Quhem Xhevahire Puci. Jam nėna e dy djemve tė vrarė nė prill tė vitit 2004. Njė ngjarje kjo qė u pasua sė fundmi me njė tjetėr vrasje tė dyfishtė pėr hakmarrje ndėrmjet familjeve Gjeta e Puci nė Kodėr-Kamzė. Ėshtė absurde! Njė konflikt mes dy familjeve pėr 70 cm tokė, qė ishte strehė e pėrbashkėt dhe na nevojitej tė dy palėve, u pagua me njė tragjedi tė madhe, plot katėr tė vdekur. Gjithēka nisi kur familja Gjeta bllokoi kėtė copė tokė. Problem ky qė u mundua tė zgjidhej me ndėrhyrjen e policisė dhe tė afėrmve nga tė dy familjet. Nė kėtė ēėshtje ndėrhyri dhe Riza Ferhati, dajė nė familjen Gjeta. Konflikti i tokės nuk u rregullua edhe pse u tentua duke e biseduar nė shtėpinė Gjeta. Njė muaj mė vonė vdiq Shefif Gjeta, babai i Kujtimit dhe Petritit dhe ne familja Puci shkuam pėr ngushėllim sipas zakonit. Nė tė dyzetat e Sherifit sėrisht na thirrėn dhe u shkuam. Por tė nesėrmen, djemtė e familjes Puci nė bashkėpunim me nipat e tyre, pra djemte e familjes Ferhati therėn djalin tim Feritin e mė pas edhe tjetrin, Sefedinin. Im shoq, Hajdari ka parė me syte e tij se si iu vranė djemtė.

Hakmarrja ia verboi syte dhe vrau pas katėr vitesh Bilbilin dhe pa dashje Mimozėn, duke mos e ditur se ishte nė makinė. Por ėshtė tmerr, s’mund tė vazhdohet kėshtu. Prandaj pėrmes kėtyre radhėve nė gazetėn “ Shekulli” dua t’u bėj thirrje burrave tė tė dy familjeve qė tė ndalin gjakmarrjen. Jam nėnė dhe askush mė mirė se unė s’mund tė kuptojė dhimbjen e familjes Ferhati. E di ēdo tė thotė tė humbėsh dy fėmijė brenda ditės. Tė dy si familje jemi fajtorė karshi njeri-tjetrit. Skemi pasur arsye tė fortė pėr tė shkuar deri nė vrasje. Pėr hatėr tė tė pafajshmėve qė mund tė vdesin kot, le tė mos vritemi mė. Tė tre familjet nė konflikt duhet tė falim njėri-tjetrin. Le tė pajtohemi me tė drejtėn, tė ulim gjakrat dhe tė mos shkaktojmė viktima tė tjera. Para se tė marrim vendime e tė veprojmė duhet tė mendojmė pasojat. Tė dy si familje t’i bėjmė pyetjen vetes : Ēfarė do fitojmė? Nėse pas kėsaj ngjarjeje hakmarrja vazhdon, do shfarosim njėri-tjetrin. Ndaj si nėnė dhe si njė grua e pėrvuajtur i bėj thirrje tė tre familjeve: Falni njėri-tjetrin dhe dilni lirisht nė rrugė pa pasur frikė pėr tė kthyer kokėn pas. Falni njėri-tjetrin, mendoni pėr pasardhėsit tuaj. Ka ardhė koha t’i jepet fund tragjedisė qė nisi pėr 70 cm tokė midis lokaleve tė familjeve tona.

*Redaksia mirėpret ēdo pėrgjigje tė familjes Gjeta. Ēdo pėrgjigje pėr kėtė apel pėr ndalje tė gjakmarrjes, do tė botohet nė tė njėjtėn rubrikė dhe me tė njėjtėn gjatėsi.