12 Shenjat e Horoskopit si e shprehin dashurine... dhe sa dashurojne!!!...


+ Pėrgjigju tek Diskutimi
Rezultatet nga 1 deri tek 5 prej 5
  1. #1
    E..S...L...I Lirenti-Addicted Maska e Auroraa
    Anėtarėsimi
    Jan 2013
    Vendndodhja
    Honoluluuu
    Postime
    3,023
    Gjinia
    Femer
    Reputacioni
    10

    12 Shenjat e Horoskopit si e shprehin dashurine... dhe sa dashurojne!!!...

    Receta Gatimi

    Dashi dhe Dashuria

    Nė lojėn e dashurisė tė lindurit nėn shenjėn e Dashit ata janė gjithė zjarr por dinė tė jenė edhe romantikė me partnerin. Nė dashuri godasin lehtė sidomos nė moshė tė pjekur. Disa prej tyre janė besnik kur martohen dhe janė pėr familje tė madhe, pėr tė tjerė dashuria ėshtė njė problem i dorės sė dytė. Nė lidhjet personale ata janė tė sinqertė, direktė, janė miq bujarė dhe entuziastė. Kanė dėshirė tė fortė seksuale qė i bėn dashnorė pasionantė, por dhe tė bezdisshėm. Dėshira e tyre e fortė seksuale i bėn Don Zhuanė dhe martesat mund tė dėshtojnė. Nė se ty tė pėlqen njė dash duhet tė lidhehs me tė me mish dhe shpirt, ndryshe do ta humbėsh.

    Femra e Dashit nė Dashuri.
    Femra e shenjės sė Dashit nė dashuri sillet si njė fitimtare e vėrtetė, dhe pse tek ajo mbetet gjithmonė njė pasiguri dhe frikė se mos dėshton nė qėllimin e saj. Nė martesė synon tė luajė njė rol mbizotėrues dhe udhėheqės. Kur bėhet nėnė do qė vetėm ajo tė luajė rolin e edukatores sė fėmijėve. Nė periudhėn e fejesės mund tė ndodhė qė tek ajo tė alternohen momentet e entusiazmit tė madh me momente tė tjera refuzimi dhe pasigurie kundrejt shokut tė saj. Kjo bėn pjesė nė temperamentin e saj. Megjithatė dashurinė e jeton nė mėnyrė shumė pasionante dhe instiktive, sensuale dhe me xhelozi, pa toleruar me njė romanticizėm relativ. Ėshtė e qartė qė nė raportin sentimental femra e kėsaj shenje mbetet e paduruar, kokėfortė dhe egocentrike. Megjithatė duhet njohur aftėsia qė ka pėr tė frenuar xhelozinė e saj tė pafund dhe nuk pėrjashtohet tė arrijė tė bėjė tė ndryshojnė mendim, sepse do tė sillet nė kėto raste me njė utėsi tė pafund pėr tė cilin dhe ajo vetė ka gjithmonė shumė nevojė. Nė dashuri ajo sillet nė mėnyrė tė vrullshme, tė rrėmbyeshme. Por shpėrblimet e saj kanė jetė tė shkurtėr e nuk lėnė gjurmė. Pėrpiqet tė zotėrojė edhe nė jetėn e burrit tė saj. Ajo di ta jetojė dashurinė me bujari. Burri i saj ideal duhet tė dijė ta mbrojė nga vetja e saj dhe nga tė tjerėt e ta bėjė tė ndihet se ėshtė nė qendėr tė vėmendjes sė tij. Me tė ajo do tė sillet nė mėnyrė altruiste, por megjithatė nuk u jep shumė rėndėsi kėrkesave psikologjike

    Mashkulli i Dashit nė dashuri
    Pėrsa i pėrket dashurisė, mashkulli i kėsaj shenje sillet nė mėnyrė mjaft posesive (zotėruese) dhe nuk i merr shumė nė konsideratė nevojat psikike tė partneres sė tij. Edhe ai si femra ėshtė i vrullshėm dhe entuziast, gjithmonė shumė instiktiv dhe nganjėherė thuajse primitiv por edhe prepotent, dyshues dhe shumė polemist. Temperamenti i tij ėshtė shumė sensual, pasional dhe tepėr vital; tė kėrkon tė konsiderojė femrėn qė dashuron si njė pronė tė tij. Ai ėshtė xheloz por mundohet ta fshehė dhe arrin tė duket thuajse indiferent, nė tė vėrtetė ai vuan nė heshtje pasojat e xhelozisė, dhe pėr asnjė arsye nuk do tė pohojė nevojėn e lindur pėr t’i kushtuar si vėmendje tė vazhdueshme, sepse e konsideron si njė simptomė dobėsie. Nė raportin e ēiftit ai vendos gjithė kokėfortėsinė e tij; ndihet shumė nevoja qė ka pėr t’iu imponuar gruas sė tij dhe pėr tė arritur atė qė ka parapėrcaktuar. Ai di tė fitojė duke u munduar tė duket nė sytė e tė zgjedhurės tamam siē do ta dėshironte ajo, veēse pastaj ai ėshtė shumė xheloz, sedėrmadh por edhe grindavec. Ai i pėrshtatet me vėshtirėsi dhe ėshtė relativisht i paaftė pėr t’u thelluar, duke qenė sipėrfaqėsor, ai nuk preokupohet shumė pėr dėshirat e nevojat e femrės qė dashuron. Seksualisht mashkulli i shenjės sė Dashit sillet nė mėnyrė tė shėndetshme, tė zjarrtė, pa sfumatura dhe butėsi. Me shoqen e tij mund tė jetė shumė bujar ose jashtė mase koprac; pra mashkulli i lindur nė kėtė shenjė nuk njeh dhe rrjedhimisht nuk zbaton asnjė rrugė tė ndėrmjetme. Mund tė ndodhė qė tė rrėmbehet shumė nga puna dhe nė kėtė rast ēifti e kalon pa brejtje tė ndėrgjegjes jetėn.


    Demi ne Dashuri

    Demi nė dashuri
    Nė dashuri ata janė tė devotshėm, romantikė dhe hera – herės posesivė, kėrkojnė durim dhe besnikėri. Janė shumė tė ndjeshėm dhe ėshtė e domosdoshme tė gjejnė njė marrėveshje fizike tė pėrkryer me partnerin e tyre. Dashurinė ata e shprehin copė. Janė partnerė besnikė dhe konstantė, e duan shtėpinė, janė prindėr xhentilė dhe s’kėrkojnė shumė nga fėmijėt e tyre. Nėse dikush ofendon unin e tyre, ata bėhen tė tėrbuar dhe janė gati pėr paqe vetėm nėse kėrkesat e tyre pranohen. Demat duhet tė mos pėrdorin pasurinė pėr tė mbuluar njė dėshirė tė thellė. Kanė gjithashtu nevojė tė eksplorojnė thellė shpirtin e tyre pėr t’u ndjerė nė harmoni me botėn. Duhet tė gjejnė vlerat e tyre mė tė vėrteta dhe mė tė thella. Kur t’i gjejnė ato, s’do tė lidhen mė me zinxhirė pas njerėzve apo pas parasė.

    Femra e Demit nė dashuri
    Nė dashuri femra e lindur nė kėtė shenjė ėshtė veēanėrisht e ndjeshme, tejet e pėrkushtuar, lozonjare ndėrkohė qė me partnerin e saj ėshtė e dashuruar pėrjetė. Pėrpiqet qė mashkullin ta mbajė tė lidhur edhe kur ėshtė e ndėrgjegjshme midis tyre ka marrė fund. Pavarėsisht nga situatat di tė mbajė formėn dhe ekuilibrin, ėshtė instikti qė e drejton e megjithatė tregohet objektive dhe nė raportet sentimentale me tė shoqin. Di tė ruajė dinjitetin pa u dhėnė pas aventurės sė “gjuetisė” sė mashkullit qė kėrkon t’i largohet edhe sikur t’i paraqiteshin rrethana tė favorshme pėr njė gjė tė tillė. Kjo nuk do tė thotė se nuk ka njė temperament mjaft xheloz dhe sundues. Nė tė vėrtetė kur merr vesh se e kanė tradhėtuar xhindoset, nė kėtė rast ndonėse me njė natyrė mjaft paqėsore e humbet plotėsisht sensin e masės. Femra e lindur Dem pa ngurrim mund tė pėrcaktohet njė femėr qė instiktivisht kėrkon me pasion dhe vendosmėri martesės sedhe i nėnshtrohet mjaft zakoneve si dhe faktit se nė dashuri dhe nga bashkimi zyrtar pritet edhe qėndrueshmėria materiale tė cilėn ajo e ndjen tė nevojshme. Ėshtė romantike (mė shumė se mashkulli i shenjės Dem) xheloze nė shkallė tė lartė, shumė e duruar dhe alegro, njė partnere e aftė pėr njė pėrkushtim absolut ndaj mashkullit tė saj pėr tė cilin ėshtė gati tė mohojė gjithēka. Nga dashuria ajo pret nė mėnyrė tė veēantė dashuri tė shumėanėshme. Nė marrėdhėniet intime ajo ėshtė “e nxehtė”. Pasioni i saj pėr dashurinė ėshtė i tillė sa qė arrin ta konsiderojė mashkullin si pronė tė veten. Vetėm dashuria pėr fėmijėt dhe dedikimi ndaj miqve tė thella mund t’i shkėpusin femrės sė Demit vėmendjen pėr mashkullin e saj. Ndėrkohė prej tij ajo do tė kėrkojė impenjimin e plotė dhe tė pėrhershėm nė marrėdhėniet midis tyre si nė planin fizik ashtu dhe nė atė intelektual. Nėse tradhėtohet reagimi i saj mund tė ēojė nė prishjen e plotė tė njė lidhjeje pa menduar paraprakisht.

    Mashkulli i Demit nė dashuri
    Nė dashuri mashkulli i lindur nėn shenjėn e Demit dallohet mė shumė pėr pasionin sesa pėr ndjenjėn dhe me partneren sillet hapur e le tė lirė, por kėrkon qė tė respektohet qetėsia e tij brenda mureve tė shtėpisė. Mashkulli i Demit ėshtė shumė i ndjeshėm, xheloz jashtė arsyes por di t’i japė mjaft ngrohtėsi dhe butėsi femrės qė do. Meqėnėse edhe nė dashuri instikti qėndron mbi arsyen, ēarjet sentimentale mund tė shfaqen papritur nė fundin e dashurisė. Mashkulli i shenjės sė Demit ėshtė tip i gėzuar, vetėmohues, besnik dhe mjaft bujar, nuk i pėlqejnė situatat e vėshtira dhe marrėdhėniet e ēiftit i jeton mirė e nė mėnyrė tė mbyllur. Ai e shpreh dashurinė e tij shumė tė natyrshme por ėshtė gjithnjė i vėmendshėm pėr ta ruajtur sa mė shumė pėr vete jetėn e tij sentimentale. Ėshtė i dashuri, i butė dhe qė urren ēdo lloj zėnke por dhe sikur tė ngatėrrohet me ndonjė prej tyre nuk mban mėri gjatė. Ai urren tė jetuarit e situatave pak tė qarta qė, siē e ndjen ai, vėnė nė rrezik qetėsinė e tij.

    Binjaket, ne Dashuri

    Binjaket ne dashuri
    Ne dashuri binjaket nuk jane te qendrueshem dhe besnike, hera-heres kane nje aspekt qe mund te quhet imoral. Ka binjake qe perfshihen ne emocione te forta, ka edhe te tjere qe jane kunder sentimentalizmit sepse jane logjike. Ne dashuri thellesia e ndjenjave te tyre zgjat pak, me tej ata behen flirtues dhe te ceket. Ju pelqen biseda e nivelit te larte, por mund te futen ne grindje pa kuptim duke u bere genjeshtare dhe tradhtare. Ata jane te paqendrueshem sepse jane gjithmone ne kerkkim te dickaje te re, te bredhin me lule(sidomos meshkujt). Jane te afte per pasione te thella. Jane simpatike dhe joshes. Kane nevoje te mbeshteten tek nje person me karakter te forte qe te perpiqen te organizojne jeten e tyre ne te gjitha gjerat e vogla praktike.

    Femra e Binjakeve ne Dashuri
    Ne drejtimin e dashurise kjo femre shfaq shume siguri dhe krenari(fodullek)edhe pse eshte e bindur se dashuria e castit eshte ajo e perhershmja. Sigurisht qe nuk eshte tip pasionant sepse vepron me mendje te ftohte dhe synon ti nderlikoje marredheniet e dashurise sepse eshte gjithmone ne kerkim te emocioneve te reja. Eshte ne kerkim te dashurickave dhe jo te lidhjeve tradicionale me pergjegjesi. Deshiron te jete ne qender te vemendjes dhe ti vine rrotull, kjo i kenaq ambicien. Per ti pelqyer dikujt, ajo di se si te tregohet, e embel, e dashur por mund te behet shume xheloze, me deshire te madhe per te sunduar tek te tjeret dhe tekanjoze. Mashkulli i saj ideal duhet te dije se si ti pershtatet ritmeve te saj te furishme e te paparashikuara. Ka sjellje shume elastike duke u lekundur midis sigurise dhe njemije dyshimeve.ne marredheniet bashkeshortore kerkon te mbizoteroje vec ajo dhe ne vecanti,nuk deshiron t`ia kthejne fjalen. Eshrte e prirur te lidhet me dike qe nuk kerkon as stermundime, as sakrifica, as besnikeri te pakushtezuar. Kompromisi nuk e tremb, as ne dashuri. Nga pikepamja seksuale nuk eshte femer e nxehte, sepse e ka ne dore veten dhe eshte e prirur te premtoje shume pa dhene aq sa premton. Eshte nje femer lozonjare qe kerkon me shume me kusht te beje te lehte jeten sentimentale pa krijuar shume probleme te jetes morale, per te cilat ka mendimin se jane te kota.

    Mashkulli i Binjakeve ne Dashuri
    Ne dashuri ky mashkull nuk eshte shume besnik, sepse dhe kur eshte e fejuar apo i martuar ai vazhdon te kerkoje te rene. Gjithmone shkon me instikt dhe me arsye, tip me fantazi dhe eroik, ai perseri mbetet i paqendrueshem ne shprehjen e ndjenjave te tij paa njekur asnje loj rregulli. Ai eshte nje njeri qe e konsideron femren e tij si te shkelqyer. Prej saj ai nuk pret me lehtesi kritikat per shkujdesjet e tij te pashmangshme per te cillat do te kete gjithmone gati nje jutifikim. Duke qene xheloz, me ndjenja jo shume te theksuara tek te tjeret, ai nga ana e tij nuk deshiron te jete objekt zoterimi. Eshte i sjellshem por jo shume zemergjere dhe preferon ate femer qe eshte e pavarur dhe jo xheloze, nje partnere gazmore dhe gjithmone gati per te defryer. Eshte i pakapshem dhe mbron me terbim pavarsine e tij edhe kur eshte i dashuruar. Ai kerkon nje femer qe nuk e kritikon, qe e le te lire dhe qe i pranon gabimet e tij, e qe te jete inteligjente. E merzisin si monotonia bashkeshortore ashtu dhe pergjegjesia. Ne pikepamjen seksuale ai fut ne perdorim trurin per te qen romantik dhe i ndjeshem, pasionet e tij jane te dendura port e shkurtra. Nga femra ai pret miqesi, shoqeri si dhe mundesine per te krijuar nje lidhje intime. Me te ai kerkon te jete relativisht zemergjere dhe eshte i bute nese tradhtohet.

    - - - Updated - - -

    Gaforrja Ne Dashuri

    Gaforrja ne Dashuri.
    Jane te devotshem, romantike dhe te afte te arrijne rezultqate. Jane kurnace mbrojtes per te dashurin e tyre. Shpesh here ata martohen te rinj, por nuk zhgenjejne pritjet e partnerit sepe jane me te pjekur se mosha e tyre, dhe i edukojne mire femijet e tyre. Grate kerkojne tek burri mbrojtje dhe udheheqje, ndersa burrat kerkojne nje dashuri materne. Te gjithe ata kane tendence xhelozie dhe jane teper posesiv. Ata nuk kerkojne shume nje shtepi paqe dhe rehati. Ne jeten intime ata jane te ndjeshem, xhentile, te ngrohte me partnerin. Shpesh e teprojne me fantazine dhe duan te perjetojne nje ideal romantik. Megjithese zigzaget ne dashuri, sidomos burrat e shenjes njihen si flirtues, mbeten te lidhur mbas familjes partnerit dhe femijeve.

    Femra e Gaforres ne Dashuri
    Ne dashuri qendrimi i kesaj femre eshte jashtezakonisht kontradiktor. Nga njera ane eshte femer sentimentale, romantike qe di te pershtatet dhe ben c’eshte e mundur per ti dhene kenaqesi mashkullit qe dashuron…nga ana tjeter manifeston edhe nje temperament shume zoterues, realist dhe egoist qe maskohet sshume mire gjithmone nga embelsia. Sidoqofte me mashkullin e zemres femra mban gjithmone nje qendrim prej nene. Me gjithe dashurine e thelle per familjen, shtepine, femra nuk arrin te qendroje gjithnje besnike, pastaj kthehet ne vatren familjare me gezim se vetem aty gjen ate qe i pershtatet me shume natyres se saj te vertete. Edhe pse nuk do ta thote, deshiron shume qe te perkedhelet nga partneri me te cilin mundohet te mos diskutoje kurre, sepse ajo eshte nje kkrijese krejtesisht paqesore. Megjithe ndryshimet ne hope te karakterit te saj, dhe natyres se theksuar kapricoze. Ajo ka nevoje me shume se cdo gje tjeter per dashuri te madhe per tu siguruar vazhdimisht nga ana e burrit qe dashuron. Nje shoqe vertete e embel dhe e vemendshme, me nje temperament bujar qe maskohet nganjehere nga nje kokefortesi me te vertete e jashtezakonshme. Ajo e perjeton dashurine me nje menyre praktike dhe realiste, pa harruar kurre te jete zoteruese. Qendrimi prej nene qe ajo do ta mbaje drejt shokut te saj, nuk do te thote aspak se ajo eshte nje femer e dobet. Perkundrazi,dhe shoku i saj e ndjen kete. Gjithmone do te jete nje mashkull i Luanit qe do te terheqe femren e Gaforres.

    Mashkulli i Gaforres ne Dashuri
    Sillet si idealist dhe ka tendence ta idealizoje kete ndjenje kaq te rendesishme per te. Ai mund te jape shume por edhe kerkon shume. Megjithate, di te sillet shume bute dhe embel me te shoqen e tij, ashtu sic di te behet edhe xheloz e zoterues por eshte gjithmone i afte ti kontrolloje dhe ti fsheje emocionet e tij. Ne martese ai eshte shume romantik dhe i mire e jashtezakonisht besnik. Aty ketu shfaqet egioizmi i tij por pa peshuar mbi marredheniet e tij ne cift. Dashuria e ketij mashkulli nenkupton mbi te gjitha familjen. Ai eshte i gatshem per sakrifica te medha dhe ka mundesi te heqe dore nga gjithcka per te shpetuar vatren qe ka krijuar me femren e zemres se tij. Edhe pse mund te duket ndonjehere i ftohte, ai nuk eshte aspak i tille, por mund te jete i ndrojtur. Prandaj sado pasionant te jete ai do te orvatet ti fshehe ndjenjat e tij, maje eshe xhelozine qe nuk e ka pak te paket. Me femren ai tregohet bujar dhe di ti kushtoje asaj gjithe vemendjen kujdesin dhe perkedheljet aq te domosdoshme ne jeten sentimentale. Por nese e ndjen se po e shtypin…nqs mendon se nje lidhje po behet e rende per te, ai mund te zhduket qetesisht.

  2. #2
    E..S...L...I Lirenti-Addicted Maska e Auroraa
    Anėtarėsimi
    Jan 2013
    Vendndodhja
    Honoluluuu
    Postime
    3,023
    Gjinia
    Femer
    Reputacioni
    10
    vazhdojme me shenjat e tjera

    Virgjeresha ne Dashuri

    Nė dashuri tė lindurit e Virgjėreshės janė tė devotshėm ndaj partnerit. Nuk janė shumė tėndjeshėm, por mungesa e ndjenjave tek disa ėshtė njė koracė qė fsheh shumė emocione qė ata kanė frikė t’i shprehin sepse s’besojnė tek tė tjerėt. Ata janė tė fshehtė dhe tė rezervuar nė dashuri dhe janė mė tepėr mekanikė se sa pasionantė dhe, duke marrė parasysh kėtė duhet tė gjejmė njė partner qė ju pėrshtatet. Ata ndihen inferiorė ndaj tė tjerėve dhe prandaj fshehin me kujdes ndjenjat. Shpesh janė dhe romantikė tė ėmbėl.

    Femra e Virgjėreshės nė dashuri
    Nė dashuri femra e Virgjėreshės ėshtė njė partnere mjaft e ndrojtur edhe pse gjithmonė ėshtė e prirur qė ta ketė nėn kontroll ēdo lloj forme ndjeshmėrie. Nganjėherė nė mėnyrėn se si e pėrjeton dashurinė mund t’i mungojnė shprehjet romatike por jo shprehjet e pėrkushtimit ndaj burrit qė do. Ajo qė vlerėson gabimet e vogla tė pėrditshme dhe ēmon shumė natyrė, ėshtė vėrtetė e lumtur pranė burrit qė e ndihmon qė tė fitojė mbi pasigurinė e brendshme dhe qė me tė tė tregohet shumė i ėmbėl dhe i kujdesshėm. Femrės shumė tė arsyeshme tė Virgjėreshės i pėlqen qė herė pas here tė ndihet skllave e dashurisė sė saj dhe kur tė arrijė tė ēlirohet nga shumė tabu, do tė ketė shpėrthime vėrtetė befasuese dhe tė papritura qė do tė vlerėsohen edhe mė shumė nga miku i saj. Nė dashuri femra e Virgjėreshės ėshtė e paduruar dhe e pasigurtė dhe ėshtė pėrherė e prirur qė mė shumė tė arsyetojė mbi ndjenjat sesa t’i pėrjetojė ato rrėmbimthi. Ajo nuk i refuzon dashuriēkat por me ta kuptuar qė gjėrat nuk shkojnė siē duhet, prish menjėherė marrėdhėniet. Ėshtė konkrete dhe kėrkon data dhe fakte nė vend tė fjalėve dhe premtimeve. Femra e Virgjėreshės ka dėshirė tė madhe pėr tė sunduar tė tjerėt, ėshtė xheloze dhe sedėrmadhe me partnerin e saj, nė fund shfaq gjykimin e shėndoshė nė marrėdhėniet bashkėshortore. Nė aspektin erotik ajo nuk ėshtė femėr qė ndizet lehtė, ėshtė disi e ftohtė dhe ky mund tė jetė njė nga shkaqet e pakėnaqėsisė sė saj tė shpeshtė nė dashuri. Nė jetėn martesore kjo femėr sillet duke ndjekur ndjenjėn e pėrgjegjėsisė qė ėshtė pjesė e natyrės dhe urtėsisė sė saj; njė bashkėshorte relativisht besnike, shumė e pėrmbajtur por nuk ėshtė aq romantike. Ėshtė femėr qė shkon me llogari, e shkathėt kur ndihet e sigurt dhe e dashuruar nga tė tjerėt atėherė ėshtė vėrtetė nė gjendje tė merret me nevojat e tė dashurit, mandje dhe pėrsa i pėrket ushqimit. Ajo ndėrhyn nė sugjerime dhe pyetje nė lidhje me tė ushqyerit dhe shijet e partnerit dhe tek ajo kjo ėshtė shfaqje e dashurisė sė vėrtetė.

    Mashkulli i Virgjėreshės nė dashuri
    Mashkulli i Virgjėreshės ėshtė i prirur t’i konsiderojė marrėdhėniet sentimentale mė pak tė rėndėsishme dhe tė dorės sė dytė nė lidhje me profesionin e tij. Edhe nė dashuri ai ėshtė mjaft racional, i ndrojtur dhe me cipė dhe nganjėherė mund tė jetė shumė i pavarur, i vėshtirė nė marrėdhėniet bashkėshortore dhe relativisht romantik me miken. Sidoqoftė ai zakonisht ėshtė bashkėshort shumė besnik ndonjėse nuk ėshtė gjithnjė i prirur tė mbajė parasysh nevojėn e grua qė do. Sidoqoftė ai ėshtė bashkėshort gjithmonė i gatshėm tė ndihmojė gruan nė rast se ajo ka nevojė… Prej saj pritet qė tė tregojė shumė mirėkuptim edhe pėr manitė e tij tė vogla dhe tė marrė pjesė nė jetėn e tij. Nė pėrgjithėsi ai nuk ėshtė shumė intuitiv, ėshtė mjaft i ftohtė dhe i rezervuar dhe ėshtė i prirur qė ta pėrjetojė dashurinė pa u merakosur shumė pėr nevojat e mikes sė tij. Ai merret mė shumė me veten e tij dhe nuk ėshtė tip qė tė vuajė pėr shkak tė dashurisė; jo rrallė ndodh qė kėto meshkujt parapėlqejnė tė rrinė beqar apo tė martohen vonė. Ėshtė paksa xheloz dhe i matur mirė.

    Peshorja ne Dashuri

    Nė lidhjet personale janė tė mirėkuptueshėm, sheshojnė ēdo gjė me kompromis dhe shpesh i japin tė drejtė tė dashurit dhe kur s’ka tė drejtė fare. E duan seksin e kundėrt dhe rezikojnė tė kenė shumė partnerė e tė mos jenė besnikė. Nė fakt vuajnė nga teprica e romanticizmit. Martesat e tyre mbijetojnė sepse ata krijojnė njė bashkim shpirtėror me partnerin dhe tolerojnė difektet e tij. Duhet tė kenė kujdes qė kur tė fejohen tė mos i zgjasin marrėdhėniet pėr njė kohė tė gjatė por tė martohen sa mė shpejt.

    Femra e Peshores nė dashuri
    Para sė gjithash ajo ėshtė e prirur tė ndjekė tendencat e saj, ėshtė e prirur tė jetojė aventura tė lehta pa shumė impenjim, ėshtė e sjellshme, sentimentale, e ngrohtė dhe e hareshme… njė grua qė, nė qoftėse vihet para zgjedhjes midis bashkėshortit dhe fėmijėve, nuk ngurron tė privilegjojė bashkėshortin. Gruaja e kėsaj shenje ėshtė e aftė nė dashuri tė bjerė nė kompromis, e di qė paqėndrueshmėria bėn pjesė nė lojrat dashurore qė i pėlqejnė aq shumė e nė ato “flakė kashte” qė bėjnė pjesė nė jetėn e saj sentimentale dhe qė e argėtojnė. Por shoku i saj nuk duhet tė tregohet kurrnac dhe as i ftohtė. Gruaja e Peshores kėrkon nė dashuri pasion, origjinalitet dhe dėshiron tė ndihet e mbrojtur, e pėrkėdhelur pse jo e lajkatuar nga shoku i saj. Ajo do tė ndajė me tė dashurinė e saj pėr lulet, kafshėt dhe bukuritė e natyrės. Femra e Peshores e jeton dashurinė me alegri dhe pa ndonjė impenjim tė tepėrt nga ana e saj; preferon histori tė shkurtra e tė kėndshme nė vend tė njė raporti impenjativ me tė cilin kėrkohet besnikėri absolute. Loja e dashurisė ėshtė gjithnjė e pranishme nė kėtė krijesė kaq harmonioze qė pret me tė vėrtetė shumė nga dashuria. Dhuratat, komplimentat nė jetėn seksuale intensive delikatesė ngrohtėsi; tė gjitha kėto ajo i konsideron pothuajse si njė dhuratė pėr hijeshinė e saj tė lindur dhe pėr magnetizmin apo pamjen e saj magjepsėse. Gruaja e Peshores nuk ėshtė jashtė mase xheloze dhe nuk kėrkon tė jetė sunduese me partnerin e saj dhe kur ai bėhet bashkėshorti i saj, duke qenė se ajo ėshtė njė estetiste, me preferencė martohet me njė mashkull tė bukur qė kėnaq pikėrisht ndjenjėn e saj estetike, kjo femėr ėshtė edhe e ndjeshme.

    Mashkulli i Peshores nė dashuri
    Mashkulli i kėsaj shenje ėshtė shumė i kujdesshėm nė raportet e dashurisė dhe di si tė sillet me pėrkujdesje ndaj gruas qė dashuron. I ndjeshėm dhe besnik, ndonjėherė mund tė shndėrrohet nė njė tip tė paqėndrueshėm dhe jo besnik pa ndonjė arsye tė dukshme ose nė njė tip tė ftohtė nė qoftė se partnerja e tij nuk e kupton ashtu sic e dėshiron ai. Dashuria pėr mashkullin e Peshores nėnkupton emocione, emocione nga pikėpamja seksuale dhe intelektuale por sigurisht kurrė mėrzi apo pėrsėritje tė sė njėjtės gjė. Mashkullli Peshore nė dashuri ka tendencė tė kalojė nga momentet e njė entuziazmi tė madh nė momente indiference. Gjithēka e pėrjetuar si gjurmė e njė pasigurie thelbėsore. Magjepsės, di tė shfrytėzojė mirė aftėsitė e tij dhe i pėlqen tė kalojė mė shumė nga njė flirt nė tjetrin sesa tė kushtohet tėrėsisht. I aftė pėr t’iu kushtuar dikujt por mund tė bėhet i ftohtė nėqoftėse refuzohet dhe nuk kuptohet. Tek gruaja ai kėrkon ėmblėsi, ndjeshmėri, zgjuarsi dhe gatishmėri pėr tė falur lajthitjet e tij. Edhe ai kėrkon bukurinė, harmoninė por dhe afshin dhe mirėkuptimin. Nuk duhet harruar se mashkulli i Peshores edhe pse I dashuruar, mbetet gjithnjė pak egoist; ata kanė ama cilėsinė pėr tė kėrkuar me lezet problemet jo tė kėndshme dhe tė harrojnė tensionet. Dhe kjo ėshtė njė ndihmė e madhe nė jetėn bashkėshortore.

    Akrepi nė Dashuri

    Nė dashuri tė lindurit e shenjės sė Akrepit janė pasionant, besnik me partnerin dhe kujdesen pėr tė, tė butė dhe janė tė devotshėm ndaj tij. Janė epshorė nė ekstrem dhe kanė dėshira tė forta seksuale, pra duhet tė kenė kujdes pėr organet e tyre gjenitale (riprodhuese). Nė dashuri kėrkojnė tė arrijnė njė bashkim, njė union shpirtrash me partnerin, pra kėrkojnė shpirtin mė tepėr se trupin, kėshtu janė tė aftė tė arrijnė majat e pasionit ku mund tė takojnė perversione tė rrezikshme, duke u bėrė pėrbindėsha sadistė tė erotizmit. Akrepi ėshtė simbol i seksit dhe janė dashnorė pasionantė, energjikė dhe seksualė. Ata e konsiderojnė bashkimin me atė qė duan tė shenjtė. Ndjenjat e tyre janė aq tė thella saqė shpesh ata bėhen protagonistė tė dashurive tragjike dhe violente.

    Femra e Akrepit nė dashuri
    Ėshtė shumė e fortė edhe nė dashuri shumė pasionale dhe posesive. Ajo nuk ėshtė aq e butė sa do tė duhej pėr njė raport sentimental tė qetė dhe tė ekuilibruar. Nga njė tip i tillė mund tė pritet gjithēka sepse “rrugėt e mesme” nuk bėjnė pjesė nė temperamentin e saj e aq mė tepėr nė ngjarjet dashurore tė saj. Kur kjo femėr bie nė dashuri ėshtė shumė xheloze (sikurse edhe mashkulli) pėrpihet e tėra nga kjo ndjenjė, kėrkon ajo tė zotėrojė mė shumė se tė zotėrohet. Ajo kur dashuron, jepet e tėra, totalisht, besnikėrisht dhe shumė sinqerisht, por mjerė ai qė e plagos. Ajo do tė presė me durim tė hakmerret, bile dhe pėr vite tė tėra, gjithmonė gati pėr tė goditur atė qė e ka tradhėtuar. Kjo femėr sensuale, ka nevojė pėr njė mashkull besnik dhe me karakter tė fortė qė tė jetė i gatshėm pėr tė pėrballuar prepotencėn dhe kapriciot e kėsaj femre magjepsėse por jo komode si shoqe jete. Ajo do t’i japė partnerit gjithēka mė tė mirė nė veten e saj, duke iu dedikuar totalisht e sinqerisht. Ajo e adhuron shtėpinė dhe pėr tė ėshtė shumė e rėndėsishme bėrthama familiare qė ka krijuar, por ajo edhe mund ta shkatėrrojė atė pa u menduar shumė e shtyrė nga xhelozia e saj e tepruar dhe e pakontrolluar.

    Mashkulli i Akrepit nė dashuri
    Pėrsa i pėrket dashurisė, me gjithė defektet e tij mund tė thuhet pa ngurruar, se ėshtė shumė e vėshtirė tė harrohet mashkulli i kėsaj shenje. Shumė emotiv, tepėr xheloz, qė nuk e kontrollon dot vetveten, mund tė bėhet mizor nė dashuri. Seksualiteti i tij ėshtė shpėrthyes, sikurse dhe ngarkesa e tij erotike, por nė kėtė tip mashkulli nuk ka vend pėr shumė sentimentalizėm dhe romanticizėm. Ėshtė e qartė se ai dėshiron tė ndihet padron absolut nė lojėn e dashurisė, tė cilėn ai e udhėheq vetė vazhdimisht dhe pa ndėrprerje. Grindje, pajtime, ikje, kthime janė tė gjitha nė rendin e ditės tė jetės afektive tė Akrepit, qė nga shoqja e tij pretendon ėmbėlsi, feminitet dhe mister por dhe inteligjencė e durim, sensualitet dhe shumė nėnshtrim pėr tė mos falur pastaj pėr besnikėri; ky virtyt ėshtė pėr tė jashtė ēdo diskutimi, sepse ai nuk mund ta pranojė as mendimin pėr “tradhėti”. Tepėr xheloz dhe zotėrues nuk toleron as “mėndjelehtėsi” mė tė pafajshme. Mashkulli qė do tė zgjedhė si shoqe ose bashkėshorte njė femėr tė lindur Akrep mund tė jetė i sigurtė se nuk do tė ketė kurrė nė jetėn e ēiftit ēaste monotonie apo mėrzie dhe se nuk do tė pendohet pėr zgjedhjen e bėrė. Kujdes, kush pėrpiqet ta mashtrojė Akrepin: sensi i tij i thellė psikologjik e bėn mashtrimin tė pamundur dhe tė rrezikshėm.

    Tė lindurit nė dhjetėditėshin e parė (23 tetor - 1 nėntor)
    Do tė kenė njė ngarkesė tė pafund erotike dhe pretendojnė nga partneri njė dedikim absolut. Atyre u mungon totalisht autokontrolli.

    Tė lindurit nė dhjetėditėshin e dytė (2 – 11 nėntor)
    Do tė jenė nė dashuri mė tė kuptueshėm, mė tė stėrholluar, me ndjeshmėri mė tė madhe, intuitivė dhe psikologė, por tė pakapshėm.

    Tė lindurit nė dhjetėditėshin e tretė (12 – 21 nėntor)
    Do tė jenė nė dashuri mė tė fortė por mė bujarė, mė pak hakmarrės dhe mė pak mizorė.

  3. #3
    Gjumash!!!! Lirenti-Addicted Maska e Arjol
    Anėtarėsimi
    Nov 2008
    Postime
    2,893
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    13
    mos hap keshtu tema ti moj

  4. #4
    E..S...L...I Lirenti-Addicted Maska e Auroraa
    Anėtarėsimi
    Jan 2013
    Vendndodhja
    Honoluluuu
    Postime
    3,023
    Gjinia
    Femer
    Reputacioni
    10
    Citim Mesazhi origjinal i postuar nga Arjol Lexo postimin
    mos hap keshtu tema ti moj
    hahahahahhahahahahaha te kam thenne mos lexo naten po s'me degjon ti

    Vazhdojme me shenjat e tjera

    Shigjetari nė Dashuri

    Nė dashuri janė ekspertė, flirtues dhe nė lartėsinė e duhur, kėrkojnė njė partner tė dėgjueshėm (tė bindur) e tė nėnshtruar, qė tė jetė i kėnaqur t’i ndjekė e t’u bindet. Megjithatė nuk janė tiranė kur gjithēka shkon mirė, pėrkundrazi tregohen bujarė dhe duan tė bėjnė dhurata tė papritura. Janė tipa pasionantė dhe dashurinė e shprehin copė. Nėse partneri i mashtron hidhen menjėherė nė krahėt e njė partneri tjetėr. Ka Shigjetarė qė nė dashuri kanė qimet e derrit dhe gjejnė njė partner qė s’bėn pėr ta. Nėse martohen janė bashkėshortė besnikė dhe prindėr tė denjė. Por ata janė dashnorė tė lirisė dhe tė dhėnė pas karrierės kėshtu qė nė jetėn e tyre, mbetet pak hapėsirė pėr shtėpinė e familjen.

    Femra e Shigjetarit nė dashuri
    Pėrsa i pėrket dashurisė, duhet thėnė se shpeshherė femra e Shigjetarit nuk njihet tė jetė tip shumė sentimental dhe romantik, tipare kėto tė rėndėsishme tek ajo, sepse nė dashuri nė pamje tė jashtme, ajo duket disi e ftohtė ndėrsa nė tė vėrtetė ėshtė vėrtetė e zjarrtė dhe ėndėrrimtare. Po ashtu, vėshtirė tė dallosh tek ajo xhelozi dhe ndjenjėn pėr tė sunduar tjetrin, sepse arrin pėr bukuri ta fshehė kėtė aspekt tė natyrės sė saj falė aftėsisė sė madhe pėr ta kontrolluar veten. Megjithėse ėshtė mė shumė besnike se mashkulli i Shigjetarit ajo nuk ėshtė mospėrfillėse ndaj meshkujve qė i vijnė rrotull dhe duan tė flitrojnė. Duke qėnė kaq e vendosur, e drejtpėrdrejtė, me pamje shumė sportive, edhe nė kėtė rast njeriu gėnjehet. Femrės sė Shigjetarit nuk i mungon romantizmi, fantazia dhe ndjeshmėria, ashtu si nuk i mungon as xhelozia dhe dėshira pėr tė sunduar. Femra e kėsaj shenje ėshtė zakonisht besnike ndaj bashkėshortit tė saj dhe i respekton mendimet, idealet dhe vendimet e tij nė fushėn profesionale, por ka nga ata qė edhe njė dashuriēkė tė vogėl ia lejojnė vetes, duke e ditur fort mirė se kjo nuk e cėnon aspak qėndrueshmrėinė e bashkimit tė saj martesor. Sidoqoftė duhet tė jetė e qartė se familja ka vlerė shumė tė madhe pėr kėtė femėr kaq shumė tė prirur ndaj ēdo gjėje tė re dhe prandaj aventurave tė ēdo lloji, por gjithmonė thellėsisht e lidhur me ato vlera tradicionale qė ajo i konsideron si vlerat mė tė vėrteta dhe mė tė padiskutueshme tė jetės. Prej partnerit ajo pret qė tė tregohet, i vėmendshėm (ndaj saj) ndaj interesave tė saj dhe disi gjakftohtė pėrpara tė papriturave, por natyrisht ka pasion dhe zhdėrvjelltėsi nė dashuri, sepse sporti nuk arrin t’i pakėsojė enerjgjitė e saj.

    Mashkulli i Shigjetarit nė dashuri
    I linduri nė kėtė shenjė nuk e ka tė vėshtirė t’u hyjė nė zemėr femrave. Shigjetari merr flakė me lehtėsi, ndėrsa pėrpiqet tė bėjė pėr vete shqerkėzėn e re me entuziazmin dhe vrullin qė i japin pamje mjaft tė lumtur kur ėshtė afėr qėllimit tradicional tė martesės, i gatshėm pėr tė bėrė gjithēka qė tė duket i lumtur dhe i qėndrueshėm, por duke mos hequr kurrė dorė nga pavarėsia e tij. Ky mashkull duke qenė romantik, i zjarrtė, tip sportiv dhe i ndjeshėm, Shigjetari kėrkon t’i pėrjetojė aventurat e udhėtimit me tė dashurėn nga e cila kėrkon qė ta ēmojė dhe ta vlerėsojė mė tepėr se pėr gjithēka tjetėr pėr besnikėrinė e tij. Ėshtė njė mashkull i zjarrtė, qė shpėrthen sakaq si vetėtima, jo shumė besnik (kur ėshtė pa martuar) por dhe mrėkuptues dhe zemėrgjerė nė dashuri. Edhe pse (e mė pas i martuar, ai kėrkon me cdo kusht tė ruajė njė farė pavarėsie edhe pėr ta pėrdorur nė rast se del ndonjė rast pėr t’u zbavitur. Koncepti legalitar i Shigjetarit vlen edhe pėr dashurinė. Kaq e vėrtetė ėshtė kjo sa qė shpesh mashkulli i Shigjetarit martohet nė moshė tė re, i gatshėm pėr tė pėrballuar kėtė angazhim me vullnet shumė tė mirė derisa kjo martesė tė ketė jetėgjatėsi. Megjithatė do tė ishte mirė tė mos i besohet Shigjetarit kur fal… dhe pse ai bėn njė farė pėrpjekje pėr ta kuptuar mė mirė partnerin, nuk ėshtė i gatshėm tė marrė as mundimin mė tė vogėl pėr tė zgjidhur qoftė edhe njė mosmarrėveshje nė rast pabesie. Duke qenė i ndjeshėm dhe sentimental ai ka nevojė pėr njė grua tė nxhetė dhe tė zjarrtė, njė grua tė cilės ai kėrkon ta admirojė dhe ta vlerėsojė pėr inteligjencėn e saj dhe pėr mėnyrėn se si e pėrballon dhe i kapėrcen vėshtirėsitė. Dhe nėse ajo do tė jetė nė gjendje ta ndjekė pas nė tė mirė e nė tė keq, atėherė kjo dashuri do tė jetė dashuri me “D” tė madhe.

    Bricjapi ne Dashuri

    Nė dashuri ata janė tė devotshėm dhe kurrė emotivė. Zakonisht nė dashuri janė tė pavendosur (edhe pse shpesh pamja e tyre mund tė jetė tėrheqėse) dhe nuk nxitojnė tė zgjedhin partnerin e tyre tė ardhshėm tė jetės sentimentale. Nė lidhjet personale Bricjapėt kanė probleme. Nė fakt janė shumė tė pėrqėndruar tek uni i tyre dhe janė shumė tė kujdesshėm me tė panjohurit. Janė pak pasivė dhe tė turpshėm dhe presin qė hapin e parė ta bėjnė tė tjerėt. Kanė pak miq por janė shumė besnikė ndaj tyre dhe nėse tradhėtohen hakmerren rėndė. Bricjapėt ka raste qė nuk e vlerėsojnė seksin e kundėrt dhe para se tė nisin njė lidhje qė mund tė ēojė nė martesė, peshojnė me kujdes gjithė pro-tė dhe kundrat. Dhe sa martohen janė besnikė pėrjetė. Kur vendosin tė martohen janė egzigjentė, kėrkojnė mirėkuptim nga ana e njė personi tė pjekur dhe tė ekuilibruar dhe e shpėrblejnė me pasion dhe besnikėri. Bricjapėt s’janė romantikė.

    Femra e Bricjapit nė dashuri
    Femra e kėsaj shenje ėshtė njė partnere tė cilėn ėshtė shumė vėshtirė ta bėsh pėr vete dhe rrjedhimisht ta kuptosh, meqėnėse edhe nė dashuri, ashtu si pėr nga natyra ajo ėshtė e heshtur dhe dyshuese. Femra e Bricjapit nuk ėshtė as sentimentale, as tepėr e zjarrtė, por pasi merr vendim me kalimin e kohės ajo e rrit pėrkushtimin dhe besnikėrinė pėr mashkullin qė ka pranė. Ajo dėshiron tė jetė optimiste (kur nuk ėshtė) dhe femėr e shkėlqyer (deri nė masėn qė dėshiron tė jetė). Sidoqoftė femra e Bricjapit ka ēastet e veta tė njė ėmbėlsie dhe pasioni tė madh qė i pėrjeton gjithmonė me njėfarė druajtje, por vetėm atėherė kur ndihet e sigurtė pėr vete dhe burrin e saj. Ėshtė xheloze dhe vazhdon t’i dramatizojė gjėrat derisa tė ndihet plotėsisht e dashuruar nga partneri. Nė rast se ka femėr qė e shtyrė nga dashuria, kėrkon me ēdo kusht tė bėjė pėr vete mashkullin qė e tėrheq, kjo ėshtė femra e Bricjapit. Mbyllja nė vetvete sigurisht nuk i lehtėson marrėdhėniet sentimentale, femra e Bricjapit prapėseprapė kėrkon t’i fshehė ndjenjat e saj, duke pėrfshirė xhelozinė dhe ndjenjėn pėr tė sunduar tė tjerėt. Besnike, ndonėse jo fort e pėrzemėrt, ka raste qė pėrpara martesės ajo tė mos jetė shumė e qėndrueshme nė dashuri. Femra e Bricjapit ėshtė njė partnere qė nuk e konsideron dashurinė si pikėn qėndrore tė jetės dhe qė rrjedhimisht do tė parapėlqejė tė jetojė duke vėnė nė punė mė shumė arsyen dhe mendjen se sa pasionin. Kjo nuk do tė thotė qė heshtja e saj karakteristike, e zbavit dhe tė mos harrojmė se druajtja sigurisht nuk ėshtė sinonim i ftohtėsisė. Tek mashkulli ajo kėrkon ekuilibėr, e sidomos mbėshtetje, pėr tė arritur atje ku do, si dhe kurajon pėr tė zbuar tisin e lehtė tė melankolisė qė e pushton nganjėherė pa ndonjė shkak tė dukshėm.

    Mashkulli i Bricjapit nė dashuri
    Ėshtė e vėshtirė qė mashkulli i kėsaj shenje tė gėrryhet nga pasioni. Ai synon tė mbajė qėndrim enigmatik edhe me miken e tij. Ai nuk ka ngut nė veprimet e tij dhe as nuk kėrkon t’i djegė etapat pėr tė arritur nė martesė mė mirė rri e pret qė tė piqen kushtet. Mashkulli i shenjės sė Bricjapit nuk ėshtė romantik, por epshor; nuk ėshtė i ndjeshėm, por ėshtė besnik kur dashuron dhe nė dukje mė i ftohtė nga ē’ėshtė nė tė vėrtetė. Pa dyshim ai do tė donte gjithmonė tė sundonte nė jetėn bashkėshortore, nga e cila pritet mbi tė gjitha qėndrueshmėri dhe siguri ndjenjash. Xheloz dhe inatēi si rrallė meshkujt, i linduri nė shenjėn e Bricjapit s’ėshtė i zoti as tė harrojė as tė falė. Nga partnerja e tij kėrkohet durim, butėsi, besnikėri, ekuilibėr dhe optimizėm, tė cilat atij i mungojnė. Mashkullit tė Bricjapit druajtja mė shumė se ēdo gjė tjetėr mund t’i paralizojė ndjeshmėrinė (pėrkatėsisht dhe mirėkuptimin nė dashuri). Shfaqja e ndjenjave mund tė jetė vėrtet njė shqetėsim mė vete. Kjo ndoshta ėshtė dhe arsyeja pse mashkulli i Bricjapit nuk e tregon ē’ndjen dhe provon pėr partneren e vet, ai mbetet egocentrik. Nga partnerja ai kėrkon pėrkushtim, dhembsuri, gati prej nėne dhe shfaqjen e vazhdueshme tė ndjenjave qė i falin siguri, sepse ai si natyrė vuan nga frika se nuk e duan dhe nuk e pranojnė ashtu siē duhet.


    Peshqit ne Dashuri

    Nė dashuri Peshqit janė krijues, romantikė, tė ndjeshėm dhe tė kėndshėm me partnerin. Pak miqėsi por shumė dashuri karakterizojnė eksperiencėn e tyre tė dashurisė. Peshqit nė dashuri janė delikatė, hera-herės seksualė dhe me partnerin duan mė tepėr njė bashkim shpirtėror sesa material. Peshqit kanė gjithnjė nevojėn e vėrtetimit tė simpatizuarit prej personit tė afėrt. Plagosen dhe dekurajohen lehtė nėse personat qė dashurojnė nuk e tregojnė ēdo ēast simpatinė e tyre pėr ta. Gjithė Peshqit kanė etje pėr simpati, pėr ndjenjė dhe pėr dashuri. Kur ndonjeri u afron dashurinė nuk kėnaqen plotėsisht, por kur u mohohet ankohen pambarimisht. Nuk ėshtė e domosdoshme tė duan persona konkretė. Burrat Peshq zgjedhin gjithėnjė gra mė tė mira se vehten, qoftė nga pikpamja ekonomike apo ana shoqėrore. Nga pikpamja seksuale Peshqit janė mė shumė pasivė, shumė tė papėrfillshėm. Kur martohen si femrat dhe meshkujt janė shumė besnikė, e duan shtėpinė, por nuk e mbajnė siē duhet me qė janė ėndėrrimtarė.

    Femra e Peshqve nė dashuri.
    Asgjė nuk mund tė zėvendėsojė dashurinė nė jetėn e njė femre tė Peshqve. As karriera, as paratė, as suksesi nuk mund t’i japin asaj tė njejtat gėzime dhe shpėrblime sa njė jetė sentimentale e lumtur dhe e qetė. Pikėrisht nga dashuria, ajo pret atė tip mbrojtjeje dhe sigurie pėr tė cilėn ka aqė shumė nevojė sikurse dhe pėr ato pėrkėdhelitė e ngrohtėsitė e vogla qė shpėrblejnė ėmbėlsinė e lindur tė shpirtit tė saj. Do tė ishte fatkeqėsi e madhe nėse zgjedhja e saj efektive do tė binte mbi njė burrė shumė materialist, kritik dhe jo besnik. Femra e kėsaj shenje do tė vuante jashtėzakonisht shumė dhe atėherė do ta zbulonte gjithė delikatesėn e saj. E hidhėruar nga njė pasion qė ka pėrfunduar keq,ajo do ta lėshonte veten aq shumė sa do tė binte nė njė depresion ekzistencial. Pėr femrėn e Peshqve, mashkulli i pėrshtatshėm me siguri do tė jetė njė partner i pjekur dhe romantik, i ėmbėl dhe qė ka aftėsi t’i kuptojė tė tjerėt, qė prej saj do tė konsiderohet edhe si njė udhėheqės, drejtues “maestro i jetės”, me atė ajo do tė pėrpiqet tė ndajė edhe ėndrrat e fantazitė e saj veēanėrisht nė profilin sentimental. Pa dyshim, dashuria, ėshtė ajo qė e mban nė jetė femrėn e Peshqve; ndodhta si askush tjetėr kurpėson zhgėnjim ajo mund tė bie pre e njė fatalizmi negativ e tė tepruar qė e shtyn tė lerė pasdore gjithēka. Femra e Peshqve ėshtė njė shoqe e kėndshme dhe ka nevojė tė ketė pėrkrah njė mashkull qė di ta mbrojė, ta pėrkėdhelė, qė ai tė bėjė sikur nuk i vė re ndryshimet e humorit tė saj dhe qė ndan me tė pėrgjegjėsitė e jetės bashkeshortore. Xheloze nė mėnyrė dramatike, ajo nuk mund ta durojė pabesinė nė dashuri dhe sensin tjetėr kritik.

    Mashkulli i Peshqve nė dashuri.
    Mashkulli i Peshqve do ta jetojė raportin etij tė dashurisė gjithmonė nė mėnyrė komplekse dhe kontradiktore. Nga njera anė qėndron qėnia romantike, me intuitė, disponuese, e rezervuar... Nga ana tjetėr njeriu i pakapshėm, qė bėn korte nė mėnytė tė pavendosur dhe shumė misterioze, e qė nuk di tė imponohet nė raportin e ēiftit. Jashtėzakonisht emotiv (nevrik) e xheloz, mashkulli i kėsaj shenje ėshtė padyshim njė partner i butė, qė urren ēdo formė grindjeje qė ju bėn bisht ekzagjerimeve dhe teprimeve. Pėr atė ėshtė e domosdoshme jetesa nė njė atmosferė tė qetė dhe ēlodhėse, qė do ta ndihmojė pė tė kundėrbalancuar shqetsimet e thella, ato shqetesime qė mund ta ēojnė nė njė pabesi dhe nė largimin nga rutina, tė cilėn e pėrballon me shumė vėshtirėsi. Bujar me gruan qė dashuron, ai pret prej saj forcėn shpirtėrore, tė cilėn ai nuk e ka, durim ndaj ndryshimeve tė humorit tė tij dhe njė dozė tė mirė ndjeshmėrie dhe romantizmi. Njė mashkull i lindur tek Peshqit, i zhgėnjyer dhe i plagosur sentimentalisht, e ka tė vėshtirė tė rivendosė pėr ekuilibrin e tij. Nė dashuri ėshtė i ndrojtur dhe romantik, qė i jepet totalisht dhe pa rezervė nė kėrkim tė asaj butėsie, pėr tė cilėn, ndjen njė nevojė tė pafund. Sigurisht, ai nuk ėshtė gjithmonė i arsyeshėm nė jetėn sentimentale, madje lejon qė sentimentet ta mbizotėrojnė dhe do ta jetojė raportin e dashurisė nė njė mėnyrė shumė misterioze, tė rezervuar dhe komplekse. Ėshtė xheloz (shumė) por nuk e shfaq, por ėshtė gati tė vetėsakrifikohet pėr partneren e tij, pa u imponuar kurrė nė raportet e ēiftit.. Por, duke qenė i ndjeshėm dhe delikat, kur zhgėnjehet nė dashuri, ndjehet aq i humbur sa mund tė jepet pas tė pares pėr ta harruar.. Ai ėshtė i ėmbėl dhe pasionant, por ai mund ta jetojė nė raport nė mėnyrė platonike, sepse e sublimon, e hyjnizon atė qė provon dhe ndjen.
    Nėse doni tė fitoni dhe tė ruani dashurinė me Peshqit vlerėsoni reciprocitetin, duhet tė jeni kurdoherė mirėnjohės dhe tė mos t’i lini qė tė mėrziten. Mjafton tė jeni pak tė butė, pėrkėdhelės dhe korrektė pėr tė qėnė tė preferuarit e Peshqve. Mos nėnvlerėso bashkė me to dhe pamjen e jashtme sepse pėr ta ėshtė me mjaft vlerė. Duhet tė jeni edhe humanė (tepėr) dhe tė dhimbshėm.

  5. #5
    STARBOY VIP-Donator Maska e vaaldr1n
    Anėtarėsimi
    Jul 2010
    Vendndodhja
    New Mojave
    Postime
    11,523
    Gjinia
    Mashkull
    Hyrjet Blog
    25
    Reputacioni
    22
    hajli koft...

+ Pėrgjigju tek Diskutimi

Tema tė ngjashme

  1. Shenjat e Horoskopit
    Nga ReniX nė forum Lojra, Quize dhe Rebuse
    Pėrgjigje: 29
    Postimi i Fundit: 12-08-2012, 12:58 PM
  2. Gjate dhe Gjere per 12 shenjat e Horoskopit!
    Nga erinda nė forum Psikologji-Sociologji-Filozofi
    Pėrgjigje: 26
    Postimi i Fundit: 28-04-2012, 10:41 AM
  3. Shenjat e horoskopit qe tradhetojne me shume!..
    Nga erinda nė forum Kuriozitete
    Pėrgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 20-02-2012, 01:07 PM
  4. Shenjat e horoskopit
    Nga carolina nė forum Votime dhe Sondazhe
    Pėrgjigje: 34
    Postimi i Fundit: 30-05-2010, 05:33 AM
  5. 12 shenjat e horoskopit pėr 12 muajt e vitit
    Nga Altin111 nė forum Kuriozitete
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 30-12-2007, 01:49 PM