Receta Gatimi

Receta Gatimi


+ Pėrgjigju tek Diskutimi
Rezultatet nga 1 deri tek 8 prej 8
  1. #1
    i/e rregjistruar 10% Maska e Kampioni99
    Anėtarėsimi
    Jan 2007
    Vendndodhja
    Prishtinė
    Postime
    36
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    0

    Receta Gatimi

    RECETA GATIMI!

    Kėto jan disa receta dhe ju mind ta pasuroni faqen tonė
    Atehere Per 4 vete ;
    MIsh QIngji Ose keci me mire qingji 500 gr
    kos 1 lt ; Oriz 1/2 filxhan kafeje ;veze 3 kokrra ;gjalpe 100 gr;Miell 2 luge gjelle ;kripe piper...

    Pergatitja :

    Mishi pasi lahet ,fshihet ,pritet ne racione vihet ne nje tave dhe i hidhet gjysma e gjalpit dhe kripa dhe piperi .Piqet ne furre me teperature 180° duke i sperkatur pjeset e mishit me lengun e tij . (me pare mishi te zihet per 30 min ) .Para se te perfundoje Pjekja (15 min ) hidhet mbi tave orizi dhe pak leng mishi 1/2 gote uji e nxehte . Hiqet nga furra dhe lihet qe te ftohet pak.nderkohe ne nje tas porcelani hidhet kosi dhe kripa,Punohen mire shtohen vezet nje nga nje dhe mielli pa e ndaluar perzierjen . Ne fund i hidhet pjesa e mbetur e gjalpit. Kjo mase vihet ne tave ,perzihet mire qe te trazohet me copat e mishit dhe Orizin dhe futet serish ne furre per rreth 15 min... Ju befte mire ... Qe ti keni me kollaj per ti marre si receta do i vendos te ndara dhe sipas vendeve...

    Imam Bajalldia behet keshtu:

    Do blesh patellxhane aq cope sa te mbulojne te shtrire taven ku do i pjekesh, le te themi rreth nje kg.Do i presesh ne mes dhe do u nxjerresh te brendshmet me nje thike me maje qe te hapesh vend per perberjen, kur t'u heqesh bishtat kujdesu t'i presesh pak bukur si ne forme konike dhe gjithashtu patellxhaneve hoiqu dy tri rripa per se gjati prej lekures se tyre hollazi.Merri dhe futi ne nje ene me uje me kripe dhe leri aty qe t'u dale idhtesia.

    Nderkohe merr nja 4 qepe te beshme dhe preji holle si per gjellen, merr 1/2 kg mish te grire dhe ne nje tenxhere te ceket tip tigani pasi te kesh hedhur vajin (me mire ulliri) dhe hidh qepen e grire holle dhe mishin e grire, shto dhe ca kripe, kavurdisi miresi per gjellen normale derisa qepa te jete shkrire, mishi i grire mund te leshoje uje gjate skuqejes ndaj do duhet pakez kohe me shume sa te shterroje uji.Nderkohe duhet te kesh bere gati domate te fresketa te grira ne rende ose me copa te vockla fare, rendja eleminon lekuren e domates qe bezdis, ndaj rekomandohet. Hidhe domaten ne masen e skuqur ne tenxhere apo tigan ku ke qepen dhe mishin dhe perzieje mire dhe leri te ziejne ne zjarr te ulet per sa domatja shkrihet dhe zihet bashke me to, shto ca piper te zi te grire holle dhe sipas deshires (ne versionin turk ka edhe keshtu) mund te shtosh pak majdanoz te grire holle.Nderkohe qe gjella u be gati merri patellxhanat dhe nxirri nga uji, thaji pakez me nje cohe guzhine dhe skuqi pak ne ate gjene qe skuq patatet ose ne nje tigan, skuqi pakez dhe me pas shtroji nje nga nje ne taven ku do i pjekesh.Me dy luge merr nga kjo gjella qe ke bere gati dhe mbushu barkun me te me delikatese te mos shformohen, kujtohu qe "barku" sheh nga lart , pastaj s'i ti kesh mbushur te gjithe duhet te kesh qeruar nje grusht me hudhra te cilat duhet t'i fusesh ke barku patellxhanit ne mes te gjelles dhe t'i shtysh pak me gisht qe te mosmbeten jashte por as te futen teresisht brenda.

    Me pas mbushe taven deri ne gjysem me uje (te mos jete shume e thelle tava, uji deri ke gjysa nivelit te patellxhanave) dhe futi ne furre me 200 grade dhe pizi dalengadale kujdes mos te digjen

    Dollmate apo sarmate me mire ....

    Merren gjethet e rrushit dhe sic jane te palosura njera mbi tjetren zihen ne nje ene me uje me pakez fare kripe per rreth 15 min le te themi. Me pas nxirrini dhe lerini ne kullojne ne nje kullese.

    Dolmat behen me ose pa mish te grire, une preferoj ato pa mish te grire ne fakt, tani une po e ve receten dhe per mishin bejeni sipas deshires.

    Ne nje tenxhere hidhni vaj ulliri (mos harroni vaji ullirit eshte me i miri per gatimin e recetave te ballkanit) dhe hidhni qepe te grire me pare holle fare, le te themi 4 kokrra qepe te madhesise se zakonshme.Skuqini si zakonisht dhe shtoni pak kripe, kripa ndihmon qepen te shkrije me mire, kush i do me mish te grire shton edhe 250 Gr mish te grire ne momentin e skuqjes, me pas merren disa kokrra domate (pak domate pasi nuk duhet te dominoje le te themi dy kokrra domate madhesi mesatare ose edhe tre) dhe i grijme holle fare dhe ia shtojme mases qe po skuqet (domateve hiquni lekuren me pare).Me pas marrim dy tufa majdanoz dhe dy tufa koper (keto jane shija e japrakut ne fakt) dhe i grijme imet dhe ia shtojme mases, nderkohe ulim zjarrin ku po gatuajme dhe marrim dhe oriz dhe e shtojme ne masen qe po skuqet ne zjarrmine minimale.Orizin shtojeni sipas deshires por une me grushta hedh nja 3-4 le te themi.E perziejme masen shtojme pak piper te zi dhe ndalojme kavurdisjen.

    Nderkohe marrim nje tenxhere te gjere, zgjidhni nje tenxhere me kapak te qelqte qe te kontrolloni me mire zierjen pa pasur nevoje ta hapni kapakun.Hidhni pak vaj ulliri ne fund te saj dhe mbi te vini nje shtrese me gjethe rrushi te shtrira mbi njera tjetren ,le te themi nja dy-tre shtresa gjethe.Nderkohe merrni kete tenxheren me te brendshmen e dollmave te pregatitur, ate enen me gjethe rrushi dhe ate ku do behet zierja dhe uluni ne shesh apo ne tavoline se dun 1 sahat me u mbledh ato dreqe dollmashe dhe te del shpirti ne kome se mblidh e mblidh nuku mbarojne kurre , me duket se e ka fajin urizi qe kom hudh shume .

    Mire ulemi, marrim nje gjethe rrushi dhe mu ne mes te saj me maje luge hedhim nje mase nga e brendshmja e pregatitur sa gjysem luge le te themi (luge gjelle, nese i doni te medha edhe nje luge te mbushur jo me maje.E palosim gjethen nga ana e bishtit nje here nja dy gisht me pas palosim anesoret dhe ne fund pjesen e majes se gjethes.Mbeshtjellja mund te behet ne menyre katrore, kubi dmth, ose ne forme te rrumbullaket si cilinder, qe eshte dhe me e kendshme.Kujdes te perdorni te njejten mase per te gjitha qe te dalin e njejta forme e te jene edhe te kendshme estetikisht.

    E keshtu mbeshtill e mbeshtill per nja dy ore te mira deri sa te mbaroje gjella e gjitha .Vendosini me kujdes mbi njera tjetren ne tenxheren ku do ziejne dhe kur te keni mbaruar vendosi disa shtresa me gjethe te tjera rrushi mbi dollmate.Me pas vini nje peshe mbi to qe t'i ruaje gjate zierjes te mos shprishen format, le te themi nje pjate te rende apo ndonje nga ato pllocat e gurit qe perdorni per te bere turshi (nese beni ), nje pjate mjafton.Me pas mbulojini me uje deri ne nivelin qe kane zene ne tenxhere dhe zijeni me zjarr te avashte derisa te avulloje uji qe i keni hedhur.Kur te jeni siguruar qe uji ka avulluar, provoni te hapni nje prej tyre dhe ta shihni nese ka zier.Une keshilloj qe ta lini tenxheren te mbyllur pasi avulli i mbetur nga zierja eshte mjaftushem per ta bere orizin te jete i zier sac duhet.

    Seviren te ftohta.

  2. #2
    i/e rregjistruar 10% Maska e Kampioni99
    Anėtarėsimi
    Jan 2007
    Vendndodhja
    Prishtinė
    Postime
    36
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    0

    Receta Gatimi shtesė

    RECETA GATIMI!

    ________________________________________
    Fergese Tirane
    Per 4 veta :10 speca mesatar,domate 4-5 kokrra mesatare, vaj dy filxhan kafeje, miell nje luge gjelle, veze 2 kokrra, hudhra 4-5 thelpinj, gjize 4-5 luge gjelle, spec djeges (sipas deshires), majdanoz

    Lajme specat dhe ju heqim bishtin e farat, pastaj i skuqim.Ne vajin qe ngelet hedhim domatet e qeruara nga cipa dhe te grira holle i skuqim derisa masa te trashet. E heqim tiganin nga zjarri dhe shtojme vezet tek domatet , specin djeges dhe majdanozin te grire holle,pastaj gjizen i trazojme mire dhe i hedhim ne pjate. Siper veme specat e skuqur




    RECETA GATIMI!

    ________________________________________
    Paēe Koke
    Pėr 4 vetė

    Duhen:

    - 1 kokė
    - gjalpė ose vaj 1 filxhan kafeje
    - miell 1 luge kafeje
    - spec djegės 1/2 luge kafeje
    - kripė, piper
    - uthull 2-3 lugė
    - hudhra 4-5 thelpinj
    - 1 qepė
    - karrota 2-3 copė
    - selino, majdanoz

    Pasi pastrohet, koka vendoset nė tenxhere, mbulohet me ujė tė ftohtė dhe vihet ne zjarr. Kur tė ketė marrė vale i hiqet shkuma dhe lihet tė ziejė nė zjarr tė ngadaltė, duke i hedhur qepė karrota, selino, kripė, piper, dafinė majdanoz.

    Lihen derisa tė jenė zier mirė d.m.th. kur mishi tė ndahet lehtė nga kocka. Kullohet, qėrohet mishi nga kockat dhe pritet nė copa tė vogla kubike. Nė njė tenxhere hidhet yndyrė, pak salcė dhe lėngu i marrė nga zierja e kokės. Kur lėngu tė ketė marrė valė, shtohet mishi i zier, pak spec i kuq dhe lihen tė ziejnė nė zjarr te ngadalte edhe per disa minuta, shtohet kripė dhe piper i zi.Nė fund paēes i hidhen hudhra tė shtypura me uthull.



    Musaka me patate
    Pėr 4 vetė

    Duhen:

    - Patate 1 kg
    - qepė 6 kokrra mesatare
    - vaj 3-4 filxhane kafeje
    - domate 5 kokrra (1 lugė gjelle salce)
    - kripė, piper, dafinė

    Pėr salcėn e bardhė:

    - Gjalpė 1 lugė gjelle
    - miell 1 lugė gjelle
    - qumėsht 1 gote caji
    - vezė 1 kokėrr
    - kackavall (djathė) tė thėrmuar njė lugė gjelle

    Gatimi:

    Patatet qėrohen, lahen dhe priten nė feta tė rrumbullakta, me trashėsi 5-7 mm.
    Skuqen patatet derisa tė krijohet njė kore e lehtė. Qepa e prerė nė formė gjysmėrrethi skuqet me vaj nė zjarr tė ngadalshem nė menyrė qė tė mos digjet, por tė zbutet. Shtohen domate tė qėruara dhe te prera nė copa kubike, pak salcė, kaverdisja vazhdon edhe pak, shtohet kripė, piper flete dafine.
    Nė tavėn e lyer me vaj shtrohet njė shtresė patatesh tė skuqura, mbi to gjysma e qepės, pėrsėri nje shtresė tjetėr patatesh dhe pastaj pjesa tjeter e qepės. Mbi kėto prapė shtrohet njė pjesė patatesh. Nė njė enė kaverdiset miell me pak gjalpė, shuhet me gjumėsht, pėrzihet mirė derisa tė marrė valė, hidhet kripė dhe lihet masa tė trashet.
    Hiqet nga zjarri ftohet pak dhe perzihet me vezė. Salca e pėrgatitur hidhet mbi musakanė, spėrkatet me gjalpė dhe djathė kackavall. Tava vihet nė furrė pėr tu pjekur pėr 30 minuta.


    Pule me arra
    Pėr 4 vetė

    Duhen:

    - pulė 500-600 g
    - gjalpė 50g
    - arra 2 filxhane kafeje
    - hudhra 1 kokėrr
    - uthull 2 lugė gjelle
    - miell 1 lugė gjelle
    - kripė, piper

    Gatimi:

    Pula e pastruar dhe e larė pritet nė thela, vendoset nė tenxhere, hidhet ujė i vluar aq sa tė mbulohen thelat, shtohet pak kripė, piper i zi dhe zihet nė zjarr tė ngadalshėm derisa tė bėhet gati. Nė njė tenxhere me gjalpė kaverdiset mielli, shtohet lėngu i pulės duke e pėrzier mirė qė tė mos krijohen kokrra dhe lihet tė ziejė pėr 2-3 minuta derisa lėngu tė trashet. Pastaj hiqet nga zjarri dhe pėrzihet me arra tė shtypura. Salca rregullohet me hudhra tė shtypura, uthull, kripė, piper tė zi e thelpinj arre dhe mbahet nė vend tė ngrohtė, por pa marrė valė. Gjatė servirjes nė pjatė vendoset pula e cila mbulohet me salcėn e pėrgatitur. Kjo lloj pule zakonisht sherbehet pa garniturė.

  3. #3
    i/e rregjistruar Maska e flamur ademi
    Anėtarėsimi
    Apr 2009
    Postime
    5
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    0
    flm do ta provoje

  4. #4
    i/e rregjistruar Maska e fotodemon
    Anėtarėsimi
    Sep 2009
    Postime
    5
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    0
    Domate te mbushura
    Pėrshkrimi

    Kjo eshte nje recete e lehte dhe e shijshme
    Pėrbėrėsit

    * 8 domate
    * 150 gr djath i forte
    * 200 ml jogurt
    * 2 luge ( te gjelles) vaj ulliri
    * 1 thelb hudhre
    * 1 luge magdanoz
    * 1 luge koper
    * 100 gr. miser i embel
    * 200 gr oriz i zier
    * krip,piper

    Udhėzime per pregaditje

    Domatet lahen dhe ju heqet brendia duke pasur kujdes mos te demtohen.Pastaj marrim djathin, jogurtin, vajin, hudhren e shtypur , misrin dhe orizin i perziejm te gjitha dhe i mbushim domatet.I fusim ne frigotifer per 10 min.dhe pastaj mund ti sherbejme

  5. #5
    i/e rregjistruar Maska e fotodemon
    Anėtarėsimi
    Sep 2009
    Postime
    5
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    0
    Mish pule-me Jufka (fide te trasha) ne tepsi


    Une e bej shpesh gjithashtu mundesh ta pregadisesh edhe me mish te llojit tjeter
    Gatuhet per 45 minuta
    Kategoria Mish
    Rajoni Maqedonia
    Rasti Dreke
    Pėrshkrimi

    Kjo eshte nje ushqim te cilet dibranet e perdorin shum.Dhe eshte shum e shishmee.per ta pergaditur kete recete te duehn jufka(fide) te trasha jo prej ati lloji qe bejme supe por pak me te trasha.
    Pėrbėrėsit

    * nje pule-apo mund te jete lloj i mishit tjeter.
    * 4 pjata (gjelleje)- jufka(fide)te trasha
    * vigete
    * vaj (sipas nevojes)
    * lengu i pules
    * 1 koke qepe mesatare
    * piper i kuq 1 maj luge qaji
    * krip sipas deshires dhe telin (puter)

    Udhėzime per pregaditje

    Pulen e lajme mir dhe e fusim ne nje tenxhere te thelle e mbushim me uje dhe ja qesim vegeten krip sipas shijes.Me pas e nxjerim ne nje tepsi.Ndersa lengun mishit te pules e ruajme mos e hidhni.Ne nje tepsi vendosim 4 pjata(gjelle) jufka apo(fide te trasha)i vendosim ne shporet qe te behen pak te kuqe por kujdes mos i djegni nuk duhet shum ti mbani.

    Ne nje ene grim qepen dhe i qesim nje maje piper te kuq vaj puter apo telin dhe e fergojm qepen derisa te skuqet.Jufkat apo(fidet e trasha)i nxejrim nga shporeti dhe ja vendojme qepen e skuqur siper.Shporeti duhet te jet teper i nxeht .

    Lengun e pules duhet te jet duke voluar shum dhe jufkat apo(fidet e trasha)duhet te jen teper te nxehta dhe jufkave ua qesim ujin sa ti del siper dhe i qesim pak krip dhe veget sipas shijes i fusin ne shporetin 250 g celcius dhe i lem derisa te zbuten mir fidet tu hiqet lengu tu mbetet shum pak .Pulen pasi te jet reshkurpasi te behen jufkat(apo fidet)ja vendosim siper dhe ju bofte mir!

  6. #6
    i/e rregjistruar Maska e fotodemon
    Anėtarėsimi
    Sep 2009
    Postime
    5
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    0
    mish vici me laker

    Pėrbėrėsit

    * 100. gram vaj ulliri
    * 2 .flete dafine
    * 1 kokerr hudher
    * 1 kokerr qepe
    * 1 lakerr 600gr
    * piper i zi ,koker
    * krip (sipas nevojes)
    * 1 luge vere

    Udhėzime per pregaditje

    pasi skuqet qepa me mishin,idhet nje thelp hudher e grire,hidhet vera ,eleme mishin te zjet per 40 minuta,ne nje tenxhere tjeter e presim lakren ne copa te vogla e zjem 5 minuta pasi uji te kete mare vale,dhe e hedhim lakren me mishin 2 fletet e dafines e krripen e 15 minuta gjella eshte gati..

  7. #7
    i/e rregjistruar Maska e fotodemon
    Anėtarėsimi
    Sep 2009
    Postime
    5
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    0
    Ēorbe


    Pėr sa Vetė 3 persona
    Gatuhet per 45 minuta
    Kategoria Gjelle
    Rajoni Veriu
    Rasti Dreke


    per tu realizuar sa me mire kjo recete duhet perzier shpesh ne zjarr mesatar.
    Pėrbėrėsit

    * 300 gr oriz
    * 2 litra dhalle
    * 1 veze
    * 1 -2 kokrra limona
    * 3 thelpinj hudher
    * kripe dhe piper te kuq
    * gjalp

    Udhėzime per pregaditje

    Ne tenxhere veme 2 gota uje dhe e veme tenxheren te vloje,sapo uji vlon shtojme orizin dhe e leme te zieje,para se ta thithe te gjithe ujin shtojme dhalle pak nga pak dhe e perziejme qe mos te na ngjitet,kete veprim bejme dhe per 2-3 here te tjera derisa te krijohet nje mase,shtojme kripen dhe hudhrat e grira holle.e leme te zieje serish me dhall dhe e perziejme,pas pak shtojme lengun e limonave,dhe ne fund kur te jete nje mase mesatare si gjelle e lengshme as shume e thate dhe as e holle fare fikim zjarrin.nderkohe ne nje gote thyejme vezen shtojme dhe nje filxhan uje ne gote dhe i perziejme me tel kuzhine fort,pastaj e shtojme ne tenxheren me masen e pergatitur duke e perzier me tel vazhdimisht qe te mos mpikset veza.shkrime gjalpin dhe pak para e te fikim zjarrin i shtojme piper te kuq dhe siper cdo piate hedhim nga dy luge gjalp.

  8. #8
    i/e rregjistruar Maska e ARDIANHOXHA
    Anėtarėsimi
    Sep 2009
    Postime
    4
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    0
    Faleminderit shume per recetat

+ Pėrgjigju tek Diskutimi

Tema tė ngjashme

  1. Receta Gatimi per Pashket
    Nga ReniX nė forum Kuzhina Shqiptare dhe e Huaj
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 06-04-2014, 08:00 PM
  2. Receta gatimi!
    Nga EMAUS nė forum Kuzhina Shqiptare dhe e Huaj
    Pėrgjigje: 58
    Postimi i Fundit: 07-04-2013, 06:00 PM
  3. Gatimi, pasioni i ri i meshkujve.
    Nga olsii nė forum Life Style
    Pėrgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 04-04-2012, 08:08 PM
  4. Receta per Gatim
    Nga B|1n1 nė forum Kuzhina Shqiptare dhe e Huaj
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 24-05-2009, 06:53 PM
  5. Gatimi i vezėve
    Nga Lirenti nė forum Kuzhina Shqiptare dhe e Huaj
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 21-11-2006, 11:04 PM