Receta Gatimi

Ēka mė ndodh tash?


+ Pėrgjigju tek Diskutimi
Rezultatet nga 1 deri tek 7 prej 7
  1. #1
    STARBOY VIP-Donator Maska e vaaldr1n
    Anėtarėsimi
    Jul 2010
    Vendndodhja
    New Mojave
    Postime
    11,524
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    26

    Cool Ēka mė ndodh tash?

    E ke parasysh ate ndjenjen, kur ke diēka dhe pak me vone nuk e ke me, sepse per ndonje arsye e ke humbur, dhe si te duket... Disi boshllek, ndjen nje mangesi, dicka qe te mungon... Paramendoje dmth me gjera ndodh kjo, po me njerez? Ehh... Kur vjen puna tek njerezit, prishet pak situata haha..

    Njerezit i humbasim ne menyra te ndryshme: Fatkeqsi, largesa e papritur, distanca, vdekja qe kjo eshte edhe e fundit qe mund te permendet, por do doja te ndalem pak tek "largesa e papritur".

    Njerezit largohen.. Largohemi edhe ne vet (edhe une se njeri jom m'doket..) dhe dikur i biem pishman qe i thone asaj fjales, pse u largova? Pse e humba ate person te caktuar, per disa budallaliqe! Dhe kjo eshte pikerisht pyetja me e madhe qe vet as1her nuk munda t'ia gjej pergjigjen...

    U mundova ne fakt! U mundova shum, t'ia gjej pergjigjen kesaj pyetjes time, t'i rregulloj gjerat, te behet prap mire sic ishte dikur, por e di ajo fjala e urt: "Merre nje pjate, e morra. Thyeje! E thyeva. Mire, tani merri copat dhe mundohu t'i bashkosh, a mundesh?" Normal qe jo.. Dhe kjo eshte edhe arsyeja perse gjera te caktuara nuk mund te rregullohen me... Sepse zemra thyhet, njeriu lendohet, dermohet, shkatrohet, bie per toke.. Dhe kur ati njeriu i ndodhin keto gjera nga dikush i dashur i tij, logjike qe ai nuk do shohe me shprese e vetbesim tek personi qe i shkaktoi ato! Normal qe nuk do te kthehet me si dikur... Kur nuk sheh siguri qe ne fillim dhe i ndodhin te gjitha keto, thot me vete: Po si mund te vazhdoj un me kur qe ne fillim me beri helm!!??

    Sidoqoft... Te gjithe gabojme kte e dime te gjithe, disa gabime falen, disa te tjera nuk falen... Ose te them me mire, falen, por koha nuk kthehet! Dhe gjerat nuk ē'behen me! Por, megjithese gjerat nuk ē'behen me, dmth nuk ndryshohen, kur e merr faljen, ti prap je me i qetesuar shpirterisht... Po mendoj, logjike qe ti nuk del te festosh e te pish e te besh hare, por ndjehesh me i lehtesuar ne shpirt, sepse e din qe ai njeri, pamvaresisht se gjithash, ty te fali! Dmth tregoi zemer me te mire se sa ti qe e tregove kur e lendove! Dhe kjo eshte ajo e mira, kjo eshte ajo qe te ben te ndjehesh mire!

    I kujtoj shpesh disa gjera e disa fjale, disa prej tyre me merzisin, me merzisin ato te mijat, jo ato te personit tjeter!! Assesi jo!! Kurse per te tjerat qe me lumturojne dhe me bejne edhe te qesh me veten, natyrisht qe jane nga personi tjeter qe i kishte thene dikur e nje kohe..

    Po i citoj disa fjale te 1 kenges te Naser Berishes:

    "Ket dashuri do ta mbaj thell ne vete, dhe s'do t'lejoj qe ket askush ta di!
    Mjafton te t'kem vetem per shpirtin tim dhe s'do t'humbas me per asnje trillim"


    Kto pak a shum flasim pak me shum se sa une me gjith romanin me siper

    Per t'i harruar nuk besoj se do mundem, gjithsesi ate person jo... Megjithse gjerat kane ndryshuar shume dhe nuk jane me ashtu sic ishin, njerez te caktuar qe marrin nje vend ne zemren tende, nuk harrohen leht.. Dhe, te them te drrejten, vemendja gjithmone aty rri! Por kjo tashme nuk ndryshon asgje... Dhe me vjen keq ne fakt, me vjen shum keq qe tashme nuk mund te ndryshoj asgje, por te pakten kur TI je mire edhe une do jem me doemos! Dhe kur TI je e lumtur, per mua eshte lumturia vet! Un per vetem loteve, dhembjeve, inatit e gjerave te tjera te keqija, nuk munda te te dhuroj dicka te mire, tani te pakten t'i uroj gjithe te mirat! Dhe gjithmone e kam bere kete dhe gjithmone do ta bej! Sepse e meriton!! E meriton te jesh e lumtur dhe te ndjehesh mire gjithmone!! Uroj qe Zoti te te ruaj!

  2. #2
    Postues Nderi Lirenti-Addicted Maska e TraHaNa
    Anėtarėsimi
    May 2008
    Postime
    1,532
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    17
    ...he se koha sheron gjithcka

    me moshen qe ke ti , sa here do piqesh & do digjesh ...uuuuuuuuuuuuuuuuu
    rendesi ka te mbash koken lart e ec perpara

    ps. aman ore kush eshte ajo qe ka lenduar vaaldr1n ...tia kepus veshin ;p


  3. #3
    Gjumash!!!! Lirenti-Addicted Maska e Arjol
    Anėtarėsimi
    Nov 2008
    Postime
    2,893
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    18
    Pergezime ke filluar te mesosh shqip

  4. #4
    STARBOY VIP-Donator Maska e vaaldr1n
    Anėtarėsimi
    Jul 2010
    Vendndodhja
    New Mojave
    Postime
    11,524
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    26
    @TraHaNa hahahahahaha! Po po, duhet t'i marrim pak me shaka gjerat, sepse per ndryshe jeta do ishte ferr! Faleminderit, respekt

    @Arjol Faleminderit shum po mundohem ne fakt...


    se harrova me shkrujt edhe dicka, mos me dal komplet nga tema..

    Disa gjera ne jete na ndodhin ashtu papritur dhe nuk jemi te pergatitur per to! Qoft mire apo keq! Dhe nga kjo mospergatitje, edhe gabojme... Por problemi qendron tek fakti qe njerezit bejne edhe gabime te tjera, te cilat nuk mund t'i arsyetosh lehte! Dhe kjo eshte ajo e keqja ne fakt, qe veprojme si pamendje! Te pakten po flas per veten... Dhe me vone, na bie ne mend qe nuk ishte dashur ashtu... Por kjo "me vona" eshte shum vone ne fakt dhe nuk ndryshon me asgje ne realitetin e ndodhur...

    - - - Updated - - -

    me kujtohet kur me pate pyetur perse te dua? Dhe une te ktheva pergjigje aty per aty, nga ndjenja e madhe qe te dua shum, pa e menduar pak me mire ate pergjigje qe tani po e shoh qe paska qene mundesi e vetme... Por, nese do me jepej edhe nje here mundesia t'i jepja edhe 1 pergjigje asaj pyetje, atehere do te te pergjigjesha:

    Te dua sepse ti me kupton mua me mire se sa une veten!
    Te dua sepse ti sheh ne mua ate cfare une dhe te tjeret nuk do ta shohim kurre!
    Te dua sepse ti je pikerisht ajo dhurata qe zoti me beri mua! Ashtu, te dizajnuar ne menyre perfekte! Sikur nje kostum qe e ben me porosi dhe normal i din permasat e trupit, ngjyren, formen, modelin etj... Ashtu ishe edhe ti per mua! Si ai kostumi i bere perfekt per mua, por jo nga dora e njeriut, por nga Zoti vete!
    Te dua sepse... Do te thoja shume e shume arsye perse te dua, sa qe nuk do kishin mbarim dhe ti do lodheshe duke i degjuar, por mbi te gjitha, te dua sepse je TI!


    Mbase jam dhe i cmendur, njeri primitiv, mund t'i kem te gjitha te keqijat, por per 1 jam i sigurt qe e kam dhe nuk eshte e keqe!! Kam aq shum mall dhe dashuri per ty, sa qe edhe sikur ta kisha edhe 1 jet tjeter, nuk do harxhohej as njera, as tjetra!
    E di qe tani keto fjale nuk luajne ndonje rol ne realitetin e hidhur, por te pakten po t'i them ashtu sic dalin nga zemra! Dhe, ne pamundesi per t'u drejtuar direkt ty, po i shkruaj ketu, mbase i lexon...

  5. #5
    STARBOY VIP-Donator Maska e vaaldr1n
    Anėtarėsimi
    Jul 2010
    Vendndodhja
    New Mojave
    Postime
    11,524
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    26
    kur kisha mundesine te te lexoj ty, te te degjoj ty, t'i kushtoj vemendje fjaleve tua, nuk e bera! Sepse isha shum i zene me probleme absurde, te paspjegueshme! Gjera qe silleshin ne koken time, qe as sot nuk mund t'u jap spjegim!

    Ndersa sot, i lexoj shkrimet tuja prej se largu dhe e kuptoj se sa i marre isha! Tani e kuptoj qe duhej kushtuar rendesi gjerave ne kohen e duhur dhe jo kur ato nuk jane me...

  6. #6
    Gjumash!!!! Lirenti-Addicted Maska e Arjol
    Anėtarėsimi
    Nov 2008
    Postime
    2,893
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    18
    ore ti do nje te rrahur te mire

  7. #7
    STARBOY VIP-Donator Maska e vaaldr1n
    Anėtarėsimi
    Jul 2010
    Vendndodhja
    New Mojave
    Postime
    11,524
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    26
    Citim Mesazhi origjinal i postuar nga Arjol Lexo postimin
    ore ti do nje te rrahur te mire
    hahaha, thua te beje pune?

    Po mdoket jom bo budall

+ Pėrgjigju tek Diskutimi

Tema tė ngjashme

  1. Ndodh qe...?
    Nga erinda nė forum Prezantohuni nė Forum
    Pėrgjigje: 17
    Postimi i Fundit: 04-03-2012, 08:15 PM
  2. Shikoni Se Cfare Ndodh Ne Yahoo
    Nga abdullah92 nė forum Tė Rejat e Teknologjisė
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 12-02-2012, 07:40 PM
  3. Cpo ndodh me gjuhen ton te bukur ?
    Nga labja nė forum Tema Shoqėrore
    Pėrgjigje: 13
    Postimi i Fundit: 09-12-2011, 08:02 PM
  4. Eh... tash duhet ngrėnė edhe pjatėn
    Nga aurel nė forum Ngjarje Nėpėr Botė
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 25-10-2009, 11:08 AM
  5. Pse ndodh kjo? Defragmantimi harddiskut
    Nga olindo nė forum Pyetni Ekspertėt e Informatikės
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 09-09-2009, 06:09 PM

Etiketat pėr kėtė Temė