Si erdhėn nė Shqipėri terroristėt e Xhihadit


+ Pėrgjigju tek Diskutimi
Rezultatet nga 1 deri tek 5 prej 5
  1. #1
    Anėtarė i Nderuar 35% Maska e kuklla
    Anėtarėsimi
    Jul 2007
    Vendndodhja
    europe
    Postime
    2,096
    Reputacioni
    15

    Si erdhėn nė Shqipėri terroristėt e Xhihadit

    Receta Gatimi

    Emisioni investigativ “Xhungėl”, i transmetuar dje nė mbrėmje nga NEWS 24, solli dėshmi dhe fakte qė hedhin dritė mbi mėnyrėn sesi arritėn tė penetronin nė Shqipėrinė e viteve ’90, disa organizata dhe eksponentė tė dyshuar pėr lidhje me terroristėt islamikė. Bamirėsit dhe misionarėt arabo-myslimanė, pėrveē ndihmės kolosale prej dhjetėra milionė dollarėsh qė dhanė nė ndėrtimin e 203 xhamive tė reja, ndihmuan dhe nė shkollimin e klerikėve tė rinj. Por mes turmės sė vėllezėrve myslimanė qė vėrshuan pėr tė rimėkėmbur islamin nė vendin mė tė varfėr tė Evropės, pati dhe disa personazhe tė njohur tė terrorizmit fundamentalist ndėrkombėtar.

    “Pėrpara se tė mbėrrinin te pėrballja me armė e 24 tetorit 1998, terroristėt e “Xhihadit Islamik Egjiptian” dhe eksponentė tė tjerė tė organizatave islamike, tė dyshuara se kishin lidhje me Al Kaeda-n, punuan nė heshtje tė plotė dhe me durim, pėr tė krijuar nė Shqipėri njė strehė tė sigurtė ku mund ti shpėtonin ndėshkimit. Synimi i tyre ishte qė tė krijonin njė bazė nga ku mė pas tė hidheshin nė veprim sapo tė merrnin urdhėrin nga sheikėt e terrorit, Osama Bin Laden dhe Ayman Al Zavahiri. Rėnia e sistemit komunist dhe fundi i diktaturės gati gjysmėshekullore kishte lėnė pas njė tokė tė djegur pėr besimtarėt fetarė nė Shqipėri.
    Kishte kaluar afro njė ēerekshekulli qysh nga momenti kur diktatura komuniste vendosi tė shėmbte nga themelet objektet e kultit, xhami, kasha e teqe nė gjithė vendin. Klerikėt u vranė, u burgosėn apo u pėrndoqėn. Nė fillimin e viteve ’90, besimtarėt myslimanė donin tė faleshin, por nuk kishin ku ti kryenin ritet fetare. Kėrkonin qė dikush ti drejtonte lutjet e tyre drejt zotit, por nuk kishte kush ta kryente njė mision tė tillė.
    Misionarėt
    Pjesa dėrrmuese e popullsisė sė Shqipėrisė deri nė vitin 1967, pėrbėhej nga besimtarė myslimanė. Sipas statistikave zyrtare tė kohės, numri i tyre kapte shifrėn e mbi 70 pėrqind tė popullsisė sė gjithė vendit. Tė mbetur si nė shkretėtirė, pa xhami dhe klerikė, besimtarėt myslimanė shqiptarė ishin tė uritur pėr fjalėn e zotit. Shqipėria hapi dyert pėr tė gjithė bamirėsit dhe misionarėt myslimanė qė vėrshuan nga ēdo cep i botės. Nė krye tė bamirėsve, investitorėve dhe misionarėve qė u erdhėn nė ndihmė vėllezėrve tė tė njėjtit besim nė Shqipėri, qėndronin myslimanėt me origjinė nga vendet e botės arabe. Ata sapo kishin ngulur piketat e para nė Bosnje. Por ndryshimet politike nė Shqipėri u krijuan mundėsinė e njė destinacioni tė ri, ku sigurisht kishte shumė nevojė pėr ndihmėn e tyre. Problemi qėndronte nė faktin se besimi mysliman nė Shqipėrinė e islamizuar shumė vonė nga Perandoria Osmane, ishte mė liberal se ai qė predikohej nė vendet arabe.
    Mikpritja
    Sapo erdhi nė pushtet, nė vitin 1992, presidenti Sali Berisha dhe mazhoranca politike e drejtuar prej tij, u hapėn dritėn jeshile tė gjithė misionarėve dhe bamirėsve myslimanė nga Afrika dhe Azia. Shqipėria hodhi njė hap tė madh, duke u bėrė njė ftesė tė sinqertė tė gjithė myslimanėve qė kėrkonin tė ndihmonin vėllezėrit e tyre nė vendin mė tė varfėr tė Evropės. Mė 18 nėntor 1992, Shqipėria u antarsua nė Organizatėn e Konferencės Islamike. Ky akt gjeti reagimin e opozitės sė majtė qė kundėrshtoi haptazi, duke thėnė se Shqipėria e ka vendin nė Perėndim dhe jo nė Lindje. Hyrja nė Konferencėn Islamike u shoqėrua me njė veprim konkret, duke hequr rregjimin e vizave tė hyrjes nė vend pėr tė gjithė qytetarėt e botės islame. Mes qindra dhe mijėra arabo-myslimanėve qė vėrshuan pėr tė ringritur mė kėmbė besimin mysliman nė Shqipėri, pati dhe elementė tė dyshimtė apo tė identifikuar si terroristė fondamentalistė nga shėrbimet sekrete. Pasi kishin tentuan tė pėrmbysnin me dhunė pushtetin nė Egjipt dhe ndihmuan me armė nė dorė popullin afgan ti jepte fund pushtimit sovjetik, pėr eksponentėt e Xhihadit dhe militantė tė organizatave tė tjera radikale islamike, ishte hapur njė terren i ri, ku fillimisht mund tė fshiheshin, e mė pas tė vendosnin krijimin e celulave tė tyre.
    Ndihma
    Pa ndihmėn financiare tė ofruar nga bamirėsit e botės arabe, pjesa dėrrmuese e besimtarėve myslimanė nė Shqipėri do tė vazhdonin ende ti kryenin ritet fetare nė qiell tė hapur. Fondet prej dhjetėra milionė dollarėsh tė dhuruara kryesisht nga Arabia Saudite, Kuvajti, Emiratet e Bashkuara, Egjipti, Turqia etj, bėn qė tė ndėrtoheshin nė kohė record, mbi 400 xhami tė reja. Nė njė raport zyrtar tė Komitetit Shtetėror pėr Kultet nė vitin 2005, konstatohet se numri i xhamive tė ndėrtuara nga themelet qė janė krejtėsisht dhurata tė shoqatave dhe fondacioneve tė ndryshme arabe ėshtė 203. Por burime nga Komuniteti Mysliman Shqiptar deklarojnė se numri i xhamive tė ngritura me fondet e dhuruara nga arabo-myslimanėt ėshtė dy herė mė i madh. Me fondet e kėtyre dhuruesve u bė i mundur dhe ndėrtimi i tetė medreseve dhe dy instituteve pėr pėrgatitjen e klerikėve tė rinj. U ndėrtuan spitale, qėndra shėndetėsore dhe ujėsjellėsa. U financuan kurse disa mujore dhe ndihma pėr jetimėt apo njerėzit pa pėrkrahje. U pėrballuan shpenzimet pėr njė pjesė tė mirė tė klerikėve nė gjithė vendin dhe personelin mėsimdhėnės nė medresetė dhe institutet fetare. U siguruan bursa dhe u mundėsua shkollimi i studentėve nė universitetet e botės arabe pėr tė pėrgatitur klerikėt e rinj shqiptarė me arsim tė lartė.
    Konflikti
    Bashkė me diplomat e marra nė universitetet teologjike tė botės Arabe, studentėt shqiptarė sollėn dhe njė kulturė tė re fetare, qė ndryshonte nga besimi tradicional si vendit. Pikėrisht ky fakt shėrbeu pėr tė nxitur njė konflikt mes klerikėve tė vjetėr dhe klerikėve tė rinj qė ishin lidhur me islamin pas viteve ’90.
    Klerikėt e rinj nisėn tė kėrkojnė radikalizimin dhe arabizimin e fesė islame nė Shqipėri. Tė pėrhapnin ato sekte islame radikale qė mė pas mund tė krijonin shtratin pėr lindjen e terrorizmit islamik. Shqipėria e mbetur me njė grusht klerikėsh tė vjetėr nė prag tė vdekjes, qė mbėshteteshin te islami tradicional, u gjend nėn presionin e fortė tė klerikėve tė rinj tė saposhkolluar. Ata sollėn ritet dhe kulturėn e re islame qė e mėsuan nė vendet arabe, e cila nė shumicėn e rasteve binte nė kundėrshtim me islamin liberal qė ishte praktikuar prej pesė shekujsh nė Shqipėri.
    Rreziku
    Nė turmėn e mijėra misionarėve dhe bamirėsve islamė qė u vendosėn nė Shqipėri nga vendet e botės arabe, penetruan dhe njė numėr mjaft i kufizuar elementėsh problematikė, pjestarė tė organizatave terroriste tė njohura nė gjithė botėn si “Xhihadi Islamik Egjiptin”, “Grupi Islamik Egjiptian”, “Fronti i Shpėtimit Islamik Algjerian”, “Grupi i Armatosur Islamik Algjerian”, qė mė vonė do tė viheshin nėn komandėn e Osama Bin Laden dhe Al Kaeda-s. Nė vitet 1994-1996, lėvizja e islamikėve u shtua sėtepėrmi. Shqipėria nisi tė pėrdorej si trampolinė pėr vullnetarėt muxhahidinė qė vinin nga Afganistani dhe donin tė shkonin nė Bosnje pėr tė luftuar ndaj ushtrisė sllavo-ortodokse sėrbe. Gjatė viteve 1997-1998, pas pėrfundimit tė luftės nė ish-Jugosllavi, luftėtarėt muxhahidinė bėn pėrpjekje qė tė futeshin dhe nė Kosovė me pretekstin pėr tė mbėshtetur rezistencėn e vėllezėrve myslimanė. Drejtues dhe financues tė organizatave dhe fraksioneve islamike radikale nga bota arabe, tentuan qė ta kanalizonin luftėn ēlirimtare tė popullit shqiptar nė Kosovė, nė njė luftė fetare, por nuk ia arritėn qėllimit”.

  2. #2
    Anėtarė i Nderuar 35% Maska e kuklla
    Anėtarėsimi
    Jul 2007
    Vendndodhja
    europe
    Postime
    2,096
    Reputacioni
    15

    Re: Si erdhėn nė Shqipėri terroristėt e Xhihadit

    Ngjarja e 24 tetorit 1998, pavarsisht mėnyrės se si pėrfundoi, ishte njė alarm i fortė pėr strukturat e policisė dhe sigurisė kombėtare nė Shqipėri. Ato duhej tė ishin shumė mė tė kujdesshme dhe vigjilente pėr tė parandaluar situata apo akte qė cėnonin rendin publik dhe rrezikonin jetėn e qytetarėve. Nėse egjiptiani Salah El-Sayed nuk do tė gjurmohej dhe zbulohej nė kohė nga agjentėt e shėrbimeve sekrete, pasojat e aktivitetit tė tij mund tė ishin ta pallogaritshme. I vėnė nėn mbikqyrjen e operativėve tė Shėrbimit Sekret Egjiptian, CIA-s dhe SHIK-ut, terroristi i “Xhihadit Islamik” nuk pati mundėsi tjetėr veēse tė rezistonte pėr tė mos u dorėzuar i gjallė. El-Sayed e kishte marrė vesh fatin e miqve tė tij tė kapur nė Tiranė, tė cilėt pėrfunduan si pako postare nė qelitė e Mukhabaratit nė Kajro. Nė Egjipt shumė prej tyre i priste dėnimi me vdekje dhe Salah El-Sayed nuk donte tė pėrfundonte i varur me litar nė fyt. Frika se njeriu i Xhihadit mund tė kishte instaluar ndonjė bombė nė banesėn ku strehoej dhe e aktivizonte atė gjatė operacionit tė RENEA-s pėr tė marrė me vete dhjetėra viktima tė pafajshme, shėrbeu si njė indikator i fuqishėm pėr tė gjitha masat antiterror qė u morėn mė pas. Plagosja e komandantit tė Repartit Special RENEA, Artan Didi, bėri qė edhe drejtuesit mė tė lartė tė qeverisė tė interesoheshin pėr veprimet antiterror ndaj eksponentėve tė dyshuar si terroristė islamikė qė fshiheshin nė Shqipėri. Ish-kryeministri Pandeli Majko dhe zėvendėsi i tij Ilir Meta shkuan menjėherė nė spital pėr tu interesuar mbi shėndetin e oficerit tė plagosur, dhe pėr tu dhėnė kurajo e mbėshtetje tė gjitha agjensive ligjzbatuese tė angazhuara nė operacionet antiterror. Nga ky moment drejtuesit mė tė lartė tė qeverisė do tė kishin njė tjetėr perceptim pėr rrezikun e celulave terroriste islamike qė ishin infiltruar nė Shqipėri.

  3. #3
    Anėtarė i Nderuar 35% Maska e kuklla
    Anėtarėsimi
    Jul 2007
    Vendndodhja
    europe
    Postime
    2,096
    Reputacioni
    15

    Re: Si erdhėn nė Shqipėri terroristėt e Xhihadit

    Nė pranverėn e vitit 1998 elementė radikalė tė besimit mysliman, tė mbėshtetur nga disa shoqata dhe fondacione islamike radikale nga vendet arabe tentuan tė merrnin nėn kontroll drejtimin e Komunitetit Mysliman Shqiptar. Lajmi nė atė kohė u mbajt i fshehtė, pėr tė mos krijuar njė pėrēarje mes besimtarėve myslimanė nė vend. Rezistenca e drejtuesve tė Komunitetit Mysliman Shqiptar dhe garancia qė ata morėn nga drejtuesit e lartė tė shtetit, se nuk do tė braktiseshin pėrpara presionit qė u bėhej nga elementėt islamikė radikalė ēuan nė dėshtimin e kėtij objektivi. Egzistenca e kėtij plani u konfirmua gjatė emisionit “Xhungėl” dhe nga Drejtori i Qėndrės Shqiptare pėr Studime tė Sigurisė Kombėtare Xhavit Shala, qė nė vitin 1998 ishte nė detyrėn e Drejtorit tė SHIK-ut pėr Qarkun e Elbasanit. Strukturat e sigurisė kombėtare u informuan nė rrugė operative pėr atė qė po ndodhte nė Komunitetin Mysliman. Por nisja e operacionit antiterror ndaj celulės sė Xhihadit Egjiptian nė Tiranė, nga agjentėt e CIA-s dhe SHIK-ut disa javė mė vonė, rezultoi njė mesazh i fortė pėr mbėshtetėsit e kėtij plani tė rrezikshėm.
    Incidentet
    Pasojat e para tė fraksioneve radikale islame qė me paratė e ardhura nga bota arabe po mundoheshin tė pėrfitonin terren nė Shqipėri, nisėn tė dukeshin qysh nė vitin 1994. Mė datė 7 korrik 1994 disa persona thyen kryqet ortodokse tė vendosur nė vendet ku kishin qenė dikur kishat e kėtij besimi, nė fshatrat Fikas dhe Shėngjon, tė komunės Bradashesh, nė rrethin e Elbasanit. Incidentet u rregjistruan pėrgjatė rrugės kombėtare Elbasan-Tiranė. Nga hetimi qė kreu SHIK-u dhe policia e Elbasanit rezultoi se tė implikuar nė kėtė ngjarje ishin disa tė rinj, qė kishin studjuar apo ishin duke marrė mėsime nė shkollėn fetare “El Faruk” nė qytetin e Cerrikut. Kjo shkollė fetare u hap nė vitin nė vitin 1992 dhe kishte si qėllim pėrgatitjen e imamėve nga njė grup misionarėsh myslimanė nga Sudani. Financimi i shkollės bėhej nga fondacioni “Al Vakėf Al Islamija” me qendėr nė Arabinė Saudite. Pas kėsaj ngjarje dhe ankesave tė besimtarėve nė rrethin e Elbasanit, Komuniteti Mysliman Shqiptar e mbylli shkollėn “El Faruk” nė vjeshtėn e vitit 1994. Njė tjetėr ngjarje e ngjashme u rregjistrua nga policia e Korēės nė gusht 1996. Nga hetimet e policisė rezultoi se disa studentė tė institutit Islamik “Faik Er Merzug” nė qytetin e Korēės, dėmtuan afresket e kishės sė Shėn Mėhillit nė Voskopojė.
    Tentativa
    Pjestarė tė lėvizjes Salafi nė qytetin e Elbasanit duke pėrfituar nga mungesa e shtetit gjatė trazirave tė marsit 1997, vendosėn tė bėjnė njė provė force, tė pushtonin forcėrisht dhe tė vendosnin nėn kontrollin e tyre, Myftininė e rrethit Elbasan. Pasi dėshtuan nė kėtė pėrpjekje, ata morėn nėn kontroll institutin fetar “El Hagri” nė kėtė qytet dhe larguan nga detyra tė gjithė punonjėsit e ligjshėm tė kėtij instituti duke e kthyer atė nė qendėr tė lėvizjes Salafi nė Elbasan. Kjo tentativė konfirmohet nga raporti i Kėshillit Islamik tė rrethit Elbasan nė pėrgjigje tė peticionit tė datės 8 mars 1997, dėrguar Komunitetit Mysliman Shqiptar nga disa besimtarė tė Elbasanit.

  4. #4
    Anėtarė i Nderuar 35% Maska e kuklla
    Anėtarėsimi
    Jul 2007
    Vendndodhja
    europe
    Postime
    2,096
    Reputacioni
    15

    Re: Si erdhėn nė Shqipėri terroristėt e Xhihadit

    I cilėsuar si njė nga eksponentėt mė tė rrezikshėm tė Xhihadit Islamik Egjiptian, Ahmed Ibrahim Al Naggar, u arrestua nė Elbasan nė fundin e qershorit 1998 dhe tetė muaj mė vonė pėrfundoi i varur me litar njė nga burgjet e Kajros nė Egjipt. Nė momentin arrestimit 36-vjeēari Al Naggar ishte duke punuar si mėsues nė njė institut fetar tė fondacionit Al Haramain nė Shqipėri. Nė deklarimet qė terroristi i Xhihadit nga rajoni i Gazas, bėri gjatė hetimeve tė Mukhabaratit(Sigurimit) Egjiptian tha se:”Nė janar 1996, njė anėtar i Xhihadit mė ofroi njė vend pune nė Tiranė, nė organizatėn e bamirėsisė Al Haramain. Para se tė nisesha drejt Shqipėrisė, drejtuesit e Xhihadit mė dhanė 500 dollarė amerikanė dhe njė kompjuter portativ. Pėr tė shkuar nė Shqipėri udhėtova me njė avion qė nisej nga kryeqyteti sirian, Damask. Vizėn e hyrjes e kisha marrė nė Turqi”. Ēuditėrisht gjatė tentativės sė parė pėr tė hyrė nė Shqipėri, Al Naggar dėshtoi pėr shkak se nuk kishte para pėr tė paguar rryshfetin qė i kėrkoi njė polic shqiptar nė Aeroportin e Rinasit. Nė kėto kushte ai u kthye mbrapsht andej nga kishte ardhur, nė Turqi. Zyrtarėt e emigracionit nė Turqi kėrkuan qė ta riatdhesonin drejt Egjiptit njeriun e Xhihadit, por Al Naggar kishte lindur me kėmishė. Pėrfaqėsuesi i kompanisė “Egypt Air” refuzoi tė kthente nė Kajro, pėr shkak se Al Naggar nuk kishte para me vete.
    Udhėtimi
    Gjatė deklarimeve tė tij nė Egjipt, Al Naggar tha se ishte kthyer serish nė Damask dhe mori njė tjetėr biletė pėr tė shkuar drejt Tiranės. Por kėtė radhė sapo mbėrriti nė Rinas, ai u ndihmua tė kalonte kontrollin e aeroportit nga llogaritari i thesarit tė “Islamic Heritage Revival Association”(Shoqata e Rilindjes sė Trashėgimisė Islamike), mjeku ortoped Abdyl Latif Saleh. Saleh e priti njeriun e Xhihadit nė ambjentet e brendėshme tė aeroportit tė Rinasit dhe mė pas e ndihmoi qė tė kalonte pa probleme kontrollin e policisė. Fillimisht Al Naggar u vendos nė njė apartament nė “Rrugėn Bardhyl”. Pak ditė mė vonė ai nisi punė si mėsues i gjuhės arabe dhe ligjeve islamike nė institutin “El Hagri” nė Elbasan. Al Naggar e kaloi testin e kontrollit nga drejtuesit e Al Haramain, qė dyshonin se mos ai kishte qenė mė parė i dėnuar nė Egjipt apo kishte marrė pjesė si luftėtarė muxhahidinė nė Afganistan. Sapo nisi tė marrė rrogėn Al Naggarit iu kėrkua nga drejtuesit e Xhihadit qė 10 pėrqind tė rrogės sė tij mujore ta dorėzonte pėr nevojat e organizatės.
    Telefonata
    Nė fundin e marsit 1998 Al Naggari pati njė telefonatė nga shefi i Xhihadit, Ayman Al Zavahiri, numri dy i Al Kaeda-s, i cili i kėrkoi qė tė shkonte nė Afganistan pėr tė stėrvitur ushtarakisht rekrutė muxhahidinė. Nėse do tė shkonte nė vendin e talebanėve, Al Zavahiri, i premtoi njė vend tė sigurtė Al Naggarit dhe familjes sė tij. Por ky i fundit refuzoi tė lėviste nga Shqipėria. Gjatė deklarimeve tė tij, Al Naggar ka pohuar se anėtarėt e Xhihadit Islamik Egjiptian tė celulės sė Tiranės, morėn udhėzim nga liderėt e tyre qė tė hapnin biznese private pėr tė mbledhur fonde pėr organizatėn. Gjatė viteve 1996-1998 ata bėn dy tentativa pėr tu pėrfshirė nė importin dhe tregėtinė e sheqerit nė Shqipėri, me fonde tė financuara nga burime tė kontrolluara prej Osama Bin Laden, si dhe hapjen e njė ferme blektorale pėr rritjen e deleve. Por pavarsisht pėrpjekjeve tė anėtarėve tė Xhihadit nė Shqipėri tė dyja kėto biznese nuk patėn ndonjė sukses tė madh.

  5. #5
    Anėtarė i Nderuar 35% Maska e kuklla
    Anėtarėsimi
    Jul 2007
    Vendndodhja
    europe
    Postime
    2,096
    Reputacioni
    15

    Re: Si erdhėn nė Shqipėri terroristėt e Xhihadit

    Disa elementė radikalė islamė, tė mbėshtetur me miliona dollarė nga shoqata dhe fondacione arabo-islamike tentuan tė marrin nėn kontroll drejtimin e Komunitetit Mysliman Shqiptarė. Kjo tentativė e dėshtuar nė fillimin e vitit 1998, e shpėtoi vendin nga njė kėrcėnim serioz qė i kanosej prej fraksioneve fondamentaliste islame. Drejtori i Qėndrės Shqiptare pėr Studime tė Sigurisė Kombėtare, Xhavit Shala, nė njė intervistė tė dhėnė pėr emisionin „Xhungėl” nė NEWS 24, dėshmon se nė ēfarė rreziqesh ka kaluar struktura drejtuese e besimtarėve myslimanė shqiptarė. Ish-drejtor i SHIK-ut pėr Qarkun e Elbasanit gjatė viteve 1997-1999, dhe mė pas Drejtor i Policisė Kriminale nė Ministrinė e Brendėshme, Shala hedh dritė mbi zhvillimet e vrullshme qė trazuan besimin tradicional islam nė Shqipėrinė e pas viteve ’90.

    Si erdhėn nė Shqipėri shoqatat dhe fondacionet nga vendet arabe?
    Shėmbja e komunizmit nė Shqipėri erdhi pak mė vonė se zhvillimet demokratike nė vendet e tjera tė Lindjes. Komunitetet fetare ishin goditur nė pronat e tyre, u ishin shėmbur objektet e kultit dhe klerikėt ose ishin vrarė ose ishin burgosur gjatė diktaturės komuniste. Kėto zhvillime krijuan njė vakum tė madh te besimtarėt shqiptarė. Kėrkohej ndihmė pėr rimėkėmbjen e objekteve tė kultit, por kėrkoheshin dhe kuadro fetarė pasi situata nė atė kohė ishte mjaft mė e keqe se nė vendet e tjera. Qindra klerikė myslimanė vdiqėn nė burgje, pronat e komunitetit u sekuestruan, u tjetėrsuan apo dh u transformuan. Hapja e vendit dhe lejimi i besimeve fetare, i gjeti besimtarėt myslimanė, ata katolikė, ortodoks dhe bektashi nė njė terren mjaft tė pafavorshėm. Ata kishin nevojė pėr tė financuar ndėrtimin e objekteve tė kultit, pėr tė paguar pagat e atyre drejtuesve fetarė qė i mbijetuan komunizmit, tė cilėt ishin nė njė moshė shumė tė thyer. Ky ishte ambjenti qė nxiti organizata tė ndryshme nga bota Arabe, organizata Katolike apo Ortodokse tė sulen pėr tė ndihmuar nė ringritjen e fesė nė Shqipėri. Por me ardhjen e kėsaj ndihme, financuesit vunė dhe disa kushtėzime. Veprimtaria e tyre nuk ishte totalisht e dėmshme, por disa nga kėto organizata luajtėn njė rol negativ. Njė pjesė e madhe e tyre financuan ndėrtimin e objekteve tė kultit pėr komunitetin musliman, atė ortodoks dhe katolik.
    Ky fenomen ndodhi vetėm nė Shqipėri?
    Ky fenomen ndodhi afėrsisht nė tė njėjtėn kohė edhe nė Bosnje. Madje atje hapat e para ishin hedhur qysh nė kohėn e komunizmit, nė vitet 1985-1986. Duke qene se Bosnja kishte njė popullsi myslimane dhe ish-Jugosllavia ishte mė liberale, ata kishin krijuar disa lidhje me botėn arabe dhe njė pjesė tė kuadrove fetare i pėrgatisnin atje. Nė Bosnjė bashkė me ndihmat nga arabo-myslimanėt filluan tė futeshin edhe rrymat radikale fetare, si vehabizmi dhe salafizmi. Kjo ndodhi nė Maqedoni, nė Bullgari, ku kishte afro 2 milionė myslimanė dhe sidomos nė ish-republikat Sovjetike nė Kau-kaz e Rusi. Fakt ky qė dėshmon se nuk ishte vetėm fenomen shqiptar.
    Si penetruan nė Shqipėri shoqatat arabe qė praktikonin njė Islam radikal, ndryshe nga ai qė ishte praktikuar prej shekujsh kėtu?
    Pati njė specifikė tė veēantė. Mes mjaft organizatave qė erdhėn nga vendet e Gjirit Persik, disa ishin tė infiltruara dhe pėrfaqėsonin fraksione ekstremiste nė Islam. Kėto organizata synuan qė kėtė ideollogji islame ekstremiste, ta pėrhapnin dhe nė Shqipėri. Duhet tė kemi parasysh se feja islame nė Shqipėri erdhi gjatė pushtimit turk, siē erdhi dhe nė disa vende tė tjera tė Ballkanit, apo disa vende tė Lindjes gjatė invazionit tė osmanėllinjėve. Duke qenė se kaluan 500 vjetė, Islami nė Shqipėri dhe Ballkan mori pamjen dhe fizionominė e njė myslimanizmi autokton dhe i ndryshėm nga Islami qė praktikohej nė vendet Arabe. Ky u pėrshtat e u bė njė Islam i pranueshėm nga evropianėt, njė Islam tolerant, ndryshe nga tendenca qė po pėrpiqeshin tė fusnin disa rryma fraksioniste Islame nė botėn Arabe. Pra ta radikalizonin besimin Islam. Nė kėto rrethana dhe duke pėrfituar nga hapja e kufijėve shumė shoqata arabe hynė nė Shqipėri, por jo tė gjitha luajtėn njė rol pozitiv. Problemi ishte se agjensitė ligjzbatuese ishin tė papėrgatitura dhe shumė pak i njihnin kėto fenomene. Komunitetet fetare ishin tė mbytura nga varfėria dhe gjithkush qė vinte nga jashtė, shihej si perėndia, qė mund tė sillte njė ndihmė, njė donacion, apo mund tė ndėrtonte njė objekt kulti. Pra pati njė zemėrgjerėsi nė pritjen e tyre pa dallim, gjė tė cilėn ata e shfrytėzuan pėr tė futur nė Shqipėri ato qė nuk duheshin futur. Pra pėr tė deportuar nė kėto shoqata, njerėzit e tyre.
    Cilat ishin problemet qė sollėn disa prej misionarėve fetarė nga bota Arabe?
    Ata dhanė ndihma ngritėn objekte kulti, por njė pjesė e ndihmave tė tyre ishin tė kushtėzuara nga pas. Jepej njė ndihmė pėr ndėrtimin e njė xhamie, por kėrkonin qė imam nė kėtė xhami tė caktohej njė njeri i tyre, qė pėrfaqėsonte tė njėjtėn rrymė. Ose jepnin pensione pėr jetimėt, qė ishin tė domosdoshme pėr fėmijėt shqiptarė nė atė gjėndje tė mjeruar qė ndodhej vendi, por kėrkonin qė kėta jetimė tė merrnin pjesė nė kurset fetare. Nė kėto kurse nuk predikohej varianti i Islamit tradicional shqiptar, i cili ishte njė Islam tolerant, por praktikoheshin pikėrisht ato rryma tė Islamit qė ishin tė huaja pėr besimtarėt shqiptarė. Vehabizmi apo vehabo-salafizmi ėshtė njė rrymė qė ndodhet nė pushtet nė Arabinė Saudite, ka qenė nė pushtet prej shekujsh dhe vazhdon tė jetė nė pushtet edhe sot. Ata kane patur nė vazhdimėsi synim pėrhapjen e kesaj rryme nė vendet e Ballkanit. Me hapjen e Shqipėrisė dhe vendeve tė tjera tė Ballkanit, ata menjėherė hodhen hapat pėr ta pėrhapur pikėrisht kėtė ideologji dhe kėtė rrymė fetare. Nuk ėshtė antiligjore tė jesh vehabit, por tradita shqiptare ishte ndryshe nga kultura fetare qė po sillnin kėto shoqata tė financuara nga bota Arabe. Nė atė kohė nė vendet arabe operonin disa organizata, tė cilat ishin tė identifikuara si organizata terroriste duke filluar qė nga Xhihadi Islamik Egjiptian, Grupi Islamik Egjiptian, Fronti i Shpėtimit Islamik Algjerian, Grupi i Armatosur Islamik Algjerian apo krahu politik i tyre, siē ishte Vėllazėria Myslimane, tė cilat kėtė hapje tė vendeve ish-komuniste e shfrytėzuan pėr tė depėrtuan dhe nisėn masivisht tė deportojnė.
    A u rrezikua siguria kombėtare nga futja e kėtyre rrymave fetare?
    Tė futesh nė kėto kushte, duke investuar nė brezin e ri ėshtė njė kėrcėnim i rrezikshėm pėr sigurinė kombėtare tė ēdo vendi, tė paktėn pėr vendin tonė, i cili ka shumė specifika krahasuar me vendet e tjera. Kjo pėr shkak se ndryshe nga grekėt, serbėt apo malazezėt, qė kanė si bazė tė identitetit kombėtar, besimin fetar, shqiptarėt nuk e kanė tė ngritur identitetin kombėtar mbi besimin fetar. Baza e identitetit kombėtar tė shqiptarėve ėshtė gjuha, kultura dhe tradita. Sepse nė themel janė katėr besime fetare. Nėse identiteti jonė kombėtar do tė identifikohej thjeshtė mbi besimin fetar, kjo do tė ishte njė vetėvrasje pėr shqiptarėt, pėr shkak se do tė kishte njė rivalitet tė ashpėr mes besimeve fetare. Pėrhapja e vehabizmit qė nisi tė shtrijė rrėnjė nė atė kohė nė vend, ishte dhe ėshtė njė kėrcėnim serioz pėr sigurinė kombėtare tė Shqipėrisė. Vehabizmi dhe Salafizmi godasin identitetin tonė kombėtar dhe janė tė rrezikshme dhe pėr demokracinė shqiptare, pasi ato janė rryma nė Islam qė nuk e pranojnė njė rend demokratik. Pėr ta shteti duhet tė jetė i bazuar mbi ligjet e shenjta. Ata nuk kanė asgjė tė pėrbashkėt as me besimtarėt myslimanė shqiptarė dhe as me shqiptarėt si komb.
    Ēfarė veprimesh ndėrmorėn pėr tia arritur qėllimit?
    Veprimtaria e tyre ka qenė shumė e ethshme sidmos pas
    viteve 1997-1998. Ata patėn njė aktivitet tė gjithėanshėm pasi investimet qė kishin kryer po jepnin rezultat. Kishin ndėrtuar goxha objekte tė kultit, dhe nė kėto objekte vendosėn njerėzit e tyre, tė cilėt kryen studimet jashtė dhe ishin kthyer nė vend. Pra ata i kishin pėrgatitur kuadrot qė u nevojiteshin. Nė vitin 1998, nuk mė kujtohet me saktėsi muaji, ata bėn njė tentativė pėr ta futur nėn kontroll Komunitetin Mysliman Shqiptar. Synuan tė mėnjanonin nga drejtimi ata qė i quanin „garda e vjetėr”, por qė pėr mua ishin njerėz patriotė, pavarsisht nga problemet qė kishin tejkaluar gjatė rregjimit komunist. Kėta drejtues tė lartė e mbrojtėn me mish e shpirt Komunitetin Mysliman nga depėrtimi i rrymave dhe elementėve ekstremistė islamikė. Janė hedhur miliona dollarė qė ky grup arabo-islamikėsh tė fuste nė dorė drejtimin e Komunitetit Mysliman Shqiptar. Nėse do tia arrinin, ky akt do tė ishte njė fatkeqėsi kombėtare. Por ishte sinjalizimi i agjensive ligjzbatuese shqiptare, konkretisht i SHIK-ut nė atė kohė, i cili ua bėri tė qartė strukturave shtetėrore se kush ishte plani i tyre. Nė kėto kushte ky grup individėsh u pėrpoqen tė krijonin njė strukturė thuajse paralele me Komunitetin Mysliman. Madje ata deshėn ta legalizonin kėtė strukturė dhe nė gjykatė, si njė bashkėsi paralele me Komunitetin Mysliman. Synimi i tyre ishte qė duke shfrytėzuar suportin nga vendet e Gjirit me ndihma, me donacione, me rroga e me tė gjitha tė tjerat, tė arrinin qė ta linin nė hije Komunitetin Mysliman Shqiptar.
    Ēfarė formash u pėrdorėn pėr tė krijuar mbėshtetje tė kėtyre fraksioneve radikale nė vend?
    Komunitetet fetare tė tė treja besimeve filluan tė paraqesnin shqetėsime pėr njė pjesė tė kėtyre njerėzve dhe pėr ēfarė pėrfaqėsonin ata. Pasi po e kuptonin se disa prej tyre nuk mbanin kontakte me strukturat zyrtare. U identifikuan arabo-islamikė qė organizonin besimtarė tė rinj shqiptarė pėr tė krijuar pėrēarje, madje kalonin deri dhe nė stėrvitjen ushtarake tė tyre. Ata shfrytėzuan faktin qė nė Shqipėri nuk kishte shkolla fetare pėr pėrgatitjen e klerikėve tė rinj, ndėrsa kuadrot e vjetėr qė kishin mbetur, ndodheshin nė perėndim tė moshės sė tyre. Studjoheshin tė rinjtė shqiptarė qė u ofroheshin nė kurse dhe pasi i pėrzgjidhnin mė tė devotshmit, i ēonin pėr studime jashtė shtetit. Ky shqetėsim nuk ishte vetėm pėr besimin Mysliman, por dhe pėr atė Ortodoks, apo atė Katolik. Dallim kishte vetėm nė qėllimin e tyre. Tė rinjtė qė i dėrguan nė vendet Arabe, janė kthyer, por disa elementė prej kėtij kontigjenti kanė qenė persona problematikė qė u kanė sjellė vetėm shqetėsime, komuniteteve tona fetare.
    A pati reagim nga agjensitė ligjzbatuese ndaj kėtyre elementėve tė rrezikshėm?
    Kur u bė bashkėpunimi me disa agjensi ligjzbatuese partnere dhe nisi identifikimi ndaj kėtij grupi personash, rezultoi se njė pjesė e tyre ishin tė identifikuar dhe nga agjensitė ligjzbatuese shqiptare. Ishin tė identifikuar si persona qė po ushtronin aktivitet antiligjor nė Shqipėri. Ata po nxisnin urrejtjen fetare dhe nė Kodin Penal ka njė nen qė e parashikon ndėshkimin pėr konsumimin e kėsaj vepre penale. Duke nxitur urrejtjen fetare kėta elementė u bėn objekt i agjensive tė zbatimit tė ligjit nė Shqipėri. Mendoj se pėrgjegjėsia e agjensive ligjzbatuese shqiptare ka ardhur duke u rritur pasi u sigurua dhe njė partneritet mjaft i mirė me agjensitė ligjzbatuese amerikane dhe evropiane, nga bashkėpunimi me to, u identifikuan persona dhe u kryen veprime tė tjera ligjore ndaj tyre.
    A pati tentativa nga elementė apo organizata islamike pėr tė hyrė nė radhėt e UĒK-sė gjatė konfliktit nė Kosovė?
    Nė kohėn e konfliktit tė Kosovės ata bėn tė gjitha pėrpjekjet qė tė futen dhe nė radhėt e UĒK-sė. Synimi i tyre nė kėtė rast ishte qė luftėn nė Kosovė ta kthėenin nė njė luftė fetare. Pra nė njė luftė midis myslimanėve dhe ortodoksėve. Ajo nuk ishte luftė fetare. Shqiptarėt luftonin pėr tė drejtat e tyre. Ajo ishte njė luftė nacional-ēlirimtare e shqiptarėve tė Kosovės. Mospėrfshirja e tyre nė konfliktin e me ushtrinė Sėrbe, ishte njė meritė e udhėheqėsve politikė tė Kosovės, e largpamėsisė dhe e konsulencės sė tyre. Ata nuk i lejuan qė tė depėrtojnė nė radhėt e UĒK-sė, siē depėrtuan nė Bosnje, e cila po i vuan kėto probleme edhe sot. Para disa vitesh nė Bosnje iu hoq shtetėsia 2000 personave me origjinė nga vendet arabe, pasi vehabitėt dhe muxhahidinėt qė kishin operuar atje, pėrfituan shtetėsinė boshnjake. Ndėrsa para 2-3 muajsh u ėshtė hequr shtetėsia dhe 400 arabo-islamikėve tė tjerė. Fakt ėshtė qė goditja e cila iu dha asaj celule tė Xhihadit nė Shqipėri, pati vlera tė jashtėzakonshme, jo vetėm pėr shtetet partnere me ne, ku pritej tė vepronin anėtarėt e kėsaj organizate terroriste, por dhe pėr vet Shqipėrinė.

+ Pėrgjigju tek Diskutimi

Tema tė ngjashme

  1. Microsoft Day nė Shqipėri
    Nga vaaldr1n nė forum Tė Rejat e Teknologjisė
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 17-12-2010, 12:33 AM
  2. Cifti me i ri ne Shqiperi!
    Nga smocking2 nė forum Kuriozitete
    Pėrgjigje: 16
    Postimi i Fundit: 04-12-2010, 08:37 PM
  3. Festat ne shqiperi
    Nga mimoza gjonaj nė forum Aktualiteti Shqiptar
    Pėrgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 27-11-2010, 11:29 PM
  4. Homoseksualiteti ne Shqiperi!
    Nga smocking2 nė forum Tema Shoqėrore
    Pėrgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 12-08-2010, 07:02 PM
  5. Shqiperi
    Nga argjent23 nė forum Chit Chat
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 12-05-2010, 11:24 PM