Cfare eshte Kaba?

Kaba eshte vendi me i shenjte dhe prandaj te dish me shume per kete eshte e rendesishme per te njohur fene islame.
Historia e Kabes eshte e nderthurur me origjinen e fese islame, sepse Muhamedi e perdori Kaben per qellime politike, duke promovuar histori te reja rreth Kabes ne menyre qe te lidhte fene e tij te re me Judaizmin antik. Perpjekjet deshtuan, por historite e tij vazhdojne te ushqejne idene se Islami eshte feja me e vlefshme.
Duke ditur me shume per Kaben do te thote te kuptosh se jo gjithcka qe muslimanet besojne per Islamin dhe Muhamedin eshte e vertete.


Roli i Kabes ne Islam.

Kaba (Ka'aba, Ka'bah, "Kubi", "Shtepia e Zotit") eshte vend i shenjte musliman qe ndodhet afer Xhamise se Madhe ne Meke, qyteti islam me i shenjte. Sheshi rrethues eshte zgjeruar deri ne 16.000 metra katrore dhe mund te akomodoje deri ne 300.000 pelegrine muslimane.
Kur, muslimanet falen 5 here ne dite, ata nuk drejtohen thjesht nga Meka, por drejt Kabes qe ndodhet ne Meke; Muslimanet qe falen ne
Meke drejtohen nga Kaba dhe jo thjesht ne cfaredo lloj drejtimi.
Megjithese origjina dhe natyra e vertete e Kabes eshte e dyshueshme, muslimanet serish e konsiderojne si vend te shenjte.


Kaba para fese Islame.

Muslimanet pretendojne per nje origjine pre-islamike te Kabes, kryesisht ne kontekstin e vazhdimit te traditave fetare.
Para se feja Islame te krijohej nga Muhamedi, Kaba kishte nje rol shume te rendesishem si vend i shenjte pagan ne Meke.
C'ka do te thote se te gjitha traditat qe feja islame vazhdon jane te gjitha pagane; kritiket argumentojne se kjo ndihmoi ne konvertimin ne fene Islame, ndersa historite qe e lidhin Kaben me historite antike hebreje u krijuan per te vecuar besimin musliman nga paganizmi.


Kaba dhe Muhamedi.

Kur Muhamedi mori shpalljet nga Zoti, Kaba ishte nen kontrollin e tribuse me te rendesishme te Mekes, Kuraishet.
Perdorej si vend i shenjte per idhuj pagane, vecanerisht per al-Lat, al-Uzza dhe Manat, te njohur bashke si al-Gharaniq ("Vajza e Zotit") dhe Hubal (Zot i martuar). Kur Muhamedi mori kontrollin ne Meke e pastroi nga te gjithe idhujt dhe i dedikoi Kaben, Zotit. Te krishteret qe konvertuan paganet ne Europe vazhdimisht i rededikuan tempujt, vendet e shenjta, ditet e shenjta pagane fese se tyre ne menyre qe te lehtesonin ndryshimin e fese tek paganet; Muhamedi beri te njejten gje per fene Islame!
Kaba ne mitologjine islame.
Sipas traditave muslimane, Adami e ndertoi Kaben origjinale si nje kopje direkt poshte fronit te Zotit ne Parajse.
Kjo Kabe u shkaterrua gjate permbytjes se madhe, duke lene mbrapa asgje tjeter vec themeleve. Kaba e tanishme u rindertua nga Abrahami (Ibrahim) dhe djali i tij Ishmael (Ismail), dmth supozim i muslimaneve.
Nje "kosh" i praruar afer Kabes mban nje gure, mbi te cilin eshte ruajtur nje gjurme kembe e Abrahamit. Megjithate, nuk ka asnje reference per Kaben ne tekstet e vjetra hebreje dhe keto tradita muslimane jane thjesht nje perpjekje per te krijuar nje origjine me te hershme te Islamit dhe pjeserisht si nje ndihme per Muhamedin ne konvertimin e hebrenjve, perpjekje e cila deshtoi.


Kaba dhe Haxhi sot.

Te pakten njehere ne jeten e tyre cdo musliman supozohet se duhet te beje nje pelegrinazh (haxh) ne Meke. Ngjarja kryesore e haxhit eshte vizitimi i Kabes, ku muslimanet ecin ne mase ne kahun kunderorar rreth Kabes 7 here (tawaf). Ky ritual supozohet te prezantoje ecjen e engjejve perreth fronit te Zotit dhe lejon muslimanet simbolikisht te ndiejne prezencen e Zotit. Per dicka kaq te shenjte dhe perfaqesuese te fese Islame, Haxhi shpesh here shoqerohet nga vuajtje te medha per shkak numrit te larte te njerezve qe shtypen nga turma.


Kaba dhe guri i zi ne Meke.

Me diameter afersisht 12 inch, guri i zi eshte ndoshta meteorit edhe pse asnje test shkencor nuk eshte bere mbi te.
Kur ata ecin rreth Kabes, pelegrinet muslimane, tentojne ta prekin ose puthin gurin e zi. Sot eshte i mbeshtjelle dhe i krisur nga shekuj pelegrinazhi dhe eshte i mbajtur si i plote vetem nga shtrese e gjere argjendi.
Muslimanet insistojne qe guri i zi nuk eshte nje idhull, sepse sipas tyre lutjet i drejtohen vetem Zotit. Por, nje praktike e tille mund te perputhet me ate pre-islamike, rituale pagane qe perfshinin Kaben.


Kaba, guri i zi dhe mekatet e muslimaneve.

Guri i zi besohet se eshte nje dhurate nga Zoti per Adamin, kur ky dhe Eva u perzune nga kopshti i Edenit dhe me vone u bene simboli i marreveshjes se Zotit me Abrahamin, Ismailin dhe si rrjedhim i komunitetit musliman. Cuditerisht, nuk ka asnje prove per kete ne tekstet e vjetra hebreje -nje fakt qe perputhet me sajimin e historise nga Muhamedi ne menyre qe te lidhte fene e tij te re me judaizmin antik.
Muslimanet besojne se guri i zi ishte fillimisht i bardhe, por u be i zi duke thithur mekatet e pelegrineve; prandaj sherben si nje simbol i degradimit te njerezimit dhe kerkohet falja nga Zoti.


Kurani dhe Kaba.

Megjithe rendesine qe ka ne praktikimin e fese Islame, Kaba nuk eshte permendur shume ne Kuran:
2-125
Kujtoni kur Ne e beme Qabene vendgrumbullimi dhe
sigurie per njerėzit, duke thėnė “Bejeni vendin e Ibrahimit si vendfaljeje!”
Ne i urdhėruam Ibrahimin dhe Ismailin: “Pastrojeni
Shtepine Time (Qabene) pėr ata qe e vizitojne, qė rrijne aty per
adhurim dhe qė falen duke u perkulur dhe perulur”.
2- 127. Kur Ibrahimi dhe Ismaili ngriten themelet e Qabes, u luten:
“O Zoti yne! Pranoje prej nesh (kete veper)! Me te vertete, Ti je
Ai qe degjon dhe di gjithēka!
2-158. Kodrinat Safa dhe Merva (ne Meke) jane pjese e Simboleve
tė Allahut, prandaj ai qe viziton Qaben per haxh ose per umre,
s’ka kurrfare gjynahu nese sillet mes tyre. Kush ben vepra te
mira vullnetare, ta dije se Allahu eshte njemend Falenderues dhe
i Gjithedijshem.


Perktheu: Genti Mngl


Burimi:

Kodi:
http://atheism.about.com/od/muslimholysitestexts/p/KaabaMecca.htm