A mundem qe pa fjale te te them “Si je”?...Ndoshta nuk kam arsye te te pyes…sepse per te bere gjerat e duhura asnjehere nuk ka pengesa….mirpo jam e sjellshme dhe nuk beja kurr dicka qe nuk do te te pelqente”…
“A mundem?.. te te prek me duar permes dite-neteve qe kerkojne krijesen tende…te te prek floket dhe fytyre…te bindem se je prej mishi…te bindem se je pikerisht ajo krijesa qe fle c’do nate ne endrrat e mia”…
Keshtu fillonte shkrimi I nje prej leximeve te mia te fundit…lexime qe kalojne neper sy dhe mend te udheve qe bashkojne hapat…nuk ka sajim…nuk ka imagjinat…eshte thjesht nje nderthurje mes shpirtrave njerezore…shpirtrave qe duan…

Sigurisht,eshte nje mosh tek njeriu…me sakt jane disa mosha…qe njeriu nuk e koncepton dot veten ne nje njeri me nje qendrueshmeri dhe sjellje fikse…sepse ndodhe te ndryshosh me ritme shume te shpejt…dikur mund te kesh qene gazmor…sot je nje njeri I heshtur…ose anasjelltas..
Me ndodhe shpesh te has thuajse c’do dite tipe te ndryshem njerezish…(ndoshta per shkak te profesionit)…mirpo asnjhere nuk kam mundur te kuptoj pse I komplikojne kaq shume sjellje te tyret?…
Shpesh me shohin si nje figure njeriu me te cilin mund te flasesh per c’do problem…edhe kur jam e futur dhe strukur ne nje bote timen…nuk di se si dhe ku me gjejne per te me rrefyer se cfare I shqeteson ne ato momente…(miq,apo njerez te ndryshem,ndoshta pak me te larget)…
Mundohem me cfare te mundem…t’iu vij ne ndihme…por ku dua une te dal me gjithe kete do thoni ju?...Te gjithe duhet ti ndihmoje te tjeret…dhe nuk duhet kurrsesi ta marrim si bezdi…me besoni edhe ata qe flasin me ty per problemet e tyre…nuk e kane shume te lehte…keshtu qe…ju me modesti me qetesi…duhet te beheni nje degjues I mire…per kedo…dhe te mund ti ndihmoni sa me shume te mundeni…
…dhe une e beje me kenaqesi…edhe pse ndoshta ndonjehere jo me deshire…e dini pse?...sepse jam nje tip njeriu qe I pejetoj shpirterisht gjerat…dhe keto biseda apo besim qe ato kane te une…me demtojne…e me demtojne shume…sepse ne momentin qe I degjoj nuk di….nuk di si te veproj dhe mbetem e heshtur per nje moment….duke I thene vetes shpesh…”ngele duke u ankuar kot,e sheh se sa te munduar jane njerezit ne bote?...

Mirpo serisht pas kesaj stregjatje times…nuk kam dal atje du duhet…ose ku do te doja une…
Shkurt!!!...perhere ne c’do orar te dites jemi te disponueshem per kedo…madje edhe nese nuk dukemi gjekundi…na kerkojne…njerezit jane te trishtuar dhe kane nevoj per nje mike te bisedojne…mirpo ecja sot dhe mendoja me vehte…si eshte e mundur?...edhe une u be kohe se kam ndryshuar…qofte fizikisht edhe shpirterisht…dhe madje shumica e kane vene re…si eshte e mundur qe nuk me kane pyetur…ke nevoj te flasesh?...ke nevoj te qash?...ke nevoj te hash?...per cfare ke nevoj?....cfare te mungon?....ose me thjesht…”mire je?...
Ndoshta vetem pyetja “mire je?...do te kishte nje lehtesim te madhe shpirteror…e une nuk do doja asgje te me pyesnin…vetem kaq…
Mirpo ecja dhe ecja me fjale dhe mendime qe me beheshin lemsh ne fyt…dhe nuk gjeta asnje krah te mbeshtetesha…sepse te gjithe kerkonin vajzen e heshtur te flisnin me te…per gjerat e tyre…e asnjehere ta pyesnin per te sajat…
…ose isha mes shume mikeshash ose familjar…qeshja,argetohesha…dhe kur ndaloja ato me fajsonin…po he pse heshte ti?,pse nuk na kput ndonje tjeter gallat nga ato te tuat?...une pervecse degjuese ne momente deshperimi…isha edhe ajo argetuesja ne momente gezimi…ohhhh,perfundimisht jeta eshte absurde…kaq e shtirur…e per fat te keq askund nuk e gjejme dot vetveten…askund…
Me ndodhe shpesh qe te kemi tema te lire me nxenesit e mi…ndonjehere shkruajme rreth tyre…ndonjehere bisedojme ne grup…me kujtohet tema e fundit ishte “pershtatja,mos pershtatja…te jesh vetvetja…apo te jesh gjithkush?...ose pak nga te gjithe…
Kjo ishte nje teme ne grup…bised…e argumentime…une isha serisht nje degjuese…por kete here kisha edhe deshiren me vehte…pasi isha teper kureshtare te dija se sa e rendesishme eshte per kete mosh (17)…te qenit vetvetja…apo mos ndoshta te gjithe kane lindur per te aktruar?...
Degjoja shume mendime…dhe pjesa derrmuese e klases ishte sipas tyre vetvetja…nderkohe qe e dyshova here pas here kete…
Madje I pyesja me detaje…se sa thelle e konceptonin ata faktin te “jesh ai qe je,ne nje bote qe nuk eshte si ty”…dhe normalisht mendimet dhe opinionet ishin nga me te ndryshmet…
-“zyshe,degjo!..me thot njeri prej tyre...nese njerezit do ta shfaqnin veten tek te tjeret sic jane…dmth pa u dashur te pershtaten…te qeshin si I vjen…te beje cfare ti doj qejfi,te shkoj ku te doj…pra me pak fjale te ishte njeri I lire ne mendime dhe veprime”…bota do te ishte me e bukur…por fakti qe njerzit ndrydhen perpara te tjereve kjo e komplikon boten…

-pra me beri pershtypje…qe edhe keta qe jane brez I ri…ecin me mendimin se cfare mendojne te tjeret…dhe duan ose jo pershtaten…
Mirpo pervec pershtatjes sone me te tjere…kaq te pa dukshme te jene vall ndjesit tona?...dmth pervec asaj buzeqeshjes qe kemi perhere…kaq e pa dukshme te jete vall shpirti yne…qe ne momente te caktuara kerkon t’ia mbath vrapit…e per kete nuk I duhen tabela e sinjalistika qarkullimi…por ne udhe qe si ka njohur…te pakten qe ne nje vend te pa njohur te perpiqet te jete vetvetja…ose shkurt…nese I vjen te qesh…ta beje pa frik…nese I vjen te qaj…te mos perdori masken ngushelluese shpirtrash…te qaj…me ze nese duhet…sherben per te sheruar shpirtin.;..

Nuk jam me mendimin qe te mos jemi te disponueshem…duhet te jemi pa tjeter…per te aferm dhe miq dhe jo vetem per ta..por edhe per nje te pa njohur nese e shihni ne veshtirsi duhet te zgjasni duart dhe zemren ta ndihmoni…nese kane nevoj per ty….ky pa dyshim eshte vlersim…sepse ne mijra njerez te zgjedhin ty te japesh nje mendim…e te mbeshtesin koken ose te fshin lotin…pra duart e tua te fshin lotin e tij/saj/tyre…
Mirpo ne shume njerez…ti zgjedh te ecesh neper trotuar te gjate te qytetit…te mendosh vete per nje zgjidhje…e ta fshish vete lotin tend…sepse askush nuk gjendet aty te te pyes…mire je?...dhe pse e shohin se vertet ti nuk je mire…se dicka e ka plagosur,prangosur shpirtin tend…qe sado qe qesh me ze…serisht ndihet bllokim frymarrje ne kraharorin tend…
Ndoshta te vetmit njeri qe ja fsheh dhembjen eshte nena jote…asaj po…asaj nuk duhet ti shfaqesh asnjehere dobesi,dhe lot…sepse do ta lendoje shume…oh,dhe ketu vjen vuajtja me e madhe…per te bere ate te qeshesh…lufton me lotin tend nder shpirt…e kapercen sa here…ama se nxjerr nga syt…sepse zemren e saj e do shume…dhe nuk do te doje ta lendoje kurr ne bote…
Ama shpirti saj e ndjen…e te pyet mire je?...dhe e vetmja deshir eshte te shkosh ta shtrengosh fort…ti thuash “faleminderit qe me pyete nene”…mirpo nuk e bene…sepse nese do e beje…oh,do te shpertheje ne lot ne krahet e saj…dhe I buzeqesh prej cm larg…jam mire nene…a nuk me sheh?...jam si dielli…vetem po qesh…
Pastaj vjen nje moment…qe njerzit me te mire te zemres nuk jane askund…dhe ndoshta kjo te dhemb me shume…sepse ishe mesuar te qeshje dhe qaje ne nje shpirt njeriu qe ishte I hapur me ty gjithmone…e ta ndjente dhembjen…ama…kur s’ka s’ka e duhet te mesohesh…se ndonjehere duhet te qash pa ze dhe lot…edhe pse kraharori enjtet…s’ka gje…shtrengojeni dhembjen me dhembe…dhe mos largoni buzeqeshjen nga buza dhe syri juaj…

Duhet te keni parasysh dicka…kur gjeni nje krah qe ju degjon,ju ndihmon,ju udhezon ne momentet tuaja me te dobta emocionale…ndonjehere kete njeriun duhet ta pyesni…edhe kot…nese eshte mire?...nese ka nevoj te flas?....sepse ndoshta pertej atij njeriu te fort…egziston nje zemer e brisht…qe ka nevoj per nje streh…e per nje mik…mos u kurseni ju lutem…sepse eshte njeri e njerezit keshtu jane…kane nevoj ndonjehere per nje fjale…
Askujt nuk I mungon nje njeri…askujt…madje miqte jane te shumte…por miku nuk eshte ai qe te ofron nje kafe,I ofron nje kafe…shkemben biseda mbi politiken,artin,humorin,…ndoshta eshte me shume se kaq…ai qe te lexon syt edhe pse qeshin…ai qe te ndjen dhembjen edhe pse ti e fsheh mire…ai qe te zgjat krahet te te perqafoj…e te te thot se gjithcka do behet mire…
Ndonjehere nxenesit ose edhe koleget e mia me thone…si eshte e mundur …qe jeni perhere kaq e qete dhe e buzeqeshur?...asnjehere nuk merziteni ju?...nuk lodheni ndonjehere dhe te vini me syt e zgurdulluar ose te pergjumur?...si eshte e mundur qe jeni perhere e kuruar…dhe mbi te gjitha kaq e qete?...kjo qetesia juaj na bene pershtypje shume…sepse pas c’do mesimi me teme te lire…ti e kthen tekstin ne nje ore te bukur argetimi…nuk ke probleme ti zyshe?...

..Une buzeqesh sic me ndodhe shpesh … dhe I’u them ,jeta eshte e shkurter per te ulur nr e buzeqeshjeve…per te vrar mendjen me gjera te vogla…sepse asgje nuk eshte me e bukur,se sa te punosh ne nje pune qe e bene me passion…dhe kur nisem per tek ju…une I fshij c’do gje qe mund te kem…dhe mes jush ndihem jashtzakonisht mire…duhet te jeni te lumtur qe me dhuroni kete efekt apo jo?!!!...
Sigurisht edhe ju,edhe kushdo…ne “canten” tuaj te zakonshme…vendosni buzeqeshje…allegri…e serisht buzeqeshje…sigurisht keto jane diten…ne jastekun e mbremjes…zbrazeni “thesin”…ama vetem aty…sepse butesia e tij…do zbus lotin tuaj…