Receta Gatimi

Pse ndihma pėr tė tjerėt ėshtė e rėndėsishme pėr ne?


+ Pėrgjigju tek Diskutimi
Rezultatet nga 1 deri tek 2 prej 2
  1. #1
    Postues Veteran Lirenti-Addicted Maska e olsii
    Anėtarėsimi
    Jan 2012
    Postime
    3,332
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    16

    Post Pse ndihma pėr tė tjerėt ėshtė e rėndėsishme pėr ne?

    Matematika e altruizmit

    A ėshtė altruizmi thjesht njė interes personal i fshehtė? Dhe a mundet njė ekuacion matematikor t’i japė pėrgjigje kėsaj pyetjeje? Shkencėtarėt kanė ngritur njė teori acaruese, njė detajim i teorisė sė Darvinit

    Sam Judah, BBC




    Mė 1968-n, njė akademik pothuajse i panjohur nė Britaninė e Madhe, shkoi nė Universitetin College tė Londrės dhe prezantoi para stafit njė ekuacion aq mbresėlėnės sa ata i ofruan menjėherė njė pozicion nderi dhe ēelėsat pėr zyrėn e tij tė re.

    Emri i tij ishte Xhorxh Prajs (George Price), dhe ekuacioni i tij merrej me njė problem qė pati hutuar shkencėtarėt qė kur Ēarls Darvin (Charles Darwin) publikoi kryeveprėn e tij “Mbi origjinėn e specieve” mė shumė se njė shekull mė herėt. Nėse ne jemi krijesa egoiste, tė angazhuara nė njė betejė pėr mbijetesė, si shpjegohet qė ne tregojmė altruizėm? Pse ne tregojmė pėrkujdesje ndaj tė tjerėve me kosto pėr veten tonė?

    Shumė teori janė ngritur qė nga ajo kohė, ndėrsa rrėnjėt e teorisė sė Prajs gjenden herėt nė vitet 1950 te vepra e biologut evolucionar britanik KBS Haldane. I pyetur nėse ai do ta sakrifikonte jetėn e vet pėr atė tė njė tjetri, ai tha se do ta bėnte, por vetėm nė kushte tė caktuara.





    “Unė mund tė hiqja dorė nga jeta ime nė kėmbim tė jetėve tė dy vėllezėrve apo tetė kushėrinjve.”

    Arsyetimi i Haldane ishte njė shpjegim i thjeshtėzuar i njė teorie qė pati dominuar biologjinė evolucionare – teoria e “selektimit tė pėrafėrt”.

    Pėr shkak se ai ndante 50 pėr qind tė pėrbėrjes gjenetike me vėllezėrit e tij dhe 12.5 pėr qind tė secilit kushėri, gjenet e tij do tė mbijetonin edhe nėse ai vdiste.

    U desh tė vinte fillimi i viteve 1960, para se njė shkencėtar tjetėr Uilliam (William) Donald Hamilton ta popullarizonte kėtė teori.

    Ai shkroi njė ekuacion tė thjeshtė pėr tė shpjeguar se njė organizėm do tė demonstrojė sjellje vetėsakrifikuese nėse kjo sjellje do tė pėrforconte shanset riprodhuese tė atyre me tė cilėt kishte lidhje tė ngushta.

    Mė 1967-n, Prajs mbėrriti nė Londėr nga Shtetet e Bashkuara, ku ai pati qenė njė shkencėtar dhe gazetar, por nuk kishte eksperiencė nė fushėn e biologjisė evolucionare. Ai zbuloi teorinė e Hamiltonit nė njė bibliotekė publike dhe mendoi se mund tė punonte pėr ta pėrmirėsuar atė.

    Duke punuar i veēuar, ai e rishkroi ekuacionin nė njė mėnyrė mė tė thjeshtė, por tė kuptueshme nga mė shumė njerėz. Ai shpjegoi marrėdhėnien mes gjeneratave tė ndryshme tė popullsisė, qė mund tė pėrdoret pėr tė demonstruar se si prevalenca e njė tipari mund tė ndryshojė me kalimin e kohės.

    Megjithėse ishte njė deklaratė goxha e thjeshtė, ajo nuk ishte shprehur kurrė nė terma tė qarta matematikore dhe stafi i Universitetit tė Londrės e pranoi kėtė si jashtėzakonisht origjinale.

    Njė debat mbi rrėnjėt shkencore tė altruizmit vijon tė ekzistojė edhe nė ditėt tona, por seleksioni farefisnor mbetet njė teori me ndikim tė jashtėzakonshėm dhe kontributi i Prajs vlerėsohet ende nga shumė njerėz edhe sot.

    “Ai ėshtė referencė nė njė pjesė tė konsiderueshme tė kėrkimit modern nė biologjinė evolucionare”, thotė Andi (Andy) Gardner, njė biolog evolucionar nė Universitetin e Oksfordit, i cili pėrdor ekuacionin Prajs nė pjesėn mė tė madhe tė punės sė vet.

    Oren Harman, i cili shkroi njė biografi tė Prajs mė 2010-n, thotė se me kėndvėshtrimin e tij pajtohet njė pjesė e madhe e njerėzve tė kėsaj fushe.

    “Megjithėse ka shumė prej tyre qė nuk arrijnė tė shohin pėrdorimin e saktė tė ekuacionit, tė tjerėt mendojnė se ai ėshtė pėrshkrimi mė i thjeshtė dhe i shkėlqyer i dinamikės sė selektimit natyror.”

    Por vetė Prajs filloi tė shohė se komplikimet e punės sė tij qenė shumė tė vėshtira pėr t’u marrė, sipas Harman. Nėse altruizmi ishte thjesht njė pėrpjekje pėr tė siguruar mbijetesėn e gjeneve tė vetė altruistit, a mund tė konsiderohet nė fund tė fundit altruizėm?

    Lee Dugatkin, profesor i biologjisė nė Universitetin e Luisvilit, mendon se ishte pikėrisht ky faktori qė shkaktoi ndryshime tė mėdha te vetė autori Prajs. “Kjo ishte ēfarė e bindi atė tė vijonte”, thotė ai. “Ai ra nė depresion kur zbuloi se Hamilton kishte tė drejtė.”

    Nė verėn e vitit 1970, Prajs u bė njė kristian i devotshėm dhe filloi njė projekt radikal – vuri veten nė dispozicion tė shėrbimit ndaj tė tjerėve.

    “Ai u pėrpoq tė demonstronte se qeniet njerėzore janė tė vetmet specie qė mund tė mposhtin natyrėn e vet. Ai u pėrpoq ta demonstronte kėtė, duke u bėrė personalisht njė altruist i pastėr pa interes vetjak”, thotė Harman.

    Prajs filloi t’u japė para njerėzve tė pastrehė dhe ftoi shumė prej tyre qė tė jetonin bashkė me tė nė apartamentin e tij. Sjellja e tij gjithnjė e mė e hallakatur e la pa asnjė grosh nė xhep. Nė fund e la apartamentin dhe u zhvendos nė njė shtėpi tė thjeshtė fshati.

    Nuk ėshtė pranuar nga tė gjithė se ishte ekuacioni qė ai vetė zbuloi, qė solli edhe rėnien e tij – shumė argumentojnė se ai kishte shenja tė qarta tė problemeve mendore qė mė herėt. Dhe nė dimrin e vitit 1975, Prajs vrau veten.

    Pėr Harman, dy ngjarjet janė tėrėsisht tė ndėrthurura. “Unė mendoj se Xhorxhi vrau veten pėr shkak tė interpretimit qė i dha ekuacionit qė vetė pati krijuar, i cili fokusohet te problemi nė shkallėn mė tė lartė.”

    Historia e Prajs ėshtė pėrplot me tragjedi, por a ka nevojė vepra e tij shkencore tė interpretohet thjesht si njė anė e errėt dhe depresionuese e natyrės njerėzore?

    Samir Okasha, profesor i filozofisė sė shkencės nė Universitetin e Bristolit, mendon se jo. “Ideja qė teoria evolucionare tregon qė altruizmi ėshtė interes vetjak i fshehur, ėshtė sipas mendimit tij, diēka e diskutueshme.”

    Sjellja nė disa specie kafshėsh ėshtė me tė vėrtetė e pėrcaktuar nga gjenet, thotė ai, por me njerėzit “me siguri qė kjo nuk ėshtė e vėrtetė”. Ai argumenton se kultura na bėn ne tė ndryshėm nga kafshėt nė kėtė aspekt, dhe vėren mospėrputhjen e stėrmadhe tė normave shoqėrore nė vende tė ndryshme dhe nė periudha tė shkurtra kohore.

    “Ne kemi parė ndryshime dramatike pėrgjatė periudhave tė caktuara, fjala vjen, 300-vjeēare, tė cilat nuk shpjegohen dot nga gjenetika”, thotė ai.

    Hartman nuk ėshtė gjithashtu dakord me interpretimin qė Prajs i dha vetė punės sė vet. “Nuk ėshtė domosdoshmėrish njė konkluzion logjik. Ishte konkluzioni qė ai vetė nxori, konkluzioni qė i shqetėsoi mendjen, por ajo qė e ēoi atė drejt tė kuptuarit tė tmerrshėm tė sjelljes sonė si kafshė, nuk ėshtė domosdoshmėrish e vėrtetė pėr mirėsinė nė botė.

    Nėse ne duam tė kuptojmė sjelljen, biologjia ėshtė njė pjesė e saj – ajo duhet tė jetė domosdoshmėrish. Por ajo nuk ėshtė kurrė njė shpjegim tėrėsor dhe gjithėpėrfshirės pėr kompleksitetin dhe madhėshtinė e sjelljes njerėzore.”

    Gardner mendon se ėshtė gjithmonė e mundshme pėr tė arsyetuar se njerėzit po pėrpiqen tė mbrojnė dhe riprodhojnė materialin e tyre gjenetik. “Por kjo jo domosdoshmėrish ėshtė gjithmonė egoiste”, thotė ai. “Ka hapėsirė pėr altruizėm nė kėtė arsyetim.”



    Matematika e altruizmit

    Xhorxh Prajs, 1922-1975

    Lindur nė SHBA, ai u zhvendos nė Londėr mė 1967

    I specializuar nė teorinė egoiste tė gjeneve, socio-biologjinė, psikologjinė evolucionare dhe altruizmin

    I lindur hebre dhe i konvertuar kristian, ai kaloi vitet e fundit tė jetės duke u pėrkujdesur pėr tė varfrit

    “Ai perfeksionoi njė ekuacion matematikor ekzistues, qė tregon se si altruizmi mund tė lulėzojė mes kafshėve nė thelb egoiste – madje edhe njerėzve”. The Independent

    UD ‘Bill’ Hamilton, 1936-2000

    I lindur nė Kajro nga prindėr prej Zelandės sė Re, u rrit nė zonat rurale tė Kentit

    Ishte natyralist dhe gjenetist popullsie

    I specializuar nė selektimin seksual dhe ndėrveprimet parazit-truppritės

    “Tė gjitha veprat e tij madhore rridhnin nga strukturat matematikore… ai mbuloi faqe nė algjebėr dhe shpesh vizatoi grafikė me dorė pėr tė ndihmuar nė linjėn e tij tė tė menduarit” – Jetėshkrimi nga The Guardian.

    g.shqip

  2. #2
    iii pazevendesueshem! Super Mod Maska e ReniX
    Anėtarėsimi
    Nov 2006
    Vendndodhja
    Fi-IT
    Postime
    14,359
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    36
    Nese ne kete bote nuk do te kishte disa kokrra altruzimi do te kishim ngel shume mbrapa ne shume fusha!

    Artikull per tu lexuar!

+ Pėrgjigju tek Diskutimi

Tema tė ngjashme

  1. A ju intereson se cfare mendojne te tjeret per ju?!
    Nga Altin111 nė forum Tema Shoqėrore
    Pėrgjigje: 49
    Postimi i Fundit: 19-03-2015, 10:28 AM
  2. Qė tjerėt tė kenė mendim tė mirė pėr ty
    Nga landi i nė forum Psikologji-Sociologji-Filozofi
    Pėrgjigje: 14
    Postimi i Fundit: 01-03-2012, 11:54 AM
  3. AMD humbi tė tjerėt fituan
    Nga vaaldr1n nė forum Tė Rejat e Teknologjisė
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 28-10-2010, 10:52 AM
  4. A Eshte Feja E Rendesishme Per Bashkimin e Dy Personave?
    Nga Kliton nė forum Tema Shoqėrore
    Pėrgjigje: 34
    Postimi i Fundit: 03-08-2010, 01:28 PM
  5. Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 03-03-2009, 02:42 PM