Shpėrthimi i papritur i Adnan Januzajt te Manchester United i ka bėrė shumė pėrshtypje edhe trajnerit tė Chelsea, Jose Mourinho. 18-vjeēari, i cili u shpall njeriu i ndeshjes nė fitoren nė “Old Traford” ndaj Swansea me 72% tė votave, po merr pėrsipėr lojėn krijuese tė “djajve” nė mungesė tė Wejn Runejt dhe Robin Van Persit e pikėrisht ky fakt nuk i ka shpėtuar syrit tė mbrehtė tė Special One, qė nuk ngurron tė thotė fjalėt mė tė mira pėr njė kundėrshtar tė tij nė fushėn e blertė.



“Ai ėshtė lojtar fantastik. Ai nuk duket si 18-vjeēar, por si 25- vjeēar. Januzaj ėshtė shumė i zgjuar dhe ndihet rehat me lojėn e tij. Ėshtė njė lojtar shumė i mirė dhe i rėndėsishėm.”

Sipas portugezit, djaloshin me origjginė shqiptare e pret njė e ardhme e jashtėzakonshme pėr vetė cilėsitė qė ka.

“Mendoj se Januzaj ėshtė lojtar shumė i mirė dhe me perspektivė pėr tė patur njė karrierė tė madhe dhe tė gjatė. Nuk e njoh djalin nga afėr, por ai duket se ka shumė besim nė vetvete”.

Adnan Januzaj mbetet njė nga objejkivat kryesore tė kombėtares shqiptare, edhe pse babai I futbollistit nuk ka dhėnė shumė shpresa pėr pėrfaqėsimin e Januzajt me Shqipėrinė nė arenėn ndėrkombėtare. Gjithsei, me pėrfshirjen madje edhe tė politikės nė kėtė ēėshtje, besohet se ekzistojnė mundėsitė pėr ta bindur talentin 18-vjeēar qė tė veshė fanellėn kuqezi.

Nga Adi Metaliu - SuperSport