Receta Gatimi

..."Perputhje Hyjnore"....


+ Përgjigju tek Diskutimi
Rezultatet nga 1 deri tek 2 prej 2
  1. #1
    E..S...L...I Lirenti-Addicted Maska e Auroraa
    Anëtarësimi
    Jan 2013
    Vendndodhja
    Honoluluuu
    Postime
    3,023
    Gjinia
    Femer
    Reputacioni
    15

    ..."Perputhje Hyjnore"....

    Egzistojne momente ne jeten e njeriut qe jane pa dyshim ushqim shpirteror…e qe ne munges te jeteses ne te tashmen…kthehen embelsisht ne nje kujtim dhe nostalgji te bukur!...
    Jane si thuash ato grimca te nderthurura ne qenien tone…qe bejne te mundur zgjatimin e nje momenti te gjate lumturie…
    Por kujtimet praktikisht zoti I ka krijuar te jene te ruajtura ne mendje si te ishin ndodhur dje…vetem se ne momentin qe I jeton gjerat nuk je totalisht atje…kur I kthen ne kujtes…kane nje cmenduri te jashtzakonshme te te mberthejne kaq emocionalisht…te reagosh sipas momentit…te qeshesh…te heshtesh…ose te qash…
    Kush eshte I fort hesht…kush eshte I ndjeshem…qesh dhe qan ne te njejtin moment…une e kam te qarte ne cilen kategori beje pjese…asnjehere nuk kam ditur te jem teper e fort…kur behet fjale sidomos per persona te vecant ne jeten tende…
    E di cfare kam adhuruar tmerresisht ne qeniet njerezore?...aftesine per te kuptuar boten e dikujt tjeter…ose me shume se sa boten…kam adhuruar shpirtin…pra,te arrish te njohesh shpirtin e dikujt tjeter…sikur ta kishe njohur prej nje jete te tere…ose e di?...sikur ta kishe rritur ti…sepse krahasimi eshte totalisht normal dhe I provuar…”nje nene e njeh mire femijen e saj”…prandaj mora kete krahasim te thjesht…sepse kjo eshte!...te njohesh dike tjeter,sikur ta kishe lindur dhe rritur ti,ose ndoshta me thell…te ishe nje I pa dukeshem ne shpirtin e tij…e t’ia lexoje c’do centimeter fjale te strehuar aty…
    Te arrije te lexoje se cfare e bene te lumtur gjysmen tjeter,e se cfare e bezdis,cfare e gezon,dhe cfare e hidheron?...kjo besoj eshte deshira e gjithkujt,te depertoj sa me thell ne gjysmen tjeter te tij…dhe nese arrin ta besh lehtesisht kete…kjo quhet jo thjesht arritje…sepse ketu nuk flitet per grada…kjo thjesht quhet “perputhje hyjnore”…sepse keshtu eshte!...
    Njeriu eshte I prirur te mos I jap gjerave asnjehere vlersimin e duhur ne kohen e duhur!...sepse eshte e qarte…ne ato momente jeton castin nuk ka kohe te mendoj cfare vlere merr ajo ndjesi,ne te ndodhur ne ate kohe….vleren e duhur gjerat marrin kur je ne momente reflektimi…ndjen mungesa te nje pas njeshme…dhe te mungon ajo me kryesorja…”ajri”…qe kur e jeton…ajri eshte ne masen me te lart…kur kalon ne munges…ajri behet jo jetik…por nje dhembje e vazhdueshme e brendeshme qe therret me ze…se shpirti yt kerkon pjesen tjeter…sa tragjike apo jo?...
    Njeriu ne jete kalon shume shume etapa te rendesishme…ose me sakt…kalon njohje te vazhdueshme…me njerez te ndryshem…qe mendon se perputhet…mirpo me kalimin e kohes…kupton se jo qe nuk perputhej…por se c’do dite dhe me shume jane absolutisht dy njerez te huaj…
    Mirpo,vjen nje moment…dhe ne nje dite te zakonshme…me nje njeri te zakonshem…te ndodhe dicka e jashzakonshme…si thuash…shfaqet ne rruget e tua nje njeri…qe te beri te njohesh vetveten…te duash veten…te vlersosh virtytet e tua…e mbi te gjitha…te dhuron krah te fluturosh…ne masen dhe menyren qe do ti…eshte absolutisht e pa perceptueshme nga fjalet…sepse jane thjesht ndjesi qe ti ofron vetem koha…dhe njeriu…
    E ne momente te caktuara te lind nje person I ri Brenda teje…qe ti nuk e ke njohur kurr…pra vetvetja…lind Brenda trupit tend nje njeri qe nuk kishte egzistuar kurr me pare ne ty…e mendoje veten te zakonshem…njeri normal…e me ato pak gjera qe te kishte dhuruar zoti…por joooo…fal nje personi tjeter,arrin te rilindesh ne nje menyre te till qe nuk ishte e imagjinuar me pare…pasi ai te bene te ndihesh ndryshe,te jesh si gjithe te tjeret…ama askush si ty…unik…sepse arrin te rizgjoj tek ti nje aftesi te fshehur ose te pergjumur qe flinte ne personin tend…qe ishte ajo te te lexuarit te gjerave…te bisedoje pa fjale…te ndjeje pa pyetur per km…e te ishe me te ne c’do moment…ta dije se cfare e shqeteson…se cfare I dhemb…dhe cfare I mungon gjysmes tjeter…
    …sepse nuk e ke patur ndonjehere me te zhveshur se kaq nje shpirt njeriu…qe nuk te tha kurr se si ndihet…ama ti e ndjen…qe nuk te tha kurr se cfare I dhemb…ama ti e ndjen…qe nuk te akuzoi kurr…ama ti e di se cfare bluan Brenda shpirtit ai njeri…qe te vezhgon ne heshtje…dhe nuk do donte te te humbiste kurr…
    …sepse te thote shpesh “je gjithcka kam dhe nuk kam ne kete jete”…dhe eshte e vertet nese e merr si nje fraz te thjesht…mirpo I dashur njeri….ti nuk ke fituar trupin e nje femre ose te nje mashkulli…ti ke fituar me shume…shume me shume…ke fituar shpirtin dhe zemren e tij…dhe kete e ke kurdohere…kete e them me bindje…se cfare do gabimesh njerezore qe mund te besh…serisht e ke fituar…e nje cmim ose pasuri te fituar se humbet kurr…
    “C B” thonte keshtu:”…nese dikush te thote se une nuk te dua ti mos e beso…madje e di?...mos e beso as kur te ta them une”…
    Pas c’do veprimi perhere egziston nje arsye…ndoshta arsyet e pa emra nuk do ti kuptojme kurr…ama pertej asaj arsyeje…ka dicka me te thjesht dhe thell per tu kuptuar…se nderkohe qe ti sistemon jeten tende…dhe une timen gjithashtu…ne dim te duhemi ne menyren tone…qe eshte unike…sikunder edhe ne…jam e qarte besoj…une sapo kam arritur nje “perputhje hyjnore”…jo sapo…por u be kohe…te lexoj me syt qe me drejtojne drejt shpirtit tend te heshtur…dhe nuk eshte kuriozitet…jo jo…ti e di se nuk jam aspak kurioze…madje I urrej tipat kurioz…kjo imja quhet sic e shpreha….”perputhje hyjnore”…qe vetem ti dhe une e njohim…
    Une te dashur njerez,ju sygjeroj te degjoni ato grimca te vogla tuajat qe ju drejtojne te beni dhe ndjeni gjerat e duhura…
    Nese ju ka ndodhur te zgjoheni pa pritur nga gjumi ne mes te nates…dhe t’iu kaloj neper mend nje mendim…eshte shenj positive…jeni ne rrugen e duhur te te lexuarit te shpirtit…
    Mos beni zhurm…jo vetem ne mbremje…por edhe me sy hapur…pasi posedoni nderkohe aftesi zotash…nuk mund te lexoni kedo…eshte afetsi e kufizuar…ju thjesht I jepni vleren e duhur…edhe pse ndoshta jo ne kohen e duhur…
    E di si eshte?....jeni ngjitur ndonjehere ne shkallet qe te drejtojne ne “kuzum Baba”…eshte pika me e larte ne Vlore…vend I shenjte…
    Kur sheh shkallet nga pika zero…te duket lartesi e pa fund…kur je ne mesin e tyre…dhe kthen syt pas…te duket se je afer vendit te shenjt…e kur mbrrin…kthen syt serisht nga pika zero…thua:…uauuuu une I ngjita keto 200 shkall?...e kur je atje Brenda…shpirti prehet ne qetesi…lutje…miresi dhe pasterti shpirti qe vetem ne vende si keto mund ti gjesh…
    Cfare lidhje ka njera me tjetren do thoni ju?....kane shume them une,kane prehjen qe te dhurojne…kane pastertin qe buron se brendshmi….qe vetem nga krijesat e vecanta fitohet…
    Pra sic eshte zoti…dhe njeriu…njeriu qe zoti te dergon ne rruget e tua…ashtu sic nuk kishe pare ndonjehere…shpirt lakuriq…e te arrish ta lexosh qarte me syt e zemres…ate qe nuk te ofron asnje fjale…ne fund te fundit s’ka c’te duhen…tashme fjalet e tij dalin nga buzet e tua…e para syve te tu…shfaqet nje ekran madheshtor…ku radhiten te gjitha mendimet e skutet me te thella…qe ti e prek butesisht c’do dite…
    Dhe harrova te shtoj….kur ne fund hedh syt qe sheh qytetin nga ajo lartesi e mrekullueshme…njerezit te duhen kaq te vegjel…ti ndihesh plotfuqia e botes…pasi mban ne ajer mjira mendime…mijra hapa…e mijra endrra…qe syt I kerkojne dhe perkin c’do nat…
    Gjithcka te duket kaq e vogel…dhe jo vetem nga ajo lartesi…por gjithmone…asgje nuk eshte me e madhe dhe me e fort se ajo qe eshte Brenda ne ty…s’ka kufij mase…as forme..eshte thjesht nje qiell I hapur qe endet ne pa fundesi…jo endet…por rend…dhe as ka fillim dhe as fund…

  2. #2
    E..S...L...I Lirenti-Addicted Maska e Auroraa
    Anëtarësimi
    Jan 2013
    Vendndodhja
    Honoluluuu
    Postime
    3,023
    Gjinia
    Femer
    Reputacioni
    15
    Une besoj se ajri ngjyroset persosmerisht ne frymet qe buzet percojne larg...
    Une besoj ne shtrengimin e momentit qe te skllaveron deri ne palcen e shpirtit...
    Une besoj,ndjej,jetoj pertej asaj qe shihet...me sy te mbyllur ku shpirti etur therret
    Une e besoj se magjia nuk jeton ne njerez...as njerezit ne magjii...
    Magjia krijohet permes puthjes...qe ofrohet...te ofron pa fundesi...
    Nuk ka spjegim te detajuar...jeto momentin...eshte casti yt!...

+ Përgjigju tek Diskutimi

Tema të ngjashme

  1. Jeni "Pro" apo "Kunder" klonimit te njeriut?
    Nga smocking2 në forum Votime dhe Sondazhe
    Përgjigje: 19
    Postimi i Fundit: 08-12-2014, 01:00 AM
  2. "Metro" do te quhet "Windows 8"
    Nga vaaldr1n në forum Microsoft Windows
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 11-08-2012, 09:06 PM
  3. Si Te Krijoni Nje "ICE" TEXT EFFECT"
    Nga Diu Hacker Albania në forum Fotografia dhe Grafika
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 22-07-2010, 11:12 PM
  4. Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 28-07-2009, 01:15 PM