Receta Gatimi

....Sot...


+ Përgjigju tek Diskutimi
Rezultatet nga 1 deri tek 3 prej 3
  1. #1
    E..S...L...I Lirenti-Addicted Maska e Auroraa
    Anëtarësimi
    Jan 2013
    Vendndodhja
    Honoluluuu
    Postime
    3,023
    Gjinia
    Femer
    Reputacioni
    15

    ....Sot...

    Sot hapat ecnin ne rrugicat e lagura e te ftohta te pas kohes…sot hapat me dergonin ca sinjale dritash qe zbeheshin si kandilat e dikurshem kur ishin afer fundit…
    Ne pritje syt perqendroheshin,hapeshin,mbylleshin…e prisnin qe drita …te ndizej jasht saj per te zmadhuuar bebzat brenda…e per ti dhene drit shpirtit…ne ato hapje sysh qe dhurojne jete…e qe te trembin me shkelqimin qe marrin…me lumturine qe godasin…e me magjepjsen qe te dhurojne…
    Sot syt…u kthyen ne vark te mbytur…stuhi ujrash te kripur qe krijonte shpesh vetmia…ftohtesia…dhe trishtimi…asnjehere te ftuar…por te rehatuar ne te paren dhomez shpirti…fatkeqesisht!!..
    Nuk ndodhte shpesh qe ne shkrimet e mia te perdoreshin vetem 3 ngjyra (dikur flas)…gri e celur…gri e erret…e gri e mbyllur… qe realisht cfare do lloj ndryshimi te marr mbiemri…emri mbetet I pa ndryshuar ne fjali…”Gri”..
    …Sido qoft ndjesit nuk I kemi ne duar…ama ngjyrat po…ndjesit shpirterore reagojne sipas asaj qe perjetojme…eshte e natyrshme…me shkrimin ndodhe ndryshe…fjalet I percjellim sipas “duhet”…dhe jo sipas “duam”…kemi nje menaxhim perfekt rreth tyre…ti kthejm si te duam…nga te duam…e asnjehere aty ku realisht duhet te jene…te pakten jemi menaxhues ne diku…te pakten e ri perseris …diku arrijme te kemi “autoritetin”…”forcen”…dhe “pervetesimin” e dickaje…te kontrollojme te vetmen“arom” qe shkeputet ne mijra distanza…ne mijra ore dhe km…qe eshte pikerisht fjala…une te pakten di ta menaxhoj mire…mundohem pa dyshim…mundohem shume!!!...
    Pse e quaj une “arom” fjalen?...eshte e thjesht pa dyshim…kur shkojme ne parfumeri…shpesh gjendesh ne mori ererash te embla,te brishta,te forta,magjepsese…dhe ndjen nje lekundje zgjedhjesh natyrisht…mendon cfare I pershtatet karakterit tend…sepse c’do gje eshte e lidhur se brendeshmi…cfare I pershtatet shijeve te tua…zgjedhjeve te tua...dhe cfare ndodhe…per nje moment del jasht vehtes…zgjedh ate magjepsesen te forten…ate te pa rezistueshmen…qe me pare nuk do te guxoje….sepse je mesuar me aromen natyrale pa I kaluar ne “dehje” njerzit qe te shoqerojne c’do dite…I’u ofroje thjesht nje ndjesi te embel…te kendeshme…qe vazhdimisht kerkojne te te gjejne te te nuhasin…por qe ti me delicates…anashkalon te jesh ne vemendje…te pelqen prapa skena…te dhurosh pa u pare…thjesht te ndihesh se je aty…
    Mirpo sot…ndodhe te tundohesh nga magjepsja e ashper…duke kerkuar te bindesh veten dhe te tjeret…se pas asaj arome qendron nje njeri I fort…I pa kapshem…I pa prekshem…I pa ndjeshem…dhe cuditerisht ja del mrekullisht…pasi njerezit shqisen e nuhatjes se shpirtit e kane te vdekur qe ne lindje…nuk dine te nuhasin shpirtin te te kuptojne shpirtin…nese kjo “arom” qe ti vendos eshte thjesht nje mbrojtje qe ti e bene per te treguar se nuk te dhemb askund nje fustan ose nje kemish qe e vesh c’do dite… me nenkuptimin se nuk te intereson se cfare ndodhe rreth teje…ti je thjesht e fort…
    Besoj se jam e qarte ne krahasimin qe beje mes “fjaleve” dhe “aromes” …nuk ka nevoj per detaje apo jo? Te dyja kane aftesi te te mberthejne…duke zgjedhur menyren e duhur per ti perdorur…pa anashkaluar diferenzen…ne mbremje te forten…e mesdit te lehten…”fjalet”..ne kete rast…megjithse shpesh zgjedhim “mbremjen” edhe ne mes dite…
    ..Edhe pse thell thell vetes nuk mund t’ia mohojme aromen e duhur…qe flasin shpirtrat…aty nuk mundesh kurrsesi te vendosesh ti…je thjesht nje njeri I dorezuar…
    Mirpo mua nuk me duhen fjalet per te lexuar njeriun…sepse ndodhe qe si une..si ti…si ne…si shume njerez ne bote…tek fjalet te zgjedhin ate qe I mban larg gjithckaje…nuk zgjedhin fjalet qe vertet duan te shprehin…dhe ja pse eshte e rendesishme te lexosh njeriun pa fjale…te veshtrosh syt per lexuar shpirtin…eshte shume shume e rendesishme…
    Por ne rastin kur nuk na gjenden syt perball si te “lexojme” njeriun do thoni ju?!...kur e lexon si fraz te pare duket shume e veshtir…por nuk eshte e till…ndoshta eshte me e bukura ndjesi qe te ofrohet…lartesia e gjithe aftesive te mundeshme…dhe nuk mund te thuhet se jo te gjithe njerezit e kane kete aftesi…nuk eshte e vertet…eshte aftesi qe e zoterojne te gjithe njerezit…vetem se zbulohet dhe shfaqet atehere kur ti nuk e ke menduar kurr…deri dje mund te mos e njihje…sot jo vetem qe e njeh…por fal nje njeriu…ose disa njerezve arrin te zbulosh nga vetja nje tjeter ane tenden qe ti nuk e njihje…dhe kjo pa dyshim eshte shume e bukur…
    Arrihet te zgjohet brenda teje nje frym qe ti e nuhat ne heshtje…te ofron nje butesi shpirterore qe ti me fjale asnjehere nuk do mundesh ta perkufizosh…mirpo mes asaj qe ti “sheh”..preferon te luash me fjalet…qe mund te te ngaterrojne kete e di fort mire…te te komplikojne…e te krjojne nje kaos jasht botes tende…sepse zgjedhe jo fjalet e duhura…por ato fjale qe te duhen ty..qe te mbrojne ty…qe te mesojne te jetosh pa kerkuar frym nga askush…te jetosh me frymen tende…ne boten tende…edhe pse thell brenda shpirtit shpesh do doje te strehoje trupin ne krah te ngrohte njeriu…pa i kerkuar asgje…pa te ofruar asgje…thjesht krahet e tij…per ndjere pak…shume pak qetesi dhe ajer te munguar…ose pak ngrohte…
    Te ecesh rrugeve te nje qyteti ku laget nga shiu…ose edhe qytetet ku dielli magjishem perendon…te shijohen pamjet ne 4 sy perzjerje ngjyrash mes jeshiles dhe kafes…per te krijuar nje ngjyrosje bari dhe mjalti…mes mijra fjalesh te pa thene…por te shprehura ne shikime qe flasin kaq shume…thone kaq shume…nuk dine te permbahen…nuk luajne mes fjaleve dhe aromave…por kane gjuhen e tyre te perbashket…qe nuk kane mesuar ta harrojne kurr…edhe pse u munduan shume…
    Ne reren e lagur te qytetit te pa njohur te ecin zbathur…me gishtat qe duart nuk mund ti zgjidhin qendrojne lidhur…gishtat e tyre ngaterrohen mes hapsirave bosh te duarve…dhe dy duar gdhendin emrat nen reren qe lehtesisht ecen pas gjureve te tyre…
    …pastaj gishtat e tij te luajn me floket, duke larguar baluket strehen me te erret qe mbulon driten qe ndizet ne syt e saj…driten qe kalon permasen e ngrohtesis dhe shkelqimit te diellit…qe kalon dhe bardhesine e brishetsine e henes…qe jeton per arsyen e perballshme…zot zotash qe shkrijne akujt e zemres se saj...e qe dhuron ngrohtesine e veres…per te jetuar gjate aty…
    E ne preherin e saj te frymohet fryma e tij…si foshnjat kur nenat marrin per te paren here ne krahe… eshte ndjesi e lart…pervetesim krijesash …te ndihesh padrone e tyre te jete krijes e jotja..edhe pse nuk lindi prej teje…ta duash po aq fort sa nje nene femijen e vet …dhe te ndjesh frik se nuk do te dish te kujdesesh mire e ta shtrengosh fort ta mbash ngroht… ti thuash nen buze mijra vargje…
    je nje pafundesi momentesh te vogla…
    nje pafundesi, mendimesh te larta,
    nje hap i hedhur para…
    frika per hapat mbrapa....


    je sekonde…
    minute…
    ore gjithashtu...
    je koha e shkuar,…
    e tashme ,e ardhme jo kuturu...
    je zeri….
    heshtja ime e brishte….
    je pafundesi kohore….
    mungesa ime e trishte...
    je mister, sa edhe trasparent,
    je thesar, i imi univers...vetem imi…
    ….mes fjalesh te thurura…gjumi te te zbeh fytyren…e te te mberthej ne 4 krah…krahet e tij dhe te nates….dhe mengjesin kur te hapesh syt te shohesh se nuk gjendet me aty…duke lene pas shijen e hidhur te dhembjes se shkuljes se zemres nga kraharori…
    Pastaj…Ti perkedhelesh floket …fytyren e but….te bardhe…dhe te mos e lejosh te te zej gjumi…jooo syt e tij jane drit dhe henes I kalojne ndricimin…dhe yjeve…te shohesh thell aty…te humbashesh aty…e nese ne syt e tu do shkeputej nje pikez uje I kripur…do shprehej ne gezim…lumturi e ti thoje me fjale e ze…”sa mire qe je ketu…sa mire qe je me mua…une kisha mall..une…une…une..…une jetoj me mall..nuk di ta shuaj…nuk di ta fik une jam gjall kur ti je ketu…mos ik…jooo mos ik..…une di vetem se perdor “arome fjalet” qe te mos lexosh ne mua…te mos dish si ndihem…e asnjehere s’ke per te ditur si ndihem megjithse ti e di… por per sa kohe nuk sheh syt e mi…nuk ke se si te me “lexosh”…une jam aq sa veshur dhe zhveshur perpara teje…nuk kam natyre qe lutem… qe vuaj…qaj e qe kerkoj..…joooo…ti me njeh mire…me mire vdes se sa te te terhqe ty pas…nuk di,nuk jam e zonja…une di te me duan keshtu…nuk di te te them ndal hapat…di te te buzeqesh e te them je I shtrenjte..kete e beje me zemer…te tjera jo nuk di!!…Une trishtohem…por nuk bie…une lendohem…por nuk goditem…une bertas…por pa nxjerr ze…une duroj…por nuk lendoj…jooo per kete nuk me duhet mburoja…une nuk do lendoja kurr askend…me mire veten me mijra here…sepse tek vetja une nuk ndjej me dhembje…gjithcka qe me eshte bere…me ka bere pak me te fort….
    Askush nuk e ka ndalur Eren…as shiuuu as dielli…as deti…as zoti vete nuk ka mundur dot…ka forc te jashtzakonshme Brenda saj…qe fatoret e jashtem nuk e lekundin dot…
    Sot ishte dite me shi…nuk kane asnje ndikim…jane thjesht pika uji qe bien per te pastruar qytetin…ujitur pemet…lulet…gjelberimin krejt…neser u parashikua dite me diell…sigurisht as dielli nuk ka ndikim…than pellgjet qe la shiu sotshem…gjalleron ngjyrat…e na tregon se erdhi vera…plazhi,noti…librat…muzika…akulloret…streha e adhurueshme e vajzave te forta…e atyre qe besojne ne zot e ne njerez ndonjehere…ne endrra…ne jete…ama dine te ecin gjithe butesi dhe miresjellje…duke lene pas aromen e nje parfumi te mire…gjithmone te mire….duke kthyer koken pas…shohin vetem diell…sepse ne fund te fundit kush ka shpirtin te ngrohte…dhuron vetem diell…kudo,,,per kedo…gjithkund!!!...

  2. #2
    E..S...L...I Lirenti-Addicted Maska e Auroraa
    Anëtarësimi
    Jan 2013
    Vendndodhja
    Honoluluuu
    Postime
    3,023
    Gjinia
    Femer
    Reputacioni
    15
    Une nuk jam ajo qe duhet.
    E di.
    E ndiej.
    Une nuk jam ajo qe duhet te jem.
    Per ty.
    Per veten.
    Mbi te gjitha per veten.
    Une jam gjithcka tjeter pervec asaj qe do te duhet.
    Jam nje nate e thelle,perlyer muzgut.
    Jam nje pulsim i dobet zemre.
    Jam nje anije e vjeter ankoruar ne port prej vitesh.
    Jam nje lekure e rrudhur e mengjeseve te vrenjtura.
    Jam nje hene e plote,indiferente ndaj kujtdo.
    Jam nje beteje e rendomte mes parfumit qe kerkon te sfidoje me kot aromen e rreshires se trishtimit ngulfatur ne shpirt.
    Jam nje diell i zbehte,e pa fuqi,qe deperton permes reve.
    Jam nje bllok i vyer,qe e mbush brendine me kotesi.
    Jam nje boshllek.
    Jam nje shi mendimesh.
    Jam nje uragan ndjenjash vrastare.
    Jam nje magnet qe ben per vete mungesen e lumturise.
    Jam nje erresire e frikshme,qe ka shuar brenda vetes driten e shpreses.
    Une jam Gjithcka.
    Une jam Asgje.
    Dhe nuk di te jem dicka e mesme...
    Dicka qe heret apo vone te me mbushe,te me plotesoje,te me shkaterroje ne rrenje ''paaftesine'' qe ndiejne qelizat e mia.

  3. #3
    E..S...L...I Lirenti-Addicted Maska e Auroraa
    Anëtarësimi
    Jan 2013
    Vendndodhja
    Honoluluuu
    Postime
    3,023
    Gjinia
    Femer
    Reputacioni
    15
    ..Neper kapilaret e dashurise mbremjeve te nentorit buron i ftohti acar i harreses.
    Aty,ku dje kishte pasion ndezur poreve,sot ka mbetur malli per te shkuaren,heshtja vdekjeprurese per te tashmen,dhe shpresa genjeshtare per te nesermen.
    -Me ke harruar valle plotesisht? I drejtohem here here fotos tende,qe fshihet ende ne nje cep te portofolit tim.
    Dhe e kuptoj qe jam kredhur ne velin e cmendurise.
    Ne qasjen pertej realitetit te eger.
    Aty ku je ti.
    Aty ku ti nuk mungon.
    Por shpejt,dergjem lajthitur ne labirintet e mallit,zbres shtigjeve te qenies tende arratisur ne te tjera hapa,pershkoj brinjet e se shkuares,dhe thika me shpojne kraharorin.
    Mbes pa fryme.
    E mandej serish ndiej nje pulsim te dobet.
    Me te forte.
    Akoma me shume.
    Pastaj nuk ndihet fare.
    Nuk kam me pushtet mbi asgje-ne,as mbi ndjenjat,as mbi veten,as mbi zemren,prej kur u shfaqe ti.
    Po tani qe ike?
    Serish e dobet,e brishte,e perulur ndaj kujtimit tend!
    Serish e drobitur.
    E frikesuar ne palce nga hija e zhgenjimit qe qendron kruspull si fantazem mbas shpirtit te vobekte.
    Dhe rrekem te marr hapin normal te botes,te ndiej flladin e lumturise te me perplaset cipezes se fytyres,dhe krahet e lirise te me perqafojne shpirtin e t'ja heqin prangat e dhimbjes njehere e pergjithmone.
    Mandej,e di qe s'do te jem me une ajo.
    E njejta.
    Do te jem ndryshe.
    Lotet do te me jene thare fytyres,do te jem me e forte,me e akullt ne shpirt,me (pa) zemer,por s'do te jem une.
    Une do te jem vetem ne vragat e shpirtit,dhe njollat e kujteses.
    Une do te jem vetem ne dashurine qe dashuron ne dhimbje.
    Ne qelizat qe ndiejne ne cmenduri.
    Qe nuk harrojne dot.
    Qe nuk e mbysin dot realitetin me lot.
    Qe nuk e shkermoqin dot trishtimin me pritje.
    Ne cdo rast tjeter nuk do te jem une,as kur te buzeqesh,as kur te hiqem e lumtur,as kur te mos belbezoj me tendin emer.
    Atehere do te jem vetem nje qenie krejtesisht e tjetersuar fale teje.
    Kesisoj,bere mire qe me harrove. Por te pergjerohem,me te njejten zemer qe e flake,mos u kthe.
    Kurre me!
    Aq me teper per te me pyetur,pse kam ndryshuar!
    Ti,me mire se kushdo,e di fort mire perse e bera.....

+ Përgjigju tek Diskutimi