Receta Gatimi

Femra shqiptare, nga flakja prej Edenit deri tek Nene Tereza


+ Pėrgjigju tek Diskutimi
Rezultatet nga 1 deri tek 2 prej 2
  1. #1
    Kung_Fu 35% Maska e daku323
    Anėtarėsimi
    May 2007
    Vendndodhja
    Tir
    Postime
    1,780
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    0

    Femra shqiptare, nga flakja prej Edenit deri tek Nene Tereza

    Fjala IEVE ne gjuhen antike Hebraike ka kuptimin qiellor te te hyjshmes vlere te universit!
    Besimtaret e lashte hebrej,ne mijevjecaret e larget i falnin adhurimin e shpirtrave te tyre tokesore nje qenieje te pervecme,nje elementi unik qe perqendronte ne materien e tij universale nektarin e gjithesise,plus-minusin e krijimit,kripen dhe sheqerin,mashkullin dhe femren,gjithcka ne Nje!
    Religjioni epik i ketij populli mbijetues,ky besim aq i rralle ne autenticitetin e tij te mbinatyrshem,blatonte permes rradheve te pandara te shkronjave harmonike te kesaj gjuhe,bekimin qe keta njerez merrnin nga perendia e tyre qe misheronte bashkerisht ne veten e saj si nje dhe te pandashme femeroren dhe mashkulloren e dimensionit jetesor te kesaj bote.
    Eva e flakur prej Edeni-it Biblik,keshtu s`ishte asgje tjeter vec emrit Eve(He-Vav-He ne alfabetin hebraik)qe bashkangjitur ne perjetesi me shkronjen e perendishme I (Yod ne hebraisht)qe simbolizonte emrin e pacitueshem te perendise,sillte unifikimin final te ketyre dy komponenteve te pazevendesueshem.
    Me te ashtequajturin Mekat Origjinal merr fill nje lengate e gjate qe kalon neper librat e shenjte dhe hyn e del duke u ulur shpesh kembekryq ne realitetin tone te perditshem.
    Femra eshte e tille edhe pa qene etnikisht shqiptare,por me siguri duke u certifikuar si e tille,ajo ploteson me teper trajtat e perflakura te karakterit te saj,ashtu sic edhe historia e ka njohur dhe legjitimuar.
    Nene Tereza e pamjes se vuajtur permanente,mund te kete qene vetem e fundit ne rradhe nga simbolet monumentale te gruas me gjak shqiptar ne venat e saj!
    Historia ka rrjedhur si ujra te furishem dhe aty jane pasqyruar imazhet e Teutes se Madhe,padrones se Mare Nostrum-it Ilir qe asokohe ishte Adriatiku ku anijet e stergjysherve tane lundronin krenare ne detin qe e quanin te tyrin,gruas qe sfidoi fuqine Romake,qe rezistoi,qe i dorezoi emrin e saj mitik historise qe kurre s`e harroi kete mbretereshe.
    Teuta origjinonte nga nje rrace ku femra kishte pas ditur t`i bente vend vetes,nje rrace dikur Matriarkale,ku gruaja vendoste dhe drejtonte,pra shume larg nga realiteti i hidhur i me shume se njezet shekujve me vone!
    Po perse gjerat ndryshuan,perse sterniperit e ketyre paraardhesve madheshtore,harruan c`kishte qene gjeneza e tyre dhe e gjeten te udhes qe gruas,pra bashkeshortes,te dashures se embel,vajzes a gjyshes se tyre t`i hapnin vend eskluzivisht vetem ne kronikat e zeza te ca palo edicionesh informative te epokes se ashtequajtur Demokratike?
    Veshtire se ketu mund te vije spontane ndonje pergjigje e pranueshme,mbetet i qarte si dielli ne qiellin e hapur,vetem konstatimi se keshtu eshte!
    As Mamica luftetare,emblema femerore e Kastrioteve,megjithe shigjeten tradhetare pas shpine,nuk mund te kontribuoje dot qe sadopak kjo pamje e tashme e zymte te ndryshoje.
    E ku eshte Shota qe qellon shkjaun krah te shoqit malesor,kjo grua kryelarte qe kalon ditet e fundit te jetes ne Fush-Kruje,larg Kosoves se saj te roberuar?
    Po Elena Gjika,kjo pinjolle e gjakut blu Rumuno-Shqiptar,qe kurre s`abandonoi dashurine per dheun e te pareve te saj?
    A munden valle nenat,grate e motrat e mbrojtesve te Krujes se Gjergj Kastriotit,te frymezojne me qendresen e tyre femren shqiptare te 540 viteve me tej?
    A do t`i mekoje force ngadhenjyese gruas se diteve tona Olimpia,e ema e legjendes se quajtur Aleksandri i Madh,njeriut mbinjerzor qe konkuistoi boten ne harkun e nje rinie titanike dhe u ushqye nga kjo nene Ilire qe e rriti me vizionin e saj imponent dhe e leshoi drejt majave te pavdekshme?
    Apo fajin duhet t`a kerkojme deshperueshem tek Kostandini i Madh,nje tjeter Ilir,perandori i fundit i Romes unike,themeluesi i Perandorise Lindore,emertuesi i Kostandinopojes dhe ligjeruesi i Krishterimit,te cilin shume e “akuzojne” si pergjegjes per kodifikimin e pozicionit te pafavorshem te femres ne shoqeri deri ne kohet moderne?
    Une nuk besoj keshtu,ne te mire a ne te keq,historine e bejme vete ne,tani,ne kete moment
    E kote te qahemi e kujisim per te kaluaren,te mallkojme te ardhmen e te nemim parreshtur te tashmen.
    Historia e femres shqiptare eshte ne cdo pellembe te kesaj toke,ajo eshte qendisur ne Kuq e Zine e atij flamuri qe valvisim kudo ku shqipja flitet,ajo eshte ne palcen e ketij populli!
    Cdo hero qe ka luftuar per kete vend,ka pasur nje nene qe i ka mesuar t`a doje dheun e tij,cdo legjende eshte thurur nga shtizat e ketyre femrave te paepura,cdo copez e historise tone eshte mbrujtur me to dhe cdo gjurme shqiptarie eshte lene edhe prej tyre.
    Realitetin tone mund t`a ribejme serish ne,nuk eshte vone sepse nje popull qe nuk respekton femren,nuk respekton as veten,as jeten!
    Une nuk dua qe mundi,ameshimi dhe sakrifica e gjysheve dhe nenave tona te harrohet,historia e femres shqiptare kalon edhe permes tyre,permes percmimit cnjerezor qe gjyshja ime embel dhe e kulturuar Korcare ndjente ne sketerrat e internimit ku se bashku me nenen time(qe une dua t`i them mami)detyrohej qe mes perqeshjeve antiborgjeze te perthyente me duart e vogla fine copera hekurishtesh dhe te digjte jeten e saj per t`i siguruar mbijetesen familjes.
    Une jam rritur me imazhin mbihuman te ketyre femrave te familjes time qe sfidonin izolimin,mungesat,boren dhe regjimin cdo dite dhe qe ia dolen t`a mundnin te keqen,t`a shkelnin damken e armikeve te popullit,na dhane jeten e na rriten pa ndalur para asnje gjeje ne bote!
    Kjo eshte femra shqiptare qe une njoh dhe qe dua t`a shoh,ky popull ka te ardhme po qe se do te dije te vleresoje anen e tij femerore,vetem atehere do te kemi ditur te vleresojme edhe vetveten.
    IEVE ne hebraisht eshte nje,nuk ka Yod pa He-Vav-He.
    Hebrejte e lashte kishin kuptuar ne menyre brilane asokohe sekretin dhe njekohesisht misterin e Jetes dhe ai eshte i thjeshte:<<Universi>>
    Nuk do te na kushtonte edhe neve shume qe t`a kuptonim kete gje,shumecka do ish ndryshe pasketaj.

  2. #2
    Kung_Fu 35% Maska e daku323
    Anėtarėsimi
    May 2007
    Vendndodhja
    Tir
    Postime
    1,780
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    0

    Re: Femra shqiptare, nga flakja prej Edenit deri tek Nene Te

    PERMBLEDHJE:


    Nje histori ka nevoje per nje piknisje per te pasur mundesine e nje zhvillimi normal te saj me pas,Edeni mitik i pershkruar me aq pathos neper librat e shenjteruar nga njerezimi besimtar,permbante ne tregimin e tij dy personazhe qe simbolizojne edhe sot esencen e dimensionit ku ne jetojme.
    Hebrejt e lashte pararendes te shenjterimeve te metejshme,kishin ditur me pare te zberthenin kuptimin e kesaj egzistence dhe kishin gjetur ne perendine e tyre anen femerore dhe mashkullore te materies se saj qiellore.
    Por ky balancim te cilin te lashtet,stergjysherit tane kishin ditur aq mire te krijonin,sot veshtire se mund te konstatohet me dhe femra shqiptare e koheve moderne dergjet lengueshem ne pozicione margjinalizuese,duke qene vite drite larg asaj trashegimie epike qe ne rrjedhat e historise i kane lene si pasuri te vyer nje sere perfaqesuesesh nga me te spikaturat te kesaj rrace dikur edhe Matriarkale,femra Ilire-Shqiptare qe kane shenjuar kohen dhe qe qendrojne ne piedestal si simbole te asaj cfare ishte dhe qe me siguri nje dite serish do te jete.
    Te qahemi e vajtojme nuk ka asnje vlere,aq me pak kohe,historine mund dhe duhet t`a bejme vete,tani,pa hezituar dhe duke pare me kujdes gjenezen e ketij populli per te kuptuar edhe nje here se cfare roli ka luajtur femra ne gjithe optiken,boten dhe universin shpirteror shqiptar.
    Kaq do te mjaftonte per te ndryshuar shumcka!

+ Pėrgjigju tek Diskutimi

Tema tė ngjashme

  1. Pėrgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 26-08-2011, 07:55 PM
  2. Pėrgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 08-03-2011, 04:04 PM
  3. India: Nėnė Tereza ishte njė shtetase indiane
    Nga aurel nė forum Shtypi i Ditės
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 12-10-2009, 10:06 AM
  4. Berisha: Nėnė Tereza tė prehet nė Atdhe
    Nga aurel nė forum Shtypi i Ditės
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 10-10-2009, 05:41 PM