Emisioni investigativ Xhungėl, i transmetuar dje nė mbrėmje nga NEWS 24, solli dėshmi dhe fakte qė hedhin dritė mbi mėnyrėn sesi arritėn tė penetronin nė Shqipėrinė e viteve 90, disa organizata dhe eksponentė tė dyshuar pėr lidhje me terroristėt islamikė. Bamirėsit dhe misionarėt arabo-myslimanė, pėrveē ndihmės kolosale prej dhjetėra milionė dollarėsh qė dhanė nė ndėrtimin e 203 xhamive tė reja, ndihmuan dhe nė shkollimin e klerikėve tė rinj. Por mes turmės sė vėllezėrve myslimanė qė vėrshuan pėr tė rimėkėmbur islamin nė vendin mė tė varfėr tė Evropės, pati dhe disa personazhe tė njohur tė terrorizmit fundamentalist ndėrkombėtar.
Pėrpara se tė mbėrrinin te pėrballja me armė e 24 tetorit 1998, terroristėt e Xhihadit Islamik Egjiptian dhe eksponentė tė tjerė tė organizatave islamike, tė dyshuara se kishin lidhje me Al Kaeda-n, punuan nė heshtje tė plotė dhe me durim, pėr tė krijuar nė Shqipėri njė strehė tė sigurtė ku mund ti shpėtonin ndėshkimit. Synimi i tyre ishte qė tė krijonin njė bazė nga ku mė pas tė hidheshin nė veprim sapo tė merrnin urdhėrin nga sheikėt e terrorit, Osama Bin Laden dhe Ayman Al Zavahiri. Rėnia e sistemit komunist dhe fundi i diktaturės gati gjysmėshekullore kishte lėnė pas njė tokė tė djegur pėr besimtarėt fetarė nė Shqipėri.
Kishte kaluar afro njė ēerekshekulli qysh nga momenti kur diktatura komuniste vendosi tė shėmbte nga themelet objektet e kultit, xhami, kasha e teqe nė gjithė vendin. Klerikėt u vranė, u burgosėn apo u pėrndoqėn. Nė fillimin e viteve 90, besimtarėt myslimanė donin tė faleshin, por nuk kishin ku ti kryenin ritet fetare. Kėrkonin qė dikush ti drejtonte lutjet e tyre drejt zotit, por nuk kishte kush ta kryente njė mision tė tillė.
Misionarėt
Pjesa dėrrmuese e popullsisė sė Shqipėrisė deri nė vitin 1967, pėrbėhej nga besimtarė myslimanė. Sipas statistikave zyrtare tė kohės, numri i tyre kapte shifrėn e mbi 70 pėrqind tė popullsisė sė gjithė vendit. Tė mbetur si nė shkretėtirė, pa xhami dhe klerikė, besimtarėt myslimanė shqiptarė ishin tė uritur pėr fjalėn e zotit. Shqipėria hapi dyert pėr tė gjithė bamirėsit dhe misionarėt myslimanė qė vėrshuan nga ēdo cep i botės. Nė krye tė bamirėsve, investitorėve dhe misionarėve qė u erdhėn nė ndihmė vėllezėrve tė tė njėjtit besim nė Shqipėri, qėndronin myslimanėt me origjinė nga vendet e botės arabe. Ata sapo kishin ngulur piketat e para nė Bosnje. Por ndryshimet politike nė Shqipėri u krijuan mundėsinė e njė destinacioni tė ri, ku sigurisht kishte shumė nevojė pėr ndihmėn e tyre. Problemi qėndronte nė faktin se besimi mysliman nė Shqipėrinė e islamizuar shumė vonė nga Perandoria Osmane, ishte mė liberal se ai qė predikohej nė vendet arabe.
Mikpritja
Sapo erdhi nė pushtet, nė vitin 1992, presidenti Sali Berisha dhe mazhoranca politike e drejtuar prej tij, u hapėn dritėn jeshile tė gjithė misionarėve dhe bamirėsve myslimanė nga Afrika dhe Azia. Shqipėria hodhi njė hap tė madh, duke u bėrė njė ftesė tė sinqertė tė gjithė myslimanėve qė kėrkonin tė ndihmonin vėllezėrit e tyre nė vendin mė tė varfėr tė Evropės. Mė 18 nėntor 1992, Shqipėria u antarsua nė Organizatėn e Konferencės Islamike. Ky akt gjeti reagimin e opozitės sė majtė qė kundėrshtoi haptazi, duke thėnė se Shqipėria e ka vendin nė Perėndim dhe jo nė Lindje. Hyrja nė Konferencėn Islamike u shoqėrua me njė veprim konkret, duke hequr rregjimin e vizave tė hyrjes nė vend pėr tė gjithė qytetarėt e botės islame. Mes qindra dhe mijėra arabo-myslimanėve qė vėrshuan pėr tė ringritur mė kėmbė besimin mysliman nė Shqipėri, pati dhe elementė tė dyshimtė apo tė identifikuar si terroristė fondamentalistė nga shėrbimet sekrete. Pasi kishin tentuan tė pėrmbysnin me dhunė pushtetin nė Egjipt dhe ndihmuan me armė nė dorė popullin afgan ti jepte fund pushtimit sovjetik, pėr eksponentėt e Xhihadit dhe militantė tė organizatave tė tjera radikale islamike, ishte hapur njė terren i ri, ku fillimisht mund tė fshiheshin, e mė pas tė vendosnin krijimin e celulave tė tyre.
Ndihma
Pa ndihmėn financiare tė ofruar nga bamirėsit e botės arabe, pjesa dėrrmuese e besimtarėve myslimanė nė Shqipėri do tė vazhdonin ende ti kryenin ritet fetare nė qiell tė hapur. Fondet prej dhjetėra milionė dollarėsh tė dhuruara kryesisht nga Arabia Saudite, Kuvajti, Emiratet e Bashkuara, Egjipti, Turqia etj, bėn qė tė ndėrtoheshin nė kohė record, mbi 400 xhami tė reja. Nė njė raport zyrtar tė Komitetit Shtetėror pėr Kultet nė vitin 2005, konstatohet se numri i xhamive tė ndėrtuara nga themelet qė janė krejtėsisht dhurata tė shoqatave dhe fondacioneve tė ndryshme arabe ėshtė 203. Por burime nga Komuniteti Mysliman Shqiptar deklarojnė se numri i xhamive tė ngritura me fondet e dhuruara nga arabo-myslimanėt ėshtė dy herė mė i madh. Me fondet e kėtyre dhuruesve u bė i mundur dhe ndėrtimi i tetė medreseve dhe dy instituteve pėr pėrgatitjen e klerikėve tė rinj. U ndėrtuan spitale, qėndra shėndetėsore dhe ujėsjellėsa. U financuan kurse disa mujore dhe ndihma pėr jetimėt apo njerėzit pa pėrkrahje. U pėrballuan shpenzimet pėr njė pjesė tė mirė tė klerikėve nė gjithė vendin dhe personelin mėsimdhėnės nė medresetė dhe institutet fetare. U siguruan bursa dhe u mundėsua shkollimi i studentėve nė universitetet e botės arabe pėr tė pėrgatitur klerikėt e rinj shqiptarė me arsim tė lartė.
Konflikti
Bashkė me diplomat e marra nė universitetet teologjike tė botės Arabe, studentėt shqiptarė sollėn dhe njė kulturė tė re fetare, qė ndryshonte nga besimi tradicional si vendit. Pikėrisht ky fakt shėrbeu pėr tė nxitur njė konflikt mes klerikėve tė vjetėr dhe klerikėve tė rinj qė ishin lidhur me islamin pas viteve 90.
Klerikėt e rinj nisėn tė kėrkojnė radikalizimin dhe arabizimin e fesė islame nė Shqipėri. Tė pėrhapnin ato sekte islame radikale qė mė pas mund tė krijonin shtratin pėr lindjen e terrorizmit islamik. Shqipėria e mbetur me njė grusht klerikėsh tė vjetėr nė prag tė vdekjes, qė mbėshteteshin te islami tradicional, u gjend nėn presionin e fortė tė klerikėve tė rinj tė saposhkolluar. Ata sollėn ritet dhe kulturėn e re islame qė e mėsuan nė vendet arabe, e cila nė shumicėn e rasteve binte nė kundėrshtim me islamin liberal qė ishte praktikuar prej pesė shekujsh nė Shqipėri.
Rreziku
Nė turmėn e mijėra misionarėve dhe bamirėsve islamė qė u vendosėn nė Shqipėri nga vendet e botės arabe, penetruan dhe njė numėr mjaft i kufizuar elementėsh problematikė, pjestarė tė organizatave terroriste tė njohura nė gjithė botėn si Xhihadi Islamik Egjiptin, Grupi Islamik Egjiptian, Fronti i Shpėtimit Islamik Algjerian, Grupi i Armatosur Islamik Algjerian, qė mė vonė do tė viheshin nėn komandėn e Osama Bin Laden dhe Al Kaeda-s. Nė vitet 1994-1996, lėvizja e islamikėve u shtua sėtepėrmi. Shqipėria nisi tė pėrdorej si trampolinė pėr vullnetarėt muxhahidinė qė vinin nga Afganistani dhe donin tė shkonin nė Bosnje pėr tė luftuar ndaj ushtrisė sllavo-ortodokse sėrbe. Gjatė viteve 1997-1998, pas pėrfundimit tė luftės nė ish-Jugosllavi, luftėtarėt muxhahidinė bėn pėrpjekje qė tė futeshin dhe nė Kosovė me pretekstin pėr tė mbėshtetur rezistencėn e vėllezėrve myslimanė. Drejtues dhe financues tė organizatave dhe fraksioneve islamike radikale nga bota arabe, tentuan qė ta kanalizonin luftėn ēlirimtare tė popullit shqiptar nė Kosovė, nė njė luftė fetare, por nuk ia arritėn qėllimit.