Studimet kanė zbuluar se shijet tuaja muzikore tregojnė shumė rreth jush, pėrfshirė kėtu edhe bindjet politike. Gjithashtu shija muzikore, tė paktėn nė fillim tė jetės, ėshtė e ndikuar nga prindėrit tuaj. Ju keni njė kėngė tė preferuar, sepse kjo lidhet me njė eksperiencė emocionale tepėr tė madhe nė jetėn tuaj. Sipas studimeve, muzika qė dėgjoni dhe pėlqeni gjatė moshės 20 vjeē do tė jetė me shumė gjasa muzika qė do tė doni pėr tė gjithė jetėn.

Muzika ndikon shumė nė sjelljet e njeriut, pasi nė varėsi tė llojit tė saj mund tė ēojė drejt konsumit mė tė madh tė alkoolit, shpenzimeve tė tepėrta apo sjelljes pa etikė.

Sipas studimeve, fansat e muzikės rok dhe heavy metal nuk janė tė prirur drejt vetėvrasjes; kjo ka mė shumė gjasa t’u ndodhė atyre qė dėgjojnė muzikė kantri. Muzika ėshtė aq e fuqishme saqė ėshtė e mundur qė disa njerėz tė krijojnė varėsi ndaj saj.

Mėnyrat sesi muzika pėrmirėson jetėn

1. Muzika si qetėsim

Kėrkimet shkencore tregojnė se muzika ėshtė qetėsuese. Nėse po kėrkoni pak prehje, largohuni nga muzika bashkėkohore, ajo xhaz apo pop, shkoni drejt klasikes. Kjo, pėr shkak se muzika klasike e ul presionin e gjakut mė shumė se llojet e tjera.

2. Muzika e egėr pėrmirėson performancėn

Zemėrimi perceptohet zakonisht si diēka e keqe. Por emocioni i zemėrimit mund tė pėrdoret edhe pėr mirė, si pėr shembull pėr tė kryer njė punė nė mėnyrė tė pėrkryer. Zemėrimi na bėn ta pėrqendrojmė vėmendjen nė njė vend, duke na bėrė tė ndihemi mė optimistė dhe mė nė kontroll tė situatave.

3. Muzika pakėson dhembjen

Sipas studimeve, muzika jonė e preferuar na bėn ta kalojmė mė mirė njė dhembje. Kjo ndodh pėr shkak se muzika rrit tolerancėn dhe na stimulon tė ndihemi mė tė kontrolluar emocionalisht karshi dhembjes. Gjithashtu ul ankthin.

4. Muzika ndihmon nė stėrvitje

Nėse jeni nisur pėr nė palestėr, mos harroni tė merrni me vete muzikėn e preferuar. Kėngėt tuaja tė parapėlqyera ju ndihmojnė tė arrini rezultate mė tė mira gjatė stėrvitjes dhe ju bėjnė tė vazhdoni mė gjatė ushtrimet trupore.

5. Muzika mund t’ju ndihmojė tė gjeni dashurinė

Kėrkoni tė tėrhiqni vėmendjen e dikujt? Muzika romantike do tė bėjė efektin e saj. Hulumtimet tregojnė se femrat kishin mė shumė gjasa t’u jepnin numrin e celularit meshkujve, pasi kishin dėgjuar kėngė dashurie.

6. Muzika mund pėrmirėsojė kujtesėn

Nėse po kėrkoni tė keni njė kujtesė mė tė mirė, muzika ėshtė “ilaēi” i duhur. Studentėt qė mėsojnė nėn tingujt e muzikės mbajnė mend mė shumė sesa ata qė mėsojnė nė qetėsi.

7. Muzika ndihmon nė punė

Ėshtė njė ēėshtje shumė e debatuar nėse muzika tė ndihmon gjatė punės apo ka efekt shpėrqendrues. Pėr shumicėn e njerėzve, muzika ėshtė tepėr e dobishme gjatė punės, madje rrit performancėn. Kjo, sepse rregullon gjendjen shpirtėrore duke e bėrė njė njeri tė lumtur. Zhurma i ndihmon disa njerėz tė pėrqendrohen. Gjithashtu muzika, teksti dhe zėri na bėjnė mė bashkėpunues.

8. Muzika dhe zgjuarsia

Ekzistojnė shumė prova se mėsimet muzikore pėrmirėsojnė nivelin e inteligjencės. Njė studim ka dalė nė pėrfundimin se dėgjimi i muzikės klasike fuqizon trurin. Mjaftojnė 15 minuta muzikė klasike qė pėrgjigjet e dikujt tė pėrmirėsohen ndjeshėm pėr nga aspekti i zgjuarsisė.

9. Muzika na bėn tė ndjeshėm

Si mund tė zbutet zemra e dikujt veēse me muzikė? Dėgjimi dhe luajtja e muzikės i bėn njerėzit mė tė ndjeshėm. Nė njė program afatgjatė muzikorė, fėmijė nga 8-11 vjeē ishin mė tė sjellshėm dhe mė tė lidhur me njėri-tjetrin, pėr shkak se ata kishin zhvilluar mė shumė inteligjencė emocionale.

Burimi:Ikub.al