Nje artikull mbreslenes..shum aktual.....qe e gjeta diku rastesisht....
“Njė fėmije Japonez i mėsohet si gjė e parė fakti qė vendi i tij ėshtė i varfėr dhe vetėm duke punuar shumė mund tė garantojnė suksesin e tij. Njė fėmije Shqiptar i mėsohet qė vendi i tij ėshtė mė i miri dhe ai duhet tė jetė krenar pėr prejardhjen e tij” – Tema s’mė kujtohet, por kėto janė fjalėt e njė analisti pėrgjatė njė debati televiziv. Diferenca nė filozofi mund tė thuash qė reflektohet nė ekonomitė e vendeve tona.
Truri im e lidhi kėtė informacion me njė vizitė tė para disa viteve nė njė muze pikture nė Vjenė. Ndėr artistėt e listuar si tė suksesshėm pas vdekjes, pothuajse 70% i pėrkisnin shkollės sė Vjenės. Aq sa dukej se pėr tė pasur sukses duhej tė ishe pjesė e asaj shkolle. Ata kanė njė sistem qė arrin tė krijoj sukses.
Kur po lexoja jetėn e Steve Jobs, nė faqet e para ku shkruhej pėr fėmijėrinė e tij mu kujtua e njėjta eksperiencė. Steve i vogėl jetonte nė njė ambient ku inxhinierė te HP-sė i kishte gjiton, ku fėmijėt prodhonin televizorė, ata e krijuan “silicon valley”. Si fėmijė Steve kishte probleme me pėrqendrimin dhe shkollėn. Ishte aftėsia e njė mėsueseje nė fillore e cila kuptoi qė problemet e Stivit nuk lidheshin me inteligjencėn por me motivimin. Duke ndėrtuar njė skemė pėr t’ia bėrė shkollėn interesante asaj mėsueseje ndoshta i detyrohemi (jo pėr tė gjithėn) mėnyrėn se si komunikimi nuk konceptohet pa teknologjinė. I detyrohemi njė tjetėr mendje tė bukur.
Kur po lexoja pėr Ainshtajnin pata sėrish tė njėjtėn ndjenjė, tė njėjtin kujtim. Ai u rrit nė njė ambient ku arsimi ishte primar. Xhaxhai i tij u kujdes qė tė zhvillohej herėt nė matematik. Ainshtajni nuk fliste deri nė moshėn katėr vjeēare. Duke qenė njė natyrė kureshtare dhe pa mundėsinė pėr tė pyetur ai zhvilloi aftėsinė pėr tė vėzhguar dhe kuptuar. Kjo i zhvilloi imagjinatėn tė cilėn ai gjithmonė e konsideroi mė tė rėndėsishme se dija. Asaj imagjinate bota sot i detyrohet Teorinė e Relativitetit dhe njė tjetėr mendje tė bukur.
Njė ndėr pyetjet qė i bėj shpesh vetes ėshtė a mund tė lindin kėto mendje te bukura nė Shqipėri?
Ndėr figurat kryesore identifikuese tė vendit tonė, asnjėri nuk u rrit apo arsimua nė Shqipėri, por eksperiencat qė i bėnė tė dallohen ndodhen gjetkė. Qoftė me Skenderbeun, Nėnė Terezėn apo Ismail Qemalin, tė gjithė rritur suksesshėm nė botė por jo nė Shqipėri. Shqipėria lind mendje tė bukura por pėrse ato nuk arrijnė tė zhvillohen asnjėherė nė kėtė vend?
Kur bėj ketė pyetje mė kujtohet njė kronikė e Vizion plus rreth njė gjeniu nė Mallakastėr qė arrinte nė moshė te vogėl tė llogariste me mėndje shumėzime te komplikuara. Ai sot duhet tė jetė 40 e pak vjeē dhe besoj se vazhdojnė ta quajnė i ēmenduri. I ēmendur quhej pėr faktin se kur ishte fėmijė kjo dhunti u pėrdor nga krye brigadieri pėr tė bėrė llogaritė e kooperativės. Mė pas tė gjithė tė rriturit e fshatit e pėrdornin si argėtim pėrgjatė kohės qė pinin raki. E mbanin afėr djalin qė t’ju pėrgjigjej shumėzimeve qė ata ia jepnin tė cilat pasi djali i zgjidhte shoqėroheshin me tė qeshura dhe ndonjė shprehje tė tipit “e bėri i ēmenduri”. Ajo mėndje e bukur pa pėrkujdesje sot ėshtė pa vlerė dhe e djegur.
Ky rast nuk mund tė jetė pėrfaqėsues por nė qoftė se e shikojmė nė nivel makro ne sot kemi dėshtuar tė kemi njė vend politikisht dhe ekonomikisht tė qėndrueshėm por nė mėnyrė sporadike nėpėr botė shqiptarėt vazhdojnė t’ia dalin.
Pyetja ėshtė perse jashtė po dhe nė Shqipėri jo?
Kur has nėpėr biseda rreth formės qė shteti shqiptar ka marrė sot, pėrgjigjet zakonisht janė te tipit: “po, se janė te paaftėt qė na udhėheqin”. Unė e konsideroj njė pėrgjigje tė thjeshtė pėr njė problem tė komplikuar. Do ishte njėlloj sikur tė fajėsoja atė fshat nė Mallakastėr pėrse ai djalė nuk ia doli tė ishte gjeniu qė ndoshta meritonte tė ishte.
Ketė pėrgjigje e shikon kudo nė Shqipėrinė moderne qe unė njoh. Nė vitin 90 ne patėm mundėsi tė krijonim njė shtet tė mirė por ne zgjodhėm njė mėnyre tė thjesht. E zhbėmė tė gjithėn duke kaluar nga komunizėm dhe pronė publike nė mos respektim te pronės private dhe barbarizėm. Ne kėto 23 vjet forma mė e suksesshme e biznesit shqiptar janė bar-restorantet. Shumė e thjesht, me shumė pak vend pėr kreativitet pėr tu marrė. Nė vitin 2000 kur si biznes i suksesshėm u pa ndėrtimi, tė gjithė u bėn ndėrtues, mė pas pėr disa kohė ishin hidrocentralet, pothuajse tė gjithė ndėrtuesit tentuan tė merreshin me hidrocentrale. E njėjta skemė edhe pėr universitetet apo spitalet private.
Duket sikur nė ēdo fushė, ne si komb reagojmė me zgjidhje tė thjeshta pėr probleme tė komplikuar. Numėrohen me gishta bizneset shqiptare me njė formė te mirėfilltė organizimi ku ke departamente dhe ndarje pune. Shumė njerėz thonė qė kjo ėshtė inteligjence, unė e quaj kaos te pavullnetshėm dhe mos pranim paaftėsie.
Duket sikur njerėzit pėrtojnė tė mendojnė dhe janė te prirur drejt veprimit. Ndoshta kėtu duhet te fillojmė ti japim pėrgjigje, pėrse nė Shqipėri nuk mund te rritet njė Steve Jobs?.
Shoqėria ku ne jetojmė prodhon agresivitet dhe mungesė efikasiteti pothuajse nė ēdo fushė dhe kjo vjen nga fakti qė njė vend i vogėl, i pazhvilluar si Shqipėria nuk arrin te pėrmbush ambiciet deri nė lakmi tė njė populli qė gjithmonė e mė pak i serviren shembujt e shqiptarėve me mendje tė bukura. Kjo ambicie e deformuar nuk ka njė bazė tė shėndosh sepse ngrihet mbi histori suksesi qė nuk janė realisht tė tilla. Ashtu si nė Ekonomitė Moderne fitimi drejton edukimin, edhe ne Shqipėri ėshtė i njėjti model qe aplikohet. Ndryshimi qėndron se nė Shqipėri fitimi nuk lidhet me ndėrtimin e njė pajisje teknologjike, turizmin, arkitekturėn, bujqėsinė e standardeve ISO por me Lazaratin, prostitucionin, ndėrtimet pa leje, vjedhjen e njė tenderi, njohjen e njė politikani, te punuarit ne shtet si drejtor…
Pėr tė ndryshuar kėtė fakt nuk duhet vizioni i njė individi por, dėshira e njė populli. Ky vend ka nevojė tė ketė rregulla dhe duhet luftuar imazhi i mirė qė e keqja ka. Duhet tė kuptojmė qė ne nuk jemi mė tė mirėt dhe pėr t’ia dalė duhet tė mendojmė, punojmė shumė dhe drejtė.
Shqipėria do jetė aq e fortė sa shqiptarėt janė, dhe sot ne nuk jemi aty ku duhet. Kjo nuk ėshtė rastėsi dhe ėshtė vetėm faji ynė. Anashkalimi i pėrgjegjėsisė nuk e zgjidh problemin, identifikimi dhe pranimi i tij ėshtė njė fillim i mbarė.
Si ēdo problem edhe problemi ynė fillon nga “koka”, dhe problemi i kokės fillon me edukimin e saj, dhe edukimi i saj vjen nga shkollat dhe nė shkolla nuk japin mėsim mė tė mirėt, sepse shkollat nuk paguajnė. Mė tė mirėt nuk dihet kush janė sepse sot tė kesh sukses ne Shqipėri nuk duhet tė jesh mė i miri as mė i drejti, ndaj le te pėrcaktojmė qarte kush ėshtė mė i miri, dhe mė pas ta bėjmė te fitoj mė shumė se te tjerėt, financiarisht, moralisht, politikisht. Kjo do bėj qė tė mos humbasim mė Stev Jobsa dhe tė rrisim ata qė kemi.
Nė mėnyre qė njė vend si i yni t’ia dali nuk duhet tė humbasė energji duke luftuar llojin e tij, por duke mbėshtetur llojin e tij.
Genti Zotaj