Ishte nje nate me hene…nje nate e qete…shihej prej se largu vallzimi yjeve…kishin krijuar nje varg harmonic mes tyre…shlodhje shpirti dhe dehje syri…
Ajo rrinte ulur ne nje stol ne oborrin e shtepise se te afermeve te saj…jasht behej dasem e madhe…ajo rrinte heshtur mbeshtetur pas shufrave te derrasave…mendueshem shihte hapat e tyre qe kercenin muziken tradicionale…por te nderthyrur me ate modern…
Muzika ndihej ndjeshem…kerciste ne shqisen e degjimit si daulle cmendur…qe nuk le mendimet te ecin…por trazon ujrat e trurit si nje luge….kur trazon gjellen…merr perbersit bashke dhe I perzjen…mirpo truri saj nuk kishte nevoj per kete luge bezdisese…kishte nevoj per pak uje…qe te zjenin qetesisht mendimet e brishta…
Mendimet jane te fshehta…ama per sa kohe syt nuk e rrefejne…e ka mikse sysh…ata qe flasin dhe kur buzet jane te qepura…ka sy qe lotojne dhe e nxjerrin dhembjen ne pah…ka dhe sy qe edhe pse rrijne te heshtur…pa bere asnje reagim…vrasin sy te tjere kureshtar per te gerrmuar ne folen tende…per te pare cfare ka aty…
-mund te ulem ketu me ty?...e pyet dikush qe kishte rreth miqesie me familjen ne te cilen behej dasma…
Ajo e sheh nje hop…dhe rri e heshtur…ndonjehere ajo vajze ishte e cudishtme…kishte nje fytyre te imet mirpo neutral…pa krijuar asnje mimic…asnje rrudh…asnje buzeqeshje…por reagonte ftohte…si te ishte statuj e levizshme..me sy qe shihnin gjithandej…por pa interes…
I pelqente vetmia…gjente streh aty ku nuk kishte njerez…dhe mendimet I mendonte fshehur…ndjente frik…se mos diku kishte sy qe lexonin mendjen…
Nuk kishte frik sepse po mendonte dicka te ndaluar…jo jo!...kishte inat dhe bezdi kur e pyesinin se cfare kishte?...ose me keq akoma…cfare po mendon...
Mipro njerzit jane ekstremisht te cuditshem…nese dikush ka nevoj te te leshoj si ere mendimet e tij…nuk gjen streh te fshihet per te menduar vetem…por e bene aty…mirpo ajo s’kishte deshire te fliste…kishte kohe qe rrinte e heshtur…pertypte here here ndonje karamele…te cilat e mbante grusht ne dore…kishte shije te ndryshme aty…e pervec gojes dhe pertypjes qe benin dhembet…nuk levizte asgje ne krijesen e saj…
-a mund te ulem ketu me ty?...pyet serisht ai..
-pse me merr leje?…ti e di qe ky vend nuk eshte privat…eshte bere per tu ulur te gjithe…keshtu qe mund te ulesh…I tha ajo ftohte
-pse je kaq e prere?...
Ajo e pa cuditshem…e shihte pa iu dridhur syri…por teper ftohte…si te ishte duke pare nje avion qe kalon mbi re…a duket avionic mbi re?...jo sepse rete pengojne pamjen e lire te tij…
-me kerkuat te uleni…u ulet?...shijoni pamjet…dhe mua do t’iu lutesha te mos me ofronit muhabet…thjesht nuk jam e interesuar…
-te duket vetja me e bukur nga te gjitha ketu?...e rri vetem per te terhequr vemendje?...mund te jesh me e bukura…por sjellia qe po perdorni ju shemton…e dini?...
Ajo hapi syt…e pa vrenjtur…pastaj ktheu koken nga oborri ku po kercehej…e vazhdoi te pertypte karamelen…e ktheu koken nga ai…po e shihte gjate…pa I thene asgje…dhe ai e shihte me te njeten menyre…por jo ftohte…me bute se sa ajo…
Pastaj ne syt e saj shihet nje lot…por nuk binte…qendronte aty I ngrire…si copez akulli kur temperatura eshte minus kush di sa grad
-degjoni!...une nuk ju njoh…e as ju nuk besoj te me njihni…por duhet t’iu them dicka…”asnjehere mos e gjyko librin nga kopertina”…mund te duket I bukur…por eshte kot…mund te duket kot…por eshte terhqes…
Kur shkon ne bibliotek…sheh nje sistemim te mire te librave..shkon radhe pas radhe derisa syt te terheqin dicka qe dora refuzon ta marr…e sheh…shfleton shpejt disa faqe dhe e vendos menjehere ne raft…me preteksin se nuk ishte terhqes…por kot…
E si mund ta quash kot….kur ti as qe e lexove?...keshtu edhe ti djalosh…mos e gjyko tjetrin pa e njohur…
Une nuk u ula ketu te terheq vemendje…eshte e fundit gje qe do doja te beja…e nese e ve re…ky stol eshte posht portokalles e cila me hijen e saj…bene te mundur fshehjen tende…e ketu nuk kemi te bejme me fshehje nga turpi,zori,apo ku ta dij une…eshte fshehje per te qendruar vetem…mirpo nuk ka faj zogu…qe edhe pse ne kafaz bukuria e tij nuk shuhet…por I afron te gjithe rreth vetes me kengen e embel…edhe pse eshte I vogel…vetem 5 cm krijes…
Pasi ja tha keto fjale…ajo qetesisht uli syt…dhe mban te njejtin qendrim qe kishte…sikur perpara 10 minutave te ishte duke folur dikush tjeter dhe jo ajo…
-je shume e cuditshme ti vajze….me fal nese u nxitova ne mendimin qe kisha per ty….me fal vertet…por je me te vertet nje njeri qe nuk arrij dot ta shpjegoj….
Ajo e sheh serisht ftohte dhe e pyet…pse si jam?...
Ai u mendua…e shihte me vemendje gjithe fytyren e saj…dhe buzeqeshi me menyren se si ajo hante karamelen…
-ju keni nje fytyre femije…edhe menyra se si pertypeni duket e till…por nuk e di cfare ju ka prangosur shpirtin kaq shume…qe dukeni kaq pa jete…e me beso vajze…se nuk ka gje me te keqe dhe fatkeqsi me te madhe per njeriun…”se sa kur vdes shpirti perpara trupit”….
Ajo nuk foli…por vetem e degjonte me vemendje…I dukej njeri mendje holle…I pelqente njerzit e till…qe ishin te bute ne bised…te qete…dhe fjale medhenje…
Ajo pastaj hapi duart dhe e pyet…doni karamele?...
Kishte shume ne doren e saj…te cilat i mbante aty si femije I vogel…e ajo per here te pare pas nje bisede te gjate I buzqeshi…ai nderkohe e shihte me habi…mori nje karamele nga duart e saj…dhe me pas ia mbylli me kujdes sikur te ishte duke prekur dicka te kristalt…e nuk donte qe te thyhej…
Ajo I terhoqi duart menjehere…dhe mori serisht pamjen e vdekur
-jeni shume e bukur kur qeshni…pse duhet te rrini keshtu?..
-kemi 1 ore qe bisedojme djalosh…nuk iu kam thene se kam antipati per meshkujt?...
-antipati?...habitet dhe qesh ai
-po…por si per cudi…eshte krijesa qe une kam miq me shume…miqte e mi pergjithsisht jane meshkuj…e jane keshtu si ty djalosh…te sjellshem e miqesor…
-ku e di ti se I ke miq?...mund te rrijne me ty edhe me kushtin per te te patur mike…vetem te jene me ty…e te shohin pak me nga afer syt e tu…frymen tende…e te degjojne zerin tend te embel…
-kete nuk e kisha menduar…megjithse me kalimin e kohes me kane rrefyer dashurine…disa drejte per drejte…e disa ne menyre te nenkuptuar…mirpo shpesh kam pyetur veten cfare arrijne shohin tek dikush I pa jete?...
-kam pershtypjen se ti nuk ke qene keshtu e pa jete…por me shume jete dhe energji…por me sa duket…ndonje krijes qe ti ke antipati te ka thyer zemren…dhe te ka kthyer ne statuj…
-e ke gabim…personi qe ka thyer zemra jam une…pasi une e dija se gjithe meshkujt qe quaja miq me donin…e kuptoja vone…por e kuptoja…e ne syt e tyre nuk lexohej miqesi…por dicka me e ngrohte…
-mos ndoshta edhe ti…ndonjerin prej ketyre qe quaje “mik”…e pe me sy te ngrohte?...
-“hahahaha”…perfundimisht ju meshkujt jeni te krisur…mendje akull…
-sa bukur qesh te betohem…por nuk mu pergjigje..
-nuk kam cfare te te pergjigjem…une miqte I quaj miq…edhe nese ndonjeri ne vecanti kishte dicka me shume qe me ngrohte zemren…une kam disa rregulla te gdhendura ne koke…e beje ndjeshem diferencen midis sapunit dhe djathit…
Ne pamje te pare jane te bardhe te dy…mirpo aroma e sapunit eshte kaq e mire…nderkohe qe djathi te bene mire per shendetin…me sapun lan syt…me djath ushqen kockat…
Miqte une I krahasoj me djathin…ushqejne mirqenien tende…te japin krah kur te jane keputur…te japin frym kur ta kane marr…e te forcojne shpirterisht…keshtu qe me duhen si te till…
-pse nuk mund te thyhen rregullat?...nese une jam I terhqeur pas teje jo si mik…ti cfare do beje?...
-asgje me shume nga ajo qe po beje tani…te dhuroj bised te lire pa komplekse…nese do ti komplikosh gjerat..une nuk jam person I duhur…
-te gjithe po kercejne…do kercesh edhe ti me mua?...
-jo djale…kam dhe disa karamele per te mbaruar…shko ti…a e sheh se sa vajza jane duke te vezhguar…merri ne vallzim
-karamelet mund te te embelsojne gojen por jo shpirtin vajze e dashur…jeta ne fund te fundit nuk eshte e veshtire…jane vete njerzit qe e bejne te till…nderkohe qe ke gjithe oborrin per te kercyer…ti zgjedh te rrish ne hijen qe bene portokalli…
-s’ka gje…une kenaqem edhe kur shoh se si te tjeret vallzojne
-faleminderit qe me kushtove pak kohe nga e jotja vajze…
-nuk te kushtova une…ishe ti qe trazove qetesine time…do beja nje pune tjeter…ja ndjeja ketu…per mua njesoj ishte…
-pse jeni kaq e hidhur?...si mund te thuash se eshte njesoj…kur une mendova se ndryshova pak zymtesine tende…
-ti u perpoqe por nuk e arrite dot…faleminderit per perpjekjen…ti e the vete…karamelet te embelsojne gojen por jo shpirtin…e ky shpirti im…vec vrer vjell…keshtu qe mos u merzisni…
-je femra me e cuditshme qe kam pare…s’te kuptoj vertet!...ndjen ndonjehere dhembje apo gezim ti vajze?...
-ndjej si jo…psh dhembje…kam ndjere gjate…ka shume gjera ne jete qe njeriut I dhemb ai shpirt…por ka edhe dhembje qe shpirtin e bejne hekur…e nuk ndjen me…une nuk e di ne cfare faze te hekurit jam…ne fazen e degezimeve te kangjelave…apo te hekurudhes...te dyja hekur e kane emrin apo jo?....