Kujt nuk i kanė pėlqyer pėrrallat kur ishte i vogėl?! Nė kėtė postim do tė gjeni disa pėrralla pėr fėmijė tė vegjėl. Mase nuk do jenė shumė 'moderne', por gjithmonė ngelen mė tė bukurat.
Materialet ne vijim janė mbledhur nga burime te ndryshme! Nese kemi prekur ēdo te drejte, na kontaktoni ti heqim! Faleminderit pėr mirėkuptimin!!!
Bariu dhe dhite
Njė bari i ēoi dhitė e veta pėr tė kullotur. Atje vuri re se dhitė e tij
ishin pėrzier me dhi tė egra, dhe kur erdhi mbrėmja i shtiu tė gjitha
nė shpellėn e vet. Tė nesėrmen, bėri shumė ftohtė, dhe nuk mund t'i
nxjerrė nė kullotė dhitė, prandaj i la nė shpellė. Dhive tė veta
u gjeti nga pak ushqim, sa tė mos i marrė uria, kurse dhive tė egra u
gjeti mjaft ushqim pėr t'i bėrė krejtėsisht pėr vehte. I ftohti mbaroi dhe
ai i nxori tė tėra dhitė nė kullotė. Dhitė e egra morėn malin e ikėn.
Kur ai filloi t'i qortojė se janė mosmirėnjohėse qė ikėn dhe e lanė,
megjithse ai u kujdes shumė pėr to, ato u kthyen e i thanė:
- Pikėrisht pėr kėtė ne frikėsohemi dhe ikėm prej teje. Gjersa ti
neve, qė tė erdhėm dje, na ēmove e shikove mė tepėr se dhitė tua, ėshtė
e qartė se edhe tė tjerat qė do tė afrohen mė vonė, to t'i ēmosh e
shikosh mė tepėr se ne.
Cironka e artė
Na ishte njė herė njė plak i varfėr, por shumė i varfėr ama. Ai jetonte nė breg tė lumit bashkė me plakėn e tij grindavece. Jetonin tė dy nė skamje dhe nė mjerim tė plotė. Plaku zinte ndonjė cirua nė lumė dhe plaka e gatuante.
Njė ditė dimri plaku ndenji te lumi me orė tė tėra, por nuk zuri gjė. Ishte ftohtė. Ai donte tė kthehej nė shtėpi, por kur kujtonte plakėn rrinte aty me shpresė se mund tė kapte diēka.
Dhe mė nė fund fija e vjetėr e filldispanjės u lėkund dhe plaku nxitoi ta tėrhiqte. Kur ē'tė shihte? Njė cirua i vogėl, fare i vogėl vazhdonte tė pėrpėlitej nė majėn e grepit. Plaku e mori nė dorė. Cironka kishte ca vezullime tė arta. Plaku hapi torbėn e tij tė vjetėr dhe...
-Tė lutem, mė hidh pėrsėri nė lumė!
Plaku u habit.
-Kush foli?- Tha.
-Tė lutem, mė hidh nė lumė,- tha cironka- dhe unė do tė tė realizoj ēdo dėshirė qė tė kesh.
Plaku i shkretė ishte shumė zemėrmirė. Ai e kuptoi se as ai e as plaka e tij s'ngopeshin dot me njė cironkė aq tė vogėl dhe e hodhi nė lumė. Nė ēast, cironka doli nga uji dhe i tha:
-Mė thuaj njė dėshirė!
-Tė kisha njė torbė me cironj...
Pa mbaruar plaku fjalėn, torba me cironj i erdhi pranė. Plaku i mori dhe u nis nė shtėpi. Nė fillim plaka e shau, por pastaj natyrisht u kėnaq.
Plaku se mbajti dot tė fshehtėn (Ah, kėta pleqte e mirė!) dhe ja tregoi gjithė
historinė... Plaka lakmitare i tha:
-Pse nuk i the qė cironjtė tė ishin tė tiganisur? Shko, thuaji!
Plaku i shkretė shkoi nėpėr tė ftohtė, e thirri cironkėn dhe ja tha dėshirėn.
Kur shkoi nė shtepi, plaka kishte pėrfunduar gjysmen e cironkave...
Por kjo s'ishte asgjė...
Sa herė qė plakes i kujtohej ndonjė gjė ajo dėrgonte plakun t'ia thoshte kėtė
dėshirė cironkės. Dhe plaku (Ah, i shkreti plak!...) shkonte nė lumė dhe
thėrriste cironkėn. Dhe cironka bėnte realitet dėshirėn e plakės. Kėshtu
pleqtė u bėnė zengjinė. Ata kishin shtėpi tė mirė, kuaj, hyzmetqarė, ..., ēdo gjė,
ēdo gjė.
Aq sa plaka s'kishte mė ēfarė tė kėrkonte dhe njė ditė e urdhėroi plakun:
- Shko merre cironkėn tėnde tė qelbur dhe sille kėtu!
Plakut tė shkretė i therri nė zemėr dhe ēalė-ēalė u nis e shkoi nė anė tė lumit dhe i thirri cironkės.
Ajo doli nė ēast mbi ujė. Cironka ishte e artė. Edhe zemrėn e kishte tė artė.
-Mė thuaj njė dėshirė!- i tha ajo plakut si gjithmonė.
-Plaka mė tha...- Plaku u gėlltit.- se ti duhet tė vish me mua tani.
Pra...plaka do qė ti ta lesh lumin dhe tė vish me mua...
Cironka e vogėl heshti. Heshti disa ēaste dhe pa folur fare u krrodh thellė nė
ujrat e turbullta tė lumit pėr tė mos dalė mė kurrė.
Plaku u kthye nė shtėpi..shtėpia s'ishte mė. Nė vend tė saj gjeti kasollen, plakėn e tij dhe tė njėjtėn varfėri. Ndoshta kishte kėrkuar shumė...