Receta Gatimi

....Melodia e Eres....


+ Përgjigju tek Diskutimi
Rezultatet nga 1 deri tek 2 prej 2
  1. #1
    E..S...L...I Lirenti-Addicted Maska e Auroraa
    Anëtarësimi
    Jan 2013
    Vendndodhja
    Honoluluuu
    Postime
    3,023
    Gjinia
    Femer
    Reputacioni
    15

    ....Melodia e Eres....

    Sot frynte ere e cmendur ne qytet…shpesh me kujtohet kur isha e vogel…luaja me te…ne oborrin e ster madhe…isha ndoshta 6-7 vjece….ose edhe me e madhe…dhe nena ime shpesh pinte kafen me hallat ose tetot e mia atye nen strehen e ballkonit…e une luaja me eren…sa e sa here hapja krahat drej saj…
    Nuk di te pershkruaj me imtesi ato levizje te miat…di vetem se kerceja e kendoja me te…madje beja shpesh rrotullime…sa ndonjehere e gjeja veten te pa fuqishme pertok…duke pare pa fundesine e qiellit…
    Hallat e mia shpesh I thonin mamit te me merrte Brenda…se isha shume e vogel…dhe fortesia e eres mund te me dergonte te perplasur ndokund…mirpo nena ime qeshte…dhe me shihte duke buzeqeshur dhe me pershendeste me dore…nuk shqetesohej…
    -Ato e shihnin me habi…si eshte e mundur qe e le vajzen te luaj jasht ne nje ere te cmendur?...nuk ke merak?...
    -mami qeshte,me kujtohet si fraz sepse edhe kur u rrita ma thonte shpesh kete…”era nuk mund ti beje keq vajzes sime…ato jane njesoj”…vetem luajne me njera-tjetren…e era ashtu sic e hedhe edhe e shtrengon te voglen time…e kam pare me keta sy…e do shume…se kane nje emer e nje shpirt…
    Sot cuditrisht kjo ere e cmendur me nervozon…megjithse here here me bene te qesh…duke soditur shpesh njerzit…kane nje lekundje flokesh…fytyre…e rrobat qe mbajne veshur jane ngaterruar keq…kjo me argeton paksa…te qesh me vehte nderkohe qe I veshtroj nga larg…
    Mirpo sot pak e ashper me duket natyra e saj…eshte totalisht jasht shijeve te mia…ose le te themi se do te me pelqente te shihja me te qete…me te zbutur dhe me miqesore…pasi ka nje perkundje te thell mes saj dhe njerezve…ndoshta disa e anashkalojne…mirpo une s’do ta beja kurrsesi…megjithse perpiqem ta mohoj…kam vertet nje lidhje te thell me te……
    ..pastaj ecja dhe val mendimesh ecnin me mua…mos ndoshta kjo me bente te mos doja “stuhin” e kesaj dite…sepse jane te teperta mendoj…kane nje efekt te jashtakonshem…te trazojne me forcen dhe natyren e tyre…
    Asnjehere nuk kam mundur ta perkufizoj dot gjendjen shpirterore ne te cilen ndodhemi ndonjehere…sepse te ngjason gjithcka bosh dhe pa kuptim…nderkohe te mendosh se sa njerez vujane mungesen e urise sot ne bote…mungesen e prinderve…ect
    Dhe serisht une mes mijra mendimesh pyes veten vazhdimisht…cfare kam?...pse jam keshtu?...ose le te themi se nuk ka vend per pyetje kur dihen pergjigjet…
    Cfare keni ju te shtrenjte ne jeten tuaj?...mendoni pak…ndoshta per kete pyetje 5 minuta jane shume…mirpo serisht duhet kohe per te permdendur gjithe gjerat e shtrenjta…pasi njeriu ka shume…eshte familja,I dashuri,e dashura,miku,mikja…puna…ect…mirpo e di cfare po mendoja nderkohe qe shkruaja shembujt e mundeshem…sepse gishtat e mi ndonjehere ecin ne te njejtin hap me mendjen…po mendoja se asgje nuk mund te jete me e shtrenjte…se sa personit qe ja ve kete emer…dhe une nuk e permend shpesh me ze…ama e drejtoj vetem ne vendin,kohen,njeriun e duhur…thjesht “I shtrenjte”…sepse kam nje…nje cfare te them…me fjale nuk e shpreh dot…kam jashtzakonisht nje dashuri,miresi,dhe mirenjohje te thell ndaj kesaj ndjenje…e ketij emri…
    Dikur me kujtohet nje pyetje e nenes sime…me pyeste shpesh megjithse I kishte te qarta synimet e mia…
    -cfare do te doje te beheshe kur te rritesh zemra ime?...
    -mesuese therrisja une…e une as qe e dija rendesine e kesaj dege…vetem kisha shume qejf kur mblidheshim me shoqet dhe ato ishin nxeneset e mia…ndoshta sepse edhe kisha lindur ne kete dite…zoti eshte I cuditshem ndonjehere…disa gjera I bene kaq te programuara…te cuditshme…
    -zemra e mamit…thuaji mamit…po tjeter,cfare do te doje te beje ne jete?...
    -te behem si ty mami…keshtu e bukur sic je ti…e mire sic je ti…e te gatuaj mire si ty…qe edhe pse je e vuajtur ne jete….me kreh floket…me vesh per ne shkoll…e me puth si tani….
    -ah e shtrenjta e nenes tende…mami te do shume…
    -mami cfare do te thote e shtrenjte?...e pyeta
    -ohhh,,, nuk shpjegohet me fjale….mirpo une do mundohem…do te thot mami te ka driten e syve…e mami te ka jete…qe te duaaa shume,e qe te kam vogelushen time…je e shtrenjte…ke vlere te pa cmuar…c’do femije per nenen e tij eshte dhurat e pasuri qe nuk ka te paguar…nuk di e vogla ime…mami nuk di te ta shpjegoj fjale per fjale…sepse eshte fjale kaq e madhe se nuk gjendet asnje krahasim…
    Dhe sot…pikerisht sot…mu kujtua kjo fjale…qe dikur nena ime ma kishte shpjeguar…e une nuk arrija ta kuptoja dot…derisa nje krijese I vura kete emer….mirpo edhe une si nena ime…nuk di te gjeje krahasim dhe fjale te per afert…sepse asnje fjale tjeter nuk e zevendeson…eshte kaq unike…dhe kaq kaq e bukur…
    Ne jete kemi shume menyra per te perkufizuar adhurimin ndaj dickaje…ose ndaj dikujt…mirpo asgje nuk eshte me e bukur se sa te prakttikosh dhe te njohesh vleren e atyre fjaleve qe per here te pare mesohen nga nena…asgje asgje…
    Nena nuk nxjerr kurr fjale boshe nga goja…ato qe mesohen ne vogeli ndoshta nuk I njohim…ama kur rritemi…I kuptojme se sa vlere te madhe kane…e se sa te rendesishme behen…
    Mirpo e dini?...pas disa momentesh qetesie…po e shoh eren me dashuri…edhe pse sillet si e terbuar ne qytet…shkund gjethe…e tund pem…ajo thjesht tregon se sa e gjalle eshte bota nen frymen e saj…se sa energji ka Brenda saj…se sa forc buron pertej se pa dukshmes…ka veti te te thith ne ajrin e saj…nuk ka per qellim te te rrezoj,pengoj….jooo…ajo thjesht pelqen te shuaj qetesine…e ti jap frym qytetit…te ndihet se pa te bota eshte kaq e zbrazet…e se duket kaq e embel kur luan me dallg…vetem ta shihni se sa…
    Cuditrisht kam aftesi te mos I marr inat per shume kohe gjerat…nuk e beje dot edhe te dua…nese do te mundja do te dilja ne ballokon e te luaja me eren…oh,kam nje deshir te cmendur me besoni…mipo nuk me mjafton pak hapsir…ndoshta era me prêt ne trotuarin e qytetit…te ecim bashke…pa harruar te shtrenjtin…e musiken…dashuri e pa shmangeshme…mendime qe te cmendin…e per te fluturuar me eren perqafime dhe puthje ne ajer…
    Qyteti duket kaq I bukur…e mart edhe pak…sa pak?...ndoshta disa ore…

  2. #2
    E..S...L...I Lirenti-Addicted Maska e Auroraa
    Anëtarësimi
    Jan 2013
    Vendndodhja
    Honoluluuu
    Postime
    3,023
    Gjinia
    Femer
    Reputacioni
    15
    ...Kjo eshte nje poezi qe ma kane shkruar mua...sa e bukuuur!!!...

    SYTË E ERËS

    Në sytë e erës,
    në diellin e saj
    Tretem në ëndërr,
    qiri i pafaj.
    Në buzën burim,
    si zog i etur,
    Mbi gjoskin e erës
    me frymë i mekur.
    Magjia e erës,
    e erës magji,
    Në qiell ndez yje,
    në zemër dashuri.
    M’i lidh moj erë,
    krahët në qafë,
    Ç’mendu furtunë,
    të bëhem flakë.
    Unë di të lundroj,
    në shpirtin tënd,
    Flokëvelat e tua,
    më bëhen këngë.
    Puthjet prej ere,
    prej ere dhe varrin,
    Në gushën e erës,
    vdes dhe ringjallem.

    _Myrteza Mara_

+ Përgjigju tek Diskutimi

Tema të ngjashme

  1. Kush eshte Kercimi dhe Melodia juaj e preferuar?...
    Nga Auroraa në forum Chit Chat
    Përgjigje: 62
    Postimi i Fundit: 08-12-2015, 10:45 PM
  2. Ja si ulet një avion në mes të stuhisë së erës (Video)
    Nga gjendar në forum Ngjarje Nëpër Botë
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 14-01-2012, 12:08 AM