Mos u shqeteso se si mendojne te tjeret per ty...nese ti je duke bere gjene e duhur,mbeshtetu perhere ne pikat e tua te forta…e puno per pikat tua te dobeta…
Citova kete fraze te thjesht por me nje kuptim te thelle…pasi shpesh here ndodhe te jemi te lekundur si gjethet qe luajne me eren…shkeputen nga pema…dhe era I dergon s’di se ku…
Pyesim veten vazhdimisht…per gjera ndoshta qe ne pamje te pare nuk kane kurrfare rendesie…marrin kohen tone dhe e konsumojne si nje cigare qe buza e thith etur…deri sa ai tym te te dhuroj nje forc Brenda teje…e ta kerkosh e kerkosh si te ishte dita e fundit e jetes tende…asnje thithje per te mos humbur…
Kemi gabime fatale…qe zeri yne I brendshem therret ashper…derisa ta perplas ne fytyre…per difekte njerezore qe zoti mundi te krijoj…krijesa te lekundshme…ndodhe si te jesh ne mes te nje udhekryqi…perpara te shfaqen dy rruge…te dyja duket sikur ngjajne…por jo…vetem ngjajne…
Ti rri I heshtur si dikush I prangosur…te kane lidhur duar dhe kembe…mirpo nuk te mungon forca te zvarritesh derisa ta gjesh drejtimin ku te shkosh…pastaj…kush te jep garanci…se edhe pse u zvarrite,u lodhe,u sfilite…ti zgjodhe rrugen e duhur?...
Dhe kur pas disa kohesh ti e bere zgjedhjen tende…ulesh serisht me ate rruge…por jo ne mes te te dyjave…s’te jepet me ajo mundesi…ti e zgjodhe njeren…e tani je e destinuar te ulesh ne rrugicat e vogla te saj…ose ne stole te vjeter…per te thurur vargje si poetet…ose aty ku mendimet vrasin kafsherisht shpirtin tend…
Ulesh dhe ndjen se koha ecen…dhe thua…”zoti im me jep kurajon te ndryshoj cfare mund te ndryshoj…me jep forcen te pranoj ate cfare nuk mund te ndryshoj…e me jep zgjuarsine te beje dallimin mes tyre…
Dallimi eshte I qarte…mirpo…e zgjodhe rrugen tende…e ti nuk je ne ate kategori njerezish qe te kthehesh nga fryn era…je si nje anije…ke qindra pasagjer ne trupin tend…e keto jane mendimet…synimet…ato cfare ti ngarkove perpara se te niseshe permes oqeanit…
Mendoje se more masa per stuhite e mundeshme te detit…e mendoje se pasagjeret e tu kishin siguri te larte…
Aty mes oqeanit luftove me eren…e me dallge…por disa prej pasagjereve te tu I humbe…megjithse luftove gjate…ato qe humbe ishin piksynimet,endrrat,buzeqeshjet e tua…e cfare mbeti ne anijen tende?...mbeti nje kopje e jotja…por e larget…e larget si vera me dimrin…
Pastaj,ndihesh me fat…dhe thua faleminderit zot qe me shpetove jeten…mirpo I dashur njeri…c’te duhet jeta ty,kur humbe pasagjeret me te rendesishme te ‘anijes” tende?...
Njeriu eshte krijesa me e cuditshme qe eshte bere e mundur te krijohej ndonjehere…sepse mbart Brenda vetes altruizmin…ndjenjen per te sakrifikuar gjithcka ka per zemer…vetem e vetem te mos lendoj krijesat e tjera rreth saj…buzeqesh sepse nuk do te lendoj askend…e kur eshte vetem bertet me ze sa cahen muret dhe clirohet shpirti….
I kerkon zotit me gjithe forcen e shpirtit ta marri ne krahet e tij…ndoshta keshtu do te ishte detyrimisht me I qete…
Jemi rritur me frymen se materialiteti shemton njeriun…e njeriu ne kete jete duhet pa tjeter te endet drejt suksesit,fames,parase…askush nuk ndjek anen shpirterore te gjerave…nuk e njohin te gjithe kete pjese…
Qe e vogel,adhuroja shtepite me kasht te krijuara nga durat e mia prej femije…luaja me kukulla se bashku me shoqet…nderkohe qe ato perdornin tulla te vogla,I lyenin me boje me ngjyra…
Une merrja fije kashte…I punoja me duart e mi ate vogla…I lidhja fijet me fill te bardhe te trash…e shtepia e barbit tim dukej kaq e bukur…e ngrohte…e bardhe…dhe e punuar me duar…
Sepse nena me thot shpesh…gjithcka qe ke dashur,apo do duash ne jete…duhet ta besh me zemer,me duar dhe me djersen tende…nena te siguron se do jesh perhere e fituar…mirpo jeta jo…jeta vjen si shiu…te lag…vjen si dielli te djeg…e vjen si nata…te mbyt…
Dhe ne nje moment si ky…mu kujtua shtepia e kukullave te mia,dhe jo pak here kritikohesha nga shoqet per menyren mbrapa kohe dhe te shemtuar te punimit te shtepise…
Une vetem qeshja,fjalet e tyre nuk me benin pershtypje shume…e adhuroja ate pamje te bukur prej kashte…
Edhe sot,edhe neser,sa here qe te thith oksigjen trupi im…keshtu do te jete me mua…do kerkoj gjithmone te kenaqem me ato gjera qe plotesojne shpirtin tim…
Luftoj,punoj,e nuk kursehem…me ka ndodhur njehere te hiqja rrobat e siperme te trupit tim…sepse pash ne rruge nje nene ne dite dimri…me femijen pothuajse te pa veshur…ai qante sepse kishte ftohte…dhe une nuk dija cfare te beja tjeter ne ate moment…vecse ti dhuroja dicka te ngrohte atij femije qe me dhemb edhe sot zeri tij kur e kujtoj…
Ah,njerez,sa vuajtje dhe mundime mban ky shpirti yne…sa ndonjehere do te donim te ishim ne vendin e atyre qe lypin se sa ketu ku jemi…per te ngrene nuk ka vdekur askush…ama per pak frym u bekan sakrifica te medha…
Ndoshta per te keshilluar nuk jam person I duhur…mirpo mendoni,se sa te lumtur mund te beni dike per nje fjale te mire…nje buzeqeshje…e nje kafshat buke…ose te qenit ju vete…pa trukun qe perdorni c’do dite…per te zbukurar muret e trupit dhe kockat e plagosura te shpirtit…
Ne jete do t’iu hapen shume dyer…por jo te gjitha do ti pershtaten shpirtit tuaj…pasi do duken sikur I bejne per te kenaqur egot e tyre…dhe jo per te te derguar ty aty ku don…kujt I behet vone se cfare do ti…koken plas…koken kercit…e ne mos gjetsh zgjidhje…enderro per dite te mire…
Nje dite do te te pyesin…cfare do ti kerkoje zotit ne kete moment te jetes tende?...
Qetesisht do pergjigjesh…me dergo forc te duroj ate qe truri im zgjodhi…e me dhuro 10 buzeqeshje…per tu pershtatur sado pak me zgjedhjet e trurit tim idiot…
Njeren ta perdor kur dua te bertas…njeren kur dua te hesht…njeren kur s’dua te degjoj…njeren kur te shoh veten ne pasqyre,…te shoh perball cfare me rrefen ajo…a jam e zonja/ I zoti te aktroj?…apo genjej veten sikur…
Sepse buzeqshja e vertet…ndodhe kot…e te vjen sic te vjen teshtima…nuk e mban dot…do ta nxjerresh te clirohesh…
E kjo ndodhe kur je perball dashurise…ai/ajo carmatos trupin dhe shpirtin tend…si te ishte me I forti hero I pare ndonjehere…
Dashuria?...mos ndoshta eshte nje skic ne poezi…apo dicka qe balcamoset aty me kalimin e kohes?...
Dashuria eshte si nje qytet I pa njohur per sa kohe nuk e ke njohur…ke degjuar qe flitet per te…ke lexuar per te…ke kerkuar per te…e ne momentin qe vjen ora ta vizitosh kete “qytet”…mbetesh pa fjale…mahnitesh,hutohesh…gabon…e kerkon c’do cm te tij ta prekesh me shputat e tua…e nuk ngopesh se jetuari aty mes bukurise se tij…mirpo sa gjate mund te rrish ne nje qytet te pa njohur…ai thjesht s’eshte per ty…
Te dha mundesine dhe shancin vetem njehere ta prekje…ti e preke…gdhende cdo bukuri te tij…per ta kthyer ne nostalgji sa here do degjosh per te…emrin,oren,diten,e kohen kur jetove aty…
E prek me shputat e tua…qesh e vrapon sa here ne ato rruge…iken dhe e ruan si thesar ne shpirt…por kur ia kuptove vleren ti…ishte vone…tashme kishe shkuar…sa do ai ‘qytet” beri te pa munduren per te te mbajtur aty…
Ti zgjedh tynelin qe te mbyti njehere…por nese dikur te mbyste e mushkerite e tua ishin mesuar me lageshti…sot mushkerit e tua…thithin bloz…zgjohesh ne mengjes dhe vjell vrer..sheh veten ne pasqyr dhe thua….uauuuuu qenke gjalle?....buhhh sa e fort…