Do ju lutesha qe ta lexoni shkrimin se pari, pastaj te komentoni!
Nga Edison YPI
Ju ishit skllevėr, por hiqeshit tė lirė, tė qeshur, tė lumtur.
Ju mbaheshit pėr trima, por dridheshit nga frika.
Ju hiqeshit mė tė ndershmit e botės, por slatė bijė dhe mbesė dhe kushurirė pa e shitur nė Itali sapo muarėt vesh se kushtonte jo mė pak sa njė lopė.
Ju ishit tė uritur dhe tė rreckosur, por mbaheshit pėr tė ngopur, tė veshur e tė mbathur.Ju tani jeni tė lirė, por ankoheni gjithė kohėn, si tė pakėnaqur, tė palumtur.
Ju votoni, por tė zgjedhurit nuk i respektoni.
Ju votoheni, por pėr zgjedhėsit nuk doni tja dini.
Ju, kishit pak libra, por lexonit shumė, romane, poezira.
Ju tani keni pafund libra, por lexoni Aventurat e Noc Rrokut.
Ju kishit pak mundėsi pėr tė parė televizion, por shihnit shumė filma.
Ju tani keni pafund televizione, por shihni pak ose aspak filma.
Ju mbrėmjeve shihni shumė programe televizive me analista dhe opinionista qė tė lenė pa ment me dijenitė dhe shkathtėsitė e tyre gjirizore, por ata duke qėnė tė shitur nuk thonė dhe nuk do jua thonė kurrė tė vėrtetat qė ju interesojnė juve, por rrenat qė u interesojnė atye qė u kanė hedhur kockėn.
Ju qė skishit as makina as qerre por kishit shumė qef tė udhėtonit, nuk mund tė shkonit dot, le nė Gollobordė apo Korab, por as nė Spille ose Patok, se quheshin zona kufitare dhe tė gjente belaja.
Ju tani keni mjete tė fuqishme tė shpejta dhe rrugė pėr tė udhėtuar, por udhėtoni fare pak ose aspak. Po tė kalosh, pėr shembull, nė njė vend magjik, nga Peqini nė Lushnje pėrmes Darsisė dhe Dumresė, sheh kodra dhe liqere me tė ikė menia e kresė, por gjatė asaj rruge sheh a ssheh nja dy a tre makina, edhe ato tė banorėve lokalė.
Ju thoshit se e donit atdheun kur Shqipėria dergjej nėn thundrėn e njė ēete vrasėsish qė e quanin veten ēlirimtarė, fitimtarė etj., por tani qė Shqipėria nuk ėshtė e vrasėsave por e juaja, ju nuk doni Shqipėrinė, doni Italinė, Gjermaninė, Amerikėn.
Ju tė rinjtė mbaroni shkollat jashtė, por sgjeni dot punė brenda se karriket i kanė zėnė tė vjetrit dhe si lėshojnė fytin tua sharrosh.
Ju Kosovėn ua ēliroi NATO, por ua zaptoi mafia.
Ju Maqedoninė perėndimore nuk ua preku kush, por po ua bėjnė ēorap politikanėt llafazanė dhe hajdutė zgjedhur prej jush tė cilėt ēirren pėr Liri dhe Shqiptari derisa e kthejnė nė ēast pllakėn sapo ulen nė njė kolltuk dhe nisin tė heshin si peshq.
Ju doni taksa tė ulėta, mundėsisht asnjė taksė, por doni dhe makinėn tė vijė tė marri plehrat, doni tu asfaltohen rrugėt dhe rrugicat dhe tė gjitha lehtėsirat e tjera, me pare tė rėna nga qielli.
Ju i telefononi tjetrit, por gjithmonė pėr hallin tuaj, kurrė pėr ndonjė hall tė tijin.
Ju e ndihmoni partinė tė vijė nė pushtet, por kurrė nė mėnyrė idealistike, gjithmonė pėr ndonjė interes, pėr shembull, pėr tju gjetur njė punė.
Ju hiqni spinėn e dushit, demek pėr kursim, por jeni aq tė trashė sa nuk dini dhe nuk kuptoni se heqja e spinės nuk ėshtė veprim as inteligjent dhe as kursimtar, por thjesht njė budallallėk.
Ju, kur jeni shitėsa nuk ja vini kurrė ēmimin mallit, por kur jeni blerėsa jeni gjithė kohėn tė revoltuar pėr ēmimin qė mungon, dhe ēėshtė mė e bukura, me shpresė pėr tė dalė fitimtar gjatė njė lufte tė heshtur nervash disaminutėshe me shitėsin, ju nuk ja vini kurrė nė dukje atij mungesėn e ēmimit tė produktit mbi njė copė karton, ndėrkohė qė pėr ti kėrkuar faturėn tatimore as qė bėhet fjalė.
Ju, kur jeni hallexhinj, bėrtisni nė kupė tė qiellit kundėr korrupsionit, por kur bėheni nėpunėsa shndrroheni menjėherė nga bėrtitėsa tė revoltuar nė tė korruptueshėm dhe tė korruptuar tė heshtur dhe tinzarė.
Ju kur jeni fukarenj dhe shihni ndonjėrin qė pasurohet, ju ērregullohet gjumi, jeni gati ta shqyeni dhe tė merrni kazmėn tja shembni atė qė ka ndėrtuar, por kur qėllon qė ju bie ndonjė lek nė dorė dhe nisni e majmeni, filloni ta urreni, dhe bėni ēmos qė mundėsisht edhe ta vrisni armatėn e fukarenjve, alter egon tuaj, veten e dikurshme, nga frika se mos kthehet e hakmerret pėr tradhėtinė.
Ju edhe punoni, por keq.
Ju dini tė punoni dhe mirė, madje tė keni edhe rendiment tė kėnaqshėm, por vetėm nė punėt e liga, thashethemet, intrigat, spiunimet.
Ju keni apartamente tė mėdhaja tė bollshme tė teprueshme, por, meqėnse tė jetuarit nėpėr kotecat e dikurshėm ju ka hyrė nė gjak, e pamundur tė mos ja merrni frymėn vetes duke i mbyllur ballkonet me lloj lloj vetratash dhe duraluminash pėr tu treguar mė tė squt se arkitekti.
Ju keni mbi kokė qiell dhe kaltėrsi, por nuk i ngrini kurrė kryet ti shihni.
Ju keni Histori, por pėrtoni ta njihni, preferoni ta shihni nėpėr filma ku protagonistėt dhe heronjtė nuk janė kurrė njerėz normalė, por gjithmonė ose tuhafa ose vrasėsa.
Ju keni gjeografi, por nuk doni ta shkelni.
Ju keni fshatra tė bukur si ėndėrra, por refuzoni ti vizitoni.
Ju keni pyje tė magjishėm, tė bukur dhe tė freskėt, por i prisni.
Ju keni mes jush njerėz tė ditur dhe tė ndershėm, por nuk i respektoni.
Ju keni miq qė ju duan, por nuk i doni, i refuzoni.
Ju flisni keq me fjalė tė rėnda dhe tė hidhura pėr fqinjin, tė largėtin, tė huajin, por ngaqė ata i keni frikė, atyre u rrini larg, nuk u afroheni.
Ju flisni butė, me fjalė tė ėmbėla pėr tė afėrmin, mikun, familiarin, por mgaqė tė afėrmėve nuk nuk ua keni frikėn sepse prej tyre nuk ju vjen asnjė rrezik, u afroheni jasht mase, i invadoni, i rrini ngjitur, u zini gjithė hapėsirėn, i bezdisni, i tmerroni, i lodhni dhe i dėshpėroni.
Ju keni ligje moderne, por nuk i respektoni.
Ju jeni tė rrethuar me qytetėrim, por prej tij nuk doni tė mėsoni, nuk doni tė kuptoni, sepse ju nuk ndjeni.