Receta Gatimi

Greqia kthen objektet e vjedhura


+ Pėrgjigju tek Diskutimi
Rezultatet nga 1 deri tek 4 prej 4
  1. #1
    Anėtarė i Nderuar 35% Maska e kuklla
    Anėtarėsimi
    Jul 2007
    Vendndodhja
    europe
    Postime
    2,096
    Reputacioni
    19

    Greqia kthen objektet e vjedhura

    Mė 31 dhjetor nė Akropol tė Athinės, ministrit shqiptar tė Kulturės i dorėzohen dy shtatore mermeri tė grabitura nė vitet 91-97 nė Muzeun e Butrintit

    Nė vitin 2005 ktheheshin nga Greqia nė Sarandė, kokat prej mermeri tė Agribės, Herkulianės dhe koka e njė fėmije. Tė tri skulpturat ishin vjedhur nga muzeu i Butrintit gjatė bastisjes sė ndodhur mė 1991. Portreti i Herkulianės dhe ai i fėmijės janė gjetur nė Muzeun Nacional Arkeologjik tė Athinės, ndėrsa ai i Agribės nė Muzeun Arkeologjik tė Janinės. Rikthimi i tre objekteve tė para tė muzeut arkeologjik tė Butrintit nė vendin e origjinės u bė nė kohėn kur ish- ministrja esė Kulturės, Rinisė dhe Sporteve, Arta Dade, finalizoi pėrpjekjet qė kish nisur nė vitin 1997, kur ajo bėri vizitėn e parė zyrtare nė Greqi.

    Mė 31 janar 2008 nė Athinė, nė Akropol, ministrit shqiptar tė Turizmit, Kulturės, Rinisė dhe Sporteve, Ylli Pango i dorėzohen, ka mundėsi nga homologu i tij Michael Liapis, dy shtate mermeri qė kanė qenė deri dje nė Muzeun e Pireut nė Greqi. Janė shtati i Artemisit dhe i Apollonit.

    Drejtoresha e Drejtorisė sė Turizimit dhe e Kulturės Kombėtare nė Ministrinė e Turizmit, Kulturės, Rinisė dhe Sporteve, prof. assoc. Iris Pojani, dha me kėtė rast intervistėn e mėposhtme ku lėshon SOS pėr Durrėsin arkeologjik.

  2. #2
    Anėtarė i Nderuar 35% Maska e kuklla
    Anėtarėsimi
    Jul 2007
    Vendndodhja
    europe
    Postime
    2,096
    Reputacioni
    19

    Re: Greqia kthen objektet e vjedhura

    Mė 31 janar ministrit tė Kulturės i dorėzohen nė Athinė, dy vepra, dy shtate mermeri, tė grabitura nė vitin 1997. Cila ėshtė historia e tyre.

    Le ta fillojmė me origjinėn e vjedhjeve. Janė bėrė dy vjedhje shumė tė mėdha nė historinė e muzeumeve shqiptare. Njėra ėshtė e vitit 1991 dhe tjetra mė 1997. Kėto janė rastet flagrante tė hapjes sė dyerve tė dy muzeve kyesorė tė vendit, njėri nė Butrint dhe tjetri nė Apolloni, dhe kyesisht kėto janė tė lidhura me ngjarjet historike dhe me momentet e vėshtira qė kalonte Shqipėria dikur.

    Pėr tė gjitha kėto objekte qė nė vitin 91 dhe nė vitin 97 janė mbushur dokumentacionet pėrkatėse dhe i janė ēuar Interpolit. Nė momentin qė vidhet njė muze, rreziku i parė qė kanoset ėshtė kalimi i objekteve jashtė kufijve tė Shqipėrisė. Dhe nėse arrihet tė bllokohet kjo gjė dhe tė njihet pasaporta e kėtij objekti atėherė e gjurmon atė.

    Nė kohėn kur Neritan Ceka ishte drejtor i Muzeut Arkeologjik nė Tiranė, mė 1991, tė gjitha objektet e lėvizshme edhe tė Butrintit edhe tė Apollonisė, erdhėn nė fondet themeltare tė muzeut arkeologjik nė Tiranė. Kėshtu qė kjo ishte njė masė. Njė masė tjetėr ishte hartimi i tė gjitha skedave tip me bibliografinė, por edhe identifikimi me imazh i objekteve qė ishin vjedhur nga kėto dy muze kryesorė, dhe nga ai i Durrėsit po ashtu. Gjithmonė prapa kthimit tė njė objekti ka edhe njė histori tė vogėl. Rasti i gjetjes sė kokės sė Livias (gruaja e perandorit August) nė Nju Jork ėshtė identifikuar nga njė studiuese, Elisabeth Burtman e cila studionte njė tipologji tė kokės sė perandoreshės dhe e sheh atė nė njė nga ato katalogėt e shitjes, nė njė vitrinė nė Nju Jork. Profesori me tė cilin ajo mbronte tezėn e doktoraturės njofton njė arkeolog nė Shqipėri. E kėshtu vihet nė lėvizje njė rrjet. E njėjta gjė ndodhi me objektet e Butrintit. Kapen dy vjedhės, objektet botohen nė gazetė, i identifikon njė specialiste greke e cila asokohe punonte nė Butrint.

    Atėherė kjo ėshtė pjesa tjetėr e objekteve qė u kthyen nė atdhe nė korrik 2005, nė kohėn e ministres sė Kulturės Arta Dade?

    Po, objektet kanė qenė nė Muzeun e Butrintit, bashkė me tre portrete mermeri. Njė pjesė e tyre vinin nga Finiqi, por mbaheshin nė Butrint. Pra janė dy trupa dhe tre portrete. Katėr kokat janė kthyer nga muzetė e Athinės dhe tė Pireut, megjithėse u gjetėn nė duart e trafikantėve. Tani po kthehen njė shtat i Artemisit i zbuluar nė Finiq, (nė fakt ėshtė njė Demetėr), njė torso femėror i veshur me njė hiton, me njė veshje tipike tė periudhės klasike, nė ecje, e cila ka qenė e ekspozuar nė muze; dhe njė tjetėr ėshtė edhe trupi i Apollonit i gjetur nė Nymfeun e shek. II tė erės sonė nė Butrint, i cili ėshtė i punuar veēmas kokės. Kokėn e kemi, ndėrsa trupin e zhveshur tė perėndisė Apollon qė ndodhet nė Greqi po e presim.

    Dy shtate na kthehen mė 31 janar nė njė ceremoni nė Akropol dhe njė tjetėr nė Butrint. Do tė jetė i pranishėm ministri Pango. Veprat do tė vendosen nė vendin e nderit, aty ku iu takon tė jenė.

    Mėsuam se jeni nė pėrpjekje pėr tė kthyer edhe kokėn e Asklepit nga Italia.

    Koka e Asklepit, hyut tė Mjekėsisė po ashtu ka ikur nga vjedhjet e vitit 1991. U gjet nė Itali nga karabinierėt italianė tė cilėt ndėrsa sekuestronin shtėpinė e njė gruaje, gjetėnkokėn e Asklepit qė aktualisht ndodhet nė dorėn e Prokurorisė Italiane.

    Megjithėse qeveria jonė ka bėrė kėrkesė pėr ta kthyer, nė bazė tė procedurave do tė duhet edhe pak kohė pasi prokuroria e mban si provė kėtė vepėr dhe qė ta japė provėn duhet tė kalojė pak kohė. Megjithatė nėpėrmjet rrugėve diplomatike ne po mundohemi ta kthejmė.

  3. #3
    Anėtarė i Nderuar 35% Maska e kuklla
    Anėtarėsimi
    Jul 2007
    Vendndodhja
    europe
    Postime
    2,096
    Reputacioni
    19

    Re: Greqia kthen objektet e vjedhura

    Pėr objektet e gjetura nė Greqi, pse u vonua shteti shqiptar t'i riatdhesojė?

    Gjithnjė na kanė thėnė ejani t'i merri. Por duke qenė se Muzeu i Butrintit ėshtė hapur sė fundmi dhe qėllimi ishte qė tė ktheheshin nė vendin e duhur.

    Gjithė zotėsia e kėsaj pune ėshtė qė objektet janė tė kataloguara nė Qendrėn Kombėtare tė Inventarizimit, nė ēdo moment ku ti i kėrkon si tė vjedhura, edhe nė njė shtet tjetėr, ti nė fakt i merr ato. Njė nga punėt e para qė unė kam bėrė kur isha nė Institut nė vitin 1991, ishte hartimi i skedave pėr Interpolin.

    Tė gjitha objektet e vjedhura unė i kam tė listuara portrete, skulptura, dhe objekte tė vogla, objekte metalike tė cilat ėshtė edhe mė e vėshtirė tė gjurmohen. Trashėgimia kulturore shqiptare ėshtė e ndarė edhe nė muze tė tjerė nė botė si nė Paris, nė Londėr ku kemi njė pjesė tė objekteve tė cilat janė marrė qė para Luftės sė Parė Botėrore nga studiues, udhėtarė, koleksionistė dhe janė ēuar nė kėto muze. Pra trashėgimia kulturore shqiptare me tė drejtė ose pa tė drejtė ndodhet atje. Nė muzeun e Luvrit kemi 10-12 objekte, ndėr tė cilat janė rreth katėr relieve nga Durrėsi, relieve funerare, tė cilat janė ēuar aty nga arkeologu Leon Hezey i ka shkruar dhe njė monografi tė udhėtimit tė tij nė Ballkan. Hezey i ka marrė kėto objekte nga Apollonia dhe Durrėsi pėr t'i shpėtuar nė atė kohė, siē thotė ai nga dėmtimi apo shkatėrrimi.

  4. #4
    Anėtarė i Nderuar 35% Maska e kuklla
    Anėtarėsimi
    Jul 2007
    Vendndodhja
    europe
    Postime
    2,096
    Reputacioni
    19

    Re: Greqia kthen objektet e vjedhura

    Meqė jeni marrė gjatė me punėn e trafikimit tė objekteve kulturore, a ėshtė Shqipėria njė vend problematik nė hartėn ndėrkombėtare tė trafikimit tė kėtyre vlerave?

    Shqipėria nuk ėshtė njė nga njollat e zeza tė hartės sė vjedhjeve. Trafikime dhe gėrmime klandestine ka kudo. Muzetė e Zvicrės kanė pritur njė pjesė tė madhe tė vjedhjeve evropiane tė cilat kryesisht vijnė nga Italia e jugut. Ky vend ka ligjin qė nėse veprat publikohen dhe nėse pėr dy vjet iu nuk del i zoti ose njė muze qė thotė se u pėrkasin, atėherė menjėherė sekuestrohen dhe shiten nė ankand. Kam pėrshtypjen se ky ligj ėshtė ndryshuar ose pritet tė ndryshohet kohėt e fundit. Do tė thoshja qė mė shumė se vjedhja, nė Shqipėri shqetėsimi kryesor ėshtė shkatėrrimi, siē ėshtė rasti i Durrėsit prej tė cilit kemi pasur dėmet mė tė mėdha nė pasurinė kulturore. Nga ndėrtimet dhe zhvillimet e padisiplinuara nė Durrės pėr hapjen e gropave pėr ndėrtime, janė shkatėrruar mrrekullira. Durrėsi mund tė radhitet vėrtet ndėr plagėt e kulturės sonė kombėtare.

    E theksoj se Shqipėria nuk ėshtė vendi i njollės sė zezė nė hartėn e trafikimit tė objekteve arkeologjike. Problemi kryesor mbeten, vjedhjet e reja, ruajtja, ēka i pėrket komunave. Ne po bėjmė njė studim qė ato qė janė trashėgimi kulturore e pambrojtur dhe shumė e rėndėsishme, unikale, tė mundemi qė tė gjejmė njė mekanizėm, me fondet qė kemi, pėr tė caktuar disa kujdestarė, megjithėse sot e kėsaj dite pėrgjegjėsia do duhej t'u jepej rojeve tė vėrtetė qė janė nė tė njėjtėn kohė specialistė tė fushės. Megjithatė duhet menduar mė thellė sepse ėshtė njė gjė qė humbet dhe qė nuk rikuperohet dot kurrė mė. Dua tė ripėrsėris se ne vuajmė shkatėrrimin e atyre qė zbulohen nga planifikimet territoriale, nė ndėrtimin e rrugėve, sidomos nė Durrės, ne humbim nė sasi tė paimagjinueshme objekte kulturore, duke humbur njėherėsh dhe gjurmė tė historisė. Pėr mua krimi duhet ndaluar aty ku ėshtė, nė Durrės, sidomos.

+ Pėrgjigju tek Diskutimi

Tema tė ngjashme

  1. Greqia kthen ne kufi gjyqtaret e <<Boboshtices>>
    Nga 3r1k0 nė forum Aktualiteti Shqiptar
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 21-04-2012, 04:55 PM
  2. 5 Objektet me te pista se WC
    Nga ReniX nė forum Kuriozitete
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 01-10-2010, 07:56 PM
  3. Policia shet gjėrat e vjedhura
    Nga aurel nė forum Ngjarje Nėpėr Botė
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 15-10-2009, 12:20 PM
  4. Objektet fluturuese tė paidentifikuara, UFO
    Nga selami2006 nė forum Shkenca dhe Jeta
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 02-10-2009, 03:32 PM