Edhe pse kanė kaluar mė shumė se tri vite nga pjesėmarrja e saj nė Big Brother 3, ku u bė e njohur, natyrisht qė nuk e keni harruar Olta Shetėn, vajza e cila trazoi ujėrat nė atė shtėpi me lojėn e saj mes ēiftit Erion dhe Bertina. Kėto vite Olta ka preferuar tė qėndrojė larg medies, edhe pėr faktin se nuk ka mundur tė depėrtojė dot nė botėn e televizionit, njė terren qė ka rezultuar nė shumicėn e rasteve i pamundur pėr personazhet qė dalin nga ky reality show. E gjithsesi, pėr linjat ajo vazhdon tė kujdeset, duke guxuar edhe me ndėrhyrje plastike. E ndryshe nga shumica e vajzave qė kėrkojnė tė zmadhojnė kosin me anė tė ndėrhyrjes plastike, Olta ka kėrkuar ta zvogėlojė atė pėr tė qenė mė rehat nė plazh me bikini. Por nė vend qė operacioni tia thjeshtonte punėn, rezultati jo i mirė nė estetikėn e tij pas ndėrhyrjes e ka detyruar Oltėn tė mos mund tė zhvishej fare kėtė verė. Nuk dimė detaje se ēfarė i ėshtė dukur keq Oltės nė gjoksin e saj tė ri, por njė nga problemet e evidentuara nga ajo janė shenjat e dukshme tė bisturisė. Olta ka vendosur tė hapė njė proces gjyqėsor ndaj spitalit privat ku kreu ndėrhyrjen dhe ku do tė kėrkojė dėmshpėrblim nė para pėr dėmin e shkaktuar, ose njė rindėrhyrje falas pėr tė arritur rezultatin e pretenduar nga ana e saj. Avokati qė do e mbrojė nė kėtė ēėshtje nė Gjykatė, z.Idajet Beqiri, tha pėr gazetėn Panorama: Po, ėshtė e vėrtetė qė i jemi drejtuar Gjykatės pėr ti kėrkuar spitalit qė kreu ndėrhyrjen qė ti shpėrblejė klientes qė unė pėrfaqėsoj dėmin e rėndėsishėm moral e financiar dhe shqetėsimin shpirtėror qė i ėshtė shkaktuar Olta Shetės. Ndėrhyrjet plastike nė gjoks te vajzat e njohura tashmė janė kthyer nė modė. Edhe pse vendosin ta ribėjnė gjoksin, shumica e tyre nuk e pranojnė publikisht kėtė fakt, duke e konsideruar ende njė tabu. Pas daljes nga BB, Olta deklaroi nė media se vendos vetė pėr zgjedhjet e saj, edhe pse kėshillohet fillimisht me familjarėt pėr ēėshtje tė tilla kaq delikate.