12 Shenjat e Horoskopit sic nuk i keni lexuar kurr me pare!....


+ Pėrgjigju tek Diskutimi
Faqja 1 nga 2 12 I funditI fundit
Rezultatet nga 1 deri tek 20 prej 25
  1. #1
    E..S...L...I Lirenti-Addicted Maska e Auroraa
    Anėtarėsimi
    Jan 2013
    Vendndodhja
    Honoluluuu
    Postime
    3,023
    Gjinia
    Femer
    Reputacioni
    10

    12 Shenjat e Horoskopit sic nuk i keni lexuar kurr me pare!....

    Receta Gatimi

    Renditja fillon nga fundi....

    Peshqit......

    Si te njohim nje person te shenjes se peshqeve!
    Sa mё kreative dhe artistike ambientet, aq mё shumё persona tё shenjёs sё Peshqve do tё gjeni. Ka shumё pak ambicie, te njerėzit e udhёhequr nga Neptuni. Shumica e tyre nuk do tė interesohen aspak pёr pushtet, lidership apo pasuri. Pak njerėz Peshqit arrijnё tё grumbullojnё tё holla gjatё jetёs, vetёm nё rastet kur trashegojnё ose u dhurohen nga familjarёt. Pёr dijeni tuaj, ata nuk kanё asnjё gjё kundra parave. Ata do tė pranojnė me kėnaqėsi ēdo monedhё tė vjetёr qė ju nuk e pёrdorni.

    Por ata janė mė tė vetėdijshėm se shumica prej nesh, pёr vlerat e pėrkohshme tё parave.
    Kush e ka thёnё shprehjen: "Unė nuk dua tė jem njė milioner -unė vetėm dua tė jetoj si njė i tillё" ėshtė nё tė vėrtetė duke reflektuar filozofinė e Peshqve. Zemra tipike e Neptunit ėshtė e pastёr nga lakmia, atu nuk do gjeni asnjё grimcё tё saj. Ka njė mungesė tė intensitetit, gati njė pakujdesi pėr tё nesėrmen. Ka gjithashtu njė njohuri intuitive pёr tё djeshmen dhe njė tolerancė tė butė ndaj tё sotmes. Nuk ėshtė e lehtė pėr njeriun e shenjёs sё Peshёve apo pёr peshkun real, qё tё luftojё pёr tё notuar kundra rrjedhёs. Ёshtё mё e lehtё pёr tё, qё tё shkojё sipas rrjedhёs, kudo qё e ēon ajo. Por pёr tё notuar kundra rrjedhёs sё ujit dhe jetёs, ёshtё njё sfidё- kjo ёshtё sfida mё e madhe e tyre dhe e vetmja mёnyrё qё ai tё gjejё paqen dhe lumturinė e vėrtetė. Tё marrin rrugėn e lehtė, ėshtė njė kurth pėr ata qė kanė lindur nė kėtė shenjė Dielli, njė karrem i stolisur qė i tёrheq ata, ndėrsa fsheh grepin e rrezikshёm-njė jetė tё humbur.

    Ju do tė impresionoheni nga mёnyrat e sjelljes gjithё sharm dhe natyra e mirё, pak dembele e tij. Ai ėshtė indiferent pėr shumicėn e kufizimeve,pёr aq kohё sa nuk i keni marrё lirinё pёr tё ёndёrruar dhe pёr tё ndier rrugёn qё pёrshkon drejt jetёs. Ai ėshtė akoma mё shumё indiferent ndaj fyerjeve, armiqėsive dhe mendimeve tё xhindosura tё njerėzve tė tjerė . Shumė pak nga kёto, do ta nxisnin atё nё reagime apo veprime tė dhunshme. Sigurisht, njerёzit e kёsaj shenje nuk janё plotėsisht tё butė. Edhe ata kanё temperamentin e tyre. Kur ai ngjallet me nё fund, ai mund tё jetё sarkastik, me njё gjuhё djegёse dhe tё zgjuar. Pёr tё bёrё njё Peshk tё shfaqё temperamentin e vet, ёshtё njёsoj si tё hidhni guralecё nё njё liqen , me sipёrfaqe te qetё, si pasqyrё. Ju do tё krijoni disa rrathё tё vegjёl nё ujё, por shumё shpejt sipqrfaqja e ujit do tё bёhet si pasqyrё pёrsёri.

    Kur tė takoni njerėz tё shenjёs sё Peshqve, shikoni fillimisht kėmbėt e tyre. Ato do tė jenė mjaft dukshėm tё vogla dhe elegante (duke pėrfshirė edhe meshkuj), ose nga ana tjetėr, ato mund tė jenė tė mėdha dhe tё tё gjera, si kёmbёt e dikujt qё ka punuar zbathur nё arё. Lёkura do tё jetё e butё, flokёt shpesh me onde dhe zakonisht me ngyrё tё celёt (edhe pse ju do tė hasni njė numėr tё madh personave tё kёsaj shenjё zeshkan). Sytė e Peshqve janė tė lėngshёm, me qepalla tё rёnda dhe plotė me drita tė ēuditshme. Shpesh, por jo gjithmonė, ata janė disi tё theksuar dhe jashtёzakonisht imponues. Sytė e disa Peshqve janė thjesht tё bukur. Nuk ka fjalė tё tjeta pėr ti pėrshkruar ato. Tiparet janė elastike dhe tė lёvizshme dhe zakonisht ju do tė gjeni mė shumė shenja se rrudha. Pak Peshq janė tė gjatė; trupat e Neptunit janė ndėrtuar ndonjėherė jokёndshёm, por me hirin e tyre tė jashtėzakonshёm, kjo rrallё ёshtё e dukshme. Ata duken sikur rreshkasin, nё vend qё tё ecin, si tё jenё duke notuar nėpėr dhomė ose poshtė nė rrugė. Ndonjёherė, ata janė vėrtetė. Ku ёshtё uji? Mund tė jetė diku pranė dhe Peshku tёrhiqet prej tij.

    Ju mund tė keni lexuar se simboli i shenjёs sё Peshqve, i formuar nga dy peshq qё notojnё nė drejtim tė kundėrt, tregon se Neptuni ёshtё i ndarё nё dy pjesё, nga dėshirat e dyfishta. Nё tё vёrtetё, nuk ёshtё kёshtu. Dėshirat e dyfishta i pėrkasin Binjakėve. Dy peshqit nė drejtime tė kundёrt, simbolizojnė zgjedhjen qё u ёshtё dhėnė Peshqve: pėr tė notuar lart apo pėr tė notuar nė fund dhe nuk arrijnė ti realizojnё qėllimet e tyre. Peshqit duhet tё mёsojnё se ata janё kёtu, pėr ti shėrbyer njerėzimit nė njė farė mėnyre dhe ti qёndrojё larg pasurive tё kėsaj bote. Gjeniu Ajshtajn i shenjёs sё Peshqve, i cili notoi kundra rrymёs, krijoi njё botё krejt tё re tё kohёs relative. Peshqit qė notojnė nė drejtim tė rrymės, shėrbejnё pёr tё larė enėt apo pёr tё hequr borėn. Zgjedhja ėshtė gjithmonė aty, sepse talenti nuk mungon asnjёherё, por peshku, me sytė qė shohin nė mėnyrė tė qartė nė tė dy anėt, ndonjėherė e ka tė vėshtirė tё shohё pёrpara. Peshqit shpeshherё tёrhiqen- ose nga lartėsitė sublime tё njė jetė tė pёrkushtuar profesionale, ose nga emocionet artificiale dhe fallco.

    Edhe pse Peshqit, zbrapsen nga konkurrenca, tėrheqja e fortė e Neptunit, i drejton shumė prej tyre, edhe ashtu tė trembur, drejt profesionit tё ndritshёm tё aktorit, ku ata mund tė pėrdorin kompetencat e tyre tė pabesueshme interpretuese, tё shfaqjes sё emocioneve tё panumёrta. Pavarёsisht ndrojtjes sё tyre tё lindur, ata shpesh bėhen disa nga interpretuesit mё tё mirė nė teatėr. Por vetėm nėse ata luftojnė antipatinё qё kanё ndaj punėve tё lodhshme dhe provave rraskapitėse, si dhe mёrzitjen e viteve tё zymta, por tё nevojshme tё pėrvojės. Tё mёsuarit pėrmendėsh ėshtė rrallė njė problem pёr ta. Kujtesa e Peshqve ėshtė legjendare, edhe pse me njė prekje tё Hėnės ose Merkurit, ata mund tė harrojnė edhe numrat e tyre tė telefonit.

    Pėr ēdo person tё shenjёs sё Peshqve, nga peshkatari nė skelė, deri te infermierja nė spitalin e fėmijėve, jeta nё vetvete, ėshtė njė fazė e madhe. Nė syrin reflektues tё Peshkut, e gjithė skena ėshtė e pakapshme dhe e rrufeshme. Duke e ditur kėtė, njerёzit e udhёhequr nga planeti i Neptunit, pranojnė shumicёn e stuhive tё jetёs, me qetёsinё mё tё madhe. Dėshpėrim, megjithatė, ėshtė gjithmonė njё kёrcёnim pёr ti ēuar poshtё dhe pёr tё sjellё ėndrrat e ēuditshme apo mankthet e pazakonta, tė cilat shpesh janė tė parandiera. Kur Peshqit kanё njё parandjenjё se diēka do tė ndodhė, ajo zakonisht ndodh.

    Nėse ai ju thotё qё mos tё hypni nё atё avion apo nё atё makinė, do tё ishte mё mirё qё tё planifikonit njё mёnyrё tjetёr transporti.

    Astrologėt qė flasin pėr njė shpirt tė vjetėr, i referohen njė shpirti, i cili ka kaluar nėpėr shumė jetė, duke ruajtur urtėsinė e secilёs prej tyre. Shpesh ata i referohen Peshqve, sepse njė jetė si peshk ėshtė ose detyrimi mė tė vėshtirė qё njė njeri mund tė zgjedhё- ose njė shans pėr tė arritur pėrmbushjen e pėrsosur. Ndėrsa Dashi pėrfaqėson lindjen nė zodiak, Peshqit pėrfaqėsojnё vdekjen dhe pėrjetėsinė. Peshqit janё shenja e dymbėdhjetė e zodiakut, njė pёrbёrje e tė gjitha atyre qё kanё qenё mё parё dhe natyra e tij ėshtė njė pėrzierje e tė gjitha shenjave tė tjera. Kjo ёshtё shumё pёr tu pёrballuar.
    Peshqit mbajnё brenda vetes edhe dёshirёn pёr debat qё kanё tė gjitha shenjat e ajrit, dashurinė pėr natyrėn, tė gjitha shenjave tė tokės dhe aspiratat e zjarrta tė tė gjitha shenjave tё zjarrit. Por ai nuk ėshtė as i ngurtё, as kardinal. Peshku ėshtė i ndryshueshёm gjithmonė- nė kėtė drejtim ai ėshtė i panegociueshёm. E vetmja cilёsi qё e dallon atё nga shenjat e tjera, ėshtė fuqia e tij e ēuditshme pėr tė dalė jashtė vetes dhe tė shohё veten e tij dje, sot dhe nesėr si njё tё vetme. Dashurinё pёr muzikėn dhe artin dhe shqisat e tij shumė tė zhvilluara, si dhe shkathtėsinё, ai i detyrohet shenjave tė tjera, por dituria e tij e thellė dhe dhembshuria i pėrkasin vetėm atij, tё pėrzgjedhura nga njohuritė e kombinuara tё ēdo pėrvoje njerėzore.

    Njerёzit e shenjёs sё Peshqve, priren tė mendojnė se ata mund tė jetojnė pėrgjithmonė dhe ata shpesh veprojnė sikur ta besojnё kёtё verbёrisht. Peshqit tipik, zakonisht nuk kujdesen shumё pёr veten e vet. Shanset janė qė ai tё harxhojё shumicėn e energjisė sė tij (dhe nuk ka shumė pėr tė shpenzuar) duke ndihmuar tė afėrmit nė vėshtirėsi, ose duke u marrė me problemet e miqve. Kёto probleme mund tё jenё emocionale apo financiare, por gjithashtu ato mund tё jenё njė shterim serioz pёr shėndetin e Peshqve, i cili rrallė ёshtё aq i fuqishёm, sa ti pёrballojё ato. Peshku duhet tė ruajё energjinė e tij dhe tė mos bie pre e lodhjes, vёshtirёsive dhe emergjencave tė njerėzve tė tjerė. Tё dobёt kur janё foshnje, rrallė tё fuqishёm kur janё fėmijė (nėse nuk ka njė ndikim tė fortė nga planeti Mars, nė tabelėn e lindjes), njerėzit e shenjёs sё Peshqve, duket se kanė metabolizёm tё ngadalshėm, e cila ėshtė arsyeja pse ata shpesh zgjohen me sy tё pёrgjumur dhe tё lodhur.

    Zakonet e kёqija tё tё ngrёnit, mund tė sjellin probleme me mėlēinё dhe funksionet e zorrёve, si dhe probleme me tretjen e ushqimit. Problemet nё kёmbё, duar ose kyēe janė tė zakonshme, gjithashtu edhe ftohjet, gripi dhe bronko-pneumonitё.

    Mushkėritė nuk janė shumё tė forta dhe gёshtrinjtё dhe kyēet e kёmbёve janё tё dobėta qё nga lindja. Kёta persona duket se kanė ose kёmbё tё dobёta dhe tё plogёta, ose kёmbё shumё tё forta dhe tё zhdėrvjellėta. Nuk ka tё ndёrmjetme pёr kёta. Megjithatė, ata kanė njė rezistencė tė fshehur tё brendshme dhe njė nga sfidat mė tė mёdha tё Neptunit, ėshtė tė zbulojё kėtė forcė latente dhe ta nxjerrё nё pah. Pёshqit kanё aftёsinё tё hipnotizojnё veten dhe tё tjerёt, pёr pothuajse ēdo gjё qё ata zgjedhin, duke pėrfshirė edhe frikёn nga qentё, minjtё, lartėsitė, metrotё, ashensorėt dhe turmat me njerёz.

    Humori ėshtė njė nga armėt e tyre tė fshehta. Peshqit zbardhin dhėmbėt, pėr tė mbuluar lotёt e paderdhur. Ata janė mjeshtra tė satirės dhe ju mund tė strukeni, nga njė vėrejtje e shkёlqyer rastėsore, pa qenё nё gjendje ti pёrcaktoni kuptimin e saktė ose qėllimin. Gjithsesi, ju do ta keni atё ndjesinё e pakėndshme pёr njё farё kohe. Ai mund ti bёjё vёrejtjet pikante sa hap e mbyll sytё dhe tё ndryshojё temё me shpejtёsi, saqe ju nuk mund tё arrini ti kundёrpёrgjigjeni
    Ai ėshtė njė shakaxhi i shkėlqyer, brilant pёr tё bёrё tё tjerёt tё qeshin me ato qё thotё, ndёrkohё qё vetё mban nё fytyrёn e tij shprehёse, njё pamje tė pikėllueshme. Ai mund tė kalojё me lehtёsi, nga shakatё trashanike nё ato tё sofistikuara.

    Ndonjėherė humori i tij ёshtё i ngrohtė dhe i pastėr, ndonjėherė ėshtė i ftohtė dhe i pamėshirshėm, por kjo ėshtė gjithmonė njė mbulesė pėr njė tjetėr emocion, qё personi i shenjёs sё Peshqve, dėshiron tё fshehё. Peshqit e pёrdorin tё qeshurёn, si njė maskė dhe kjo maskё i fsheh ata shumё mirė.

    Ata kanё njё ndjenjė tё madhe keqardhjeje dhe njė dėshirė pėr tė ndihmuar tė sėmurėt dhe tė pafuqishmit. Peshqit mund tė ndajnė dhembshuri pėr tė sėmurėt me Virgjėreshёn, por ai shkon njё hap mё tej, duke u pёrpjekur tё kuptojё zemrat e lёnduara dhe tё vetmuara, dёshtimet dhe pamundёsitё, pa marrė parasysh sa i paparanueshёm apo sa i refuzuar mund tё jetё ky individ nga shoqėria. Peshku i butė, do tė ngushėllojė ata, qė Virgjėresha mendon se janė tė dobёt me zgjedhjen e tyre, prandaj nuk meritojnё mbёshtetje. Nėse keni nevojė pėr tё holla, , pёr njё borxh tё vogёl ose tё madh, ose vetėm pёr njė inkurajim tė vogėl qė askush tjetėr nuk jua jep, shkoni te Peshqit. Ju nuk do tė dёgjoni nga ai asnjė ligjėrata apo leksion morali dhe nuk dotё merrni asnjё shikim prej superioriteti. Ai nuk gjykon asnjė njeri- qoftё ky hajdut, vrasės, i droguar, mėkatar, shenjt, hipokrit apo gėnjeshtar. Nė qoftė se ai ėshtė njė Neptun tipik, mungesa e lakmisё, epshit, zilisё dhe xhelozisё, nuk do tė sjellė asnjė kritikё tё mbushur me zemėrim. Tė kuptuarit e tij ёshtё shumё i thellё, sёbashku me ēfarėdo ndihme praktike, qё ai ėshtė nė gjendje tė ofrojė. Ai e kupton ēdo ves dhe virtyt dhe ai e njeh ēdo kurth. Shumė Peshq, pėr kėtė arsye, veshin rrobat e priftit apo murgu dhe e kalojnё jetėn e tyre nė lutje ose meditime. Instinkti i tij i parė ėshtė pėr tė ndihmuar njerёzit. Ka njerėz tё shenjёs sё Peshqve, tė cilėt janė tė rrёmbyer dhe tё ashpėr, por kjo ėshtė vetėm njė mburojё e brishtė, e veshur pėr mbrojtje. Peshku shpejt mėson sesa i pambrojtur ёshtё ai. Bota nuk ėshtė ende e sintonizuar me valёt e ndjeshme tё Peshqve, prandaj pėr tė shmangur talljet (si dhe pėr tė shmangur marrjen e qindёrkasёs sё fundit qё i ndodhet nё xhep), ai nganjėherė sajon maskёn e indiferencės. Imponimet e atyre qė duan ta marrin nёpёr kёmbё, e detyrojnё Peshkun, pėr ta fshehur shpirtin e tij tė vėrtetė. Duke qenё se, thellėsia e ujėrave tė Neptunit e bёn atė tė pёrthithё, ēdo dhimbje dhe gėzim si tė ishin tė tijat, ėshtė pak e ēuditshme, kur shumė Peshq, bёjnё sikur nuk janё tё interesuar tё dėgjojnё tregime tё trishtuara. Por mos harroni se ata vetёm sap o shtiren. Nėse ju ka refuzuar njė herė, provoni pёr herё tё dytё dhe Peshku i vėrtetė do tё dalё nё sipėrfaqe.

    Imagjinata e lavdishme e Peshqve, humori i tyre i mrekullueshėm dhe ndjenja oqeanike e bukurisė, mund tė krijojė prozėn dhe poezinё mė delikate, por pėrjetėsisht tė qėndrueshme. Nė tė vėrtetė, bota nuk mund tė bėjė pa pėrpjekjet e tyre artistike dhe dhembshuria e tyre tė butė. Ajo do tė ndalojё sё rrotulluari. Ju shpesh do tė gjeni persona tё shenjёs sё Peshqve, qė i varrosėn ėndrrat e tyre personale, pėr tė ndriēuar, qoshet e errёta tё jetёs sė tė afėrmve dhe miqve, ose pėr tė sjellė dhuratėn e lotёve dhe tė qeshurave pėr publikun nё sallё. Megjithatė Neptuni ėshtė njė planet ēorientues, i aftė pėr tė sjellё nё jetё natyra, qė vёrviten nė dy drejtime nė tė njėjtėn kohė, duke shtrembėruar tė vėrtetėn; njė ndikim ky, qė shpesh i bёn Peshqit tё fshehin emocionet e vёrteta.

    Duke qёndruar diku mes ujėrave tė heshtura tё detit, nё thellёsi dhe ujrave tё sipёrfaqes, ku pasyrohen yjet dhe retё, Peshku e jeton jetёn e tij i vetmuar,duke i kuptuar gjёrat aq thellё, sa nuk shprehen me fjalё. Ata qė e duan atė si mik, ata qė e dashurojnё atё, duhet tė pėrdorin imagjinatėn e tyre, pёr tё kapur aeroplanin e ēuditshёm, tё mendjes dhe emocioneve sė tij. Dy shenjat e tjera tё ujit, Akrepi dhe Gaforrja, simbolizohen nga krijesa qё i pёrkasin edhe tokёs, edhe ujit; pra janё amfibe dhe fleksible, ndёrkohё qё Peshku nuk mund tё marrё frymё jashtё ujit. Ai duhet tė jetojė nė ujin e ftohtė dhe tё gjelbėr, diku me baltė, gjithmonė nė lėvizje.

    (Vazhdon)....

  2. #2
    E..S...L...I Lirenti-Addicted Maska e Auroraa
    Anėtarėsimi
    Jan 2013
    Vendndodhja
    Honoluluuu
    Postime
    3,023
    Gjinia
    Femer
    Reputacioni
    10
    Femra Peshqit

    Edhe pa astrologjinё, janё pёrhapur fjalё dhe spekulime, nė lidhje me sharmin e femrёs tё shenjёs sё Peshqve. Ajo ka pikat e saj negative, sigurisht, por nė shikim tė parė ajo ėshtė pёr ēdo mashkull, e dashura ideale e gjimnazit, nёse mund ti shtojmё edhe prekjen e lehtё tё lepurit tё Playboy-i , vetёm sa pёr ti shtuar pakёz piper. Ne duhet tё pranojmё se femra moderne, e emancipuar, me imazhin e fortё, ia ka rritur edhe mё shumё vlerat femrёs sё shenjёs sё Pёshqve. Me gjithė kёtё mister femėrorё tё turbullt mbi ajrin qё konsumon edhe partneri, kёto krijesa tё pafuqishme, tё brishta, tё pёrmbajtura tё Neptunit, duhet ti zmbrapsin meshkujt me shkopinj tė mėdhenj.

    Nuk ёshtė e habitshme, pse ёshtё ajo kaq shumё e kёrkuar. Femra e Neptunit, rrallė pėrpiqet ti bёjё hije partnerit tё saj, qoftё e dashura apo gruaja. Ajo nuk ka tё fshehur as dėshirėn mё tё vogėl, nevrotike, pėr ta dominuar atė nė asnjė formё. Ai mund ti tėrheqё asaj karrigen nё restorant, ti mbajё pallton, ti fishkёllejё taksisё pёr tё, ti ndezё cigaren dhe ti rrёfejё sesa shumё i mrekulluar ёshtё prej saj. Gjithēka qё ajo dёshiron ёshtё qė ai ta mbrojė dhe tё kujdeset pėr tė. Ajo ėshtė shumё e lumtur qё tё mbёshtetet nё krahun e tij dhe ta lejojё atё tё kuptojё, sesa i fortё ёshtё ai dhe sa shumё nevojё ka ajo pёr tё, nё kёtё botё tё egёr dhe tё rrezikshme. Kaq ёshtė e mjaftueshme pėr ta bėrė njė vajzė tė duket e adhurueshme nё sytё e njё mashkulli. Edhe nė qoftė se ajo nuk ėshtė shumё me stil Viktorian (ndonёse ka mjaft femra Peshqit qё janё) , ajo do tė jetė njė dėgjuese empatike, pėr tė gjitha problemet dhe fatkeqėsitė e tij dhe njё rrufёpritёse efikase pёr tё gjitha krizat qё ai mund tё kalojё.

    Njė femёr e shenjёs sё Peshqve, beson se shoku i vet, i dashuri, miku, bashkёshorti, vėllait, babait – pra, ēdo mashkull, mund ta mbajё botёn me njё dorё dhe ajo habitet pse ata nuk besojnё tё njёjtёn gjё. Dhe ju pyesni veten pse ajo ėshtė kaq e dashur pёr tё gjithё? Vajza e Peshqve ėshtė njė strehė e qetė dhe komode, pėr mashkullin e saj krenar , larg nga zhurmat e botёs sё rrёmujshme. Dritat nė pellgun e saj, janė tė buta dhe tė zbehta. Ata sy tё lodhur, tė cilat janė zbehur nga dritat e neonёve dhe tė gjitha kėto shifra pa kuptim nė tregun e aksioneve, tё cilat ajo nuk mund ti kuptojė pėr tė shpėtuar jetėn e saj. (Edhe pse, nė qoftė se ajo dёshiron vėrtetė tė shpėtojё jetėn e saj, ajo do ta mprehё mirё lapsin.)

    Ajo ėshtė pėrjetėsisht femėrore nė tė gjitha stinėt. Mund tё thuhet qё meshkujt tёrhiqen prej saj, si bletёt nё njё koshere me mjaltё. Sapo njё burrё bёn njё bisedё tё shkurtёr me tё, ai direkt qetёsohet dhe ndihet i relaksuar. Ajo i bėn tё qartė atij, se ajo kurrė nuk do ta fajėsojė atė pėr ēdolloj problemi nė karrierėn e tij ose gabime aksidentale. Do tё jetё gjithmonė faji i dikujt tjetėr. Jo i partnerit tё saj. Ajo asnjёherё nuk do ta shtyjё atё tё ecё me shpejtёsi pёrpara. Ritmi tij ėshtė i pėrsosur pёr tė. Ёshtё e nevojshme qё te shpjegohet se pse femra e shenjёs sё Peshkut, ёshtё gruaja mė e rrezikshme nga tё gjitha shenjat e tjera tё zodiakut? Lajmёrim!! Paralajmėrim Detar: Pas martesės ajo mund tё bёhet pak mё shumё nxitёse. Pėr tė qenė te sinqertė, ajo mund tė bёhet shumė nxitёse. Nė njė farё mėnyrė, kjo ju shėrben pёr ta lёnё veten tё verboheni nga sharmi i saj. Shumė herė ajo do tė pёrdorё edhe sarkazёm tё hidhur, por ēdo femёr duhet tė ketė disa tё meta dhe vajza e Peshqve, mё shumё do tё jetė e butė sesa grindavece. Qё tё bёhet njё grua gёrrnjare dhe grifshё, duhet tё nxitet nga njё burrё mizorisht i ashpёr dhe shumё dembel- dhe kush mund tё thotё qё njё burrё i ashpёr dhe dembel nuk e meriton kёtё gjё? Femrat jo! Femrat jane pa dyshim nё anёn e saj.

    Pėrveē kėsaj, feminiliteti i saj i kėndshėm, mbulon ndonjė tё metё tė vogёl dhe shumicėn e kohės vajzė tipike e Neptunit ėshtė e butė, e ėmbėl dhe shumё femėrore. Duke qenё se peshku noton nё dy drejtime nė tė njėjtėn kohė, ajo pėrshtatet bukur dhe qetė nė situata konfliktuale, qė do ti bёnte femrat e tjera tё pёsonin tronditje nervore.
    Herё pas here, njė femėr e ndjeshme e Neptunit, me tё cilёn janё sjellё ashpėr nė moshė tė re, do tė lejojė qё hidhėrimi ti thyejё mё dysh peshqit simbolikё tė shenjės sė saj - dhe kjo mund tė jetė shumė e trishtuar. Ajo kthehet nё njё Peshk tё mjerё, tё vetmuar, duke notuar gjithmonё e zemёruar, duke u zhytur thellё nё pёrpjekje pёr tё shpёtuar- pa e kuptuar kurrё se duke i kthyer kurrizin dashurisё pёr veten, ёshtё helmi i vёrtetё. Droga, pijet dhe iluzionet e rreme e fshehin tё vėrtetėn prej saj dhe shkėmbinjtё e lumit mund ta shkatėrrojnė atė.

    Por vajza tipike e Neptunit, i mban dy peshqit simbolike tё bashkuar, duke vepruar nё qetёsi, duke rreёshqitur ngadalё, pastaj bёn njё sulm tё vogёl, kėshtu qė ju kurrė nuk do tё jeni plotёsisht i sigurt, se cilin drejtim ajo do tё marrё. Pёr shenjёn e peshqve thuhet se ёshtё njё det i thellė misteriozё, nė tė cilin derdhen tё gjithё lumenjtё. Ju do tė keni mё shumё shanse ta kapni femrёn tuaj tё shenjёs se Peshqve, nёse dini disa nga sekretet e saj. Ēfarė e bėn atė tё notojё?

    Ashtu si erėrat e marsit, femra juaj e shenjёs sё Peshqve, do tё ketё luhatje tё gjendjes shpirtёrore. Ajo ėshtė tmerrėsisht sentimentale dhe kur dikush lёndon ndjenjat e saj ajo mund tё derdhё lot me kova. Ajo do tju shikojė me qortim dhe ju do tė ndjeheni sikur sapo keni gjyajtur njё lepur tё butё tё vogёl. Femrat e kёsaj shenjё, ndonjėherė kanё idenё se janė tė papėrgatitura pėr betejat e ashpra tё jetёs dhe pa ambicien e nevojshme pėr tė mbijetuar. Nё kёtё moment, depresioni i thellё i pushton ato. Nё njё situatё tё tillё, ju do tju duhet ti thoni saj, se e admironi pėr diturinė e saj tė thellė, misterioze dhe tė kuptuarin e saj pёr ēdo qёnie njerёzore, qё ajo i bekon me miqёsinё e saj. Kjo ėshtė zakonisht e vėrteta absolute. Mėsimi mė e vėshtirė qė ajo ka pėr tė mėsuar nё jetё, ėshtė tё kapėrcejё ndrojtjen dhe dyshimet e saj. Nėse frikёrat thellohen, ajo do tё shkёputet nga tё tjerėt dhe pastaj do tё pyesё veten pse ėshtė e vetmuar. Ajo ėshtė shpesh e frikėsuar se mos pёrfitojnё prej saj, mos e detyrojnё apo e nxisin dhe kёto mendime janё vetёm nё kokё e saj.

    Herё pas here, njė vajzė e shenjёs sё Peshqve, do ti mbulojё dobёsitё e saj, me njё lustёr tё sofistikuar thumbuese dhe njё personalitet tė ftohtё e tė pavarur, por ky ėshtė thjesht njė mantel mbrojtёs qё ajo e vesh, pėr tė fshehur pasigurinė e saj nga sytė e njerėzve tė vrazhdё, tё cilёt mund tё lёndojnё zemrёn e saj, nėqoftėse ajo e ekspozon atė.

    Ka disa gjėra qė njё njeri thjesht duhet ti bёjё dhe pёrsa i takon femrёs sё Neptunit, tё sillesh si zonjushё/zonjё nё publik, ёshtё njё prej tyre. Ajo me kёtё sjellje, mund tё vё nё lojё shumё meshkujt, tё cilёt, pasi tё qetёsojnё frikёrat e saj tё brendshme, do ta bёjnё atё tё tёrheq mbrapsht thёnien e saj tё shpeshtё ,"Kush ka nevojė pėr njė burrė? Ata vetėm e bёjnё rrёmujё jetёn tuaj." Imagjinoni njė deklaratė tė tillė nga njė person i shenjёs sё Pёshqve, qė ka nevojė ti pёrkasё dikujt, mė shumė sesa ka nevojė pėr tė fjetur, ngrėnė apo pёr tё marrё frymė.

    Njė femёr e shenjёs sё Peshqve, do ta japė tė gjithė zemrėn pėr fėmijėt e saj, me pėrjashtim tė pjesёs sё madhe qё e ruan pėr ju. Ajo do ti dojё tė gjithė, por ata qė janė mё tё dobёt, mė tė vegjёl apo tė sėmurė, mund ti dojё dhe tё pёrkujdeset pak mё shumё. Vetėm njė femёr e Peshqve mund tё shkojё nё institucionin ku mbahen fёmijёt e braktisur dhe tё birёsojё njё vogёlush me sy tё frikёsuar dhe tё trembur. Gruaja e Peshqve mund tё jetё nga tё vetmet nёna nё botё qё arrin tё kuptojё nё ēast ndrojtjen dhe ankthin e djemve dhe vajzave qё sapo kanё hyrё nё periudhёn e vёshtirё tё adoleshencёs. Njė nėnė Peshqit, thurr me mijёra ёndrra tё imta mbi djepin e ēdo fёmije. Ajo do tė sakrifikojė ēdo gjėm, me qёllim qё fėmijėt e saj tё mund tė kenё ato qė asaj i janё mohuar kur ishte fėmijė. Ajo mund tė jetė shumė e butė..

    Njė femёr e shenjёs sё Peshqve, me kėnaqėsi do tju lejojė qё ju tё merrni pjesё nё kompeticione tё ndryshme. Ajo ndoshta do tė preferojė tė mos pёrfshihet nё konkurset e forta tё botёs sё biznesit, vetёm nёse ju do tё keni shumё nevojё pёr tё. Ajo ka kaluar mjaftueshёm peripecira (nėqoftėse ajo ėshtė njė vajzė tipike Neptuni) kur punonte nё atё kompaninё e madhe, ndёrsa ishte duke pritur qё ju ta shpёtonit. Disa, jo tė gjitha, por disa femra tё kёsaj shenje, janё pak ekstravagante nё shpenzime. Ajo mund tė ketė nevojė pёr pak ndihmė, pёr tё kuptuar se pse bilanci i bankės nuk rakordon me faturat e saj, shkruar nė hindisht (sipas saj). Megjithatė,nё njё situatё emergjence ajo duhet tё pёrshtasё shijen e saj pёr shampanjėn nė njė kuti qumёshti tё skremuar, ajo do ta menaxhojё mё sё miri kёtё moment.

    Ajo dėgjon oqeanin dhe ai i thotė gjėra tё ndryshme asaj. Edhe nė mes tė qytetit tё jetё, ajo sёrish do ti dёgjojё valėt e Neptunit qё i pėshpėrisin zemrёs sё Peshqve,mё shumё se sa ajo do tёdojё tё dijё. Mos harroni ditėlindjen e saj, pёrvjetorin tuaj ose ditėn qė e keni propozuar. Ajo nuk do ti harrojё asnjёherё. Ky ėshtė sekret i madh i femrёs sё udhёhequr nga planeti i Neptunit. Nėse ajo i pёrgjigjet thirrjes sё Neptunit pёr tu bёrё njė murgeshė e pėrkushtuar nė njė manastir apo tё bёhet kёngetare nė njė klub nate, ajo ėshtė femёr nё kuptimin e plotё tё fjalёs. Njėqind pėr qind femёr!

    (Vazhdon)...

  3. #3
    E..S...L...I Lirenti-Addicted Maska e Auroraa
    Anėtarėsimi
    Jan 2013
    Vendndodhja
    Honoluluuu
    Postime
    3,023
    Gjinia
    Femer
    Reputacioni
    10
    Si tė njohim Ujorin

    Shumė njerėz e pёlqejnё ylberin. Fėmijėt shprehin dёshirat e tyre kur shohin njё ylber; piktorёt i vizatojnё ose pikturojnё ata, ėndėrrimtarėti ndjekin pas, por personi i shenjёs sё Ujorit ia kalon tё gjithėve. Ai jeton nė njė ylber. Pėr mė tepėr, ai e ka marrė dhe e ka shqyrtuar atė, pjesė-pjesė, ngjyrё mё ngjyrё dhe ai ende beson nė tė. Nuk ėshtė e lehtė tё besosh nё diēka, pasi ke marrё vesh se ēfarё ёshtё nё tё vёrtetё ajo, por Ujori ėshtė nė thelb realist, edhe pse adresa e tij ёshtё e nesёrmja, aty lart, me njё yll tё shndritshёm blu si kod postar. Ashtu si Liza e hutuar nё labirintet e Botёs sё Ēudirave, tё shkruar nga Lewis Carroll i shenjёs sё Ujorit, ju duhet tё jeni vazhdimisht tё pėrgatitur pėr tė papritura me njerёzit e udhёhequr nga planeti i Uranit. Nė pėrgjithėsi, tё sjellshёm dhe tė qetė nga natyra, Ujorёt megjithatė i gėzohen sfidёs qё i bёjnё opinionit publik dhe ata fshehurazi kėnaqen nga tronditja qё pёsojnё njerėzit prej sjelljeve tė tyre tё ēuditshme tė rastit.Kёta njerёz zakonisht tё butё dhe tё mirё, mund t’ju lenё pa fjalё me deklaratat dhe veprimet e habitshme nё momentet mё tё paparashikueshme. Ai do tė ecё zbathur nё rrugё , nёse dёshiron ta bёjё kёtё dhe do tё qeshё me ju, pse ju po qeshni me tё. Ujorёt shpesh vishen nё mёnyrё tё pazakonte qėllimisht pėr tė treguar antikonformizmin e tyre tё lindur.

    Ju shpesh mund ti dalloni njerėzit e lindur nė kėtė shenjė ajri, nga pėrdorimi i shpeshtė fjalės “mik” .Fjalimet e zjarrta tё Franklin Roosevelt-it i shenjёs sё Ujorit, fillonin gjithmonё me shprehjen :”Miqtė e mi ..." dhe pyetja tipike qё bёn njё person i udhёhequr nga Urani pasi i ka dhenё fund njё lidhjeje romantike ёshtё: "A mund tė jemi ende miq?"
    Ujori nuk ėshtė as i mёrzitshёm dhe as naiv, as entuziast dhe as i pandershёm. Eksperimentimi i vazhdueshėm thjesht e bёn atė kurioz pėr tė depėrtuar nė misterin e ardhshёm dhe ky misternё horizont mund tё jesh ti. Ai person, i cili duket sikur ёshtё njё mijё kilometra larg mendёrisht ose ai tjetri qё duket sikur po ju vёzhgon me njё mikroskop tė padukshёm, ėshtė ndoshta njė Ujor. Politika e magjeps atė, sportet e pёrthithin dhe fėmijėt e intrigojnё. Po kёto reagime i shkaktojnё kuajt, makinat, zbulimet mjekėsore, autorėt, astronautėt, alkoolistėt, pianot dhe lutjet.

    Shikoni pėr njė vėshtrim tė ēuditshёm, tė largėt nė sy, sikur tė kenё njёlloj magjie,njё njohuri misterioze ku ju nuk mund tė depėrtoni. Sytė e Ujorit janė zakonisht tė paqarta, me shprehi pёrhumbёse dhe ёndёrrimtare dhe shpesh (por jo gjithmonė) janё blu, jeshile apo gri. Flokėt zakonisht i kanё tё drejtё dhe tё butё, ndonjёherё bjond ose kafe e ēelur. Ēehrja e fytyrёs ėshtė e zbehtė dhe gjatёsia e tyre ėshtė zakonisht mё e lartё se mesatarja. Ju do tė vini re njė fisnikėri tё theksuar tė profilit. Ujorёt tipik do tė marrin pamjen me kokёn e anuar, kur janė duke menduar pėr njė problem, ose pasi ata kanė bėrė njė pyetje. Koka bie befas pėrpara, ose nё njёrёn anё duke pritur pėr reagimin tuaj.

    Ujorёt liridashės mund tė jenė mjaft gazmor, tё ēoroditur, origjinalё, mendjemadh dhe tё pavarur, por ata gjithashtu mund tė jenė diplomatike, tё butė, tё kėndshėm dhe tё turpshėm. Ujori do tė kėrkojė pothuajse dėshpėrimisht sigurinė e turmave dhe ta mbush veten me miqėsi. Pastaj ai do tė bie nė njė magji tė errėt dhe tё zymtė vetmie dhe do tё dojё tё rrijё absolutisht vetёm. Por edhe nёse ёshtё vetёm apo me tё tjerё, ai do tė ketё tё njёjtin perceptim tė mprehtė, i cili ėshtė nė tė njėjtėn kohė edhe mė i thellė dhe mė i shpejtė se tė tjerėt. Urani e bėn atė njė rebel, i cili instiktivisht ndjen se tė gjitha zakonet e vjetra janė tė gabuara dhe se ndryshimi drastik dhe revolucionar ėshtė ajo qё bota dhe njerėzit kanė nevojė (edhe pse, nė qoftė se ai ėshtė aktivist nё fushёn e politikёs, ai ėshtė aq i menēur sa tė mos i transmetojė pikėpamjet e tij, para kohe dhe tё prishё strategjinė e tij ).

    Pėr kėtė qėllim, Ujorёt janė gjithmonė duke analizuar situatat, miqtė dhe tė huajt. Kjo mund tė jetė shqetėsuese, kur ata fillojnė tė bėrė pyetje tё drejtёpёrdrejta, pa takt duke zhbiruar deri nё detaje zemrёn dhe shpirtin tuaj. Kur ata zbulojnė se misteri nuk ishte aq i ndėrlikuar sa prisnin, ata mėrziten. Asgjė nuk ėshtė mė fyese se sa njё Ujor, i cili pasi ju ka ekzaminuar me mikroskopin e tij, shkon te personi tjetёr mё interesant, pikёrisht kur sapo ju ka bindur qё ju ishit njeriu mё interesant nё kёtё tokё.

    Pavarėsisht fiksimit tė tyre nė miqėsi, Ujorёt nuk kanė shumė miq tё ngushtё. Ata kėrkojnė sasi dhe jo cilėsi nė shoqёritё e tyre dhe ata rrallė krijojnё marrėdhėnie tė qėndrueshme, pėr mė shumė se njė periudhė tė kufizuar. Ka shumė pėr tė zbuluar nё kёtё botё, qё ai tё mbetet i lidhur me njė ose dy miqėsi nё mёnyrё ekskluzive.
    Ka njė lloj tё veēantė izolimi tё Ujori dhe ai shpesh keqkuptohet nga njerėzit. Kjo pėr shkak se njerėzimi ende nuk e ka kuptuar Utopinё e Ujorёve. Ujori jeton nё tё ardhmen dhe vjen vetёm pёr pak kohё nё tё tashmen. Kjo e bёn atё tё ndihet ndryshe nga tё tjerёt. Ai e ndjen kėtė dhe kjo thellon ndjenjėn e tij tė izolimit. Kėshtu qė ai endet midis reve tė tij i vetmuar, ndėrsa ne njerёzit e thjeshtė pyesim veten se ēfarė ёshtё ai duke bёrё aty. Astrologjia na mėson se "Si mendon Ujori sot, do tė mendojё bota pas pesėdhjetė vjetёve." Kjo mund tė jetė e vėrtetė, por sigurisht qё kjo nuk do ta ngushtojё hendekun mes Uranit dhe pjesa tjetėr tё njerёzimit.

    Kjo shenjė e Diellit njihet si shenjė e njerёzve qё janё gjeni, pasi mbi shtatėdhjetė pėr qind e njerėzve nė Muzeumet e tё Famshmёve janё Ujorё ose kanё ashedenten e tyre Ujori. Nė anėn tjetėr, ka njė pėrqindje e lartė tё konsiderueshme tė personave tё mbyllur nė institucionet mendore, ose qė shkojnё rregullisht nё seanca me analistё kёshillimi, qё janė gjithashtu tё shenjёs sё Ujorit. Ёshtё thёnё se ka njё kufi shumё delikat midis gjenialitetit dhe marrёzisё dhe miqtė tuaj tё shenjёs sё Ujorit, ndonjėherė mund t’ju bėjnė qё tė pyesni veten se nё cilёn anė ndodhёn ata. Ujorёt janė njė pėrzierje e ftohtėsisё, prakticitetit dhe jostabilitetit tё ēuditshėm dhe ata duket se kanė njė ndjeshmėri instinktive me probleme mendore. Ėshtė njė fakt i habitshёm qė pothuajse ēdo Ujor mund tė reduktojė ndjeshėm ankthin e ēmendurisё te njerёzit me probleme mendore, thjesht duke biseduar me ta nė heshtje. Ai ka njė aftėsi tė mrekullueshme pėr qetėsimin e njerėzve histerike dhe pёr tё qetėsuesuar fėmijėt e frikėsuar.

    Kёndvёshtrimi i Ujorёve ёshtё aq i gjerė, sa qė ju rrallė do tė gjeni njė qė ėshtė me paragjykime,vetёm nėse ka ndikime tė forta planetare nė tabelėn e tij tё lindjes. Madje edhe atėherė, ai do tė tronditet kur paragjykimi i tij ėshtė vėnė nė dukje. Instinkti i tij i vėllazėrisё, ėshtė aq i fortё tek ai, saqё nёse ndodh qё njё Ujor tё fajёsohet sё ka qenё jo tolerant, ai jo vetёm nuk ёshtё nё dijeni tё veprimit, por edhe etiketimin do ta urrejё shumё. Zakonisht, tė gjithė janė vėllai apo motra e tij. Ai do tė endet nėpėr shoqėritё e pasura dhe ato tё varfėra, ashtu me shtambėn e tij simbolike, duke mbledhur ujėrat e dijes dhe duke i derdhur ato jashtė pėrsėri, me pėrjashtim tė atyre gabimeve rastёsore. Fshehja e tij nuk zgjat shumё dhe para se tё mendoni se e keni humbur atё, ai do tё kthehet qё tё vazhdojё xhirot e rradhёs. Mos u mundoni tė ndėrprisni vetminė e tij. Kur ai dėshiron tė jetė vetėm, vёrtet e do kёtё gjё dhe do tё insistojё tё rrijё vetёm, por nuk ka hequr dorё nga njerёzit, sepse Ujorёt nuk mund tё jetojnё pa ta.

    Zakonisht, ėshtė e vėshtirė pёr tё lёnё njё orar fiks mё njё Ujor pёr tu takuar. Ai do preferonte tia linte rastёsisё takimin, sepse urren tё ndihet i detyruar me obligime nё orar tё caktuar. Megjithatė, ju siguroj se nёse arrini ta bёni atё tju japё fjalёn, ai do tё vijё nё orarin e caktuar dhe mirё ёshtё qё mos ta lini tё presё.
    Ai do tju japё mendimin e tij nё mёnyrё tё sinqertё, por ai nuk do tė pėrpiqet tju diktojė se si duhet tė mendoni apo se si duhet tė jetoni jetėn tuaj. Ndёrkohё, ai nuk do qё ju ti tregoni atij si tё mendojё apo tё jetojё. Ai nuk ka dėshirė tė japё idetё e tij te tё tjerёt. Filozofia e Ujorёve ėshtė se tė gjithė kanė tё veēantёn e vet, mendimet dhe dёshirat e tyre unike. Ēdo person e drejton vetё kёrcimin e jetёs sё tij dhe individualiteti duhet respektuar.
    Ju rrallė do tė gjeni njё Ujor tё luftojё pёr njё ēёshtje tё madhe shoqёrore. Ata jetojnė sipas kodit tё tyre dhe mendojnė se kjo ėshtė e mjaftueshme. Njerёzit e udhёhequr nga Urani, janė shumė tė zėnė duke gjetur arsyen e revolucionit, duke dėgjuar problemet e njerėzve dhe ndarё tё kuptuarin empatik. Ujori beson nė ndryshimin me forcё, por ai e lė dhunėn pėr tė tjerėt. Ai nuk ėshtė njė frikacak moral apo fizik. Ai thjesht nuk pėrshtatet me luftėn. Kur njė konflikt e kap atė tё papёrgatitur, ai mund tė behet konfuz, ose ai thjesht mund tė bie dakord, pėr t'i dhėnė fund debatit. Reagimi i tij ėshtė e paparashikueshёm, por njė gjė ėshtė e sigurt:ditėn tjetėr mendimi i tij do tė jetė fiks siē ishte mė parё.
    Njė tjetėr arsye pse Ujorёt shpesh kritikohen ėshtė se ata janė plot me surpriza. Ata mund t'ju ēojnė nė perėndim, pastaj papritur tė kthehen dhe tė marshojnė nė lindje, pa asnjё paralajmėrim. Ujori ka njė tendencё shumё kokėfortė, qё mos tju lejojё tё dini atё qё ёshtё duke bёrё apo menduar

  4. #4
    Postues Veteran Lirenti-Addicted Maska e olsii
    Anėtarėsimi
    Jan 2012
    Postime
    3,332
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    11
    moj nuk e kalon dot direkt tek shenja ime ti? por bjeri pak shkurt, se pask gjera interesante me sa shohe

  5. #5
    E..S...L...I Lirenti-Addicted Maska e Auroraa
    Anėtarėsimi
    Jan 2013
    Vendndodhja
    Honoluluuu
    Postime
    3,023
    Gjinia
    Femer
    Reputacioni
    10
    hahahhaha jane te detajuara Olsen....dhe Binjaku yt s'ka dal akoma...e kane filluar shpjegimin mbrapsht as une se mora vesh...mu duken interesante dhe te verteta prandaj i postova....duke u bazuar tek shenja ime kuptohet....se del nje shenj ne c'do muaj...deri tani jane tek akrepi....duro dhe ca....hahahaha

  6. #6
    E..S...L...I Lirenti-Addicted Maska e Auroraa
    Anėtarėsimi
    Jan 2013
    Vendndodhja
    Honoluluuu
    Postime
    3,023
    Gjinia
    Femer
    Reputacioni
    10
    Mashkulli Ujori

    Mё lejoni tё hidhem me trimёri direkt dhe nė qendėr tė problemit duke ju thёnё pikёsёpari se mashkulli i shenjёs sё Ujorit nuk sillet nё dashuri ashtu siē veprojnё tё tjerёt, prandaj nuk duhet tё keni pritshmёritё e zakonshme ndaj tij. Nёse e bёni kёtё, do tё merrni njё goditje tё fortё, ndoshta edhe njё sёrё tёrmetesh.Kur vjen puna pėr tė miqėsitё, ai ėshtė gjithēka qё ju do tё donit tё njё shok apo mik. Dashuria? E pra, ashtu siē ka thёnё dikur njё i njohuri im Ujor "Ēdokush mund tė ketė njė tё dashur. Por dashuria ėshtė diēka tjetėr." Ky ishte njė vėzhgim i zgjuar. Ёshtё e vёrtetё qё dashuria ėshtė "diēka tjetėr” me Ujorёt.

    Njė njeri i shenjёs sё Ujorit, nuk dėshiron tė zbulojė ndjenjat e tij tė vėrteta, pavarėsisht dёshirёs sё tij tё thekshme pёr tё depёrtuar nё shpirtin dhe ndjenjat e tё tjerёve. Reagimet dhe motivet e veta janė komplekse dhe ai ka pėr qėllim ti mbajё ato nё kėtė mėnyrė,thjesht pёr tu kёnaqur ndёrsa bёn shaka me ju. Shumė pėrvoja tė ēuditshme do tė kalojё ky njeri, qoftё nga miqёsia apo dashuria dhe ai do tё vёzhgojё dhe analizojё secilёn prej tyre me zell tё madh. Deri sa ju ta ēoni atė para altarit, ju jeni vetėm njė tjetėr pėrvojė, njė tjetėr eksperiment, sado e vėshtirė tё jetё kjo pёr tu pranuar..Edhe ai mund tё mashtrohet, pavarёsisht kujdesit tё tij tё madh. Por, para se tė filloni ta mashtroni atė, pėrpiquni tė kuptoni mė mirė se si tė pėrballeni me pikёpamjen e tij tė veēantė pėr njerėzit.

    Ai ėshtė njė njeri qё e pёlqen shoqёrinё dhe puna nė ekip vjen natyrshėm tek ai. Ujori i kupton rregullat e lojёs sё sportit, si tė kishte shpikur ato dhe ai i zbaton kėto rregulla nė marrėdhėniet e tij personale. Interesat e tij janė tė shpėrndara ngado. Kjo pėr shkak se dashuria e tij pёr njerėzit ėshtė kaq shumё e papėrcaktuar; ai i jep njė vlerė tė veēantё ēdo personi qё takon, ndёrkohё qё pjesa tjetėr e njerёzve i bёjnё tё tilla pёrpjekje vetёm pёr njerёzit special tё jetёs sё tyre. Pėr njė Ujor, gjithkush ėshtė i veēantė. Dua tё them “te gjithё”. Edhe ata qė ai nuk i ka takuar ende. Pak njerėz Urani janė ose egoist apo mendjengushtё.Nёse nё njё moment ai i shfaq kёto cilёsi dhe ju ia vini nё dukje, kjo do ta bёjё atё tё ndihet shumё keq dhe tё reflektojё. Ujorёt thjesht nuk mund ta durojnё tё quhen mendjengushtė.

    Ai i pėrgjigjet idealeve jashtėzakonisht tė larta, nė sajė tė kodit tė tij tė ngurtė tё moralit (edhe pse do jetё mirё tёkuptoni se ky ėshtė kodi i vet, i cili nuk mund tё reflektojё domosdoshmёrisht ose tё korrespondojė me kodin e pranuar nga shoqėria nė pėrgjithėsi). Ai do tė jetё pothuajse padyshim nё krye tё ndryshimeve, polemikave dhe ngjarjeve tė papritura. Megjithatė, shpesh do tė ketė ēaste qetėsie tė pėrsosura, e pamundur pėr ta gjetur nё shenjat e tjera tё Diellit. Pasi ai e ka kaluar tronditjen, sesi i lejoi vetes tё interesohej pёr njё femёr dhe ta vinte atё nё krye tё interesave tё tij njerёzore, ai mund tё bёhet njё i dashur shumė i vėmendshėm. Zona e rrezikut ėshtė para se ai tё kalojё tronditjen. Duke qenė se ai ėshtė mėsuar tė neglizhojё problemet personale nё interes tė shumicės, tё shpresojmė se disa prej kёtyre qėndrimeve do tё ndryshojnё me ardhjen e dashurisё nё jetёn e tij. Por mos mbani shumё shpresa nё kёtё. Shanset janė qё ai papritmas tё kuptojё se po ju kushton shumё kohё dhe besnikёri, kur ka gjithė ata njerёz tė tjerё tė cilėt kanė nevojė pėr tė. Atėherė ai mund tė tёrhiqet mbrapsht, pėr ti provuar vetes sё tij senuk e ka humbur dashurinė pėr miqtė e tij dhe pjesėn tjetėr tė njerėzimit, nga lidhja qё ka krijuar vetёm me njё person.

    Gjithmonё duke analizuar, mashkulli Ujor shpesh do tё pyesё veten, "Vras mendjen, ēfarė do tė thotė ajo me kėtė?"Ai nuk do tė pushojё deri sa ta gjejė se ēfarё ёshtё ajo. Njė mister e bёn atё tё paduruar, ndaj mos u mashtroni nga moskokėcarja e tij. Kur ai ndjen se diēka ėshtė e fshehur, ai nuk do tė flejё natėn deri sa ta nxjerrė nė dritė kёtё mister. Ka gjithmonė mundėsi qė ai tё zhgėnjehet nga ajo qё gjen, prandaj sigurohuni qё t’ia vlejё ajo qё do tё zbulojё. Nėse nuk ia vlen, ai do ta thotё pa keqardhjen mё tё vogёl dhe menjёherё do fillojё tё kёrkojё tё zbulojё diēka tё re.
    Vajza qė dėshiron ta pushtojё atё pёrfundimisht, sё pari duhet ta intrigojё atё. Njė libėr i hapur kurrė nuk do tё tёrheqё kuriozitetin e tij. Sa mё tё mbyllura faqet, aq me shumё ngjallet instikti i dedektivit tek ai. Kur njė femėr ose e injoron atė, ose i qёndron besnike bindjeve tё veta, (nė fillim tė paktėn), sytė e tij do tė hapen pak mё shumё se zakonisht dhe fytyra do ti marrё njё pamje alarmuese, njёsoj si ajo e njё dedektivi, tё cilit diēka i mungon nё skenёn e krimit. Pse ėshtė ajo kaq e emocionuar? A ėshtė ajo me tė vėrtetė e paqёndrueshme apo bёn si e tillё? Ēfarė e plotёson atё mё shumё? Ndėrsa ai heton, pyet dhe analizon, vajzёs nё fillim i bёhet qejfi nga gjithё ky interes qё tregon mashkulli Ujor, por kur ajo e sheh se ai ėshtė po aq kurioz pėr kamerieren qė sapo u shėrbyeu, ajo fillon tė ftohet disi. Tё ndihet sikur ёshtё nёn lupёn e njė shkencėtari nuk ėshtė pikёrisht ajo qё mund tё shkaktojё rrahjet e zemrёs te njё vajzё. Pra, ajo mė nė fund do tё shohё pёr njė mashkull mė tė zjarrtė dhe Ujori do tё psherёtijё me trishtim pёr njё ēast ose dy, para se te fillojė hetimin e tij tė ardhshėm romantik.
    Mashkulli Ujor mund tё jetė i butė dhe i urtė, por nuk duhet tё harroni se qetėsia e tij sipėrfaqёsore ėshtė njė mirazh. Ai nuk do tė tolerojė asnjё moment oportunizmi nga njė femėr. Nėse ai mendon se ai ėshtė duke u shfrytėzuar, atёherё sharmi i paparashikueshёm i Uranit, mund tė zhduket nė mėnyrė tė shpejtė. Gjėja e frikshme ėshtė se njё Ujor shumё i nevrikosur, ėshtė nė gjendje tė bёjё veprime shumё tronditёse. Ēfarė ėshtė edhe mė e frikshme ėshtė se ju mund tė falni atė. Mos e bёni! Tė paktėn, jo mė shumė se njė herė. Ai e admiron njė grua qė respekton dhe ruan territorin e vet, nėse ajo nuk ėshtė shumė mashkullore nė lidhje me tė dhe nėse ajo e lejon atė tė fluturojė herё pas herё,i pakufizuar nga premtimet e squllta dhe akuzat e mbytura nė lot.

    Disa nga njerėzit e udhёhequr nga Urani e adhurojnё pastėrtinё. Ju mund tė pёrplaseni verbalisht me tё nёse pёrdorni peshqirin e tij apo tė merrni frymė mbi ushqimin e tij. Pas kёsaj qёndron njё fobi gati neurotike ndaj mikrobeve dhe sėmundjeve. Ujori nuk i lejon fobitё tё ndikojnё nё jetёn e tij dashurore,edhe kur ato mund tё sherbejnё pёr njё qёllim tё caktuar, edhe pse ndonjёherё ai mund ta bėjė kėtė nė mėnyrė tė pandėrgjegjshme. Mos u habitni nėse ai ankohet se ėshtė alergjik ndaj buzёkuqit qё keni vendosur dhe kjo e bёn atё tė teshtijё.
    Ai nuk ėshtė tipi qė tju bindė me gjeste ekstravagante. Ai ka mё shumё gjasa tё kёpusё njёluleradhiqe dhe t’jua hedhё nё flokё, sesa tju sjellё njё orkide apo gladiolё. Pėr tė qenė e sinqertė, mė shumė ndodh ky skenar. Ai nuk do tju japё diamante dhe peliēe tё shtrenjta. Por jeta me tė ende mund tė jetė joshėse, edhe pa shkёlqimin e gurёve tёēmuar.

    Tani le tė pėrballemi me guxim me faktin mё tё keq. Pa anashkalime dhe supozime. Atёherё, ndryshe nga Gaforrja, Luani, Bricjapi dhe Peshorja, Ujorёt nuk e mendojnё martesёn si fёmijёt mendojnё karamelet. Pėr tė qenė tė sinqertė, shumica e tyre e shmangin atė pėr aq kohė sa ėshtė e mundur. Njė Ujor mashkull rrallė do tė bindet tё martohet nё moshё tё re dhe statistikat japin shifra jo inkurajuese. Bllokimi ndaj martesёs, zakonisht fillon me miqėsinё e lavdishme, tё bukur, tё mrekullueshme qё Ujori krijon mbi bazёn e dashurisё. Ata zgjedhin njė vajzė e cila ėshtė gjithashtu njė shoqe e ngushtė dhe qё mund tё ndajnё tё njёjtat interesa. Pse? Kjo ėshtė e lehtė. Me kaq shumė tema pėr tė folur, ka mė pak kohė pėr tė dhёnё dhe marrё dashuri, tė cilat mund ta bёjnё atё tё pėrfshihet seriozisht dhe tė pėrkushtohet maksimalisht. Femra etij ideale ėshtė ajo qё mund tё jetё dhe shoqja e tij mё e mirё, e cila nuk ka kėrkesa tė mёdha emocionale pėr tė. Ku do tė shkojnė prej kёndej? Zakonisht, askund!

    Meshkujt e Ujorit e kanё tė vėshtirė qё tё jenё tё lirshёm nё shprehjen fizike tė dashurisė. Puthja e parё mund tё dojё kohё tё gjatё tё materializohet. Duhet pranuar se shpesh herё ёshtё me vlerė ta presёsh atё dhe pritja e bёn edhe mё tё veēantё. Edhe pasi tё gjejё guximin pėr tё thėnė "tė dua", ai do ta shmang ēėshtjen e martesės me ēdo justifikim tё mundshёm. Kur justifikimet mbarojnё, ai mund tё mendojё disa tё tjera imagjinare. Ai do tju shpjegojė me durim qė nuk mund tё kujdeset pёr ju nė mėnyrėn qė meritoni, prindėrit e tij kanė nevojė pėr tё nė shtėpi, ose se ai nuk ėshtė nё nivelin e duhur pёr ju. Nėse kjo nuk funksionon, ai do tė pretendojė se e ardhmja ėshtė shumė e pasigurt, sidomos me kėrcėnimet nga shkatėrrimet bėrthamore dhe tё tjera rreziqe. Megjithatё, ky nuk ёshtё fundi i gjithēkaje. Edhe pse ėshtė e vėrtetė se shumica e Ujorёve martohen vonė, ata do tė martohen njё ditё. Natyrisht, do ta bёjnё kёtё papritur- si njerёz tё Uranit qё janё.

    Nė fazat e hershme tё lidhjes suaj, ju mund tė mendoni se ai ka nevojė pėr njė mėsim dhe ju vendosni qё ta bёni atё tё mendojё se ju ka humbur. Mė lejoni tju paralajmёroj se ai qё do tё humbasё jeni ju. I dashuri juaj Uran nuk do tё vijё zemёrthyer pas jush, me lot nё sy dhe tё thotё me zё tё mekur “ Mё jep njё mundёsi tё dytё”. Ai do tё heqё dorё nga ju me njё lehtёsi fyese. Madje mund tё shkojё deri aty sa tju drejtojё pyetjen :” A mund tё mbetemi shokё”? Nė qoftė se ju i thoni nё mёnyrё tё prerё se kjo ёshtё e pamundur, ai ndoshta do tё mbledhё supet dhe do tё largohet ngadalё, pa e kthyer kokёn pas. Nėse ju i pёrgjigjeni pozitivisht, ateherё do ta filloni aty ku e niset- si shokё.

    Xhelozia nuk ėshtė pjesё e Ujorit. Ai do t’ju besojё derisa ti vёrtetojё tё kundёrtёn. Jo sepse ai ёshtё natyrё qё beson, por sepse shqyrtimi i tij analitik, e ka bindur tashmė atė nė lidhje me karakterin tuaj. Nėse ai ka njė goditje tё rrallė xhelozie, ju nuk do ta merrni vesh, nёse ai nuk e tregon vetё. Ai rrallė(nėse do tё ndodhё ndonjёherё) do tė jetė fizikisht i pabesė vetė, kryesisht pėr shkak se e gjithё tema e seksit, edhe pse interesante, nuk e tёrheq atė. Pasi njė Ujor ka zgjedhur partnerin, ai relaksohet dhe pėrqėndrohet nė gjėra mė tė rėndėsishme. Ai mund tė hetojė i qetё marrėdhėnien djalė-vajzё ose burrė-grua, nė kohėn e lirė, nė laboratorin e tij privat.
    Marrёdhёnia seksuale pёr njё Ujor ёshtё pjesё e njё imazhi apo ideali mё tё gjerё. Nёse ai tundohet tё hyjё nё njё marrёdhёnie tё ndaluar (tё palejueshme pёr sytё e tij) ai zakonisht do ta pёrfundojёatё befas, edhe pse kjo mund ta lёndojё atė thellė, nė vend qё tė vazhdojė atė qė ai e konsideron tė jetė njė marrėdhėnie e pandershme. Situata qė e bėri atė tė ndjehet fajtor mund tė jetė pothuajse ēdo gjė, nga mosmiratimi i prindėrvetё tu ose njė premtim qė ai bėri vetes kur ishte tetё vjeē, apo diēka qė ai lexoi njė herė nė njė libėr. Ēfarёdo qё tё jetё, ai duhet ti japё zgjidhje pёrpara se tё ripёrtёrijё marrёdhёnien, pavarёsisht se kjo dashuri mund tё jetё e destinuar pёr tu bёrё. Ujori gjithmonė do ta le zemrėn e tij tё thyhet nё heshtje, ndёrsa ёshtё duke dёgjuar dhe biseduar mё shokёt e tij.

    Ai ėshtė i aftė pėr tė pritur deri sa tё jetё nėntėdhjetė vjeē pėr tju kėrkuar, ndonёse ju mund tё mendoni se ёshtё pak vonё pёr tё pritur kaq gjatё. Mė e keqja nga tё gjitha ёshtё se ai nuk do tju japё ndonjё arsye pёr ndarjen..Ai do tju ēoroditё ju duke ju bёrё tё mendoni se e gjithё kjo ishte vetёm njё fantazi qё prej fillimit. Mund tё jetё mizore, por kjo ėshtė mėnyra se si ai e luan lojėn.
    Nga tё gjitha kёto qё sapo thashё, ju mund tё arrini nё pёrfundimin se mashkulli i shenjёs sё Ujorit mund tё jetё mjaft kokёfortё, kur vjen puna tё dashuria. Keni shumё tё drejtё. Fiksimi i tij nё ēёshtjet e afeksionit mund tju bёjё ju tё kurdisni ndonjё plan idiot ose tё hidheni nё krahёt e dikujt tjetёr nё momente dёshpёrimi. Kjo ėshtė njė humbje e madhe kohe. Ai nuk ėshtė xheloz, e mbani mend? Edhe nёse ёshtё , nuk do ta tregojё kёtё. Pėrveē kėsaj, me intuitėn e tij tё Uranit, ai e di se e gjitha kjo ёshtё thjesht aktrim. Mos harroni, ai tė ka studiuar pėr njė kohė tė gjatė. Prandaj e vetmja gjė qė ju mund tė bėni ėshtė tё shpresoni qė do tė vazhdoni tė jeni tėrheqėse nė moshёn nėntėdhjetė vjeēare.
    Pasi tё martoheni, bashkёshorti juaj Ujor mund tё ushtrojё njё farё pushteti mbi ju. Mos e lejoni tju prishi ekuilibrat. Nė sajė tё tendences sė pėrjetshme tё Uranit pėr miqėsi, kurdo dhe kudo qė ta gjejė atё, mund tė ketė raste kur ju nuk do tė dinė se ku ndodhet ai, edhe pse tashmё jeni bashkёshortja e tij. Por bindeni veten se, pavarёsisht sa vonё qёndron ai me njё mik, ose sa vonё vjen nё shtёpi nga puna, kjo vjen vetёm nga kureshtja e tij e pafund pёr njerёzit dhe punёn. Nėse shoku ėshtė femёr, bёni sikur nuk e dini kёtё Ju mund tė prisni tė vёrtetёn absolute prej tij, kur i drejtoni njё pyetje tė drejtpėrdrejtė. Por nėse keni ndonjė dyshimnё atё qё thotё dhe e pyesni pėrsėri, ai do tė mendojё se ju nuk doni tė vėrtetėn. Pėr t’ju ndėshkuar, ai do tė sajojё historinė mё tё egёr ( dhe ai mund tė pėrfytyrojё disa mjaft tė egra). Ju mund tё pendoheni pёr dyshimet tuaja, pasi tё kaloni disa orё duke vrarё mendjen nese ai vёrtet e takoi atё vajzёn flokёkuqe me trup tё mahnitshёm. Mos u ofendoni kur ai kёrkon tё rrijё vetёm me ёndrrat e tij, nё njё nga ato ditёt qёёshtё i heshtur. Ai do tė kthehet pėr ti ndarė ato me ju, mё gjithё ngrohtёsinё dhe butёsinё e mundshme. Ēdo gjё qё ngroh shpirtin e tij duhet tё inkurajohet.
    Shumicёn e kohės Ujori do tė jetė i arsyeshėm nė lidhje me paratė, por duhet tё kurseni kur keni mundёsi dhe mos i zbrazni llogaritё bankare. Ai asnjёherё nuk do ti miratojёshpenzimet e tepruara nga ana juaj. Ndonjėherė ai mund t’ju befasojё me bujarinё e tij, por ai nuk do ta teprojё, vetёm nёse ka njё ashedente mbizotёruese te Dashi, Luani, Shigjetari ose Peshqit. Madje edhe atėherė, ai do tё jetё i kontrolluar.

  7. #7
    E..S...L...I Lirenti-Addicted Maska e Auroraa
    Anėtarėsimi
    Jan 2013
    Vendndodhja
    Honoluluuu
    Postime
    3,023
    Gjinia
    Femer
    Reputacioni
    10
    Femra Ujori

    Mėnyra mė e sigurt pėr tė hyrė nė romancė me njė femėr tё shenjёs sё Ujorit, ėshtė tė mbani mend se ajo ėshtė aq paradoksale nė dashuri, ashtu si nė ēdo gjė tjetėr. Ėshtė e mundur qė tė keni njė marrėdhėnie tė lumtur me femrёn e udhёhequr nga Urani, nė qoftė se ju nuk e lini atё tё lirė pėr tė ndjekur interesat e saj tė panumėrta dhe tė qarkullojė nė mesin e miqve tė saj. Asnjėherė mos u pėrpiqni ta lidhni atė nė kёmbёt e tavolinёs apo krevatit. Pyesni dikё qё e ka provuar, sesi ka qenё rezultati. Ajo papritmas mund tė vendosė tё studiojё balet, tё bёjё ekskursione nё male apo tё bashkohet me Korpusin e Paqes. Ajo i takon tė gjithėve dhe askujt. Dashuria e saj mund tė jetė e ndjeshme dhe frymёzuese, por gjithmonė do tė ketė njė cilėsi tė turbull tё pakapshme nė lidhje me tė, si njė kėngė qё ju vjen nё mend. Ju mund tė fishkёllёni melodinė, por fjalёt nuk ju vijnё. Kėrkesa e vajzės Ujor pėr liri ėshtė kėmbėngulėse, por besnikėria e saj pėr tė gjithė ata qė mund ta pranojnė romancėn brenda kufijve tė tilla, ėshtė e pakufishme. Kėtu ka diēka qė ju do tė dėshironi ta dini: Ajo nuk do tё jetё e interesuar pas llogarisё suaj bankare. (vetёm nėse ka Gaforren, Bricjapin ose Demin nё ashedenten e saj ) . Paraja nuk ėshtė parёsore pёr njё femёr tipike Ujori. Ajo nuk do tė merakoset nёse ju nuk jeni burri mё i pasur nё qytet, por ajo do tė presё qė ju tė respektoheni nė njė farė mėnyre pėr arritjet tuaja intelektuale.
    Kur tё vendosni pėr tė kapur kėtė flutur nė rrjetёn tuaj, mos harroni se ajo kurrė nuk do ta kalojė jetėn e saj tė paparashikueshme me njė burrė qė nuk ėshtė i vėrtetė pėr veten e tij.

    Kodi i saj i etikės mund tė jetė me i ēuditshėm se ēdo gjė tjetёr qё ju keni parё ndonjёherё dhe krejt i ndryshёm nga kodet e pranuara tė shoqėrisė, por ajo jeton tėrėsisht sipas tij. Ajo do tė kuptojёqė rregullat tuaja mund tė jenё gjithashtu shumė individuale. Kjo ėshtė nė rregull pёr tė, por nuk do tё bёjё kompromiseme kėto rregulla. Nėse jeni duke kėrkuar pėr njė lule pasionante, ju keni zgjedhur lulen margaritё tё gabuar. Pasioni nuk ėshtė pika e saj e fortё, nёse ёshtё njё Ujor tipik. Ajo do tė mendojё se dashuria fizike ėshtė mjaft e kėndshme, nėse nuk mbivlerёsohet. Me fjalė tė tjera, ajo mund tė marrė ose lėre atё pa u menduar dy herё. Femrat e Uranit mund ti pёrgjigjen dashurisё intime fizike mё njё intensitet tė thellė, por nė qoftė se ju preferoni ti mbani gjёrat platonike pėr periudha tė gjata kohore, prapё ёshtё nё rregull pёr tё. Ashtu si tė gjithё personat e Ujorit, ajo mund tė ketė njė frikė tė pandёrgjegjshme se dёshira pёr njё person, do ta burgosё atё dhe do ta mbajё larg dashurisё sё saj mё tё madhe- lirisё sё pakushtёzuar.

    Mungesa e saj e dyshimit nė rrethana normale ėshtė njė bonus i veēantė. Njė biznesmen i rёndёsishёm qё udhёton shumё, do tё gjejė vajzėn e ėndėrrave te femra tipike e Ujorit. Nėse ajo me tё vёrtetё ju kap duke e tradhёtuar, kjo do ti shkaktojė njė plagė tė thellė, pёr shkak tё natyrės sё saj tė ndjeshme. Ju do tė kuptoni kёtё sapo tё brenda syve tё saj tё ēudishёm. Por ajo nuk do tė tė dyshojё pa shkak dhe ajo rrallė do tė vё nё dyshim fjalėn tuaj. Gruaja tipike e Uranit kurrė nuk do tju kontrollojё pasi tё largoheni nga ajo. Kjo femёr nuk do tё telefonojё nё zyrё pёr tё parё nёse jeni aty apo tё kontrollojё shamitё tuaja pёr njolla buzёkuqi apo fije flokёsh bjondё nё rrobat tuaja. Mashtrimi dhe pabesia duhet tё demostrohen fuqishёm para sajqё ti tёrheqё vёmendjen, pasi ajo nuk do tė dalė nė kėrkim pėr tė. Para se ti jepni asaj shumė atribute, merrni nё konsideratё se mungesa e saj e xhelozisė pasionante ėshtė pėr shkak tė diēkaje mė tё madhe se forca e karakterit. Para sė gjithash, ajo ndoshta e ka analizuar psiqikėn tuaj nėn njė mikroskop, para se tju hidhte shikimin e dytё. Pėrveē kėsaj, ajo ka kaq shumė interesa tё tjera dhe kaq shumё njerёz pёr tё biseduar mё ta, sa qё nuk ka shumė kohė tё shqetėsohet pėr atė qė jeni duke bėrė, kur nuk jeni me tё. Tё qёnit larg nga sytё pёr njё Ujor, shpesh do tё thotё se je dhe larg nga mendja. Mungesa e partnerit, rrallė e bėn zemrėn e Uranit tė rrahё fort. Me raste, njė grua Ujor do tė vuajė pёr dikё qё e tёrheq, sepse ka diēka, qė ajo ka nevojė pėr tė,tё cilёn ajo mund ta gjejё vetėm tek ai. Nga ana tjetėr, nė qoftė se ajo nuk ka nevojė pėr ju, atёherё forca morale do tė punojė nė tė kundėrt dhe kjo do jetё prova e parė e vėrtetė e tė qenit e pabesё. Ajo thjesht do tė largohet. Mos u mundoni tё ndizni qymyrin, pasi do jetё thjesht njё gur i ftohtё. Sigurisht, ju ende mund tė jeni miq. Pse jo?
    Ajo ėshtė e diponueshme nёēdo moment pёr tё gjithё. Njё vajzё Ujori gjithmonё mund tё jetё dashamirёse me ish tё dashurit apo ish- bashkёshortёt. Ajo e harron tė kaluarėn dhe i fshin kujtimet e vjetra. Ka njė pėrjashtim tё veēantė dhe tё dukshėm nga ky rregull. Ashtu si mashkulli i Uranit, edhe femra e udhёhequr nga ky planet, do ta mbajё mend dashurinё e parё tё vёrtetё dhe tё sinqertё gjatё gjithё jetёs sё vet. Por vetёm kёtё dashuri tё parё. E keni pyetur veten nёse ajo vajza Ujor qё donit dikur ju kujton akoma? Pėrgjigjia varet nga pėrkufizimi i saj i dashurisė.

    Femrat e udhёhequra nga planeti i Uranit, rrallё do tё pёrfshihen nё marrёdhёnie jashtёmartesore. Ato mund tė joshen nė situata tė jashtėzakonshme, por njė marrėdhėnie e pandershme shkon kundėr kimisёsė tyre. Nё ato raste tё rralla kur ndodh, kjo romancё zgjat shumё pak. Megjithatė, ka shumė gra tё divorcuara tё shenjёs sё Ujorit. Ka njė arsye pёr kёtё fenomen. Nėse njė situatė bėhet e patolerueshme, natyra e Uranit bёhet e ftohtė akull papritmas. Ata mund tė zhduken brenda natės dhe kurrė mos ta kthejnё kokёn pas. Ata nuk e kėrkojnė, as i gёzohen divorcit, por edhe tronditje shokuese nuk ėshtė pёr ta. Ju e dini qё Urani ёshtё planeti i ndryshimit. Femra e Ujorit, kurrė nuk heziton tė bėjė rrugėn e saj e vetme, nėse lind nevoja.

    Presni qё ajo tё hetojё zemrёn tuaj derisa tё mos ketё asnjё tё fshehtё brenda saj, ose asnjё endёrr tё pa analizuar. Por asnjёherё mos u pёrpiqni tё njihni mendimet e saj personale. Kjo ёshtё mёnyra sesi e luan lojёn njё Ujor. Ajo do ti mbajė motivet e saj tė fshehura dhe ndonjėherė do tė ndiejё kėnaqėsi ndёrsa qёllimisht ju bёn konfuz. Ajo zakonisht do tė jetė e sinqertё pёr gabimet, por mos harroni, me njė Ujor, tё thuash njё gёnjeshtёr ёshtё njё gjё; tё mos thuash gjithё tё vёrtetёn ёshtё njё gjё tjetёr.

    Pamja e saj ėshtė e mistershme. Shumica e grave tё shenjёs sё Ujorit janė tė bukura, me njė bukuri tё paqetё. Por ato janė tė ndryshueshme. Ato mund tė japin njė pėrshtypje tё kremit tё vaniljes, pastaj papritmas tё bёhen si pica pik ante dhe nё njё moment tjetёr tё bёhen si njё rrufe shndritёse elektrike Urani. Femrat e Ujorit shpesh janė gratė mė tė bukura tё zodiakut. Mё e pakta, ato kanё njё pamje interesante. Mėnyra sesi vishet njё femёr Ujori, mund t’ju bёjё tё mbani frymёn dhe tju dalin sytё vendit nga habia. Ka disa prej tyre qė mund ta hijeshonin kopertinёn e njё reviste mode, por zakonisht, vajza Ujor do ketё veshje shumё konvencionale. Ajo mund tė veshё disa fustane qё dhe njё cigan do ti kishte zili dhe individualiteti i saj i veēantё, mund tė prodhojė disa kombinime tė fuqishme unike. Ajo zakonisht do tė jetė e para pėr tė provuar njė modė tė re, pa marrė parasysh sa ekstravagante mund tё jetё, por ajo gjithashtu mund tė veshё edhe stile tё vjetra nё modё, tёepokёs sё gjyshes sё saj. Ajo mund tė veshё kėmishėn e natёs me dantella nė njė banket formal, pupla struci nė supermarket, pantallona tė gjera nё fund kur shkon nё opera, atlete nė teatėr ose diamante kur viziton kopshtin zoologjik.
    Njė bisedė me tė mund tė jetė mё e pakta, e jashtėzakonshme. Ajo ka sjellje tё kёndshme dhe zakonisht sillet nė njė mėnyrė tė turpshme, pothuajse tė rezervuar. Pastaj vjen njė nga ato momentet e papritura tё Uranit dhe ajo do thotё diēka qё mund tё mos ketё asnjё lidhje me bisedёn qё po bёhet. Mendjet e tjera mund tė pėrparojnė me hapa mjaft logjike, por mendja e saj do shkojё nё tё ardhmen, pastaj do kthehet nё tё tashmen me shpejtёsinё e njё rreze drite. Herё pas here, ajo do tė lёshojё papritmas ndonjё frazё prekёse. Nё fillim tё paqartё- pastaj praktike. Njё herё tё ndrojtur- pastaj tё rrёmujshme. Asnjёherё mos e nёnvlerёso njё femёr tё Ujorit. Ajo nuk e duron dot mos ta trajtoni tё barabartё me ju dhe njё qёndrim mospёrfillёs do ta bёjё atё tё pakapshme pёr ju.

    Duke qenё se Urani udhёheq tё ardhmen, ju mund tė imagjinoni qė kėto femra do tė jenё nėna me ndjesi mёmёsie natyrore. Fėmijėt, nė fund tė fundit, i pėrkasin sė ardhmes. Por gruaja mesatare Ujori, mund tė hutohet nga mėmėsia nė fillim. Ajo duhet tė pėrshtatet qё ti kushtojё gjithёvėmendjen dhe energjinё e saj, vetėm njё personi, pėr njė periudhė kohe, kur ajo ėshtė mёsuar tё shpёrndahet shumё mё gjerё.Ftohtёsia e saj natyrore mund ta bėjė tė vėshtirė pėr tė, qė tė tregojė dashuri dhe afeksion nga pamja e jashtme. Nėna tipike Ujor ėshtė e pėrkushtuar pėr pasardhėsit e saj, por edhe tė shkėputur disi ndaj tyre. Ajo do tė flasё pėr orė tė tėra me shokёt e vegjёl tё fёmijёve tё saj, duke e bёrё bisedёn nё nivelin e tyre dhe ajo do tė heqė dorė nga pasditet e saj, pėr tė punuar pėr njė projekt tė ri tё shkollės. Fėmijėt do tė marrin mėsimete para tё vėllazėrimit dhe humanizmit fillimisht duke e vёzhguar atё. Nėnat Ujori nuk janė mbrojtėse tė ashpra pёr fėmijėt e tyre. Ata marrin njė pamje tolerante edhe para rrėfimit mė befasues. Njė grua Urani rrallė do tė dėnojė njė fėmijė,pasi ai ka thėnė tė vėrtetėn, pa marrė parasysh atė qė ai ka bėrė. Me kėndvėshtrimin e saj jo paragjykues, ajo do tė fitojė besimin e plotė tė fёmijёve tё saj tё vegjёl. Ajo mund tė kthejё lotėt e tyre nё tė qeshura nė ēast. Fėmijėt do tė gjejnё argėtim tё kėndshėm te ajo, jo tё rrёmujshme, tė relaksuar pėr punėt e shtėpisė, tė dobishme me detyrat e shkollёs dhe tė butė kur ata janė tė sėmurė. Ajo nuk do tė mbysё ata me dashuri dherrallė do ti bezdis.
    Edhe pse Urani pėlqen tė kundėrtat e rregullave ekzistuese tė gjėrave, pёrpara se femra juaj Ujor tё bėhet nėnė, ajo duhet tё bёhet bashkёshorte.
    Dhe para se ajo tė bėhet gruaja juaj, ju duhet ta keni bindur atė se martesa nuk ėshtė sinonim me burgun famёkeq tё Alkatrazit. Ajo nuk do tė nxitojё pёr tu martuar. As nuk ka pёr tё rendur pėr tė marrė mbiemrin tuaj deri sa t’ju ketё peshuar mirё,tju analizojё dhe testojё deri nё imtёsi. Mendimet e miqve dhe familjarёve tё saj nuk do tė thonė asgjė pёr tё, edhe pse ajo mund ti pyesё se ēfarė mendojnė, thjesht nga kurioziteti. Ajo ka njёsinё e vetё matёse pёr tju vlerёsuar ju. Duke supozuar qė do ta kaloni testin e saj, martesa me njė vajzė Ujori mund tė jetė konfuze. Ajo do tju dėgjojė me vёmendje kur ti jepni kёshilla, por seē ka diēka nё formimin e personit tё udhёhequr nga Urani, qё e pengon atё tё marrё udhёzime direkte.
    Duke qenё se natyra e saj ёshtё kaq e jashtёzakonshme, shprehja e ndjenjave tё thella ёshtё e vёshtirё pёr tё. Por sapo ato gjejnё njeriun e duhur, lidhja e tyre do tё jetё njё nga ato modelet e lumtura. Kufiri mes tė miqėsisė dhe dashurisė ėshtė shpesh i dukshmё pёr tё gjithё njerёzit, por i padukshme pėr njerёzit e shenjёs sё Ujorit. Kėngėt e dashurisё pėr njerėzit qė i kanė sytė vetėm pėr partnerin e tyre, janё pa kuptim pёr femrёn e Ujorit. Ajo do tė jetė e gatshme, ti mbani dorėn dhe tё ecni pranė saj, ndёrkohё qё ajo shikon me kėnaqėsi lindjen e diellit, njė makinė antike, kalin e shitėsit tё qumėshtit, njė kazan plehrash tė verdhė, njė buf tё mbushur apo njė tullumbace tёkuqe tё ngecur nё pemё. Por mos i kёrkoni asaj mё shumё afrimitet sё bashku. Lejojeni atё tė endet nėpėr botёn e saj tёēudirave kur ajo e kёrkon kёtё dhe ajo nuk do tju bezdisё kurrё, ndёrsa jeni duke kaluar kohё me shokёt tuaj.

    Mėnyra mё e shpejtė pėr ta humbur atё janė xhelozia, paragjykimi, posesiviteti, kritikat dhe konservatorizmi. Ju gjithashtu duhet tё pёlqeni dhe pranoni miqtё e saj, tė cilėt do tė vijnė nė tė gjitha format dhe madhėsitё e ēuditshme.
    Ajo ėshtė e ndjeshme ndaj goditjeve tё papritura tё frymėzimit dhe intuita e saj ėshtė e mprehtё. Gjykimi i saj nuk mund tė duket i shėndetshёm ose praktik nė fillim, sepse ajo sheh muaj dhe vite pėrpara. Vajza Ujor jeton nė tё nesėrmen dhe ju mund tė shkoni atje, vetėm nėpėrmjet asaj. Ēfarё do qė ajo thotė do tė bėhet realitet, ndoshta pas shumė vonesash dhe problemesh, por nё fund do tё realizohet. Unė mendoj se nė fund tė fundit, kjo ėshtė gjėja mė e veēantė nė lidhje me gruan tuaj tё shenjёs sё Ujorit. Ajo ka pak magji brenda saj.

  8. #8
    E..S...L...I Lirenti-Addicted Maska e Auroraa
    Anėtarėsimi
    Jan 2013
    Vendndodhja
    Honoluluuu
    Postime
    3,023
    Gjinia
    Femer
    Reputacioni
    10
    Bricjapi...Si te njohim nje njeri te shenjes se Bricjapit....


    Ёshtё shumё e lehtё tё identifikosh njё karakter tё Bricjapit. Qё tё arrini tё kuptoni kёtё shenjё tё Diellit, ju duhet tё mёsoni disa praktika nё fillim. Shikoni me kujdes njё merimangё. Ajo duket sikur nuk ka asnjё mundёsi nё raport me insektet fluturuese. Por kёto insekte pёrfundojnё nё rrjetёn e ngritur me zgjuarsi nga merimanga dhe ajo fiton ndaj tyre. Mos harroni breshkёn e ngadaltё tё fabulёs sё famshme. Ajo nuk ka asnjё shans pёr tё fituar kundёr lepurit tё shpejtё. Por lepuri hallakatet nё tё gjitha anёt dhe harron qёllimin e tij, prandaj fiton breshka me idene e qartё pёr tё arritur nё destinacionin e duhur. Vёzhgoni me kujdes dhinё, ngjitёsen e maleve te thepisura. Edhe ajo nuk ka shumё shanse kundёr strategjisё sё gjuetarёve qё po e ndjekin atё. Por njerёzit mbeten mbrapa, ndёrsa cjapi i guximshёm ngjitet me vendosmėri nga njё shkrep nё tjetrin falё thundrave tё saj tё projektuara nė mėnyrė unike pёr tё fituar.

    Tani tё studiojmė njė person tё shenjёs sё Bricjapit. Ku mund ta gjeni ju atė? Nё ēdo vend qė ai mund tė avancojė ose tė pėrmirėsojё veten. Kudo qė ai mund tė ēojё pėrpara ambiciet e tij sekrete. Shikoni me vёmendje njė aktivitet social. Zgjidh njė grup tė pėrzier, mundėsisht mbi nivelin mesatar tė tё ardhurave. Ju mund tė provoni edhe nё nivelin e tė ardhurave mesatare, por sa mё poshtё tё zbrisni, aq mё tё vogla janё shanset tuaja pėr tė identifikuar njė Bricjap. Ai ndoshta nuk do tė jetė i veshur hijshёm, tё vallёzojё bukur apo tё tёrheqё vёmendjen pėr veten e tij nė ēdo mėnyrė, ai do tė jetė njё spektator duke admiruar nė sfond. Madje nё fillim as nuk do ta vini re, sesi ai nё heshtje dhe qetėsi shikon tė gjithё kёto personalitete simpatike qё bien shumė nė sy dhe qё shkėlqejnё rreth tij. Gjithkush nė kёtё grup duket sikur janё gati pёr tё konkurruar me kёdo. Shumė prej tyre janė duke u shtirur, disa prej tyre janė tė frikėsuar, por ata duken shumё tё shkёlqyer dhe Bricjapi nuk duket tė ketė ndonjё shans kundėr tyre. Megjithatė, ai do tė fitojė.

    Fakti qё Bricjapi bashkohet me njё grup, nė mėnyrė tė butė, tė pandėrgjegjshme duke kamufluar veten, e bёn njohjen e karakteristikat fizike tė kėsaj shenje Dielli, jo gjithmonё tё lehtё. Bricjapi mund tė jetė trupi lidhur dhe muskuloz, i hollė dhe i fortё ose i shėndoshё dhe i squllёt. Por, pa marrė parasysh se ēfarё trupi ka, Bricjapi do tė japё pėrshtypjen e tė qenit i rrėnjosur nė vend, derisa ai vendos pėr tė lėvizur nё njё vend tjetėr. Nė pėrgjithėsi, njerėzit qё udhёhiqen nga Saturni, kanё trup tё gjatё, flokё tё errėta, tė errėt, sy tё theksuar dhe ēehre tё zeshkёt nё ngjyrё ulliri. Ju mund tё shihni edhe Bricjap me flokё kaēurrel bjond dhe sy tё kaltёr. Por nёse i shihni nga afёr me vёmendje, nuk ju duken sikur kanё lindur me tipare tё errёta, qoftё flokёt, sytё apo lёkura?

    Ka gjithmonė njė aureolė tё zbehtё melankolie dhe serioziteti qė rrethon personalitetin e personit tё drejtuar nga Saturni. Asnjė prej tyre nuk mund tė shpėtojė krejtėsisht nga ndikimi i disiplinės tё fortёdhe vetėmohimit qё ka Saturni. Shumė prej tyre kanė kėmbė tё forta dhe veshin kėpucė qё bien dukshёm nё sy. Duart e tyre janė tė afta, zėrat e tyre zakonisht janё edhe qetėsues dhe ju ndoshta do tė vini re njė butėsi lajkatuese dhe bindёse. Bricjapёt mund tё duken tё padёmshёm dhe veprojnё si tё tillё, por nё tё vёrtetё, ata janё tё fortё dhe tё ashpёr. Ata i bien nё kokё, me kёmbёngulje, nё mёnyrё tё palodhur tё gjitha fyerjeve, presioneve, zhgenjimeve por edhe detyrimeve me nje qetёsi tё habitshme, ashtu si cjapi tret me durim xhamat e thyer, kutite e ndryshkura dhe kartonat e fortё. Ashtu si cjapi , ata kanė bark prej hekuri dhe brirė tė rrezikshme. Ndėrsa njerёzit e tjerё, gajasen dhe hallakaten sa andej kendej, Bricjapёt kurrė nuk devijojnė njё milimentёr nė tė majtė apo nёtė djathtė. Ata ndjekin rrugicёn ngjitёse, me besim tė natyrshėm nė sigurinė e rrugės qё po ndjekin dhe pёrbuzin ēdo rrugё tё shkurtёr joshёse , pёr tё cilёn janё tё bindur qё ёshtё plot me kurthe.

    Bricjapёt kanė njė admirim tė madh pėr ata qė i kanė paraprirė nė majė tė malit dhe tė cilėt kanė hedhur poshtė rregullat e udhėtimit. Ata respektojnё ligjin, gjykata, autoritetin, traditёn dhe nderin. Shumė njerėz energjik dhe impulsivё, i etiketojnė ata snoba dhe mbytės. Bricjapi mund tu kundёrpёrgjigjet kritikёve tё vet duke i quajtur tё nxituar dhe budallenj, por zakonisht ai ėshtė shumė i menēur pėr tė bėrė armiq tė panevojshme, vetёm pёr kёnaqёsinё e vet-mbrojtjes. Ata pajtohen dhe pėrshtaten. Apo ata vetėm bёjnё sikur? Bricjapi i lejon tė tjerėt qė tė ecin para tij, por ai shpesh arrin nё destinacion i pari, kundrejt ēdo llogjike. Ai ėshtė i kujdesshėm pėr tė shmangur pengesat dhe shkėmbinjtё e mprehtė. Nuk ėshtė ēudi qė ai rrallė pengohet. Sytė e tij nuk drejtohen asnjёherёte yjet. Ai e mban vėshtrimin i tij tё gozhduar pėrpara dhe kėmbėt e tij janё tё vendosura fort nё tokё. Xhelozia, pasioni, impulset, zemėrimi, kotėsia, dembelizmi, pakujdesia janė tė gjitha pengesa. Tė tjerėt mund tё pengohen dhe tё rrёzohen prej tyre. Por jo Bricjapi. Ai mund tё hedh shikimin pas tij me keqardhje pėr dėshtimet, apo pёr hir tё sё kaluarёs mund tu jap kёshilla dhe ti ndihmojё tё tjerёt, por ai me shpejtёsi do tė vazhdojė tёngjitet lart, derisa qėllimi i tij tё jetё arritur.

    Ka disa Bricjap tё cilėt janė shumё romantikё, tė cilėt e kuptojnė dritėn e ēuditshme tė hėnės dhe ngjyrat e lavdishme tė krahёve tė fluturės. Por ata nuk do ti lejojnё emocionet e tyre, ti verbojnё para fakteve. Jo, nėse ata janė njerėzit tipik tё udhёhequr nga planeti Saturn. Nėse Bricjapi do tё shkruajё njė poemė tė bukur, tė mbushur me imagjinatė dhe ilustrime, tema do tė jetė solide dhe shenjat e pikėsimit do tė jenё tё vendosura saktė. Mos i kundёrshto hapur traditat, nė qoftė se ju doni respektin e Bricjapit. Edhe Bricjapёt mė tė guximshёm dhe kёta janė pėrjashtime, do tė respektojnė tė paktėn anёn e jashtme tė normave sociale. Skenat publike dhe pasionet e shprehur hapur dhe tё pakontrolluar i vёnё nё siklet ata.
    Njė Bricjap i zakonshёm do tė harrojė tė fshehё ambicjen e tij dhe do tė refuzojė tė punojё, nėse nuk ėshtė nė krye tė drejtimit tё punёs. Atėherė ai bėhet njė cjap kokėfortė, i cili insiston tё dalё nё krye tė shkallėve, ku ai mendon se ai i takon tё jetё. Natyrisht, njė qėndrim i tillė krijon njё person tё zymtė, pesimist, tė ftohtė dhe egoist i cili e ka tёpamundur tė kėnaqet. Por zakonisht kёto vėshtirёsi, mjaftojnė pėr ta vendosur atė nė rrugė tė drejtė.

    Bricjapёt e rinj nё moshё, janė zakonisht mė tė kėnaqur se ata mё tё vjetrit dhe ka njė arsye tė mire pёr kёtё. Nė pothuajse gjithё modelin kinez, tė rinjtė e udhёhequr nga Satursi, i kanё idhuj paraardhėsit dhe tё moshuarit. Respekti pėr urtėsinė e moshės dhe tė pėrvojės ėshtė rrėnjosur nė natyrėn e Saturnit. Kur ata maturohen dhe "paraardhėsit e nderuar " dhe traditat e vjetra zhduken, veprimet e egra tė gjeneratės moderne mund ti frikėsojnė dhe ti trullosin Bricjapёt konservatore. Ata tundin kokėn dhe murmurisin pėr ditėt tė mirat tё kohёve tё vjetra. Pėr fat tė mirė, megjithatė, njė pėrqindje e caktuar e tyre,pёrshtaten dhe pёrpiqen tė pėrmbushin kёto sfida. Ёshtė ngazёllyese tё shohёsh njё Bricjap tё thinjur, tё pёrshtatet me tё rinjtё dhe tё mėsojё pėr herė tė parė gėzimet e fėmijėrisė, qё ai i humbi kur sillej si njёdjalė serioz. Bricjapёt e vjetёr nё moshё, ose sillen si dhi tё frustruara, ose ata rrokullisen dhe kёrcejnё valle tё lumtur dhe krahёhapur ndaj tё rinjve. Disa prej tyre, qё qёndrojnё nё mes tё kёtyre dy ekstremeve, ulen mёnjanё me emocione tё ndrydhura dhe trokasin lehtė kėmbėt e tyre, sipas ritmit tё muzikės, por nuk janё asnjёherё mjaftueshёm tё guximshёm pёr tu hedhur nё karuselin e haresё.

    Ju rrallė do tė tė gjeni njё Bricjap qё tё fusё hundёt nё punёt e njerėzve tė tjerė apo tё pёrdorё gjuhёn e Saturnit pёr tё pёrhapur thashetheme. Zakonisht ata janė tė kėnaqur duke u marrё me punėt e veta. Ata nuk do tė japin kėshilla pa ia kёrkuar njeri, por kur ju kėrkoni diturinė e tyre praktike, ata nuk do tė ngurrojė t’jua japin atė me tone shumёngjyrёshe. Gjithashtu, do tė presin qė ju ta pranoni dhe zbatoni kёtё kёshillё. Bricjapi ёshtё mėsuar qė tё pėrballet me detyrat dhe pėrgjegjėsitё dhe tė tolerojė zhgėnjimin. Nėse ju nuk mund tė ndiqni shembullin e tij, ai do tė humbasё pak kohė duke u pėrpjekur t’ju mёsojё.

    Ju mund tė keni lexuar se Bricjapi martohet pėr para apo pёr pozitė shoqėrore. Kjo ėshtė pak e ekzagjeruar,edhe pse unė do tё thosha se pa dyshim qё ka qenё njė Bricjap ai qё ka thёnё shprehjen: "Ėshtė po aq e lehtė tė biesh nė dashuri me dirigjentin, siē ke rёnё nё dashuri me violinёn tёnde tё preferuar”. Bricjapi tipik rrallė ndёrmerr hapa praktikё nė biznes apo martesė, nėse ai nuk ėshtė pėrgatitur financiarisht pėr situatёn e parё dhe emocionalisht pėr kėtė tė fundit. Kėta njerėz do tė bėjė gjėra tė ēuditshme pėr sigurinė. Njerёzit e moshuar janё vazhdimisht nė mendjen e tyre. Edhe Bricjapёt e rinj nё moshё, do tė gėzojnė tё vizitojnё xhaxhain apo hallёn e moshuar qё po jeton vetёm. Pёrveē tё tjerash, kёta tё afёrm tė moshur, mund tė kenё njė ose disa prona, pėrveē faktit se ata janė farefis dhe tė kёndshёm. Me siguri Bricjapi nuk do tė donte tė shikonte sesi pasuria e xhaxhait tё tij tё shkonte pёr qenin apo macen e tij. Ju mund tė mendoni se njė qėndrim i tillė ėshtė i ftohtė dhe llogaritёs, por pėr Bricjapin, ėshtė situatё delikate. Mundėsia nuk do tё trokasё dy herё nё derёn e Bricjapit. Ai do ta dėgjojё atё qё nё trokitjen e parė. Nė fakt, ai ėshtė duke qёndruar ngjitur pas derės, duke pritur pėr tė.

    Nė fėmijėri, Bricjapёt janё mё shёndetlig se fёmijёt e tjerё, por forca dhe rezistenca ndaj sёmundjes rritet me kalimin e viteve. Natyra e pёrmbajtur dhe e kthjellёt e bricjapit tipik, i jep atij durimin e mahnitshёm dhe njė potencial tё tillё mbijetese, qё mund ta bёjё atё tё jetojё gati njё shekull. Njerёzit e Saturnit nuk u shmangen doktorёve dhe spitaleve ,sepse frika pasiguria dhe shqetėsimi janė mё vdekjeprurėse se mikrobet. Asnjė dietė praktike, zakon konservator dhe rezistencё kokėfortė ndaj sėmundjes, nuk mund tė kalojё rreziqet qё sjell pesimizmi. Bricjapёt,tė cilėt duan tė shmangin sėmundjet, duhet tė bёjnё shumё ushtrime nė natyrė dhe tė zhvillojnė njė personalitet mė pozitiv. Ajri i freskėt nё natyrё dhe flladi i freskёt i tolerancės do tė veprojnё si me magji tek shėndeti i dobёt i Bricjapit. Pothuajse tė gjithё Bricjapёt e tė dyja gjinive kanė lėkurė tė ndjeshme.

    Mund tė jenё skuqje nervore, alergjike, pore tё zmadhuara ose akne nё fytyrё. Ērregullimet e stomakut nga ushqimet e papёrshtatshme dhe stresi mendor janė tė zakonshme. Thyerja e krahёve dhe kėmbėve mund tė ndodhė me raste. Zonat e ndjeshme janё gjunjёt dhe kockat, ndёrkohё dhimbjet e kokёs tė forta dhe infeksionet e veshkave janė pasoja e melankolisė sё gjatё.

    Ata ose do tė kenė dhėmbė tė bukur, tė bardhė dhe tė fortė ose do tё kenё probleme tė vazhdueshme me prishjen e tyre dhe do tё jenё pacientё tё pёrhershёm te dentist. Nė pėrgjithėsi, nė qoftė se ata i shmangin sėmundjet kronike dhe ato tё shkaktuara nga depresioni,kėmbėngulja e Bricjapit pėr pёr tё jetuar ėshtė e famshme. Por kjo jetёgjatёsi nuk do jetё dhe aq e kёndshme, nёse do jetё duke vuajtur nga artriti dhe reumatizma. Bricjapi duhet tė kėrkojė rrezet e diellit dhe rreshjet e shiut, pėr tė qėndruar i shėndetshėm.

    Ai ėshtė njё person nё dukje i trembur, i ėmbėl, pak kokėfortė ndoshta, por i butė nė lidhje me tё tjerёt. Ai duket kaq i padėmshёm. Sa person i besueshёm dhe sa kёndshёm e ndėrton ai egon tuaj! Kush mund ta dёmtojё apo tё dyshojė nё ambicien e tij? Ndёrkohё, Bricjapi ėshtė duke pėrdorur dobėsitė, xhelozinё dhe mendjemadhёsinё tuaj , pёr tu fuqizuar vetё. Ai ėshtė i dobishėm dhe i domosdoshėm, saqё ju mund ti kėrkoni atij tė marrė pėrsipėr komandёn. Pasi e arrin kёtё , tёrhiqet nё njё qoshe dhe drejton fijet e pushtetit. Bricjapi vepron nё mёnyrё tё tillё qё tё arrijё atё qё egoja e tij dёshiron nё tё vёrtetё- pozicionin e liderit tė vėrtetė. Me mirėsi dhe urtėsi, ai ruan tė kaluarėn nga neglizhenca dhe mbron tė tashmen nga konfuzioni, kėshtu qė ju mund tė ndėrtoni nesėr njё tё ardhme tė sigurtė.

    Ai nuk dёshiron ta drejtojė paradėn me njė bandё tё zhurmshme dhe tё madhe. Ai e jep lejen pėr paradёn, por rrugёn e tij e planifikon tё kalojё pas skenёs. Tė gjitha veprimet e guximshme kanёnevojė pёr forcėn e Bricjapit, pasi edhe nёse ai pengohet, do ketё njё rёnie tё sigurt dhe nuk do lёndohet. Udhёheqja e Bricjapi ėshtė solide dhe qymyri i Bricjapit ndez zjarre qё zgjasin nё kohё.

  9. #9
    E..S...L...I Lirenti-Addicted Maska e Auroraa
    Anėtarėsimi
    Jan 2013
    Vendndodhja
    Honoluluuu
    Postime
    3,023
    Gjinia
    Femer
    Reputacioni
    10
    Mashkulli Bricjap

    Mashkulli Bricjap ka ndёrtuar njё mur me tulla rreth vetes sё tij. Ai ėshtė i turpshėm, por nё tё njёjtёn kohё i fortė dhe i ashpėr. Ai ėshtė i kėndshėm, por edhe jashtёzakonisht ambicioz. Ashtu si kauboi i heshtur legjendar, mashkulli Bricjap duket se preferon tё qёndrojё vetėm. Por nё tё vёrtetё, nuk e do kёtё.
    Nё mёnyrё tё fshehtё, Bricjapi mallėngjehet pёr tu lajkatuar. Ai do tė donte tė elektrizonte turmėn, mbi njė tapet fluturues. Nė ėndrrat e tij sekrete, bricjapi ėshtė njė romantik i pashėrueshёm, por planeti i tij, Saturni e lidh me zinxhirё natyrėn e tij. Ky planet i ashpėr i disiplinės kėrkon nga mashkulli Bricjap sjellje tė qetė,veprime praktike dhe synime serioze. Ky ėshtė kryqi e tij mbi kurriz, qё shpesh herё ёshtё shumё i rėndė pёr tu mbajtur. Ndonjėherė ai do ta fshehё zhgėnjimin e tij me njė mėnyrė tė ashpёr dhe ndonjёherё ai do t'ju befasojё me humorin e papritur, edhe pse do tė ketё gjithmonė pak ironi brenda tij. Por kjo shpesh ёshtё gjёja mё e ēuditshme, Bricjapёt mund tё jenё mjaft gaztor kur janё nёn presion dhe ndihen tё sforcuar.

    Shenjat e diellit mund tė jenё mrekullisht tё dobishme nė qoftė se ju jeni tė prirur pėr ta gjykuar njė libėr nga kapaku dhe jo nga pёrmbajtja e tij. Ju keni menduar se Bricjapi mund tё jetё njё akademik i shkёlqyer, por ndёrkohё tё jetё njё i dashur i mjerueshёm. Madje keni menduar mё tё realizueshme qё ai tё bёhet president, sesa tё bёhet i juaji. Tani ju zbuloni se ai ka njė zemėr tė ngrohtė dhe miqėsore, si zjarri nё oxhak i njё nate dimri. Unė e kuptoj qё ёshtё gjallёruese dhe emocionuese, por prisni vetėm njė moment para se tė turreni drejt tij pёr ta pёrqafuar dhe tё prisni prej tij tju ēojё nё hёnё. Kėto surpriza qё ju pёrshkrova janė pjesė e natyrės sė tij tė brendshme. Ai do tė jetė i impresionuar nė qoftė se ju i merrni me mend, por natyrё e brendshme do tė thotė vetėm kaq- qё janё brenda tij. Shanset janė se ai kurrė nuk do tė lejojё qё gjithё kёto ėndrra ta ngazёllojnё dhe ta bёjnё tё pakujdesshёm dhe tё lirshёm. Vetėm ta dini se ato (ёndrrat) janė brenda tij. Kjo ėshtė e mjaftueshme. Ju nuk mund tė ndryshoni tiparin themelor tё tij. Personalitetin e vrenjtur tё Saturnit.
    Ēfarė ju mund tė bėni, megjithatė, ėshtė tё qeshni me tregimet e tij me qen leshtorё, derisa ai tё ndjehet mjaftueshёm i guximshėm pėr tė thёnё tregime mė tė sofistikuara. Ju mund ta bёni atё tё kuptojё se ju mendoni se ka zjarr, nёn mėnyrėn e tij konservatore, deri sa ai tё krijojё besim dhe tё lejojё njё ose dy gjuhё flake tё dalin jashtё. Ju mund ti thoni mashkullit tuaj Bricjap, se ju duken ёndrrat e tij me mё shumё ngjyra , pasi nuk ka ėndėrr mё tё ndritshme se ajo qė ndodh me tė vėrtetė, kėshtu ai do tė inkurajohet pėr tė endur mė shumė ёndrra tё tilla. Njė ditė, ai do tė arrijė majėn e malit tё tij tė veēantė dhe ju do tė jeni nё krah tё tij,shumё krenare pёr Bricjapin tuaj tё vendosur dhe shumё e kёnaqur qё keni besuar nё ёndrrat e tij praktike.

    Bricjapёt pretendojnė se ata mund tė jetojnė pa komplimente dhe mėnyra se si ata sillen kur marrin njё tё tillё, ėshtė njė provė mjaft bindėse. Ai keni thёnё ndonjėherė diēka tė kėndshme mashkullit tuaj Bricjap dhe keni parё qё nuk pati asnjё reagim nё fytyrёn e tij? Mos u nxito. Vetėm pėr shkak se Bricjapi ėshtė njė ekspert nė tё gёnjyerin e vetes, nuk do tė thotė qė ju duhet tė mashtroheni, gjithashtu. Nė fakt, ai ka nevojė nё mёnyrё tё dёshpёruar, pėr ti thėnė sa i mirė, i zgjuar, i bukur, i dėshirueshėm dhe interesant ёshtё, por duke qenё se rrallё e shpreh dukshёm kёtё nёvojё, merr shumё pak lavde tё tilla. Pėr pasojė, ai mund tė jetė pak i “ndryshkur” dhe nuk do tė dijё fare si tё reagojёkur dikush haptas e admiron atė, kėshtu qė ai mbulon ndrojtjen e tij duke bėrė shaka ironike apo duke e injoruar atė, njė reagim ky qё mund ti bёjё njerёzit tё vendosur qё tё mos e komplimentojnё pёrsёri. Ėshtė krijuar pėrshtypja se ai i urren komplimentat, kėshtu qė ai merr akoma mė pak. Ėshtė si njė rreth vicioz. Ndoshta ėshtė faji yt mė tepėr se faji i tij. Herėn tjetėr ju do ti bёni Bricjapi tuaj njė kompliment verbal, shikoni veshėt e tij. E shihni se sa ngjyrё roze janё bёrё ?A e dalloni vezullimin e zbehta nė sytё e tij dhe se si i dridhen pakёz flagrat e hundёs? Ai ėshtė tepёr i kėnaqur. Vetėm se ai nuk vallėzon apo tё rrokulliset nė bar si mashkulli i shenjёs sё Luanit, nuk do tė thotė se ai nuk ёshtё lumturuar shumё. Ai ka nevojė qё ta shohin si djalё i shkёlqyer qё ai ёshtё nё tё vёrtetё. Natyra dhe yjet e mbajnё atė larg nga reklamimi i vetes. Ju do tė duhet tė bёheni zёdhёnёsja e tij pёr shtyp.

    Ky njeri ėshtė fenomeni qё specialistёt e agrokulturёs do ta quanin “lulёzim i vonё”. Ai ėshtė serioz nė rininė e tij, por ai do tė relaksohet dhe ēlirohet gradualisht, ndёrkohё qё maturohet dhe nė qoftė se ėshtė njė Bricjap tipik, ai mund tė pėrfundojė si personi mё i ri dhe mё aktiv nё shoqёri. Kjo ėshtė diēka pёr tu vlerёsuar. Me burrat e tjerė, ju duhet tė toleroni marrėzinė nё vitet e para dhe t’ju duket zikur po ju zihet fryma nga gjёrat e moshёs sё vjetёr mё vonё. Me njė burrё Bricjap, ju mund tė jeni pak entuziast nё fillim, por vetёm mendoni ēfarё gjёrash ju presin kur vitet tё kalojnё.

    I dashuri juaj Bricjap, nuk do t’ju ēojё nė Paris nė pranverėn e romancės tuaj, por ai mund t’ju ēojё pёr tё parё dritёn e hёnёs nё Taj Mahal, dyzet ose pesёdhjetё vjet mё vonё, kur burrat e tjerё tё jёnё duke u ankuar nga dhimbja e kyēeve. Ky nuk ёshtё njё ndryshim vendesh dhe aq i keq. Njė lidhje dashurie me njė mashkull tё shenjёs sё Bricjapit, me kusht qė tё pėrfundojё nė martesė, ėshtė si tė tё japin ёmbёlsirё pas ushqimit, taman nё kohёn e duhur.
    Natyrisht qё proēesi kundėrt plakjes qё ndjek Bricjapi, mund tju bёjё tё mendoni se ka ndonjё ngёrē nё departamentin e besnikėrisė. Por nё fakt nuk ekziston njё problem i tillё. Ėshtė e vėrtetė se ju do tė keni disa shqetėsime nė lidhje me Bricjapin tuaj, i cili i shmanget romancės kur ėshtė i ri. Ėshtė gjithashtu e vėrtetė se ai mund tė zmbrapset disi edhe kur ёshtё mё i maturuar. Megjithatė, ai ёshtё mё besnik se shumica e shenjave tё tjerave, sepse mashkulli Bricjap thotё premtime praktike nё altar ditёn e dasmёs. Ēfarėdo pamaturi tё vogla mund tё mendojё ai gjatё lulёzimit tё tij tё vonё, ai asnjёherё nuk do tė zėvendėsojė zjarrin e ngrohtё tё shtėpisė, fėmijėt dhe ju. Ai pothuajse ndien nderim pёr "lidhjet familjare”. Kjo pėrfshin familjen qё ai ka krijuar me ju dhe familjen e tij tё origjinёs, e cila ka qenė objekt i pėrkushtimit tė tij qė nga fėmijėria.

    Ju mund tė hasni njė Bricjap i cili ka pakёnaqёsi tё shprehura hapur pėr tė afėrmit e tij, ose qė i ka prerė lidhjet familjare dhe nuk e ka kthyer mё kokёn mbrapa, por nёse gёrryeni sipёrfaqen e pamjes sё pavarur qё ai shfaq, ju do tё gjeni njė plagė tė thellė, emocionale qё lidhet me tё kaluarёn e tij, e cila ka shkaktuar fillimisht kёtё sjellje tė tillė jotipike pёr njё person tё shenjёs sё Bricjapit. Shumė burra Bricjap jetojnė nė shtėpinё e prindёrve, pasi kanё kaluar moshёn e pjekurisё, ndёrkohё qё miqtё e tij moshatar janё duke shijuar kёnaqёsitё e jetёs sё beqarit. Ata zakonisht bien nė dashuri mė vonė se shumica e meshkujve tё tjerё dhe martohen para se tё kenё ngritur njё karrierė stabёl.

    Me prirjen pёr tё kёrkuar racёn e pastёr dhe perfeksionin, ata do tё shikojnё pёrreth me shumё kujdes. Bricjapi do tё piketojёnjė vajzė qė do tė jetė njė nėnė e mirė. Pastaj ajo do tė duhet tė jetė kuzhiniere e mirė dhe grua e zonja . Pas kėsaj, ajo do tė duhet tė vishet bukur pėr tė bėrė pėrshtypje tek bashkėpunėtorėt e tij tė biznesit dhe miqtė dhe mundėsisht tė spikasё nga edukata, tё ketё sjellje tё rafinuara dhe tё jetё inteligjente. Mё sё fundi, ai do tė bėjė njė kontroll tė shpejtė pėr tė parė nėse ajo ėshtė e bukur apo e tёrheq atё fizikisht. Ju mund ta shihni menjėherė se nuk ka problem nёse flokёt tuaj janё tё ērregullt, shishja e parfumit tuaj ёshtё bosh apo kёmbёt nuk i keni tё tilla,sa mund tё bёjnё konkurrentet e spektakleve tё bukurisё t’ju kenё zili. Vetėm merrni nėnėn e tij pėr drekė njė herė nė javė dhe tregoji atij sa praktike jeni me buxhetin tuaj. Nё takimin tuaj tё ardhshёm merrni me vete motrёn tuaj 4 vjeēare. Nёse je fёmijё i vetёm, merr “ hua” fёmijёn e fqinjёs tёnde. Fshini hundėn e saj tė vogėl butėsisht dhe shpesh, me njė shami pёrhure; flisni nė lidhje me dėshirėn tuaj pėr tė qenė nė bordin e kёshillit bashkiak pёr tё pёrmirёsuar ēёshtjet qytetare, ecni nё mёnyrё tё pёrmbajtur,thoni disa fraza frėngjisht dhe pёrkёdhelni njё foshnjё tё vogёl qё e shikoni nё karrocё. Respektojeni nё maksimum familjen e tij, duke filluar qё me prindёrit, motrat dhe vёllezёrit deri tek hallat, xhaxhallarёt , tezet dhe dajat. Pothuajse mund tju siguroj se ai nuk do tju propozojё pёr martesё, nёse nuk keni kaluar mё parё nga inspektimi i familjes sё tij. Pasi familja e tij ju ka propozuar-ose mė mirė, pasi ai ju ka propozuar-ngulini mirё kёmbёt nё tonё, nė mėnyrė tė vendosur. Le ta dijё qė ju i vlerёsoni tё afёrmit e tij, por krevatin dhe jetёn keni zgjedhur ti ndani me tё. Pėrndryshe, do tё harxhoni shumё tё shtuna nё mbrёmje duke gatuar pёr xhaxha Agimin, ose duke ndihmuar motrėn e tij tė vogёl me problemet e vёshtira qё po lakon gjatё adoleshencės sė saj tё trazuar.

    Duke qenё se meshkujt Bricjapё janė gjithmonė paksa nervoz nė prani tė seksit tė kundėrt, nё njė rast tё tillё, do kёrkoj kuturu tё dalё nga situata, ose do hiqet si i ashper dhe i pashpirt Kjo ėshtė vetėm mėnyra e tij e tė qėnit tip, njė metodė tipike pёr tё fshehur ndrojtjen dhe kureshtjen nė lidhje me pasionet drejt njerėzve mė tё hedhur. Ju jeni njė zonjёdhe kurrė nuk duhet ta harroni kёtё. Ai mund tė hedhё njė shikim tinzar dhe tё interesuar drejt njė femre gjatё mbrёmjes, por ajo nuk mund tё jetё gruaja me tё cilёn do donte tё martohej. Ai nuk tёrhiqet nga gratё e pispillosura me buzёkuq tё ndezur dhe tualet tё rёnduar. Aq mё pak nga ato qё kanё sjellje tё ekzagjeruar dhe mund ti japin atij njё puthje nё publik.
    Njė dhuratė e bukur pėr burrin tuaj Bricjap, ёshtё njė libėr me poezi, ndoshta poezi romantike. Nėse ju nuk e trajnoni atė qё nё fillim, me artin e tё shprehurit tё dashurisё dhe afeksionit, do jetё e kotё tё ankoheni mё vonё, se ai nuk ju tregon asnjёherёsa shumё ju dashuron. Ai vetėm do tju shikojė, i lёnduar dhe i mbushur me bezdi nga ankesat tuaja dhe me durim do tju shpjegojё dhe thotё se "Ti je e ēmendur. Unė tё kam thёnё qё tё dua kur tё dhashё unazёn e fejesёs dhe ta pёrsёrita kur lindi djali ynё”.

    Ai mendon se ju duhet tė dini se ēfarё ndjen ai pёr ju, duke parё sesi ju pёrkrah, ju ka lejuar tё bёni fёmijёt e tij, ti mirёmbani shtёpinё dhe tu hiqni pluhurat trofeve tё tij. Ai mund tju pyesё “Ēfarё kёrkon, Michael Bubble ? “ Do ishte mirё ti pёrgjigjeshit “Po” . Kjo do ta bёjё tё reflektojё disi. Sigurisht, nuk do kthehet nё njё Michael Bubble, por do fillojё tё mendojё se t’ju thotё“ Zemёr” nё rastet e duhura, nuk do tё minimizojё burrёrinё e tij.

    Si baba, ai do tė jetё njė “Baba” nё kuptimin e vёrtetё tё fjalёs. Ai gjithmonė do tė jetė nė krye tė tavolinёs dhe kjo vlen edhe kur do tё jeni nё piknik. Kudo qё tё uleni pёr tё ngrёnё gjatё njё pikniku, rrёze njё peme apo afёr njё lumi, pasi tё shtroni mbulesёn, ai do tё ze vend nё krye tё saj. Ai do tė kėrkojnė respekt dhe bindje dhe do tё insistojė nė rutinė dhe disiplinė. Por ai do ta paguajė atė me pėrkushtim tė ndershėm, madje edhe sakrifica, ndoshta dhe me miratime pёr festa tё mёdha Ditёlindjesh dhe Krishtlindjesh. Baballarėt Bricjapka shumё tё ngjarё mos ti llastojnё fёmijёt e tyre. Ata do ti bindin fёmijёt tё shkojnёte dentist dhe tё bёjnё detyrat e shtёpisё, edhe me metodёn e vjetёr, nёse do jetё e nevojshme. Mёnyrёn e tij tё organizimit dhe disiplinёs do tju a pёrcjellё fёmijёve prerazi. Kujtojini atij se prindёrimi mund tė jetė kėnaqėsi,ashtu siē ёshtё dhe njė pėrgjegjėsi serioze. Mėsojini fėmijėt pėr t'i dhėnė atij puthjen e mbrёmjes dhe inkurajojeni atė tė marrė pjesё nё lojrat me top, nё peshkim apo nё not. Nėse ai ėshtė pak tė rreptė, mos harroni se fёmijёt do tė keni pėrfitim afat gjatė nga kjo, pėr aq kohė sa ai nuk e tepron. Kur nipėrit do tё kėrcejnё nё prehёrin e tij, ai do tё jetё jashtёzakonisht dorėlėshuar. Gjyshёrit Bricjap mund tё jenё dado tё shkёlqyer.

    Njė mashkull Bricjap rrallė do tė martohet me nxitim dhe tё pendohet nė kohėn e lirё. Shumica e martesave me Bricjapёt janė solide, por nėse Bricjapi bėn njė gabim, ai do tė largohet bafas me nxitim dhe gruaja e tij nuk do tė ketёnjė shans tė dytė. Bricjapi i urren divorcet, kėshtu qė kjo situatё nuk do tė ndodhė shpesh, por kur tё ndodh, do tё jetё pėrfundimtare.
    Burri juaj Bricjap,mund ta rregullojė kohёn pёr tё bёrё dashuri, njёsoj siē mund tё bёjё njё axhendё pёr tё bёrё pazar, tё vizitojё muzetё apo galeritė e artit, tё shkojё pёr peshkim apo gjueti. Kjo mund tė duket e ftohtė dhe e pandjeshme, por mos harroni se Bricjapi praktik ėshtė i interesuar pёr anėn fizike tė dashurisė shumё kohё mё gjatё sesa burrat e tjerё qё mbёshteten te poezia pėr tė shprehur emocionet e tyre. Pra, kjo nёnkupton pikёrisht atё qё ju kam thёnё qё nё fillim. Ёmbёlsira ёshtё e fundit. Kur ai tё dalё nė pension, do tė ketė mė shumė kohė pėr tė zhvilluar teknikėn e tij tė dashurisė. Kjo ėshtė mė mirė se sigurimi nga pensioni. Por edhe kёtё do ta keni mё njё burrё Bricjap, siguri nё njё ditё me shi, sigurim kundėr vetmisė dhe sigurim kundėr goditjeve tė njė bote tė shėmtuar. Ēdo femėr e ndjeshme e ēmon vlerėn e pėrkushtimit tё mashkullit tё udhёhequr nga Saturni. Ai nuk do tė jetė njė dashnor i zjarrtė qė ju mbron me sytё sytё e zjarrtё dhe fjalimet e zjarrta plot lule. Por ai do t’ju mbrojė nga tė gjitha frikёrat e tua femėrore. Ai ėshtė njė djalė i vėshtirё me njė zemėr tė butė. Ai do tė pres drutё pėr tё ndezur zjarrin nё oxhak, pastaj do tė ulet me ju pёrballё zjarrit dhe do tju mbajё dorёn pranё zemrёs sё tij. Nuk ka rёndёsi sa shumё thinja do tё shtohёn nё flokёt e tua apo sa rrudha do krijohen nё fytyrёn tuaj; pёr tё ju do tё dukeni si vajza qё e bėri atė tė thotё“ Tё dua!” Prandaj mendojeni edhe njёherё; pse duhet t’jua thotё ai kёtё vazhdimisht? Njё herё ėshtė e mjaftueshme, kur zgjat kaq shumё.

  10. #10
    Veteliresi 35% Maska e landi i
    Anėtarėsimi
    Feb 2012
    Vendndodhja
    Nuk jam......
    Postime
    1,077
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    9
    ouuuu sa shume paska per shenjen tone , se di se si por kane lene edhe ca gjera tjera pa thene !

  11. #11
    Postues Veteran Lirenti-Addicted Maska e olsii
    Anėtarėsimi
    Jan 2012
    Postime
    3,332
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    11
    a hu ha, prit gomar te bij bar i thon ketij muhabeti,,,,deri sa te dali shenja ime ahuha, jo per gje se un nuk i besoj, por kot per kuriozitet

  12. #12
    E..S...L...I Lirenti-Addicted Maska e Auroraa
    Anėtarėsimi
    Jan 2013
    Vendndodhja
    Honoluluuu
    Postime
    3,023
    Gjinia
    Femer
    Reputacioni
    10
    Jo cne ju te dy nuk besoni ama lexoni fjale pas fjale cfare thuhet per shenjen tuaj....Landi she Olsen kur behet fjale per te ditur rreth vetes te gjithe jane kurioz ok hahahha e ju nuk beni perjashtim

  13. #13
    Veteliresi 35% Maska e landi i
    Anėtarėsimi
    Feb 2012
    Vendndodhja
    Nuk jam......
    Postime
    1,077
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    9
    Te garantoj qe skam pare asgje dhe as qe e marr mundimin ,thjesht keto gjera i injoroj !!!!! vetem siperfaqen ne meter katror pashe !!

  14. #14
    E..S...L...I Lirenti-Addicted Maska e Auroraa
    Anėtarėsimi
    Jan 2013
    Vendndodhja
    Honoluluuu
    Postime
    3,023
    Gjinia
    Femer
    Reputacioni
    10
    Citim Mesazhi origjinal i postuar nga landi i Lexo postimin
    ouuuu sa shume paska per shenjen tone , se di se si por kane lene edhe ca gjera tjera pa thene !
    Me fal por me kete qe ke postuar ne kete qe kam cituar une....nuk dukesh sikur te bene pershtypje shkrimi gjate...por te kane bere pershtypje ca gjera tjera pa thene !....apo e kam gabim?....

    kur thuhet qe mungojne disa gjera...negative ose positive qofshin....ndodhe vetem kur i lexon...e ti ne kete rast i ke lexuar...vetem se e ke te theksuar menyren e kundershtimit....

    hahahahhaha horoskopi yt ka te drejte....nuk je aq i ashper sa hiqesh...rrezoje murin qe ke ngritur....se pengon diellin te depertoj....

  15. #15
    Postues Veteran Lirenti-Addicted Maska e olsii
    Anėtarėsimi
    Jan 2012
    Postime
    3,332
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    11
    Citim Mesazhi origjinal i postuar nga Auroraa Lexo postimin
    Jo cne ju te dy nuk besoni ama lexoni fjale pas fjale cfare thuhet per shenjen tuaj....Landi she Olsen kur behet fjale per te ditur rreth vetes te gjithe jane kurioz ok hahahha e ju nuk beni perjashtim
    ku i lexojm fjal per fjal moj? se un njeher ne vit me ndodh ta shikoj ose lexoj horoskopin

    Citim Mesazhi origjinal i postuar nga Auroraa Lexo postimin
    Me fal por me kete qe ke postuar ne kete qe kam cituar une....nuk dukesh sikur te bene pershtypje shkrimi gjate...por te kane bere pershtypje ca gjera tjera pa thene !....apo e kam gabim?....

    kur thuhet qe mungojne disa gjera...negative ose positive qofshin....ndodhe vetem kur i lexon...e ti ne kete rast i ke lexuar...vetem se e ke te theksuar menyren e kundershtimit....

    hahahahhaha horoskopi yt ka te drejte....nuk je aq i ashper sa hiqesh...rrezoje murin qe ke ngritur....se pengon diellin te depertoj....
    e ka pas me ironi ai moj ate, per te then qe kan shkruajtur shum. kshu mendoj un, se per me teper te sqaron vete Landi kur te vij haha

  16. #16
    E..S...L...I Lirenti-Addicted Maska e Auroraa
    Anėtarėsimi
    Jan 2013
    Vendndodhja
    Honoluluuu
    Postime
    3,023
    Gjinia
    Femer
    Reputacioni
    10
    hahahahahhaha gjalle qenke ti ore.....po nuk ka lindur akoma ai/ajo qe te me sqaroj ceshtjet e ironive...se i kuptoj ne ajer....Landin e perkthej pa folur fare...edhe ty bashke me te....keshtu qe mbylleni gojen te dy....hahahaha ...i kthej gjerat dhe pergjigjet sic dua une...

  17. #17
    Postues Veteran Lirenti-Addicted Maska e olsii
    Anėtarėsimi
    Jan 2012
    Postime
    3,332
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    11
    Citim Mesazhi origjinal i postuar nga Auroraa Lexo postimin
    hahahahahhaha gjalle qenke ti ore.....po nuk ka lindur akoma ai/ajo qe te me sqaroj ceshtjet e ironive...se i kuptoj ne ajer....Landin e perkthej pa folur fare...edhe ty bashke me te....keshtu qe mbylleni gojen te dy....hahahaha ...i kthej gjerat dhe pergjigjet sic dua une...
    a ti skupton asgje moj haha, une me Landin kemi dy dit qe po bejm sikur hahaha

  18. #18
    E..S...L...I Lirenti-Addicted Maska e Auroraa
    Anėtarėsimi
    Jan 2013
    Vendndodhja
    Honoluluuu
    Postime
    3,023
    Gjinia
    Femer
    Reputacioni
    10
    hahahahahahaha nje gje nuk kuptoj une....pse e kthen temen ne chit-chat....do te ndez ca shpulla syve qe te leshojne xixa more vesh hahahahahahahaha hiqu nga horoskopi im degjove....

  19. #19
    Veteliresi 35% Maska e landi i
    Anėtarėsimi
    Feb 2012
    Vendndodhja
    Nuk jam......
    Postime
    1,077
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    9
    Citim Mesazhi origjinal i postuar nga Auroraa Lexo postimin
    hahahahahhaha gjalle qenke ti ore.....po nuk ka lindur akoma ai/ajo qe te me sqaroj ceshtjet e ironive...se i kuptoj ne ajer....Landin e perkthej pa folur fare...edhe ty bashke me te....keshtu qe mbylleni gojen te dy....hahahaha ...i kthej gjerat dhe pergjigjet sic dua une...
    Ka njerez qe e kane ne nivelet maximale te zhvilluar biorrymen ,keshtu qe edhe mundet....

  20. #20
    E..S...L...I Lirenti-Addicted Maska e Auroraa
    Anėtarėsimi
    Jan 2013
    Vendndodhja
    Honoluluuu
    Postime
    3,023
    Gjinia
    Femer
    Reputacioni
    10
    Citim Mesazhi origjinal i postuar nga landi i Lexo postimin
    Ka njerez qe e kane ne nivelet maximale te zhvilluar biorrymen ,keshtu qe edhe mundet....
    Ironi ke perdorur edhe ketu?...obobo c'me gjeti mua o zot....

    hahahaha bio rryme?...mu kujtua dicka...hahahaha

    ti merre si te duash...mirpo eshte e vertet,kam nje aftesi te lexoj mendjet....hahahhaha por nuk po e shkruaj se cfare lexoj ne ty....megjithse ti e di mire...e une ende nuk kam kuptuar pse me flet me ashpersi...me nje inat qe ti mundohesh ta fshehesh bukur....hahahahha

    ...ti je i ashper ne te shprehur....por shpirtin e ke thesar...e une e di..sikunder edhe ti....

+ Pėrgjigju tek Diskutimi
Faqja 1 nga 2 12 I funditI fundit

Tema tė ngjashme

  1. Shenjat e Horoskopit
    Nga ReniX nė forum Lojra, Quize dhe Rebuse
    Pėrgjigje: 29
    Postimi i Fundit: 12-08-2012, 12:58 PM
  2. Pėrgjigje: 14
    Postimi i Fundit: 25-03-2012, 10:46 PM
  3. Shenjat e horoskopit qe tradhetojne me shume!..
    Nga erinda nė forum Kuriozitete
    Pėrgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 20-02-2012, 01:07 PM
  4. Shenjat e horoskopit
    Nga carolina nė forum Votime dhe Sondazhe
    Pėrgjigje: 34
    Postimi i Fundit: 30-05-2010, 05:33 AM
  5. 12 shenjat e horoskopit pėr 12 muajt e vitit
    Nga Altin111 nė forum Kuriozitete
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 30-12-2007, 01:49 PM