ORAKULLI I DODONES


+ Pėrgjigju tek Diskutimi
Rezultatet nga 1 deri tek 9 prej 9


  1. #1
    Anėtarė i Nderuar 35% Maska e kuklla
    Anėtarėsimi
    Jul 2007
    Vendndodhja
    europe
    Postime
    2,096
    Reputacioni
    10

    ORAKULLI I DODONES

    Orakulli i Dodonės
    NGA MAKSIM ZOTAJ
    16/01/2008 *“Historia ėshtė humbėsi i vėrtetė, nė gjithė epokėn dymijėvjeēare pas Krishtit”.

    Drejtimet e reja

    Gjithnjė e mė shumė po bėhet interesante dalja nė sipėrfaqe e njė metode krejt tė re nė interpretimin e historisė botėrore nė pėrgjithėsi. Galopi i teknologjisė sė sotme, solli njė ndryshim tė madh nė jetėn e njeriut, i cili ėshtė pasqyruar nė tė gjitha fushat e dijes. Ky ndryshim cilėsor, veēanėrisht nė fokusimin e problemeve qė dikur trajtoheshin si gati misterioze, bėri tė mundur kapėrcimin e disa kontradiktave tė vjetra qė kanė tė bėjnė me interpretimin e gjėrave. Zbulimi dhe pėrdorimi i karbonit C-14, i cili afronte zgjidhjen, me njė probabilitet (+)(-) 100 vjet, ishte njė pėrmbysje e madhe nė saktėsimin e etapave kohore nė fushėn e historisė. Mbi tė gjitha u krijua njė mendim i ri i pėrgjithshėm, i njė natyre krejt tė re, pėr vlerat e trashėguara njerėzore.

    Kapėrcehet koncepti provincial i shfaqur jo pak herė edhe nga historianė tė kalibrit botėror. Mjaft ėshtė diskutuar rreth Herodotit i mbiquajtur edhe "Babai i Historisė", i cili gjithashtu pėr pasaktėsitė trashanike qė ka bėrė e quajnė edhe "Babai i gėnjeshtrės". P.sh. E. Gibboni gjatė kohės qė po pėrgatiste "Shkėlqimin dhe rėnien e Perandorisė Romake" ankohej se "paragjykimi, injoranca dhe budallallėku i shumė historianėve tė lashtė", tė cilėt ishte i detyruar qė t’i pėrdorte si burim informacioni, "e bezdisnin pa masė".

    Le tė theksojmė kėtu edhe interpretimet e shumė studiuesve tė sotėm pėr interesa thjesht shoviniste. Por si njė argument domethėnės brenda oborrit tė historisė sonė, ėshtė me vend qė tė pėrmendim njė prej iluministėve tė mėdhenj gjermanė tė shek. XVIII. Ishte viti 1774, kur nė Leipzig Johan Tunman, botoi librin e tij "Kėrkime nė historinė e popujve tė Evropės Lindore". Nė parathėnien e kėtij libri, duke pėrmendur direkt shqiptarėt, ai theksonte se "asnjė popull tjetėr i botės nė tė cilėn ne jetojmė, nuk ėshtė aq i panjohur pėr evropianėt e perėndimit pėr sa i pėrket prejardhjes, historisė dhe gjuhės, sa shqiptarėt."E megjithatė, ata janė popuj kryesorė, tė lashtė e tė rėndėsishėm, qė ēdo historian do tė dėshironte t’i njihte: historia e tyre do tė plotėsonte zbrazėti tė mėdha nė historinė e vjetėr e tė re tė Evropės. Por… ata sot nuk luajnė mė ndonjė rol tė veēantė. Ata janė tė nėnshtruar, ata janė fatkeq dhe historiani shpesh ėshtė po aq i padrejtė, sa dhe njeriu i zakonshėm; ai nuk i pėrfill ata qė nuk i ka prirė fati". (Studime gjermane. Bot. shqip. 1990) Kėto dukuri negative tė vėna nė dukje nga sa a sa shkollarė, kanė krijuar kontradikta dhe tė ēara tė mėdha mbi njohjen e trashėgiminė tonė.

    Ato kanė shėrbyer si burim keqinterpretimi dhe jo nė pak raste i kanė ēuar pasardhėsit e genit njerėzor nė drejtimin e kundėrt tė asaj qė ata duan tė njohin. Sot nė kėtė aspekt po kristalizohen dy grupe tė mėdha, tė cilat i interpretojnė tė njėjtat fakte me koncepte diametralisht tė kundėrta. Grupi i parė ėshtė konservativ, i mėshon metodologjisė klasike, injoron tė rejat qė zbulohen, ose bėhet thjesht pengesė burokratike.

    Ndėrsa grupi i dytė pėrbėhet nga njerėz pasionantė dhe jo ortodoksė. Shpesh ata qasen pa edukim formal nė fushėn ku ata militojnė, por qė me metodat e tyre kėrkimore kanė sjellė risi, veēanėrisht nė fushėn e historisė botėrore.

    Nuk mund ta lė rastin tė kalojė pa pėrmendur Hajnrih Shlimanin, i cili rizbuloi Trojėn nė kundėrshtim tė plotė me mendimin e akademikėve, tė cilėt pretendonin se historia e Homerit, Iliada dhe Odisea, ishin prodhim folklorik dhe pa baza historike. Shlimani vetė konsiderohej aventurier, dhe nė fakt ai ashtu ishte! Ai nuk kishte kurrfarė lidhje me punėn e arkeologut. Por realiteti tregoi se bindjet e tij tė patundura qė do ta zbulonte Trojėn sipas tregimit tė Homerit, i dhanė atij famėn e pėrjetshme. Me shembullin e Shlimanit bota e sotme ėshtė e mbushur plot. Prej kėtij kėndvėshtrimi studimi i kėsaj disipline ka fituar njė linjė tė re dhe interesante. Pėr kėtė ēėshtje, pikėrisht nė aspektin e tė kaluarės sė shqiptarėve nė veēanti, po konfigurohen gjithashtu avantazhet e para.

  2. #2
    Anėtarė i Nderuar 35% Maska e kuklla
    Anėtarėsimi
    Jul 2007
    Vendndodhja
    europe
    Postime
    2,096
    Reputacioni
    10

    Re: ORAKULLI I DODONES

    Humbjet nga e kaluara

    Mė ndodh qė nė biseda tė ndryshme njerėzit tė mė pyesin se pėrse tani shqiptarėt nuk janė mė tė famshmit e dikurshėm, dhe pse nuk kemi mė influencė nė ekonominė dhe politikėn botėrore. Sė pari, dua t'ju a theksoj pyetėsve tė mi se kohėt ndryshojnė. Kjo gjė nė fakt ka lidhje me fenomenin njeri, por nuk varet nga vullneti i tij. E thėnė ndryshe, nė mėnyrė tė dukshme kjo ēėshtje ka lidhje me vullnetin e Zotit! Mendoj qė edhe pėr fisin e parė dhe tė bukur tė shqiptarėve "Krijuesi" nuk ka bėrė ndonjė lėshim tė madh, qysh kur vendosi qė shqiptarėt tė jetojnė nė tokė bashkė me tė tjerėt. Nė Testamentin e Vjetėr pėrmenden 12+1 fise (tribu) tė ndryshme. Pra, sado e ndritur qė tė ketė qenė e kaluara jonė, ne nuk kemi jetuar vetėm, nė boshllėk, dhe pa konkurrencėn e fiseve apo grupeve tė tjera.

    Kjo logjikė na bėn tė mendojmė se pavarėsisht se ne jemi ndėr grupimet e para pėr nga kontributi i rėndėsishėm nė stabilizimin e jetės nė tokė, prapė fati ynė ngjan njėsoj si fati i ēdo qenieje tjetėr njerėzore, por nė kohė dhe vende tė ndryshme. Tė moēmit tanė, i shpjegonin kėto fenomene thjesht me dy fjalė: "Rrota e historisė"! Ajo siē dhe e dimė, nuk e ndal rrotullimin e saj asnjėherė! Ne shpesh do tė shikojmė gjatė shkrimit se si tė vjetrit, mė sė shumti kanė pasur tė drejtė. Ėshtė me vend me kėtė rast qė tė shpjegojmė fillimisht me argumente bazė si ndryshojnė gjėrat nė Univers, nėn lėvizjen e pandėrprerė tė "Mullirit Kozmik". Filozofit Platon (429-347), gati 2500 vjet mė parė, i pėlqente tė thoshte "Si poshtė edhe lart"! Me fjalė tė tjera sjell vėmendjen tek Mikro-Kozmosi dhe Makro-Kozmosi, dy elementėt kryesorė nė shpjegimin e Universit. Pra, filozofia e tij ishte se fenomenet tokėsore janė tė lidhura ngushtė dhe nė mėnyrė tė pazgjidhshme me ato qiellore. Kėshtu qė nga ky pikėvėshtrim, mund tė themi se Dodona ka qenė qysh nga fillimi i procesit tė civilizimit qė njohim ne sot.

    Priftėrinjtė e Dodonės, siē do ta shikojmė me shembuj kėtu mė poshtė, ishin vetė Zotat nė tokė. Me njė gjuhė simbolike, quheshin prej disa mijėra vjetėsh si "Perėnditė e Olimpit". Sa pėr kureshtjen tuaj, emrat e disa prej tyre nė periudhėn dymijėvjeēare tė dominimit tė Zeusit nė Olimp ishin: Zeusi, Hera, Athinaja, Poseidoni, Hades, Demeter, Artemisi, Apollo, Hermesi, Hephaestusi dhe Aphrodita.

    Kur Robert Temple botoi herėn e parė librin e tij tė famshėm "The Sirius Mistery" nė vitin 1976, me nėntitull "Evidencė e re shkencore mbi kontaktin e alienėve gati 5000 vjet tė shkuara", opinioni botėror u kap nė befasi. Vetė R.Temple pėr punėn e tij gjeniale nė vend qė tė shpėrblehej, u persekutua pėr pesėmbėdhjetė vjet pandėrprerė! Persekutorėt e tij ėshtė interesante ta theksojmė kėtu, nuk ishin njerėz tė zakonshėm apo fanatikė injorantė. Ata ishin disa individė nga agjencitė dhe grupet sekrete mė tė fuqishme tė botės... Dhe nė kėtė rast pyetja shtrohet: Po pėrse vallė…?!

    Tė gjithė ne e pranojmė se gjėrat lėvizin. Qė ato

    ndryshojnė pambarimisht, shpesh dhe jashtė vullnetit tonė

    edhe kėtė gjė ne e kuptojmė. Pavarėsisht prej besimit qė ne i pėrkasim, njė gjė pranohet unanimisht: Prezenca e ZOTIT! Ai ėshtė Njė dhe i vetėm! Astrologjia, nė kohėt antike konsiderohej mbretėresha e dijeve, sepse ajo tė mėsonte logjikėn se si lėvizin gjėrat atje lart…! Nė qoftė se ne do tė besojmė sinqerisht nė shprehjen "ēdo gjė vendoset me vullnetin e Atij", le tė vazhdojmė tė besojmė si mė parė. Prej kėtij besimi do tė pėrfitojmė dy gjėra nė praktikė. E para, do u kthejmė stėrgjyshėrve tanė tė urtė njė borxh tė vonuar shumė gjatė, respektin e domosdoshėm pėr ēka ata kontribuan pėr ne dhe atdheun. Dhe e dyta, sipas "Mullirit Kozmik", ne tani po dalim ose po lėmė pas "shekujt e gjatė tė errėsirės sė trashė shpirtėrore dhe injorancėn tonė tė rrezikshme"!

    A ishte gabim Sami Frashėri kur na mėsonte: "Se drita e diturisė, pėrpara do tė na shpjerė"? Unė jam i sigurt se jo! Po ashtu, vėllai tjetėr Naimi, gėrvishtte tė njėjtėn plagė kur thoshte:

    "Hiqu, hiqu, errėsirė!

    Pa ja kėtu, o dritė"!

    Siē shihet, rilindasit tanė tė mėdhenj e kishin kuptuar gjuhėn e Zotit. Ėshtė mė se e qartė se kėtu bėhet fjalė pėr triumfin e dritės kundėr errėsirės nė kuptimin simbolik. Prof. Harold Cooke nė studimin e tij "Osiris, a Study in Myths, Misteries, and Religion", by Ares Publishing Inc. London, 1931, na kujton: "Konflikti midis sė mirės dhe sė keqes ėshtė konflikt fizik dhe shpirtėror". Ndryshe ne mund ta kuptojmė kėtė fenomen si lufta e "tė mirės kundėr sė keqes". Por ne siē duket nuk i kuptuam ata krejtėsisht, me vonesat dhe zigzaget tona tė turpshme. Ėshtė fjala pėr fatin e shqiptarit, por edhe pėr fatin e njeriut nė pėrgjithėsi si qenie tokėsore. Nė dymijėvjeēarin qė po lėmė pas, ishin predikuar gjėrat, pra ishin parathėnė! Dhe ky predikim bėhej nė pėrgjithėsi me mekanizmin e njohur tė Orakujve, por edhe me forma tė tjera akoma mė praktike.

    Duke dalė prej influencės sė shenjės tė Dashit, ne lamė pas edhe karakteristikat e tij gjithashtu. Le tė kujtojmė kėtu qė nėn kėtė shenjė, njeriu vetė mori pjesė aktive dhe i ndėrtoi perandoritė e mėdha. Pra, ndryshe njeriu me sjelljen dhe mentalitetin e tij tė asaj kohe rrezatoi tendencėn ekspansioniste dhe u krijuan nga ky shkak njėra pas tjetrės perandoritė e ilirėve, persėve, maqedonasve, romakėve, bizantinėve, etj. Por duke hyrė nėn influencėn e Peshqve, po vetė njeriu u bė dėshmitar dhe varrmihės njėkohėsisht nė shkatėrrimin e po kėtyre perandorive, njėra pas tjetrės. Milena Gonzales-Wippler, e diplomuar nė Porto Riko dhe nė Universitetin e Kolumbias, respektivisht nė Psikologji dhe Antropologji, e shpjegon kėshtu fenomenin nė librin e saj "Formulat magjike dhe ceremonitė" bot. i 1997-s: "Shenja e Ujorit, e cila po na afrohet tani, personifikon miqėsinė, shpresėn dhe dėshirat. Ndėrsa pėrpara saj, shenja e Peshqve ishte pėr dymijėvjeēarin qė po lemė pas, fillimi i kristianizmit, dhe bota u zhyt gati nė mėnyrė absolute nėn influencėn e teologjisė Judeo-Kristiane".

    Karakteristikė e kėsaj shenje ishte Jezu Krishti, i cili u ndalua, u burgos, u torturua dhe u kryqėzua nga armiqtė e tij tė shpallur dhe tė pashpallur. Kjo gjė pra, ishte parashikuar mė parė nga Orakujt. Ishte parathėnė lindja dhe kryqėzimi i tij! Ai kėshtu u bė simbol i sakrificės kristiane. Ėshtė interesante ta kujtojmė se nė treqind vitet e para kristianizmi kishte si simbol tė vetin dy Peshq, pra pikėrisht shenjėn e horoskopit. Por nė 325 A.D, nė kėshillin e Nikeas u vendos unifikimi i kishės dhe "Jesu Krishti" u pranua tė shpallej Zot! Ja se si na e pėrshkruan kėtė moment tė veēantė tė historisė studiuesi Simon Cox, nė librin e tij "Duke zbėrthyer Kodin e Leonardo Da Vinēit" bot. i vit. 2004, nga "Barnes and Noble":

  3. #3
    Anėtarė i Nderuar 35% Maska e kuklla
    Anėtarėsimi
    Jul 2007
    Vendndodhja
    europe
    Postime
    2,096
    Reputacioni
    10

    Re: ORAKULLI I DODONES

    Ē'dimė pėr Dodonėn?

    Nė kuptimin e gjerė tė fjalės kurrgjė! Arsyet janė tė ndryshme, por ato mė tė rėndėsishmet janė historike. Nė kujtesėn e shqiptarėve Dodona ka ardhur e gjallė dhe e ruajtur vetėm nėpėrmjet gojėdhėnave, miteve dhe legjendave. Nė fakt, nė kėto mite e legjenda Dodona pėrmendet shpesh si vend i shenjtė. Interesante gjithashtu ėshtė se mali i Tomorit thirret ende edhe sot "Mali i Zotit". Njerėzit e atyre anėve me respekt e quajnė atė "Baba Tomori"! Tek “Iliada”, Homeri me gojėn e Akilit thotė: "O Zot, mbret Dodonas Pellazgjik, qė banon n'ato vise tė largėta e sundon mbi Dodonėn dimėrkeqe"!

    Nga gojėdhėnat thonė se mali i Tomorit quhej mė parė "Mali i tė Mirit". Semantika e fjalės "tė Mirit" zbulon krejt funksionin e veēantė tė kėtij mali! Ndėrsa Straboni e pėrshkruante kėshtu situatėn e terrenit tė thyer fizik pėr tė arritur deri nė Tomor: "Sado qė ėshtė i ashpėr e plot me male tė mėdhenj si Tomori e tė tjerė, Epiri dhe Iliria nxjerrin burra trima e tė menēur". Kėshtu, me kėtė logjikė po tė vazhdoj, do tė pėrsėris se ē'thonė tė tjerėt qė janė tė shumtė padyshim. Por nė fakt, mė i rėndėsishėm pėr ne ėshtė zbulimi i funksionit tė vėrtetė tė Dodonės. Tek historianėt e vjetėr dhe shėnimet e tyre historike Dodona pėrmendet shkarazi, nė mėnyrė tė zbehtė dhe vetėm si njė fakt i pėrgjithshėm. Le ta quajmė ndryshe kėtė gjė si pėrplasjen e parė me injorancėn apo kufizimet tė cilat i ka vuajtur jo pak herė historia jonė. Duket pra se nė rastin tonė ne kemi mė shumė mjegull, sesa informacion. Flasim pėr Dodonėn dhe pėr njė moment harrojmė qė e kemi fjalėn pėr origjinėn institucionale tė njeriut nė tokė. Fakti i madh qė Dodona pėrfshihet e para dhe mė e vjetra nė listėn e 8-tė Orakujve tė parė dhe mė kryesorė, duke bėrė pjesė brenda rrjetit territorial tė kėtyre Orakujve, na shtyn tė mendohemi... Dhe nė listėn e kėtyre tetė Orakujve ishin: 1-Dodona, 2- Delphi, 3-Delos, 4-Cythera?…, 5-Omphalos?…, 6-Akrotin?…, Paphos?…,7- Tritoni?…, 8-El Marj?…, 9-Bendet! Emrat dihen, por disave prej tyre ende nuk iu ėshtė pėrcaktuar vendndodhja. Pėr disa tė tjera gjithashtu nuk iu ėshtė qartėsuar pėrkatėsia, prandaj ato janė me pikėpyetje nė fund. Nga funksioni i tyre, pėrveē Dodonės dhe Delphit qė kanė pėrafėrsi me njėra-tjetrėn, tė tjerat janė tė ndryshme. Kodi i Orakullit tė Dodonės ėshtė ky: 1. Vendndodhja - mali i Tomorit, nė Qendrėn Perėndimore, 2. Pema simbol - Lisi 3. Planeti simbol -Saturni 4. Lindja Hyjnore - Qenia Humane prej "Ashtit tė Tokės"!

    Ėshtė e pajustifikueshme qė nė programet apo tekstet e shkollave shqipe Dodona as qė zihet me gojė, qoftė edhe shkarazi. Sa pėr shkrimet e autorėve klasikė, tė ashtuquajturit greko-romakė apo bizantinė, terma qė po bėhen gjithnjė edhe mė tė dyshimta sot, me lehtėsi mund tė pėrmendim emra, si Homeri, Eskili, Platoni, Hesiodi, Herodoti, Tukididi, Plutarku, Straboni, Pindari, Plini, Apollodor Tekniku, Polibi, Titus Libius, Stefan Bizanti, Eustathi etj… Disa prej kėtyre emrave i pėrkasin periudhės sė dytė, asaj Bizantine. Ndėrsa nė plejadėn e Rilindjes Evropiane deri nė ditėt e sotme, kemi emra tė shquar shqiptarė dhe tė huaj si Jeronim de Rada, Dhimitėr Kamarda, Shtjefėn Gjeēovi, Perikli Ikonomi, Myzafer Korkuti, Skėnder Anamali, Aleksandėr Stipēeviē, Nermin Vlora (Falaski), Aristidh Kola, Mexhit Kokalari, Rasim Bedo, etj. Nga studiuesit e huaj le tė pėrmendim: J.G.Fon Han, Edvin Jacques, Michael Grand, Nikolas Hammond, Robert Temple, Erik Von Daniken, Robert D'angely, Enzo Gatti, John Wilkes, Eduard Gibbon, Agnes Savill, dhe plot tė tjerė, tė cilėt do t’i kujtojmė hera-herės gjatė kėtij shkrimi. Por ata, tė cilėt do tė mbajnė peshėn e argumenteve tė mija nė subjektin e Dodonės, janė vetėm pak autorė. Pėr koincidencė dua tė pėrmend Perikli Ikonomin, Rasim Bedon, Robert Temple, Raymond Moody, Erik Von Daniken, etj. Le tė shikojmė tani se si po na afrohen gjėrat.

  4. #4
    Anėtarė i Nderuar 35% Maska e kuklla
    Anėtarėsimi
    Jul 2007
    Vendndodhja
    europe
    Postime
    2,096
    Reputacioni
    10

    Re: ORAKULLI I DODONES

    Dy fjalė mbi P.Ikonomin



    Perikli Ikonomi ėshtė autori parė shqiptar nė epokėn moderne, i cili ka hartuar njė studim tė shkurtėr mbi Dodonėn Pellazgjike. Ai e ka mbėshtetur kryesisht punėn e tij tek literatura klasike greko-romake dhe bizantine. Na ka lėnė njė libėrth tė vogėl, njė pėrpjekje krejt modeste nė formė broshure, botuar rreth vitit 1934. Ajo pėrmban mbi 30 faqe tė njė formati jo tė madh. Pėr autorin vetė dimė fare pak gjėra. Bashkė me titullin thuhet se ai ishte njė drejtor shkolle fshati. Ka gjithashtu edhe njė pėrkushtim tė vetin, ku ai me gojėn e tij thotė: "Kėtė vepėr ia kushtoj vendlindjes time, katundit Vokopolė (Berat), qė me madhėshti piktoreske shikon nga lart qėndrimin viganor tė Tomorit". Atij i ėshtė dashur rreth tetė vjet pėr tė hartuar studimin. Pėr mendimin tim, vlerat e kėtij libėrthi janė tė mėdha dhe autentike. Ky libėrth ngjan gjithashtu si njė thirrje pėr t’u zgjuar nė aspektin e ndėrgjegjes sonė historike. Gjithashtu, ky ėshtė njė argument historik pėr tė vėrtetėn e rrėnjėve se nga e kanė origjinėn shqiptarėt. Pra, motivi i cili e ka shtyrė autorin tė shkruajė kėtė vepėr ėshtė i qartė. Ideja kryesore qė bie mė shumė nė sy ėshtė se "Dodona ka qenė njė qendėr shumė e rėndėsishme e kulturės shqiptare dhe civilizimit botėror". Gjithashtu ėshtė fat sot pėr ne qė ajo bėn pjesė ende nė territorin shqiptar sot e gjithė ditėn. Ai e thekson kėtė gjė me forcė, nė kohėn kur nė kujtesėn e popullit tim ishte krejt i freskėt procesi i dhimbshėm i copėzimit territorial. Superfuqitė evropiane nė fillimin e shekullit tė kaluar, duke krijuar Greqinė dhe Serbinė si shtete, u nisėn thjesht nga pėrkatėsia fetare, brenda territorit tė lashtė Pellazgo-Ilir, u duk pra e qartė se ata po i shkėpusnin pa mėshirė momentet mė tė rėndėsishme tė historisė sonė tė ndritur. Pėrpjekja dhe argumentet e Ikonomit nė kėtė studim historik, krahas vlerave tė dukshme shkencore, padyshim kuptohen ndryshe edhe si thirrje proteste kundėr injorancės, padrejtėsisė dhe arrogancės, me tė cilėn politika e Fuqive tė Mėdha u soll nė atė kohė ndaj nesh.

  5. #5
    Anėtarė i Nderuar 35% Maska e kuklla
    Anėtarėsimi
    Jul 2007
    Vendndodhja
    europe
    Postime
    2,096
    Reputacioni
    10

    Re: ORAKULLI I DODONES

    Njė hap tjetėr nė kėtė drejtim, i cili padyshim duhet pėrgėzuar, na vjen nė formėn e njė artikulli tė shkurtėr nga Rasim Bedo. Nė artikullin e Bedos, Dodona shtrihet tetėmbėdhjetė kilometra jashtė Janinės. Por dua ta theksoj qysh nė fillim se me kėtė argument bashkatdhetari im gabon nė mėnyrė tė dukshme. Nė kėtė rast, shihet se ai nuk ėshtė nė kontakt me tė rejat e fundit, tė cilat pėrfaqėsojnė gjithashtu dhe opinionin e studiuesve ndėrkombėtarė. Mali i Tomorit ndodhet nė Berat, dhe atje ai ngrihet prej miliona vitesh, shumė kohė se pėrpara tė shkruhej vetė historia njerėzore. Bedoja, siē duket i referohet vetėm kronologjisė sė arkeologėve grekė, e cila si fakt, pėr hatėr tė sė vėrtetės, qėndron jo pėr Dodonėn, por pėr Orakullin e Janinės. Grekėt ashtu siē edhe thonė, ēmendurisht dėshirojnė qė Dodona tė ishte 18 km larg Janinės, sepse ajo do tė pėrfshihej brenda territorit tė shtetit tė tyre. Qė kėrkimet mbi ekzistencėn e Dodonės kanė filluar pranė Janinės nga arkeologu Karapanos nė vitin 1873, kjo vėrtet qė qėndron. Nė 1913 arkeologu tjetėr G. Sotiriadhis, mė pas Evangjeli dhe S. Dakaris arrijnė me kėrkimet e tyre deri nė vitin 1950. Pastaj filluan kėrkimet sistematike dhe restaurimet e periudhės 1961-75, dhe kjo gjithashtu ėshtė e vėrtetė! (“Ylliria”, 12-14 korrik 2005). Por me keqardhje po ngul kėmbė edhe njė herė, se prej kėtyre kėrkimeve ata veēse rizbuluan Orakullin e Janinės dhe jo atė tė Dodonės, siē duan t’i bien ata daulleve sot. Ana tjetėr dhe mė kryesorja ėshtė se Orakulli i Dodonės ėshtė shumė mė i vjetėr nė kohė dhe mė i rėndėsishėm se "Orakulli i Vdekjes" i Janinės, i cili tashmė ėshtė rizbuluar dhe restauruar. Sot pėrdoret nga Ministria greke e Kulturės pėr pėrfitime turistike. Por, ky "Orakulli i Vdekjes" pranė Janinės, pranohet ndryshe nga studiuesit si njė kopje e keqe e Orakullit tė Baiasė nė Sicili, i pėrmendur edhe nga Virgjili nė vargjet e “Eneidės”. Po i kėtij mendimi ėshtė edhe Robert Temple, anėtar i Akademisė Mbretėrore tė Londrės, i cili ka mė shumė se 50 vjet qė ėshtė nė kėrkim tė kėtyre Orakujve. Rasim Bedo, me gjithė dėshirėn e tij tė mirė, siē duket nuk ėshtė nė gjendje ta diferencojė dot njė gjė tė tillė. Dodona e famshme pėrfundimisht ndodhet brenda territorit tė Mollosėve. Siē e dimė, ata (Mollosėt) si dhe Thesprotėt janė njė tjetėr fis i madh dhe i famshėm Pellazgo-Ilir!

  6. #6
    Anėtarė i Nderuar 35% Maska e kuklla
    Anėtarėsimi
    Jul 2007
    Vendndodhja
    europe
    Postime
    2,096
    Reputacioni
    10

    Re: ORAKULLI I DODONES

    Gjeografikisht mali i Tomorit ėshtė pjesė e vargmaleve tė Pindit. Vargmali i Pindit vetė arrin deri pranė Janinės, por jo mali i Tomorit gjithashtu. Ai pėrfundimisht mbetet nė Mollosi. Sot nėn kėmbėt e Tomorit ėshtė ngritur Berati. Nė librin e tij "The Illyrians", bot i vitit. 1995, autori John Wilkes, e lokalizon Dodonėn kėshtu: "Udhėtimi me det nė Orikum merr tetėdhjetė stades (njėsi e vjetėr matėse), dhe deri nė Amantia gjashtėdhjetė stades. Nė jug kufizohen nga Antitanėt, poshtė Orikumit, dhe Kaonia ka tė njėjtėn distancė largėsie sa Dodona"… Mė poshtė vazhdon ai: "Mė nė veri tė Thesprotisė, ėshtė njė vend i largėt sa fundi i botės, ku shtrihet Orakulli i famshėm i Zeusit tė Dodonės, qė nė fakt ėshtė i vėshtirė pėr tė depėrtuar"…Por grekėt, qė duket se punojnė me mjeshtėri me gjysmėn e argumentit, bėjnė njė manipulim tė pastėr nė kėtė mes, tė cilin e pėrdorin pėr qėllime politike dhe biznesi. Ata nga ana e tyre e pėrshkruajnė historinė e Dodonės kėshtu: "Thuhet qė Dodona u ndėrtua gati dy mijė vjet, B.C, nė njė zonė tė thellė midis maleve, nė fillim nga Thesprotėt dhe mė pas u rindėrtua nga Mollosėt njė mijė e dyqind vjet B.C. Aty shėrbenin priftėrinj qė thirreshin "Helloi" ose "Selloi", dhe mendohet ata tė kenė qenė para indo-evropianė, pra Pellazgjikė! Pas kėsaj periudhe, njė lloj "zoti grua" vazhdonte tė nderohej nėn emrin Dione, e cila u bashkua mė pas me Zeusin e Naios. Ritualin, e zhvillonin rreth njė peme lisi, dhe parashikimi bėhej duke lexuar gjethet e verdha tė tij, interpretim qė bėhej nga priftėrinjtė e kėtij Orakulli. Nė kohėn Heroike aty shkonin dhe konsultoheshin emra tė tillė, si Herakliti, Akili, Odiseu, etj. Orakulli vetė ka jetuar kohė pas kohe shkėlqimin dhe rėnien e tij. Ardhja e Delphit nė skenė nė njė pozicion gjeografik mė tė pėrshtatshėm gjeografik pranė Athinės, e dobėsoi rėndėsinė e veēantė tė Dodonės. Megjithatė, evidencat tregojnė mbi ekzistencėn e tij edhe nė shekullin e shtatė, B.C,. Nė periudhėn e Dinastisė Maqedonase Dodona u rifuqizua, sepse parlamenti maqedonas ishte ndėrtuar shumė pranė tempullit. Aleksandri i Madh e frekuentonte atė rregullisht. Mė pas, tempulli ėshtė restauruar fillimisht nga Pirro i Epirit (297-273), B.C. Por u shkatėrrua me themel nga Aetolians mė 221. Ringrihet nga Philipi i V maqedonas (219, B.C). Shkatėrrohet edhe njė herė sė bashku me Epirin nga gjenerali romak Paul Emili. Konvertohet nė kishė dhe e shkatėrrojnė pėrsėri nė (391 A.D). Por, megjithatė, nė shek. e pestė dhe tė gjashtė thonė qė Dodona ėshtė parė qė tė ketė pasur njė prift tė rangut. Dhe sė fundi, janė pikėrisht fiset barbare (gjermanike) tė Gothėve, tė cilėt e rrafshuan krejtėsisht, duke e fshirė Dodonėn nga kujtesa pėr njė periudhė kaq tė gjatė, nė mė shumė se njė mijė vjet!

    Por krejt ndryshe nga grekėt, i famshmi Robert Temple, nė librin e tij "Netherworld", (Bota e tė vdekurve), bot. i Londrės 2002, gjithashtu thekson: "Jam i angazhuar me vite tė tėra qė gjej vendndodhjen origjinale tė Orakullit tė Dodonės dhe atė tė Delphit... Pranohet nga tė gjithė ne se Dodona ndodhet nėn kėmbėt e malit tė Tomorit”. Liritzis (koleg grek ky) dhe unė, jemi pėrpjekur tė pėrdorim edhe fotot nga sateliti, por nuk kemi pasur rezultat. Jam krejt i bindur se vendndodhja e Dodonės ėshtė diku tjetėr… Nė vitin 1979, unė vetė mblodha fonde tė konsiderueshme pėr njė ekspeditė kėrkimi tė malit tė Tomorit pėr tė gjetur Dodonėn dhe dola pa sukses. Nga tė gjithė Orakujt, pranohet edhe nga vetė grekėt se "Dodona ėshtė mė e vjetra dhe se zoti i saj qysh nga kohėt klasike ishte Zeusi". Mė tej, po ky autor, nė librin e tij "The Sirius Mystery" shton: "Cila pjesė territoriale, mund tė ishte mė larg se Dodona, nė Greqinė e vjetėr? Ajo dihet se gjeografikisht ishte krejtėsisht jashtė sferės sė influencės, diēka mė nė veri dhe perėndim gjithashtu, shumė mė larg se pėr ēdo grek, qė tė mund ta quante atė tė pranueshme si pjesė e historisė sė tyre"…Studiuesi tjetėr amerikan, Raymond Moody, nė njė program televiziv me titull "Misteret e padeshifruara", kur bie fjala pėr Orakullin e Dodonės, theksonte tė njėjtėn gjė: "Bindja ime e patundur ėshtė se Dodona me malin e Tomorit ndodhet lart mbi kufirin verior tė Greqisė". Siē shihet nga kėto deklarata, bie nė sy se historianėt e huaj as qė e imagjinojnė qė Tomori ndodhet nė Shqipėri dhe nuk ekziston njė Tomor i dytė nė botė. Ėshtė pėr tė ardhur keq, qė ky fakt nuk e shqetėson sot aspak Akademinė e Shkencave tė Shqipėrisė, e cila me cinizėm vazhdon aktin e turpshėm tė heshtjes, nė kohėn qė duhej tė ngrinte nė kėmbė legjione tė tėra studiuesish, pėr tema kaq tė rėndėsishme dhe aktuale siē ėshtė ajo e Dodonės.

  7. #7
    Anėtarė i Nderuar 35% Maska e kuklla
    Anėtarėsimi
    Jul 2007
    Vendndodhja
    europe
    Postime
    2,096
    Reputacioni
    10

    Re: ORAKULLI I DODONES

    Pse ka rėndėsi sot Dodona?

    Nga mitologjia e vjetėr "Dodoni ishte biri i Zeusit dhe i Evropės, ndėrsa Dodona e bija e Oqeanit dhe e Tithiės, perėndi tė lashta, tė cilat adhuroheshin nga Pellazgėt hyjnorė". Aravantinoi nė shėnimet e tij shkruan: "Dodonėn e ndėrtuan Pellazgėt, andaj edhe Zeusi quhesh Zot i Pellazgėve"! Gjithashtu, Plutarku nė "Jetėt paralele", kur flet pėr Pirron e Epirit pėrmend edhe Dodonėn, e cila gjendet nė Mollosi! Duke iu referuar historisė, sot mė tepėr se kurrė po bėhen kėrkime rreth rrėnojave tė Dodonės dhe rėndėsisė sė veēantė tė saj. Italiani Enzo Gatti thotė: "Ilirėt e Shqipėrisė, tė Pindit dhe tė Maqedonisė kanė shenjtoren e tyre tė famshme, Dodonėn. Ajo ndodhet nė zemėr tė Kaonisė, e cila konsiderohet sot si qendra e krijimit tė njeriut". Thuhej se "Orakulli (thėnia e fatit), jepej nga njė lis, nga njė pėllumb, e shkruhej mbi njė fletė plumbi". Por si procedohej nė tempullin e Dodonės? Dhe pse ajo ka shumė rėndėsi sot pėr studiuesit e historisė botėrore? Po t’i referohemi nė kėtė pikė Ph.D. Raymond Moodyt, i cili ėshtė autor i librit (Reunions) "Ribashkimi", ai thotė se nė kohėn e vjetėr "priftėrinjtė e Dodonės kishin aftėsi qė tė vendosnin kontakte midis tė gjallėve dhe tė vdekurve. Ata ishin nė gjendje tė shkrinin kufijtė realė midis dy botėve. Dhe ata konsideroheshin mė tė zotėt nga tė gjithė tė tjerėt, krahasuar kėtu me tė gjithė priftėrinjtė e Orakujve tė tjerė tė marrė sė bashku".

    Nė Dodonė, e cila mendohet qė tė jetė ndėrtuar nėntokė, dhe ambientet e pėrdorura pėr vizitorėt i ngjanin njė spitali tė zakonshėm. Por hyrja atje, nėpėr llagėmet e nėndheshme tė saj, pa ndihmėn e priftėrinjve ishte krejt e pamundur. Dikush duhej tė tė shoqėronte pėr nė qendrėn e tyre. Nga shėnimet e vjetra thuhej se "eksperiencėn dhe llahtarin qė provoje aty, ishte tamam sikur tė hyje i gjallė nė Ferrin e vėrtetė". Vizitorėt jetonin njė pėrēudnim tė papėrshkruar. Disa e konsideronin kėtė gjė, njėsoj sikur tė shikonin vdekjen e tyre me sy. Atje vinin nga larg dhe pothuaj nga tė gjitha anėt e botės. Ata donin qė tė mundėsonin kontakte me tė dashurit e tyre, tė cilėt ishin tė vdekur tashmė. Nė aspektin e logjikės sė sotme, njė ide e tillė ėshtė njė lajthitje e pastėr. Por ne po flasim pėr njė epokė tepėr tė largėt dhe pėr eksperiencėn e njė civilizimi tė humbur…

    Pasi vizitorėt kishin ardhur aty, iu paguanin priftėrinjve njė shumė tė caktuar "pėr shėrbimin", dhe kėta tė fundit i sistemonin klientėt e tyre nė dhoma tė ndara nga njėra-tjetra, qė pėrngjanin me njė spital tė sotėm. Ata iu bindeshin priftėrinjve dhe u duhej nganjėherė tė prisnin edhe me muaj, ose derisa prifti ta gjykonte momentin e pėrshtatshėm pėr ribashkim. Ky pra, ishte njė moment shumė misterioz, i cili zgjidhej me kujdes nga priftėrinjtė, dhe mund tė ndodhte qė "pacientin" ta ngrinin edhe nė mes tė natės nganjėherė… Ky "pacient" fillimisht tymosej me sulfur. Nė mentalitetin e atėhershėm, njė veprim i tillė ishte i domosdoshėm dhe i rėndėsishėm paraprakisht, pėr tė pastruar trupin dhe shpirtin nga mėkatet e mundshme tė tė gjallit, pėrpara procesit tė kontaktit me tė vdekurin. Dikush mė mbrapa e shoqėronte klientin nga dhoma e kėtij tė fundit nė dhomėn qendrore, e cila pėrdorej pėr tė tilla ceremoni, ku pritej tė fillonte procesi i kontaktit. Pas kėtij veprimi, ai kalonte pėr "atje" nėpėrmjet njė korridori qė zakonisht ishte i gjatė, gati pesėdhjetė kėmbė. Aty gjendej njė enė jashtėzakonisht e gjerė dhe plot me ujė. Gjithmonė nėn kujdesin e priftit tė lartė, i cili i qėndronte shumė pranė "klientit" nė kėto momente, ai instruktohej qė t’i mbante sytė nė sipėrfaqen e ujit. Nė tė njėjtėn kohė, prifti e kungonte atė me formula magjike. Dhe papritur, dalėngadalė fytyra e tė gjallit shuhej nė pasqyrimin e ujit, dhe po aq ngadalė tashmė vizualizohej i "vdekuri", i gjallė, tredimensional, me ngjyra natyrale, bile edhe duke folur… Nė kėtė rast, parashikimi me ndėrmjetėsinė e veēantė tė priftit tė lartė, dėgjohej drejtpėrdrejt nga goja e tė vdekurit. Ky akt ndodh edhe me ne nė kushtet e gjumit, kur flasim me tė vdekurit nė mėnyrė tė pavullnetshme nė ėndrrat tona…Pėr tė arritur njė gjendje psikologjike kaq speciale "klienti" nga priftėrinjtė e Orakullit shpesh si mjete ndihmėse pėrdoreshin edhe droga tė ndryshme qė tė stimulonin deri nė nivelin e haluēinacionit. Plini veēanėrisht na e thekson njė fakt tė tillė, pėr njė bimė me emrin "Henbane", e cila konsiderohej si "bar i shenjtė" qė kishte kualitet hipnotik, dhe pastaj pėrdorej pėr ceremoni tė tilla. Henbane nė fakt kthehej nė njė helm vdekjeprurės, nė qoftė se nuk dije qė ta pėrdorje. Tjetėr narkotik haluēinogjen, ishin bimėt me emrin "Hellebore", "Dittany" dhe"Melampus", tė cilat gjithashtu pėrdoreshin nė kohėn e lashtė. "Pėr shembull nė civilizimin Minoan, opiumi nderohej nė nivelin e besimit fetar". Robert Temple (Bota e nėndheshme), bot. i .vit. 2002. Pra, mbas kėsaj lind pyetja e thjeshtė, a ishte e vėrtetė e gjithė kjo? Si pra, ishte i mundur realizimi i njė gjėje tė tillė?

  8. #8
    Anėtarė i Nderuar 35% Maska e kuklla
    Anėtarėsimi
    Jul 2007
    Vendndodhja
    europe
    Postime
    2,096
    Reputacioni
    10

    Re: ORAKULLI I DODONES

    Ndėr profetėt modernė le tė kujtojmė Nostradamusin, i cili pėrdorte tė njėjtat metoda pėr tė parashikuar tė ardhmen, duke parė gjėrat jo mė me enėn e ujit, por nė sipėrfaqen e njė xhami tė zi, i ngjashėm me ekranin e sotėm televiziv. Po ashtu edhe sot fenomeni i tė parit tė gjėrave pa qenė prezent nė ngjarje ekziston tek njerėz tė cilėt e kanė kėtė si aftėsi tė veēantė dhe ndryshe thirren me termin mjekėsor "paranormalė". Pra, fenomeni ekziston, por siē shihet ai shtrihet nė njė grup veēanėrisht tė kufizuar njerėzish. Kėta individė kanė tė theksuar "Ndjenjėn e Gjashtė". Shpesh nė programe tė ndryshme televizive, ne shikojmė njerėz tė tillė qė pėrdoren me shumė sukses nga forcat e rendit pėr aftėsinė e tyre tė veēanta duke zgjidhur krime tė vjetra dhe tė reja qė edhe teknologjia moderne apo hetues me eksperiencė nuk i kanė zbuluar dot. Gjithashtu, kėta njerėz nuk e kanė sensin e tė kaluarės apo atė tė ardhmes, sepse ata i shikojnė gjėrat nė kohėn e tanishme me njė qartėsi tė pagabueshme. Por nė "Institucionin e Dodonės", priftėrinjtė e saj njiheshin edhe pėr bėma tė tjera…Italiani Enzo Gatti nė librin e tij “Gli ILIRI”, bot. 1981, nėnvizon: "Priftėrinjtė Ilirė ishin astronomė ekspertė. Ata ndėrtonin qendra nga ku vėzhgonin qiellin. Parashikonin ndikimet e yjeve. Kuptonin ciklet e hėnės, ciklet menstruale tė grave, baticat dhe zbaticat. Studionin galaktikat, kometat dhe mjegullnajat. Dhe i faleshin yllit Sirio... Ata u tregonin bujqve kohėn e tė mbjellave, e rėnies squkė, e nxjerrjes sė verės, e mbarsjes gjithashtu. Parashikojnė datėn dhe orėn e saktė tė eklipseve. Me urdhėr tė priftit dielli humbiste dritėn e tij dhe zhdukej. Kjo ishte shenjė ndjellakeqe. Prifti sigurisht pėrfitonte nga eklipset dhe bėhej interpretuesi i paralajmėrimeve hyjnore, duke diktuar mėsime tė dobishme". Pra, sipas kėtij pėrshkrimi tė Enzo Gattit, del se priftėrinjtė ilirė kishin njohuri universale.

    Sistemi i Orakujve

    Nga aspekti i mėnyrės se si janė ndėrtuar dhe shpėrndarė Orakujt, ky fenomen interesant tė bėn tė habitesh pėrsėri… Mė mirė tė themi, ėshtė njė gjė krejt e jashtėzakonshme me kushtet dhe logjikėn e sotme. Megjithėse nė kėto 50 vitet e fundit, kėrkimet janė intensifikuar mjaft, prapė ka kaq shumė pikėpyetje qė varen pezull, saqė gjithēka duket si njė iluzion i pastėr. Nė gėrmimet e bėra deri mė tani, mė shumė se 50% e Orakujve ende janė tė palokalizuar, dhe pėr mė tepėr tė parizbuluar. Por, siē theksuam nė krye tė shkrimit tonė, dokumentet e vjetra dhe deshifrimi i tyre i bėn historianėt dhe studiuesit e pasionuar krejt optimistė nė kėtė pikė. Nga ky kontekst edhe Dodona na afron megjithatė ende mundėsi tė pakufizuara informacioni. "Ajo me sa po shihet ėshtė njė pjesė e pandarė e njė kompleksi ndėrtimesh me njė qėllim tė pėrbashkėt, e cila pėrfshihet brenda njė trekėndėshi kėnddrejtė, por qė ka njė shtrirje gjiganteske nė terren. Qendrat e Orakujve tė Dodonės, Delphit, Delos, Cythera, Knossos dhe Cyprus janė tė lidhura nė seri, tė shkėputura nga gjerėsia gjeografike me njėra-tjetrėn. Ato gjithashtu janė nė njė integral distance gjeografike nga Bendeti i Egjiptit, gjė qė tregon njėkohėsisht lidhjet e traditės arkeologjike midis tyre… Dodona njihet mirė si pjesė e njė trekėndėshi kėnddrejtė. Le ta pėrshkruajmė pak kėtė trekėndėsh… Njėri kėnd fillon me malin e Tomorit nga perėndimi, (Dodona) dhe pėrfundon nė pikėn lindore, nė malin Ararat (Arka e Noes). Pastaj ai zbret poshtė nė jug, pėrshkon pingul tė gjithė Mesdheun e krijon njė kėnd tė drejtė 90ŗ, aty ku ngrihet piramida e madhe e Egjiptit. Po ashtu, vendi ku bie ky kėnd 90ŗ quhet Bendet dhe ka qenė kryeqyteti i parė i Egjiptit. Tė jetė kjo njė koincidencė e rastit? Historianėt e sotėm nuk mendojnė ashtu. Kėtu ndeshim me njė tjetėr kuriozitet, atė tė meridianit origjinal fillestar, por i caktuar nga kush? Distanca nga mali i Tomorit nė malin Ararat ėshtė e baraslarguar. Duke u pėrqendruar nė kėtė pikė, pėrmendim pėrsėri Robert Temple qė nė "The Sirius Mistery" na thekson: "Ne me njė vėmendje tė veēantė duhet tė pėrqendrohemi tek kėndi 45ŗ Dodona/Tomori, dhe tek kėndi tjetėr 45ŗ Metsamor/Ararat, pika tė cilat kanė largėsi tė barabartė nga Theba, kryeqytet i mėvonshėm i Egjiptit!… Gjithashtu, Arka e Grekevė (Deukalion) ndodhet nė malin e Tomorit, ndėrsa Arka e Hebrejve (Noes) nė malin Ararat… Pėr arkėn e Deukalionit, thuhet se gjendet diku aty pranė Orakullit tė shenjtė tė Dodonės, prej tė cilės Argo, prijėsi i Argonautėve, gjatė udhėtimit merrte drejtimin Kibernetik tė rrjetit pyjor". Por Robert Temple nė tė njėjtėn kohė vė nė pikėpyetje pronėsinė e kėtyre Arkave tė njohura dhe tė pėrmendura gjatė pėrmbytjes sė madhe biblike. Ai na kujton: "Nga burimet e shkrimeve tė vjetra historike grekėt adaptuan Arkėn Deukalion dhe hebrenjtė e bėnė tė tyren Arkėn e Noes. Grekėt dhe hebrenjtė janė shumė tė vonshėm nė historinė e lashtė, saqė mund tė themi qė bėhet fjalė pėr mijėra vite distancė pėrpara se vetė emrat Greqi dhe Hebre tė vinin nė jetė". Po kėtu, ai sugjeron kėdo qė ka interes tė mėsojė mbi origjinėn e civilizimit grek dhe hebre, librin brilant tė Prof. Cyrus Gordon me titull "Pikat e takimit nė civilizimit grek dhe atė hebre". Duke vazhduar mė tej me logjikėn e shtrirjes gjeometrike tė Orakujve mund tė themi se Dodona ėshtė saktėsisht 8ŗ nė veri tė Bendetit nė gjerėsi, dhe qendra e Orakullit tė Delphit ėshtė saktėsisht 7ŗ nė veri tė Bendetit, nė gjerėsi gjithashtu. Kėndet e brendshme tė kėtyre pikave janė secili nga 45ŗ. Ēdo tė thotė kjo? Vetė Orakujt janė tė baraslarguar nga njėri-tjetri. Pra, a kemi kėtu njė rast klasik se si Arkitekti i Universit i ndėrtoi gjėrat nė tokė?… Autori i famshėm i librit "Vizitorė nga Kozmosi", Erik Von Daniken, nė librin "Odisea e Zotave", me nėntitull “Historia e Alienėve nė Greqinė e vjetėr”, na e rithekson fenomenin e trekėndėshave qė krijojnė njė rrjet tė ēuditshėm marrėdhėniesh tė ndėrsjella. Ai thekson: "Ēdokush mundet tė verė re se kemi trekėndėsha tė tillė qė tė krijojnė njė rrjet tė pėrbashkėt me qendrat e kultit, dhe kjo gjė nuk mund tė jetė njė rastėsi". Ja njė shembull vazhdon ai: “Dodona-Delphi-Sparta, njė trekėndėsh! Distanca ndėrmjet tyre ėshtė e barabartė. Dodona-Delphi, Dodona-Sparta, Delphi-Sparta, etj. Njė tjetėr trekėndėsh formon Nikosia-Dodona-Knossos. Dhe po t’i marrim tė gjitha sė bashku del qė Dodona ėshtė nė relacion gjeodezik/gjeometrik me Delphin, Olimpian, Eleusis, Epidaurus, Aphea, Akropolis, Sparta, Mycenae, Thebes, Chalcis, Nemea, Gortys dhe Milet".

  9. #9
    Anėtarė i Nderuar 35% Maska e kuklla
    Anėtarėsimi
    Jul 2007
    Vendndodhja
    europe
    Postime
    2,096
    Reputacioni
    10

    Re: ORAKULLI I DODONES


    Komunikimi

    Njė tjetėr dukuri e rėndėsishme ėshtė komunikimi midis kėtyre qendrave tė kultit. Ē'do gjė brenda kėtij territori, me njė dimension krejt tė paimagjinueshėm pėr kohėn tonė, ėshtė ndėrtuar sipas njė masterplani! Me njohuritė dhe teknologjinė e sotme ky masterplan ėshtė i krejt i parealizueshėm. Robert Temple, nga ana e tij, vė nė dukje edhe diēka tjetėr: sistemin e komunikimit midis tempujve. Po si pra, komunikonin ato? Nė "Netherworld" (Bota e tė vdekurve) Robert Temple shkruan: "Jam i informuar se pėllumbat postierė ishin nė gjendje qė tė fluturonin nga Theba e Egjiptit nė Dodonė brenda njė dite". Nė kohėt e vjetra profetėt tė lidhur me Dodonėn, konsideroheshin tė aftė nė zbėrthimin e gjuhės sė zogjve. Nė fakt "gjuha e zogjve" ishte e shkruar nė njė letėr, e cila i lidhej pėllumbit korrier nė kėmbė. Sistemi i pėllumbave postierė ėshtė shpjegim bindės pėr shprehjen "zogjtė qė flasin" tė Orakullit. Nė fakt, zogjtė ndihmonin qendrėn e Orakullit qė tė ruante lidhje me qendrat e tjera, me tė rejat e fundit gjithashtu, dhe siguronte rrjetin komunikues tė domosdoshėm pėr biznes. Kjo ishte njė zgjidhje brilante e kohės; pra, pėllumbi pėrēonte mesazhet nga Zeusi! Nė njė tjetėr rast, Homeri tek poema e tij “Odisea” pėrmend: "Pėllumbi i ndrojtur po sjell ambrozia (ushqimin e pavdekėsisė tek baba Zeusi"… Herodoti gjithashtu shkruan pėr funksionin stabėl tė Orakullit se ėshtė edhe pėr meritė tė pėllumbave postierė"!… Prapė Herodoti, nė njė vend tjetėr thotė: "Mė ka thėnė njė prift i Thebės se profetėt e Dodonės thoshin qė dy pėllumba tė zinj fluturuan nga Theba nė Egjipt; njėri nga ata pėrfundoi nė Libi dhe tjetri u ul nė njė lis dhe foli me zė njeriu, duke thėnė se Orakulli kėtu duhet tė ndėrtohet pėr nder tė Zeusit". Pas gjithė kėtyre fakteve qė pėrmendėm, pėllumbat korrierė janė pėrdorur pėr qėllim komunikimi edhe mė herėt prej Sumerėve, tre mijė vjet B.C. Mė vonė nga romakėt, deri vonė edhe nga flota Britanike… Flitet gjithashtu edhe pėr komunikimin nė formėn e njė rrjeti tė nėndheshėm. Njė gojėdhėnė e vjetėr shqiptare thotė: "Tomori komunikon nėn dhé me Vezuvin e Italisė. Pra, thuhet se kur fillon Vezuvi tė shpėrthejė, Tomori zbraz topa"! (Perikli Ikonomi, "Hist. e Tomorit", bot. i vit. 1934) Bije nė sy menjėherė nė kėtė rast ekzagjerimi i faktit. Por fakti i komunikimit tė nėndheshėm a duhet trajtuar me respekt? Philostratus, pėr kompleksin e hyrjeve nė Libadea kujton: "Sipėrfaqja i bėn ato (hyrjet) disa tė afėrta dhe disa nė distanca shumė tė largėta…” Pra, nė qoftė se ėshtė e vėrtetė kjo, ne kėtu kemi tė bėjmė me njė rrjet nėntokėsor komunikimi dhe hyrje sekrete qė janė larg qendrės sė Orakullit. Shumė legjenda tė vjetra e pėrmendin po ashtu njė fakt tė tillė, por duhet tė theksojmė se ende pritet tė zbulohen evidenca arkeologjike, tė cilat do tė mbėshtesin ose do t’i rrėzojnė kėto argumente…

+ Pėrgjigju tek Diskutimi

Bashkohuni dhe Ju kėtij komuniteti entuziast dhe argėtues. Krijo njė Llogari Falas