Receta Gatimi

Si tė luftojmė pagjumėsinė natėn vonė


+ Pėrgjigju tek Diskutimi
Rezultatet nga 1 deri tek 2 prej 2
  1. #1
    Super Forumist Lirenti-Addicted Maska e Erinaa
    Anėtarėsimi
    Jun 2010
    Postime
    6,231
    Gjinia
    Femer
    Reputacioni
    0

    Si tė luftojmė pagjumėsinė natėn vonė

    Nėse keni probleme me gjumin, disa metoda tė thjeshta relaksimi mund t’ju ndihmojnė pėr tė hequr qafe pagjumėsinė. Nė shumicėn e rasteve mjaftojnė metodat natyrore dhe ilaēet duhet tė merren vetėm nė raste ekstreme

    Ėshtė ora katėr e mėngjesit. Hėna shkėlqen, qeni gėrhet dhe t’i vijon tė jesh zgjuar. Ndoshta shikon ngjyrat e krijuara brenda qepallave tė tua ndėrsa je mbledhur, duke menduar se nėse pretendon se po fle, natyrisht gjumi do tė vijė.

    Ose nėse shikon ngjyrat nė tavan ose rrobat tė hedhura nė dysheme, do tė vijė ora 4.01 dhe ti thjesht sa do tė mendosh diēka tjetėr. Ti e di se nuk duhet tė mendosh dhe nuk duhet tė shikosh – ti duhet tė jesh duke fjetur! Ke nevojė tė domosdoshme pėr shtatė orė gjumi me cilėsi ēdo natė. Ideja se nuk mund tė flesh, se nuk tė zė gjumi, ėshtė acaruese nė kulm. Dhe pikėrisht acarimi e bėn edhe mė tė vėshtirė tė fjeturit.

    Por ēfarė mund tė bėsh? Hapi i parė i domosdoshėm pėr gjumė tė mirė ėshtė qė tė rregullosh orėn biologjike, pra tė biesh nė krevat pėr tė fjetur nė njė orė tė caktuar dhe tė zgjohesh po nė orėn e caktuar. Natyrisht, ėshtė e domosdoshme qė krevati tė pėrdoret vetėm pėr tė fjetur gjumė (apo seks) dhe qė tė mos qėndrosh shtrirė nė tė gjatė orėve tė ditės. Por kjo ėshtė pėr zgjidhjen afatgjatė tė problemit. Ēėshtja e parė tani ėshtė si tė biem tė flemė nė orėn 4 tė mėngjesit kur duhet tė kapim ato pak orė para se tė zbardhė pavarėsisht se nuk na flihet.

    Kėshillat mė poshtė mund tė tė ndihmojnė. Kėshilla e parė ėshtė nga Erik Olson, bashkėdrejtor i qendrės sė Mjekėsisė sė Gjumit.

    Dil nga shtrati. Nėse qėndron nė krevat dhe je zgjuar, i dėrgon vetes tėnde mesazhin e gabuar. “Nė thelb ti po stėrvit trupin pėr tė mos fjetur pavarėsisht se je nė krevat, po e mėson tė qėndrojė shtrirė dhe zgjuar”, thotė eksperti. “Dhe mendja juaj nuk mund tė pėrshtatet me kėtė”.

    Sa mė gjatė tė qėndrosh nė kėtė gjendje, aq mė shumė acarohesh. Dhe problemi ėshtė se ne fillojmė tė vendosim njė shenjė barazie mes dhomės sė gjumit dhe gjumit tė parehatshėm.

    Pra nėse nuk je nė gjendje tė tė zėrė gjumi brenda 15-20 minutave pasi ke rėnė nė krevat, dil nga krevati dhe nga dhoma. Pėrpiqu tė bėsh diēka relaksuese dhe jostimuluese. Dėgjo muzikė, lexo njė libėr. Mund tė mendosh madje edhe tė pastrosh shtėpinė apo tė gatuash, sugjeron Olson.

    Njė banjė mund tė shkojė mirė, pėr shkak se gjumi mund tė joshet nga rėnia e temperaturės sė trupit pas banjės. Ēfarėdo aktiviteti tė zgjedhėsh, duhet ta bėsh atė jashtė krevatit dhe pastaj tė kthehesh vetėm kur tė ndihesh i pėrgjumur.

    Pėrdor teknika relaksimi. Mund tė pėrdorėsh ēfarėdolloj metode relaksimi qė njeh pėr tė luftuar pagjumėsinė. Pėrdor pozėn e parapėlqyer tė jogės. Medito. Njė mėnyrė e thjeshtė fare, merr frymė thellė. Thjesht kushtoji vėmendje ngritjes dhe rėnies sė frymėmarrjes dhe pėrqendrohu nė pjesė tė trupit tėnd ku ndien se oksigjeni po depėrton, qofshin mushkėritė apo diafragma.

    Sugjerohet edhe relaksimi progresiv i muskujve: duke punuar nga gishtat e kėmbėve deri te balli, mund tė tensionosh ēdo grup muskujsh pėr pesė sekonda para se t’i lirosh. Vizualizimi ėshtė njė teknikė tjetėr klasike relaksimi. Imagjinoni veten nė ndonjė vend tė kėndshėm dhe tė qetė. Po sa i pėrket nėnės sė tė gjitha ilaēeve kundėr pagjumėsisė – numėrimi i deleve?

    Olson e sheh kėtė si “teknikė heqjeje vėmendjeje” njėsoj si vizualizimi. Kur vjen puna te gjumi, thotė ai, “sa mė shumė tė pėrpiqesh, aq mė i pamundur bėhet”. Pra nėse numėron kafshėt e fermės apo e imagjinon veten nė ndonjė ishull tropikal, ideja ėshtė e njėjtė. “Po heq nga mendja idenė ‘nuk fle dot, nuk fle dot, nuk fle dot’. Po e ēon mendjen te diēka tjetėr.

    Lehtėso ankthin. Nė disa raste pagjumėsia vjen nga shqetėsimet. Truri juaj po punon me shpejtėsi, duke menduar pėr llogarinė bankare apo pėr njė takim tė rėndėsishėm nesėr apo pėr fėmijėn tuaj nė telashe me shkollėn. Njerėzit vazhdimisht kanė probleme kur vjen puna pėr tė “qetėsuar mendjen” gjatė natės. Duhet ta stėrvitėsh mendjen pėr tė menduar pėr kėto gjėra nė kohė mė tė pėrshtatshme gjatė ditės.

    Bėj njė orar ēdo ditė, mes punės dhe darkės pėr tė mbajtur shėnim mbi atė qė tė shqetėson e si janė punėt. Shpesh ėshtė kaq e thjeshtė. “Ti e fle mendjen duke thėnė ‘mendova pėr kėtė punė sot dhe nuk kam asnjė zgjidhje pėr momentin”, thotė Olson.

    Duke i dokumentuar sistematikisht shqetėsimet gjatė ditės, do tė kesh mė pak gjasa tė fiksohesh mbi to gjatė natės.

    Natyrisht, vendosja nė raft e shqetėsimeve tė tua ėshtė e mirė, por ėshtė shpesh ēėshtje vesi qė krijohet gjatė ditės, gjatė orėve kur supozohet se duhet tė jesh i vėmendshėm dhe i kthjellėt. Edhe nėse je nė orėn 4 tė mėngjesit dhe nuk tė lėnė mendimet tė flesh, atėherė ēohu, hidhi mendimet mbi shqetėsimet nė njė copė letėr, merr frymė thellė disa herė ose mendo diēka tė bukur.

    Njė ankth tjetėr qė na zė nė orėt e natės tė pagjumė ėshtė pikėrisht rritja e vetėdijes pėr faktin se nuk po fle gjumė, ndėrkohė qė duhet tė flesh. Stresi dhe lodhja – emocione qė jo gjithmonė sjellin relaks – pėrshkallėzohen ndėrsa ti pėrpiqesh tė flesh dhe je i pėrqendruar te mendimi se pas pak orėsh duhet tė jesh gati pėr punė. Sugjerimi i ekspertėve ėshtė qė duhet tė heqėsh nga mendja idenė se tė kanė mbetur pak orė pėr gjumė. Mos e shih orėn, ktheje atė nga krahu tjetėr.



    Ilaēe, por me kujdes. Nė rast se e sheh tė pamundur tė flesh pa ilaēe, mund t’i marrėsh ato, por mjekėt nuk i rekomandojnė kurrė me pėrjashtim tė rasteve ekstreme. Ėshtė mė mirė qė tė provosh tė gjitha teknikat e tjera para se tė mendosh se ke nevojė pėr ilaēe qetėsimi. Por nė rast se kėto teknika nuk e zgjidhin problemin, atėherė para se tė shkosh tek ilaēet, mendo edhe diēka tė fundit. Ora e zgjimit duhet tė jetė ora 7 e mėngjesit, jo ora 11. Pėrpiqu me ēdo kusht tė ēohesh herėt nė mėnyrė qė tė arrish tė flesh herėt. Nė tė gjitha rastet, ilaēet kanė efekt edhe pasi je zgjuar dhe rreziku ėshtė i madh, veēanėrisht nė rast se do t’i japėsh makinės pėr tė shkuar nė punė.

    Mjekėt rekomandojnė gjithmonė qė edhe nėse merren, ilaēet nuk duhet tė merren nė 4 tė mėngjesit.

    Takohu me njė mjek. Nėse pagjumėsia ėshtė e vazhduar dhe po shkatėrron orarin tėnd tė ditės, atėherė zgjidhja ėshtė tė konsultohesh me njė mjek. “Kur njerėzit fillojnė tė ndihen se janė tė shqetėsuar pėr gjumin qė bėjnė gjatė ditės, kjo ėshtė pikėrisht koha kur kanė nevojė pėr konsulta mė tė specializuara”, thotė Olson.

  2. #2
    E..S...L...I Lirenti-Addicted Maska e Auroraa
    Anėtarėsimi
    Jan 2013
    Vendndodhja
    Honoluluuu
    Postime
    3,023
    Gjinia
    Femer
    Reputacioni
    15
    Po he moj Erina ku ishe se kam probleme me gjumin...fle shume vone.......

+ Pėrgjigju tek Diskutimi

Tema tė ngjashme

  1. Heret a vone...
    Nga Erinaa nė forum Chit Chat
    Pėrgjigje: 336
    Postimi i Fundit: 17-10-2013, 03:34 AM
  2. Si tė luftojmė viruset nė stinėn e teshtimave
    Nga ardona nė forum Trupi dhe Shėndeti
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 01-11-2010, 03:15 PM
  3. Disa kėshilla pėr tė shmangur pagjumėsinė
    Nga ardona nė forum Trupi dhe Shėndeti
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 27-09-2010, 01:53 AM
  4. Shtate sekretet per te mundur pagjumesine
    Nga Kliton nė forum Trupi dhe Shėndeti
    Pėrgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 26-09-2009, 08:01 PM
  5. Vonė pėr pune?!
    Nga Lirenti nė forum Chit Chat
    Pėrgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 02-04-2007, 12:07 PM