatė. Mesa duket dielli mund tė na mbrojė nga disa tipa tumoresh dhe sėmundjesh kardiake.
Tė paktėn ky ėshtė pėrfundimi i njė studimi tė sapopublikuar nė revistėn Proceedings of the National Academy of Sciences. Sipas autorėve tė studimit, dobia e dritės diellore, tejkalon rrezikun pėr kancerin e lėkurės. Punimi ėshtė kryer nga njė grup shkencėtarėsh tė Brookhaven National Laboratory nė SHBA, tė cilėt kėmbėngulin nė faktin se rrezet Uv (ultravjollce) stimulojnė prodhimin e vitaminės D, e cila ka veti mbrojtėse ndaj disa sėmundjesh. Pėr vite me rradhė ekspozimi nė diell ėshtė inkriminuar si shkaktar i shfaqjes sė kancerit nė lėkurė. Ndėrsa sot, shkencėtarėt kanė pėrmbysur kėtė mendim, duke pretenduar se dielli sjell mė tepėr dobi sesa dėme pėr shėndetin e njerėzve.
Sipas tyre, kur ekspozohemi nė diell lėkura prodhon vitaminė D, qė luan njė rol tė rėndėsishėm nė mbrojtjen nga njė numėr i caktuar tumoresh dhe njė sėrė sėmundjesh tė tjera.
Studiuesit amerikanė, tė koordinuar nga Richard Setlow, njė biofizikat i Brookhaven National Laboratory dhe ekspert i lidhjeve mes ekspozimit diellor dhe tumorit nė lėkurė, kanė treguar se personat qė kishin njė nivel tė lartė tė vitaminės D kanė probabilitet mė tė lartė tė mbijetojnė ndaj disa tipash kanceri si: ai i zorrės sė trashė, ai i gjirit apo ai i mushkėrive.
Ekspozimi i gjatė nė diell, mund tė ēojė nė pėrmirėsimin e ecurisė sė kancerit, dhe mė tepėr jep efekte pozitive sesa negative mbi shėndetin, shton Setlow. Vitamina D, e njohur pėr vetitė mbrojtėse tė kockave, ėshtė nė gjendje tė mbrojė ndaj njė game tė gjerė sėmundjesh dhe ėshtė nė gjendje tė shtojė funksionet imunitarie.
Eshtė gjithmonė e mė e dukshme, ka thėnė Ed Yong, ekspert i informacionit mbi shėndetin nė Cancer Research UK, se vitamina D ka disa avantazhe pėrsa i pėrket uljes sė rrezikut pėr shfaqjen e kancerit. Prandaj ėshtė e nevojshme tė ekspozohemi nė diell pėr tė prodhuar njė sasi tė nevojshme vitamine D.
Veēse duhet tė shmangen nė mėnyrė kategorike teprimi me diellin dhe djegiet, sepse kėto shtojnė rrezikun pėr kancerin e lėkurės. Pėr tė pasur mė tepėr veti dobiprurėse nga vitamina D, pa shtuar rrezikun pėr shfaqjen e kancerit nė lėkurė, Setlow ka sygjeruar tė pėrdoret njė metodė pėr tė filtruar rrezet e diellit, duke lėnė tė kalojė vetėm vitaminėn D, ose tė vazhdohet tė pėrdoren kremra diellorė dhe tė merret vitaminė D nėpėrmjet ushqimeve qė e pėrmbajnė nė sasi tė madhe si: qumėsht, peshk, vaj merluci, etj.