Ndonjehere ndodhe qe te jesh ne kerkim te asgjeje…dhe brenda vetes ke ndjesine se dicka te therret nen nje udhe te pa kaluar me pare…ne nje udhe te pa njohur…dhe se kjo “asgjeja”…ne momentet si keto…behet “dicka”…
Ditet e dimrit I kam adhuruar me se shumti per ngrohtesine qe to dhuron nje xhup I ngroht,nje shall I bute…e nje krevat qe prêt te te shtrengoj ne strehen e tij…nje ngrohtesi qe trupit dhe shpirtit I duhet kaq shume…
E kam adhuruar per cajin e ngrohte,qe buzet dine ta shijojne kaq embel,dhe kraharori yt te ndjej nje val avujsh qe therrasin me ze,se Brenda teje ndihet ende jete…se trupi do te ngrohten dhe e ngrohta kerkon trupin tend…ose le te themi nje perputhje avujsh…qe vetem dimri ti dhuron…
…pastaj,pastaj e kam adhuruar per ecjen me kemb me kufjet ne vesh…ne trotuaret e mbi populluar dhe frymet qe shuajn te ftohtin…frym e gjalle njerzish…qe ngaterrohen tek tuk acarin qe ftoh fytyren e brisht…ose te qeshur…sipas rastit…
Dikur,me kujtohet si tani…e kam adhuruar per oxhakun e ngrohte te shtepise sime…asaj shtepie ku hodha hapat e pare…asaj ku ecja si e cmendur ne oborrin e stermadh…asaj ku jetova shume…dhe sot ato kujtime me vijne ne kujtes si te ishin ndodhur dje…
Ndjeja ngrohte ne shpirt…rreth meje ishin njerezit qe me shume doja…babai,nena,motra e vellezrit e mi…ndoshta asaj kohe ne sofer nuk kishte shume…ama ishim kaq te lumtur…fytyra e qeshur e babait tim me dhuronte jete…kur me puthte fytyre dhe floke…e me thonte “motra e babait,motra ime,o cupa e madhe e babit”…apo urtesine e nenes sime…sa nuk di se si…ajo mundi te ishte kaq e fort…nuk di…
E kujtoj me nostalgji ate periudh ne jeten time…e di se nuk eshte e mundur te kthehet pas…ama nuk ka dhembje me te madhe per njeriun,kur I kujton momentet e lumtura ne caste deshperimi…
Dimrin e kam adhuruar,kaq shume…ditet me shi me dhuronin qetesi te madhe…te doja te bukuren permes degjimit te musikes…apo te lexoja nje liber nen batanijen e bute,apo te shkruaja me ore te tera ne laptopin tim…ndoshta gjithe mllefet e mbledhura ne kohe,ti shkarkoja aty…mirpo njeriu qenka thes pa fund,nuk kane te mbaruar thellesit shpirterore te tij…me shume se san je thes…ngjason me nje depo ku sa here nxjerr dicka prej andej…serisht mbetet pak vend per te grumbulluar gjera serisht…
Mirpo,pa dyshim qe depot njerezore jane te bukura ndonjehere,sepse te mundesojne te kerkosh dhe kerkosh pa fundesisht serisht aty…per tu gjendur edhe njehere ne kujtime dhe nostalgji qe shpirti I ka ushqim…te bejne ose jo mire…ke nevoj…ke nevoj te rikthehesh aty per te bindur veten se ndoshta ne te tashmen gjerat do te shkojne me mire…
…dimirin e kam adhuruar shume me besoni…dhe nuk mund ta mohoj se e adhuroj…vetem ne dimer zemra ime ngriu…ndoshta per te dytin vit radhazi…ndjeva nje ngrirje qe nuk di ta shpjegoj…zemra rrihte…ama ndjente ftohte…rrihte dhe lengonte ne te njejten kohe…
Mirpo ndryshe nga I pari dimer…kete here nuk me dilte lot…e kerkoja lotin…dhe serisht nuk me shkrinte ne sy…pyesja madje vehten gjate…si eshte e mundur qe une nuk ndjej asgje?...as qesha dhe as qava…madje nuk mendoja as negativisht…per asgje…thjesht ngriva sic ndodhe te ngrij ne minus grad nje pikez uji…
Dimrin e kam adhuruar per sofren e madhe te 31 Dhjetorit,tavolina ishte mbushur plot…me njerez dhe me ngjyra gatimesh qe une realisht I beje me dashuri…kam nje dashuri te cmendur per gatimin…e adhuroj ne pa fundesi fytyrat e gezuara duke shijuar nje pjat te gatuar nga une…
Per kete I kam dashur festat tmerresisht,nuk ndjeja lodhje per te bere nje pjat te bukur,nje pjate me ngjyra dhe shije qe me lindin natyrshem,te sajuara thjesht ne nje imagjnat timen te momentit…dhe thone se gatimi me I mire vjen vetem kur punon shpirti dhe duart…e une ne kete pjese jam e perfshir totalisht…shpirti,une dhe duart e mia…edhe ndonje kenge e imja nen buze…per te zhdukur ato mendime qe syt kureshtar jane te prirur te lexojne…te pakten keshtu mendoja…mirpo thjesht mendoja…
Te gjithe e shijojne nje got vere,nje birre…apo ato pijet e zakonshme perzjerje alkolesh e shijesh qe nuk di se si njeriu arrin ti shijoj…ndoshta I adhurojne sepse kane per qellim argetimin e shkrirjen totale te trurit…jo shkrirjen por ngrirjen…ate te te menduarit negativisht,…per kete ndoshta njerezit jane te dashuruar me alkolin…sepse dhuron te qeshura,qe me syrin dhe trurin zgjuar nuk do te te mund te ndodhnin leht…
Mirpo une,adhuroj Veren…madje te nje cilesie te lart…me pelqen ngjyra e saj dhe shijen e dashuroj ne c’do pike qe buzet dhe shqisat e mia e ndjejne…e sidomos ne raste te tilla mes njerezish te dashur,me dhuron pa dyshim nje tjeter rehati ate te te pervetsuarit ngjyren e kuqe vetem per mua…madje nje pjese te gatimeve te mia festive I gatuaj me veren e kuqe…e aty krijohet nje magji shijesh…qe ne kete pjese ndoshta te pakte jane ata qe me kuptojne…e them me bindje kete…
Festat erdhen…dhe te gjejne ne nje petk te mbeshtjell me trishtim dhe mpirje e ngrirje zemre…ama te gjalle per te jetuar e dhuruar buzeqeshje…sepse njerezit kane lindur te jetojne…e nese ne nje moment jeta e tyre ngriu…te pakten te dhurojme buzqeshje per njerzit qe na duan dhe vlersojne…
Sepse ka edhe njerez qe te duan…mos e harroni asnjehere kete…me besoni se eshte me I lart nr atyre qe ju duan se sa I atyre qe nuk ndjejne per ju…megjithse…syri dhe zemra jane idiot…ata qe nuk te duan…syri loton e zemra vuan…e shuhet drita per te lexuar dhe pare nje fjale vetem per ty…prêt…e prêt…e prêt...
E mes shume njerezve ne tavoline…te duket vetja nje vdekur mes se gjalleve…nje I huaj mes te njohureve…e nje heshtur mes zhurmes…te gjithe e vene re tendosjen tende…ama askush nuk guxon te te pyes…sepse dikur kur te pyeten “zemra nenes cfare ke?....lotet zbriten rrufeshem e buza dridhej pa thene fjale…e kete here nena ka frik te te pyes…se mos ndoshta provon dhe sheh te njejtin veprim si heren e shkuar…dhe pertyp dhembjen e pa ze…
Pastaj buzet shijojne veren…te ngjan kaq shume me naten…vera dhe nata shuajne dhembjet…ndoshta edhe nuk I shuajne…ndoshta I shtojne…mirpo nga vera mpihet truri…e nga nata mbyllet syri…derisa e nesermja vjen serisht…
Dimrin e kam adhuruar sepse me ka mesuar te mos ndjej shume ftohte…por ta lidh gjithmone nje fije te tashmen me te shkuaren…qe nga femijria e deri me sot…dhe pse jeta ndryshon…njeriu jo…dhe pse vitet ikin…jeta thjesht te meson te mos ruash inate dhe merzitje ne shpirt…asnjehere per askend…sepse nuk ke bere asnje te keqe per te merituar urrejtje apo inat…per kundrazi,perhere ke qene dhe je I njejti njeri qe zoti krijoi…me zemren si Debora e bardhe…qe u shkel dhe u gjuajt si topat e bores kur I perplasim dhe luajne me to…coptohet,shkrin e behet uje…
Ama,mbeti e bardhe serisht…duke pritur dimrin te marri serisht formen e meparshme…te fort e te ftoht…duke u perplasur ne fytyrat e atyre qe luajne me to…
Dimrin e kam dashur sepse ne nje dite te ftohte e me shi si kjo…me lind nje deshir te degjoj music dhe lexoj nje liber…te flak per pak c’do mendim…c’do mendim qe me prangos trurin…
Dhe nga libri qe kam ne dore tani…lexova keto:…. “Edhe lumturine duhet ta kesh imagjinare….edhe dashurine keshtu duhet ta kesh…madje edhe jeten”
Ose…Fatkeqesisht nuk do te kishte asgje me te bukur…se sa truri qe prodhon copeza lumturie….sepse do te servireshin ne menyre qe do te doje ti…do te ishte ne nje fare menyre….si te beje dashuri me veten….por jo sic do partneri yt….por sic te pelqen ty”…
“Ne kete bote…vetem nje gje nuk arrin te kuptosh kurr:….jeton mes iluzionesh…apo iluzionet jetojne mes teje…duke krijuar kopshtin e tyre vetmitar?...
Dhe ndoshta ky ka qene shkaku pse e doja dimrin…por nuk di nese kam te njejtin mendim…eshte ftohte…dhe nuk di te pergjigjem…
Ju thjesht jetoni momentin…pa u menduar gjate….duajeni dimrin….cajin e ngrohte e nje got vere me miqte….nje moment pa mendime…e nje gjume pa endrra….thjesht mbyllini syt…dhe shikimin flakeni ne pa fundesi…aty ku bashkohen qielli dhe deti…gjithmone egzistojne drita jeshile per te gjithe…ju thjesht lundroni ne qetesine e thirrjes suaj te brendeshme…sepse njerezit hyjne ne jeten tuaj…si kunder dhe dalin…nuk I ndoqet ju….ishte deshira e tyre…respektoni deshiren e tjetrit…dikush qe ka qene prangosur per vite…fjalen liri e kupton me thelle…dhe te gjithe jemi te lire…erdhem vetem ne kete jete…dhe vetem do te shkojme…te pakten diku…udhet tona u kryqezuan kaq embel…dhe embel ruajeni ne memorie…edhe pse shpirti vdes pak nga pak…sepse I sheh njerezit me sy…dhe pa pritur te kthehen te huaj...kafshon dhe shtrengon kaq here gjuhen dhe buzet sepse nuk ke me te drejt t’iu thuash asnje fjale….
Mos harroni dashuroni artin e bukur…muziken…e nje strehim ne nje oxhak te ngrohte…kendoni me ze nese ju vjen…nese mes musikes ju dridhet zeri…qani…nxirreni dhembjen….por bejeni vetem….sepse ne kete pjese te gjithe jane shurdhe dhe te verber….kur te pushoni fshihni lotet….dhe qeshni…dashuroni jeten…dhe ajrin rreth jush…behuni actor te dashur njerez…edhe pse nuk jeni te prirur per kete art…