Buzeqeshjet jane kurim per shpirtin..jane tip medikamenti…jane kursim pyetjesh te pa deshiruara…jane gjithcka per te zgjidhur shumecka e per te leshuar ne ajer asgje- ne e se bukures…thjesht me nje buzeqeshje…c’do kush mbart ne buze nje celes qe mund te mos hap dyert qe do doje ..ama shume port te bezdisura I mbyll sigurisht…
…e degjoja shpesh kete fraz…nga gjyshja ime si fillim….edhe pse isha e vogel…me kujtohet si tani…”sharmi qendron nen petkun e buzeqeshjeve e dashur, perdore edhe nese nuk te vjen…jam e bindur se do te te duhet..madje kur nuk te vjen perdore edhe me shume…do te zgjidhesh shume gjera…mbaje mend!!!
…mirpo nena ime nuk ishte dakord…kundershtonte ndjeshem…joooo nene!...i kundervihej asaj…buzeqeshja nuk duhet perdorur…buzeqeshja dhurohet…ndihet…dhe nese nuk e ndjen nuk mund ta dhurosh do te shemtoje vehten bija ime degjo mamin ti…buzeqeshja nuk perdoret,por vishet si xhupi ne dimer…dhe kanatjeret ne vere…mund te duket si “e nevojshme”…por jo…eshte e natyrshme dhe e ndjere…sepse nuk mund te veshesh xhup ne vere…dhe kanatjere ne dimer …krijon contrast dhe del jasht vehtes, kundershtonte mami im…dhe besoj se kishte te drejte…(pjeserisht)
Une e degjoja me kaq vemendje…sa mendje holl ishte sa I adhuroja urtesite e nenes sime…kerkoja ta ndiqja me perpikmeri…ne “mesimet” e gjyshes sime qendronte perhere nje “dinakri femerore”…ndersa ne urtesite e nenes jooo…ajo ishte Kristal…dhuronte mendime pa dinakri…por te pastra…dhe sic duhet vertet te ishin…qe une me kohen pa dyshim do ta beja diferenzen mire…mes urtesive te saj dhe gjyshes sime…
…mirpo ne kete bote te eger gjyshja ime kishte te drejte…I kursen vetes oh kaq shume gjera…vetem me nje buzeqeshje…qe une vajza aspak aktore nuk do mundja kurr…vetem ne rastet kur buzeqeshja me shperthen natyrshem…si teshtima…e permend shpesh…sa shpesh…
Sot ecja…dhe kerkoja mes shume pyetjesh ne koke te gjeja pergjigje ose nje buzeqeshje…mirpo askund nuk te behet gjalle askush…dhe zhurma krijohet vetem ne koken tende…e jo me te pretendoje te shkepusje ndonje zbardhje dhembesh pa jete…
I ke parasysh melodite e trishta te nje nate me hene si kjo?...dhe e vetmja e qeshur ndodhe kur zbret shkallet e shtepise ne mengjes…duke ecur me koken ulur e humbur ne boten tende..”perplasesh” me deren e pallatit…qeshin njerezit qe ndodhen rastesisht aty…qesh edhe ti vete…madje te thone..”si ka mundesi qe nuk e pe deren mbyllur?...ajo eshte edhe dere e dukshme?...mirpo ndodhe…qe syt nuk shohin…sikunder dhe mendja natyrisht…justifikohesh me arsyen se kishe vendsur kufjet dhe musica hutoi syt dhe mendjen tende…mirpo nuk eshte e vertet…dhe aty leshohet buzeqeshja…ja pra edhe buzeqeshja e pare e dites…ishte e domosdoshme aspak e ndjere…
Pastaj pas oresh te tera lodhjeje ne pune…te kerkojne dieten te cilen ndjek…sepse ju bejne pershtypje “linjat trupore” te fituara c’do dite…sepse sa vjen dhe dobesohesh…duke krijuar pershtypjen e nje diete absurde…qe ti nuk mban mend heren e fundit qe e ke mbajtur nje te till…njerezit nuk shohin dot pertej syve e permend shpesh kete….shohin vetem ne siperfaqe…sepse nese do te shihnin me thelle do te kuptonin se nuk ka “injektuar” asnje diet trupi yt…”dobesimi’ vjen si pasoj e nje rraskapitje te brendeshme shpirterore qe trupit nuk I fshihet dot… mirpo ne rast mos dhenie te shpjegimit te detajuar…serisht buzeqesh…ja edhe buzeqeshja e dyt…serisht domosdoshmeri…aspak e ndjere…
Pas oresh te tera mbi librat e pasdites…te ze gjumi ne divanin e sallonit…ashtu zbuluar…mbledhur nje grusht njeri…dhe nuk gjendet askund nje dore te te mbuloj…pasi c’do kush eshte duke u marr me punet e veta…dhe ti je strehuar ne nje pjese te pa dukeshme qe si te jesh edhe te mos jesh nuk perben ndonje ndryshim…te pakten keshtu te duket ate 10 minutsh gjume te pa ngrohur…
Pasi ngrihesh e dritheruar…sheh verdall me syt e habitur…ne kerkim te ores se murit…duke mermeritur neper dhemb e duke I thene vehtes…pse fjete?...ke marr kohe nga koha jote…do kishe perfunduar ato qe ishe duke lexuar…pse dhe pse fjete?...e nena qe rastesisht ndodhet aty verdall…te sheh me habi…nuk te pyet nese u shlodhe pasi kohet e fundit lodhesh shume…por te akuzon se ke “2 ore” qe fle…dhe erdhen 2 komshiet e sajdisura te pinin kafen e pasdites dhe te gjejne ne gjume…aq thelle flije e dashur vajze…sa qe as te qeshurat tona nuk I ndjeje…
Pastaj si me pertes ti I I thua me gjysem zeri se ishe e lodhur…mirpo ajo vazhdon…madje madje kishe lene fletet,librat, neper gjithe tavolinen…ku ta vendosja kafen atyre ku vajze e dashur ku?...serisht nuk te pyet nese u shlodhe ….ahh zemra nenes se harrova te te thoja…ato pane shkrimin tend dhe e pelqyen shume…e ti cfare bene ne ate cast buzeqesh serisht…ja pra edhe buzeqeshja e radhes…e domosdoshme…jo e ndjere…
Ne fund te fundit nuk perben ndonje problem…ti thjesht I bashkangjitesh reales…dhe realja eshte qe gjerat behen si domosdoshmeri …si nje ritual qe quhet “pershtatshmeri”…e njerezit per kete nuk kane nevoj te “sterviten” jane lindur te till…duke bere te mundur keshtu fshehjen e emocioneve reale…e duke perdorur te vetmen mbrojtje te dukshme…buzeqeshjen…megjithse do te preferoje me teper te ishe diku…ku as te pershtatesh nuk ke pse…thjesht te rrije ulur ne nje stol ku te shlodhje syt…pa perdorur mimic…gjeste…e me te kushtueshmen…buzeqeshjen…
Perpara shume kohesh…cfare do lloj situate te krijohej rreth hapsirave pas dhe rrotull meje…une nuk buzeqeshja…por qeshja…qeshja shume…edhe pse shpesh njerezit me te theksuar kishin ironin se sa humorin Brenda fjaleve te tyre…serisht qeshja…dhe e di pse?...sepse ndihesha une mire brenda meje…e cfare do lloj grimca fjalesh qe arratiseshin ne ajer…as qe I vija re…une thjesht qeshja…shpirti im nuk me kursente buzeqeshjet qe buzet e mia pastaj do ti dhuronin jete…
..dhe ndoshta ne shume shume fjale te siper shkruajtura…une nuk kam dal atje ku vertet dua…me pelqen kjo sorrollatje fjalesh qe une e di perfundimin ama preferoj te eci drejt kesaj rruge qe te sorollas te tjera sy,…e qe mua lehteson pak hapat…duke ecur ngadal arrin me mire atje ku deshiron…thone…
Pa varsisht se mbetesh edhe pa fjale ndonjehere…ku te ne njejten kohe kerkon te besh dicka…ku as lot dhe as mendime nuk te mberthejne me…kthehesh vetem ne nje njeri te cuditshem…qe as te duhet e as te mungon gje sipas teje…ama si eshte e mundur kur humbet nga realja…kur dicka qe as ke ditur ta enderrosh …te te duhet kaq shume?...
Eshte si munges e brendeshme…dicka e pa spjeguar…dicka e pa prekur,jetuar,ama cuditrisht te mberthen…aq sa ve ne pikpyetje teorit dhe praktikat e tua te pa numerta jetesore…thua…ok,ok.ok.asgje nuk ka ndodhur…je nje njeri me shume qe u therrmua Brenda shpirti per te disajten here…dhe gjithcka me kohen sherohet apo jo?!...sigurisht…me kujtohet nje fraz…”shpirtrat nuk shkaterrohen kur I coptojne ne copash,por kur I kthejne ato ne hekur dhe gur”…dhe kur fillon pastaj krijon kete lidhje me njerezit…qe perhere te mbash veshur nje “anti plumb”…aty fillon edhe ftohja e trupit tend…dhe distanza midis njerezve qe te rrethojne ose jo…perhere e me shume ngrihet nje mur rreth teje…qe te pengon gjithcka…madje te vesh rend edhe arsyetimin….sa keq
…e di ku eshte problemi I gjithe hamendesimeve qe lindin ne koke…se gjithcka qe ngrihet si mur dyshimi rreth kokes tende…te bene te bindesh edhe me shume…se me njerez te vecant ndodhe ajo cfare kishe menduar ti…pra jeta e tyre eshte edhe me “lemsh” nga jotja…fatkeqesisht ne dy jete “lemsh” eshte veshtir te gjendet fillimi…
Mirpo ne mua egziston ajo qe une e quaj dhunti…te jetoj Brenda trupit tend nje mirkuptim…te shohesh pertej asaj qe duket…jo me sy…as me mendje…por me zemer…qe pavarsisht te gjithave…per disa njerez je njeri I vecant….dhe pse te mungojne faktet…
Une gjithcka e lidh me diku….ajo diku me dergon dike…e ajo dike…me eshte bere dikush…e ajo dikush me eshte gjithcka…sepse kjo eshte munges…mes mijra pasurish te ndihesh I varfer…ne munges te asaj qe ti nuk ke patur mundesi te prekesh…por vetem te heshtesh…
Dhe ne gjithcka qe mbyt ajrin tend….mbetet pa dyshim heshtja…qe ke kaq shume per te thene edhe nuk mundesh te thuash…ke kaq shume per tu cjerr dhe s’mundesh serisht….ke kaq shume hatermbetje…e serisht nuk mundesh…qe nese do te te jepej mundesia perball njeriut te duhur…do berrtisje si e marr…si e lojtur…e te nxirrje lemshin qe te eshte bere ne gryk…e kur te zbrazje gjithe mllefin e mbledhur…te merrje frym thell e te buzeqeshje…e sigurisht kjo buzeqeshje do ti ngjante te tjerave te siper permendura…e domosdoshme dhe e pa ndjere…hakmarrse!!
Mes shume buzeqeshjesh pasqyra eshte e vetmja qe e sheh boten si ti…me syt e tu…mik I te drejtes…duke ndare te njejten ndjesi…te sheh edhe kur shtrengon dhembet…edhe kur I zbardh ata…pa u munduar te te tregoj te kunderten…
Por une mendoj…se nuk duhet luajtur me buzeqeshjen e njerezve e aq me pak me ndjenjat e tyre…jo per ate zot joooo….kur e dhuroni shpirtin…ose kur e ringjallni dike…mos e vdisni me serisht…nuk eshte e drejt…jo nuk eshte
Sepse njerezit mund t’iu buzeqeshin serisht pa dyshim…por nuk do te jene te ndjera…do ta bejne per mirsjelljen qe kane nga natyra…por jo sepse e ndjejne…merrni nje copez keku…therrmojeni ne cop…sigurisht qe do te jete I embel…por te marr formen e meparshme…kjo eshte e pa mundur…vetem me nje ndryshim…njerzit nuk jane “kek” …kur therrmohen…kthehen ne hekur…sa keq zot sa keq!!