Shqiptaret ne Itali dhe arbereshet


+ Pėrgjigju tek Diskutimi
Rezultatet nga 1 deri tek 15 prej 15
  1. #1
    Anėtarė i Nderuar 35% Maska e kuklla
    Anėtarėsimi
    Jul 2007
    Vendndodhja
    europe
    Postime
    2,096
    Reputacioni
    15

    Shqiptaret ne Itali dhe arbereshet

    Receta Gatimi

    Mendimet, pershtypjet , kuriozitetet .

  2. #2
    iii pazevendesueshem! Super Mod Maska e ReniX
    Anėtarėsimi
    Nov 2006
    Vendndodhja
    Fi-IT
    Postime
    14,359
    Gjinia
    Mashkull
    Hyrjet Blog
    50
    Reputacioni
    31

    Re: Shqiptaret ne Itali dhe arbereshet

    Pershendes te gjithe shqiptaret qe jane emigrant ne Itali

  3. #3

    Re: Shqiptaret ne Itali dhe arbereshet

    Ju uroj shendet!

  4. #4
    Anėtarė i Nderuar 35% Maska e kuklla
    Anėtarėsimi
    Jul 2007
    Vendndodhja
    europe
    Postime
    2,096
    Reputacioni
    15

    Re: Shqiptaret ne Itali dhe arbereshet


  5. #5
    Kung_Fu 35% Maska e daku323
    Anėtarėsimi
    May 2007
    Vendndodhja
    Tir
    Postime
    1,780
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    0

    Re: Shqiptaret ne Itali dhe arbereshet

    A ke qen ndonjehere ne Peskara?

  6. #6
    ♡ KaFe Pa SHeQeR ♡ Moderator Maska e Mima
    Anėtarėsimi
    Jul 2007
    Vendndodhja
    N'shpi (^_^)
    Postime
    2,568
    Gjinia
    Femer
    Reputacioni
    16

    Re: Shqiptaret ne Itali dhe arbereshet

    Pershendetje nga Shteti fqinje

  7. #7
    Kung_Fu 35% Maska e daku323
    Anėtarėsimi
    May 2007
    Vendndodhja
    Tir
    Postime
    1,780
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    0

    Re: Shqiptaret ne Itali dhe arbereshet

    Ene na fqinj i kena!

  8. #8
    Anėtarė i Nderuar 35% Maska e kuklla
    Anėtarėsimi
    Jul 2007
    Vendndodhja
    europe
    Postime
    2,096
    Reputacioni
    15

    Pinjollja e familjes arbėreshe martohet me fustanin 6 shekul

    Pinjollja e familjes arbėreshe martohet me fustanin 6 shekullor
    Shkruar nga Aurora Allushaj
    e enjte , 04 shtator 2008
    Ka mbetur legjendė jo vetėm pėr familjen Argondica, por pėr tė gjithė zonėn e Vakarixo Albanese nė provincėn e Kozencės fustani qė kjo familje trashėgon. Nuk dihet saktėsisht sa i vjetėr ėshtė, por i vetmi informacion qė kanė pėr tė, ėshtė se ėshtė sjellė nė Itali rreth 6 shekuj mė parė nga familja e Argondicajve. Pinjolli i kėsaj familje, Xhorxho Argondica tregon pėr “Gazetėn Shqiptare” historinė e fustanit tė qėndisur me flori dhe rrėfen se si e veshi nė ditėn e dasmės kėtė fustan kushėrira e tij, Rafaela. Me njė shqipe qė tingėllon si nga jugu i Shqipėrisė sė sotme ai shprehet se ky fustan ka qenė gjithmonė kuleta e ėndrrave tė tija fėmijėnore. Sa e sa herė shprehet ai mė ka kapur gjyshja tek hapja baulen pėr ta parė, nė ato kohė ishte fustani qė mė lidhte me njė botė tė panjohur, me Arbėrinė e tė parėve tė mi. “Gjyshja ime mė tregonte shpesh baulen dhe mė thoshte se aty brenda ndodhej ēelėsi i gjakut tim, domethėnien e kėsaj shprehje e kam kuptuar shumė vonė”, tregon Xhorxho, djali i madh i familjes Argondica. Nuk di shumė pėr kėtė thesar qė kam nė dorė, por kuptohet lehtėsisht se familja e tė parėve tė mi ka qenė njė familje e pasur. Ato pak gjėra qė jam nė dijeni janė se familja ime ka ardhur kėtu nė kohėn e Gjergj Kastriot Skėnderbeut dhe me vete solli kėtė fustan, qė ėshtė njė veshje gala e asaj epoke. Sė bashku me fustanin trashėgoj nga familja ime, tregon 39-vjeēari, disa varėse floriri dhe vėth me tė vėrtetė tė punuar shumė bukur, me njė stil shumė tė rrallė. Aldo Marino, kryetari i Komunės sė Vakarizo Albanese, tregon pėr gazetėn se nga tė gjitha veshjet dhe reliket e trashėguara, fustani i Argondicajve ėshtė mė i vjetri dhe mė i veēanti. Kryetari Marino, shprehet shumė i kėnaqur me vendimin e vėllezėrve Argondica qė fustani prej tre vitesh tė pėrdoret nga muzeu dhe tė shijohet nga tė gjithė vizituesit e kėsaj zone.
    Fustani
    Nėse do tė ndodhte qė ta shikoje nė njė vitrinė dyqani, nuk do ta kuptoje kurrė se ėshtė stiluar dhe qepur rreth 600 vjet mė parė, por ka stil dhe hijeshi, gjė qė e bėn tė ndryshėm nga njė veshje e markės sė kohėve tė sotme. Ėshtė njė fustan i veēantė qė ēdokujt do t’i vinte dėshira ta provonte nė trup nė momentin qė do ta shikonte tė veshur nė manekinin e muzeut tė Vakarixos. “Stili i kėsaj veshje mė kanė treguar se pėrqas me ato tė grave Ilire qė ndodhen nė muzeun e Tiranės, por unė kurrė nuk i kam parė, tregon 39-vjeēari Xhorxho Argondica. Pjesa e sipėrme e fustanit ėshtė e bardhė me flutura tė mėdha, ndėrkohė qė pjesa e fundit ngjan me njė fustan tė viteve 1800. Nė krye hidhet hijshėm njė vello, e tėra e thurur me ar. Ėshtė ky fustani qė familja e Argondicajve trashėgon pėr shekuj me radhė. Fustani nuk ėshtė restauruar asnjėherė dhe aktualisht ndodhet nė muze. “Nuk ėshtė i vetmi fustan Arbėresh nė zonėn tonė, tregon kryetari i Bashkisė sė Vakarizos Albaneze, avokati Aldo Marino. Por ky fustan ėshtė mė i veēanti, qė nga momenti qė e kam parė pėr herė tė parė, jam mahnitur dhe sa herė qė e shikoj mė duket sikur zbuloj diēka tė re nė tė”, tregon ai. “Nuk kam patur fat qė im atė tė rronte shumė dhe tė mė tregonte ēfarė dinte, ai na la tė vegjėl, mua dhe tim vėlla, tregon Xhorxho. Ato pak gjėra qė kam mėsuar, mė kujtohen nga gjyshja, por dhe ajo vdiq kur unė isha vetėm 5 vjeē. Gjithmonė do tė kem dėshirė tė di se nga janė rrėnjėt e prejardhjes sime, dhe pse jo, tė shkel aty ku tė parėt e mi kanė jetuar”, pėrfundon ai.
    Dasma
    Mund tė ndodhė shpesh nė ditėt tona qė njė nuse kur martohet tė veshė fustanin e nėnės ose tė gjyshes, por qė tė vishet mė njė fustan 600 vjet tė vjetėr, nuk ėshtė dėgjuar kurrė. Rafaela Argondica, pinjolle e familjes Arbėreshe tė Argondicajve ka bėrė realitet ėndrrėn e saj tė fėmijėrisė, tė veshė nė ditėn e dasmės fustanin e vjetėr qė trashėgon familja e saj. Nė fillim tė gjithė mendonin se isha e marrė qė kėrkoja diēka tė tillė, por kur mė panė me fustanin veshur ndėrruan mendim”, tregon ajo. “Bashkėshorti im Marko, ėshtė edhe ai Arbėresh dhe mė ka mbėshtetur nė vendimin tim. Tashmė kanė kaluar dy vite nga dasma jonė, por ajo ditė do tė ngelet speciale mė shumė pėr faktin se vesha njė fustan ndryshe nga nuset e tjera. U ndjeva me tė vėrtetė pjesė e kalvarit Arbėresh tė familjes sime”, pėrfundon 32 vjeēarja Rafaela Argondica.

    >

  9. #9
    Anėtarė i Nderuar 35% Maska e kuklla
    Anėtarėsimi
    Jul 2007
    Vendndodhja
    europe
    Postime
    2,096
    Reputacioni
    15

    Shqiptarėt e rinj tė Italisė,tani nuk na duken tė frikshėm

    Shqiptarėt e rinj tė Italisė,tani nuk na duken tė frikshėm

    • M. Antonietta Calabrņ "Corriere della Sera”

    Nė mė pak se njėzet vjet, vala e madhe e emigrimit e arritur nė brigjet e Italisė ėshtė asorbuar dhe metabolizuar. Shqiptarėt, prototipa tė emigrantėve "cattivi e violenti", tashmė nuk janė aq tė frikshėm.
    Janė integruar, punojnė, shumė prej tyre janė bėrė sipėrmarrės dhe pasi kanė bėrė ndonjė ēikė ekonomi, ka edhe nga ata qė kthehen nė atdhe pėr tė korrur frytet e kapitalit ekonomik dhe tė eksperiencės sė fituar nė Itali.
    Ky ėshtė kuadri qė del nga studimi "Gli albanesi in Italia. Conseguenze economiche e sociali dell'immigrazione" ('Shqiptarėt nė Itali. Rrjedhojat ekonomike dhe shoqėrore tė emigracionit'), i realizuar nga Caritas-Migrantes nė kuadrin e projektit komunitar "Aquifalc" qė ka financuar kėtė studim.
    "Kjo shihet nga tė dhėnat e punėsimit tė familjeve, prania nė shkollė dhe nė vetė aktet penale. Ėshtė njė shembull qė na bėn tė shpresojmė edhe te komuniteti rumun, qė ka zėvendėsuar nė klasifikimin e shqetėsimeve pėr italianėt", - thonė Franco Pittau e Antonio Ricci, kuratorėt e kėtij studimi.
    Me shqiptarėt, nė fillim tė viteve nėntėdhjetė, Italia kuptoi qė ishte transformuar tashmė nga njė vend emigrantėsh nė njė vend tė cilin emigrantėt e tjerė e preferonin. Fluksi filloi nė njė klimė mikpritjeje. Si nė vitin 1990 (rreth 800 refugjatė nė ambasadėn italiane) dhe nė mars tė 1991 (25.000 tė zbarkuar nė portet e ndryshme tė Pulias), kėta emigrantė qė largoheshin nga njė vend i varfėr, i stėrlodhur nga diktatura e egėr komuniste pėr rreth 50 vjet, u mirėpritėn.
    Por klima u keqėsua vetėm katėr muaj mė vonė, nė gusht, kur rreth 20.000 shqiptarė arritėn me anijen 'Vlora' nė kėrkim tė Eldorado-s qė kishin parė nė TV, ashtu siē arritėn, u rikthyen sėrish nė Shqipėri menjėherė pas zbarkimit. Kush nuk i kujton imazhet e stadiumit tė Barit, ku i ngjeshėn tė gjithė mė parė se t'i rikthenin?
    Ajo anije kishte krijuar idenė e njė kėrcėnimi, njė invazion me tė cilin do tė krahasonin dhe vajtje-ardhjet e skafeve mė pas. Rreth 200.000 persona kanė zbarkuar nė brigjet pulieze nga '91 deri nė vitin 2000, sipas vlerėsimit tė Kėshillit Italian pėr Shkencat Shoqėrore. Nga kėta, mė pak se 7 mijė nė vit janė arritur qė tė ndalohen nga forcat e policisė dhe rikthyer.
    Shifra kėto qė i kanė siguruar pėr shumė vjet Shqipėrisė vendin e parė tė vendeve qė emigronin drejt Italisė. Kėtyre shifrave i duhet shtuar dhe njė tjetėr rekord i trishtė: nė vitin 2000 shqiptarėt zinin vendin e parė pėr denoncimet pėr krime (trafik i substancave droguese, shpėrndarje tė tyre, prostitucion dhe shfrytėzim tė tij, pėrdhunime dhe vrasje), me njė kuotė prej 16,1% tė rasteve. Njė rekord ky, i kombinuar dhe me raste tė veēanta kriminale, ka bėrė qė sidomos nė Veri dhe Qendėr tė Italisė, shqiptarėt tė shiheshin si tė tepėrt, e shumė "cattivi"/tė kėqinj. Nė Milano flitej se dhe vetė anėtarėt e 'Ndrangheta-s' kishin frikė nga shqiptarėt.
    Mė tė shumtit arrinin tė maskoheshin nė shoqėrinė italiane pėr tė dalė me rastin e ligjeve pėr dhėnien e dokumenteve (1995, 1998, 2002). Ndėrsa tė tjerė ridėrgoheshin nė Shqipėri, ku ndėrkohė ndodhte gjithēka: kriza financiare nė 1997, lufta nė Kosovė nė 1999, konflikti nė Maqedoninė e afėrt.
    Duke e ditur qė nuk pėlqehen shumė prej popullsisė, shqiptarėt pėr tė ndenjur nė kėtė "terra promessa" reduktojnė format e shoqėrimit qė bien nė sy (pėrfshi dhe shoqatat) dhe fuqizuan forma tė reja me bazė familjare dhe nė bazė tė prejardhjes. Nė tė shumtėn e rasteve janė tė rinj, pa punė, por qė sapo arrijnė, dinė tė flasin mjaft mirė italisht.
    I lartė ishte dhe fluksi i studentėve universitarė (10 mijė). Dukej si njė tėrheqje, por faktet treguan se qe njė strategji "vincente".
    Nė vitin 2000, situata ndryshon dhe sot arrin qė tė ndėrrojė shenjė. Tė jesh shqiptar sot nuk nėnkupton mė qė je kriminel. Denoncimet nė vitet nga 2000 deri nė 2006, megjithėse ėshtė pothuajse dyfishuar numri i emigrantėve me dokumente, janė mė pak se ato tė bėra nė gjithė vitet nėntėdhjetė. Reduktohen edhe pėrqindjet nė krahasim me komunitetin maroken dhe atė rumun, duke "zbritur" nė vendin e tretė pasi pėr njė kohė tė gjatė mbanin atė rekord tė turpshėm tė krimeve tė kryera nga tė huajt.
    Sipas raportit tė Caritas-Migrantes, sot krimet penale (njė e gjashta e atyre qė bėjnė tė huajt), vjen nga kriminaliteti i organizuar shqiptar dhe jo mė nga emigrantėt shqiptarė, siē dėshmojnė nė kėtė rast dhe disa lloj krimesh qė janė tipike tė kriminalitetit te organizuar.
    Pėr DIA (Direzione investigativa antimafia/ Kėshilli drejtues i hetimeve kundėr mafies), tashmė kriminaliteti shqiptar ėshtė pėrqendruar nė trafikun e drogės, nė tė cilin luan njė rol prej protagonisti. Nė tė njėjtėn kohė, kush nuk merret me krime, d.m.th shumica dėrrmuese, tregon qė ėshtė integruar mė sė miri.
    "Nė vendin e punės shqiptari gėzon famė tė mirė: i kudogjendur, i besueshėm, i respektueshėm dhe mbi tė gjitha, qė mund tė bėjė dhe punėt mė tė vėshtira dhe tė pėrpiktė nė orarin e punės", vazhdojnė tė shpjegojnė Ricci e Pittau.
    Sot janė rreth 420 mijė, komuniteti i dytė nga tė huajt pėr numėr. Zona me pėrqendrimin mė tė madh ėshtė Veri-Perėndimi, me 33,5% i ndjekur nga zona Qendrore (27,2%) dhe ajo e Veri-Lindjes (26,8%).
    Nga kėta: 216 mijė janė tė punėsuar, 15 mijė punojnė mė vete tė regjistruar nė Camere di commercio (njė e dhėnė kjo qė tregon pėr krijimin e njė grupi tė vogėl imprenditorėsh/pronarėsh), 101 mijė janė minorenė dhe 88 mijė janė pėr motive familjare ose nė pritje tė rregullimit.
    Ėshtė njė komunitet qė tregon njė ekuilibėr ndėrmjet burrave dhe grave, dhe pėr shkak tė ribashkimit tė familjeve, ku shumica janė tė rinj me njė moshė nga 18 e 40 vjeē. Tė martuarit pėrbėjnė 2/3 e komunitetit dhe kjo ėshtė njė shifėr superiore nga mesatarja e tė huajve (+8 pikė nė pėrqindje). Janė nė rritje dhe martesat e pėrziera, nė dallim edhe kjo me komunitetet e tjera, ku pėrfshijnė tre herė nė ēdo katėr, njė mashkull shqiptar.
    Nuk mungojnė dhe sinjalet pozitive pėr sa i pėrket fluksit tė rikthimit nė Shqipėri. Kanė qenė 500 raste tė rikthimit tė asistuar dhe nga projekti "Welcome Again", qė ka si objektiv: t'ju sigurojė mbėshtetje shqiptarėve tė riatdhesuar vullnetarisht pėr t'i sistemuar me punė ose me krijimin e ndėrmarrjeve tė vogla private.

  10. #10
    Moderatori Forumit Moderator Maska e aurel
    Anėtarėsimi
    Jun 2008
    Vendndodhja
    italy
    Postime
    2,228
    Gjinia
    Mashkull
    Hyrjet Blog
    1
    Reputacioni
    16

    Re: Shqiptaret ne Itali dhe arbereshet

    kjo ndodh se shqiptaret ketu ne itali tashme i kane lene keto gjera te vogla merren me gjera me
    te medha ndersa gjerat e vogla i bejne rumunet edhe bullgaret edhe afrikanet ne se e keni
    degjuar se cfar po behet ne napoli..

  11. #11
    Anėtarė i Nderuar 35% Maska e kuklla
    Anėtarėsimi
    Jul 2007
    Vendndodhja
    europe
    Postime
    2,096
    Reputacioni
    15

    Re: Shqiptaret ne Itali dhe arbereshet

    Ti mire e ke por ato gjerat e medhaja nuk bien ne sy te popullit por vetem te qeverise, keshtu qe nami nuk del. Nuk e di ti qe me mire te te dale syri sesa nami.

  12. #12
    i/e rregjistruar Maska e aslan
    Anėtarėsimi
    Feb 2009
    Postime
    9
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    0
    pershendes te gjith shqiptaret ne itali

  13. #13
    Moderatori Forumit Moderator Maska e aurel
    Anėtarėsimi
    Jun 2008
    Vendndodhja
    italy
    Postime
    2,228
    Gjinia
    Mashkull
    Hyrjet Blog
    1
    Reputacioni
    16
    faleminderit aslan

  14. #14
    iii pazevendesueshem! Super Mod Maska e ReniX
    Anėtarėsimi
    Nov 2006
    Vendndodhja
    Fi-IT
    Postime
    14,359
    Gjinia
    Mashkull
    Hyrjet Blog
    50
    Reputacioni
    31
    Per te gjithe Shqiptaret qe jetojne Itali apo dhe ata qe kane preferuar Italin te vizitojn Pashket, deshiroja te njoftoja se eshte e mundur te vizitohet Falas ēdo muze, sit arkeologjik, arkive apo bibloteka ne territorin nacional.

    Perfitoni nga ky rast pasi eshte nje mundesi e mire per te njohur artist te famshem dhe kultura te reja!

    Datat:


  15. #15
    STARBOY VIP-Donator Maska e vaaldr1n
    Anėtarėsimi
    Jul 2010
    Vendndodhja
    New Mojave
    Postime
    11,523
    Gjinia
    Mashkull
    Hyrjet Blog
    25
    Reputacioni
    22
    i Pershendes edhe un te gjith Shqiptaret qe jetojne ne Itali, poashtu nga shteti fqinje

+ Pėrgjigju tek Diskutimi

Tema tė ngjashme

  1. Shqiptaret
    Nga IZMIR MUJA nė forum Diaspora Shqiptare
    Pėrgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 09-09-2012, 09:02 PM
  2. Shqiptaret.
    Nga kuklla nė forum Diaspora Shqiptare
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 01-01-2010, 12:36 AM
  3. Shqiptaret ne Amerike
    Nga kuklla nė forum Diaspora Shqiptare
    Pėrgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 26-03-2009, 09:27 PM
  4. Shqiptaret ne Kanada
    Nga kuklla nė forum Diaspora Shqiptare
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 22-09-2008, 09:49 PM
  5. Shqiptaret ne Azi
    Nga kuklla nė forum Diaspora Shqiptare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 19-01-2008, 01:02 PM