Receta Gatimi

....Trishtim Diamantesh...


+ Përgjigju tek Diskutimi
Rezultatet nga 1 deri tek 2 prej 2
  1. #1
    E..S...L...I Lirenti-Addicted Maska e Auroraa
    Anëtarësimi
    Jan 2013
    Vendndodhja
    Honoluluuu
    Postime
    3,023
    Gjinia
    Femer
    Reputacioni
    15

    ....Trishtim Diamantesh...

    Sa te heshtura jane ditet si keto…ku shiu therret pushtueshem qenien tende…duke e perkundur me mendime qe flen larg…
    Sot me duhej te zgjohesha heret…si c’do fillim dite te javes…duke I hedhur jastekut nje shikim te trishtueshem…e me pas duke e shktrenguar fort…me ato fjalet qe natyrshem shkeputen prej teje…”oh,sa do te me mungosh”…krevati im I bute…I ngrohte…i embel”…

    U zgjova dhe ora shenonte 6 e 22 minuta…asnjehere cuditerisht nuk me eshte dashur te zgjohem me zile zgjimi…megjithse perpara se te fle e vendos per tu siguruar…ne rast se nuk me del gjumi…mirpo eshte e kot…kam filluar ti ngjaj nje zileje…sikur dikush te me kete programuar qe ne oren e duhur duhet ti hap syt…
    Me pelqejne mengjeset kur zgjohem pak me vone se heret e tjera…te pakten ne fundjave…duke qene se truri vuan nga “ceshtjet psikologjike” vete mendimi se te nesermen jam pushim…duket sikur edhe me gjumin ke bere nje pakt qe cuditerisht kuptohesh ne perfeksion…ai nuk del perpara ores 9…nderkohe qe me ditet e javes…ndodhe ndryshe…sigurisht pa ndryshuar paktin tim me gjumin…se me prêt nje dite pune…e si e till duket te zgjohem heret…
    Femrat ndryshe nga meshkujt jane me te prirur ti kushtojne rendesi pamjes se jashtme…madje bindeshem theksoj…se nuk largohen nga dyert e shtepise pa perfunduar totalisht grimin,veshjet,mengjesin.etj etj…

    Per femren eshte nje detyrim-kenaqesi kjo pjese madje…per meshkujt…duket sikur ndodhe e kunderta….nje dush I shpejt…nje kemish e hekurosur…pantallona…kepuc dhe kaq…madje nuk ndjejne ndonje bezdisje…nese pjesen tjeter te mengjesit e konsumojne duke zbritur shkallet apo duke shkuar ne makin…
    Nje femer I koncepton dhe vepron ndryshe me gjerat…me jeten ne pergjithsi…
    Shume here ose ndoshta perhere…ne shkrimet e mia..kam qene pro femres…sigurisht qe pro saj vazhdoj te jem…mirpo ne nje moment si ky mu kujtua se sa mangesi kemi…jemi seks I veshtir doja te thoja…

    Po te besh nje krahasim te thjesht mes nje mashkulli dhe nje femre…ndryshimi eshte absolut…
    Nje femer ka mesatarisht 2 dollap…3 sirtar…dhe dy rafte shtes…diku ne nje kend tjeter te shtepise me rroba…Ka gjithashtu nje super raft me kepuc…sandale…etj…
    Nje mashkull ka ndoshta nje dollap…por jo dollap standard…por dicka me I ngusht…me rroba…aty perfshir te gjitha veshjet e tij…sikunder edhe per kepucet dicka te till duhet te kete…nje hapsir te vogel…
    Dje ne mbremje…sikunder cilado femer…po mendoja se cfare do te vishja ne pune…dhe po I hidhja nje sy dollapit tim…te lart…teper te lart…u ula ne krevatin tim dhe shihja pa fundesi rrobash…qe nuk e di nese I kisha veshur ndonjehere…dhe te mendosh se me pare nuk e kisha vene re kete gje…
    Ajo qe me gezoi dhe me dhuroi buzeqeshje…ishte ngjyra e bardhe…qe mbizoteronte…nuk di se cfare perjetova…por u ndjeva positive…paska dicka te mire ne gjithe ate sasi mendova…

    Dhe nga aty me lindi ky mendim…se sa shpenzime ka nje femer…bene nje femer…ne gjera kaq siperfaqesore…dhe ajo cfare me lindi ne koke te beja ishte te ktheja mbrapsht gjithe dollapin per te zhdukur ato qe nuk duheshin me…dhe mes tyre…kishte ende te periudhave te ndryshme te jetes sime…duke I thene vetes…”ti je nje e lojtur e pa ndreqshme”…po keto per cfare I ke mbajtur per ne muze?...
    Pastaj I hodha nje sy hapsires se rezervuar te produkteve kozmetike…pothuajse pjesa me e madhe e asaj hapsire ishte e zene me parfume bosh…pak ne fund…gjysme…plot..plot..e plot…kisha kuptuar dhe vertetuar se pa varsisht shpenzimeve…une jam nje femer qe kursej…psh parfumet bosh nuk I kisha hedhur…me vinte keq…kjo eshte e tmerrshme thash…ti vajze ke nevoj per doctor I thash vetes..

    Pastaj hodha syt pak cm me tutje…produkte per duart…sigurisht edhe ketu ishin…bosh…gjysme…plot…
    Pak me tutje…porduktet e syve…pash vetem nje sasi te madhe pluhur ngjyrash…qe nuk di nese I kisha perdorur ndonjehere…
    Pastaj buzekuq…ketu nuk behej fjale te kishte bosh…ishin cuditrisht plot…pasi une nuk perdor kurr buzekuq…pervec lip me ngjyre te celura…ose te errta…qe nuk kane aspak lidhje me buzekuqin…
    Dhe natyrshem me lindi pyetja…e dashur vajze…po keto per cfare I blen kur nuk I perdor?...
    Pak me tutje…shoh bizhuteri…ketu sigurisht do te ndalja me gjate…nuk ishin siperfaqesore…nje pjese e mire e tyre kane qene teper dmth ne jeten time…qe cuditerisht nuk me ngjallen asnje ndjesi…pervec se nje trishtimi…sa mire do te ishte ti shisja mendova…dhe parat e fituara ti dhuroja diku ku kishin me teper nevoj per buke…se sa per ato zbukurime qe mbante Brenda sirtari im…kutia ime…absurde…

    Nder to sigurisht do te adhuroja unazen me gur blu te gjyshes sime qe ndodhej ne duart e mia…ate qe nuk e largoj nga dora asnje moment…dhe e kam adhuruar qe ne momentin qe me eshte bere ajo dhurat…duke e vendosur nga ajo dite per te mos e hequr me…
    Pervec asaj unaze…te tjerat per mua ishin asgje…thjesht copa telash e guresh qe ne kete bote te madhe materialiste paskan vlere te madhe…
    Pastaj…syt do te me shkonin ne nje tjeter hapsir…qe ishte disa metra me larg…kepucet e mia…Edhe aty sigurisht shume para te shpenzara…
    Pastaj ishin fustanet…xhaketat…kemishat…shume kemisha…cantat…shall…kaq shume gjera…
    U ula serisht ne krevatin tim…por kete here nuk rendja me drejt tyre…I shihja me nje urrejtje te madhe…madje edhe veten fillova ta shihja ne kete menyre….

    Nuk ishte ceshtja e parave ajo qe me trishtoi…por ishte fiksimi im…une qe pretendoja se nuk isha e dhene mbas materializmit…sigurisht qe isha…ndoshta edhe ne extreme…
    Une qe I shkruaj botes shpirterore…dukej se ngjaja me te tjerat…ndoshta I shkruaj shpirtit…por rend edhe drejt fizikut…
    Une qe shpenzoj kaq shume para per parfum…per detergjent…per floket…vecanerisht per floket…
    Une qe mendoja se nuk jam e dhene pas veshjeve…dola se isha me teper nga te tjerat…
    Kjo me lendoi shume…mendoja vetem se sa mungesa kane njerezit ne kete jete…se sa te trishtuara jane jetet e tyre…sepse nuk kane bazen ushqimin…e une cfare?!...oh,sigurisht ushqimin me bollek madje…ka raste qe edhe flak shume prej tyre…sepse kalojne 1 dite ne frigorifer…

    Mirpo kete nuk e lidh vetem me vehten…fola per veten sepse nuk mund te flas per askend…por nuk po flisja vetem per veten te dashura femra…

    Por per te gjitha ju,qe I kushtoni rendesi dollapit tuaj…
    Me shume se sa dollapit duhet ti kushtojme rendesi brendesise sone…te shikojme veten sigurisht…por te bejme edhe te mira ne kete jete…te ndihmojme ata qe kane nevoj…
    Sepse sot kuptova se veshjet…kepucet…nuk te dhurojne lumturine…jo jo…
    Lumturine e dhurojne vetem hapat qe behen me kemb…pa makine..
    Buzeqeshjet e njerezve tuaj…aromat e luleve…jo parfumet e shumte…
    Leximi I librave…muzika…njerezit e duhur…dashuria e tyre…qe parat nuk mundet ta blejne dot…
    Kjo dite shiu me fali trishtim…me beri te kuptoj se dollapi im I rrobave…nuk mund te me beje te lumtur…

    Me shume se sa veshjet…jane krahet e njeriut ato qe te mbulojne dhe veshin shpirtin…ngrohin shpirtin…
    Shtepite e medha…nuk mund te te dhurojne lumturine…nese Brenda saj ndodhesh e vetme…pa asnje…
    Ajo eshte aq e ftohte…sa edhe nese do te mbuloheshe…me gjithe batanijet e tua te shtrenjta…nuk do te te ngrohnin dot kurr...

  2. #2
    E..S...L...I Lirenti-Addicted Maska e Auroraa
    Anëtarësimi
    Jan 2013
    Vendndodhja
    Honoluluuu
    Postime
    3,023
    Gjinia
    Femer
    Reputacioni
    15
    E di cfare do t'iu mungoj kur te largoheni nga shtepia e lindjes te dashura vajza?!...
    Nje dite do te uleni ne shtepine tuaj te re...jetes se re...dhe do ti buzeqeshni natyres per komoditetin qe ka ofruar...
    por dite te tjera me pas...do te kerkoni aromen e shtepise se vjeter si ajrin...vrapin e cmendur ne oborrin e stermadh...do t'iu mungoj...
    Buken e ngrohte te sapo dal nga furra...pergatitur nga duart e nenes tende...
    perqafimin e babait...qe te ngrohte shpirtin sa here flije dhe zgjoheshe...
    Ne shtepine e huaj nuk do ti gjeni kurr keto...
    Mund te kete llojshmeri...mund te kete pasuri...por joo te dashura vajza...dashurine nuk e kane kurr...eshte shtepi e ftohte pa jete...e brenda saj ndjen vetmi
    Nuk te perket asgje aty...je nje e huaj e bler diku tjeter...vendosur aty per te permbushur nje detyre...nje qellim...
    E di cfare do t'iu mungoj?!...Nje fjale e embel...nje perqafim i ngrohte...nje zjarr i bute...nje sofer pergatitur me sasi dhe jo dashuri...
    Do te gjuani muret ashper me grushtet tuaja...por nuk do ndjeni dhembje...pasi do te forcoheni deri ne palc....
    Shtepia e lindjes...oh,ngrotesi e shpirtit...do t'iu mungoj gjate...
    Sidomos ne ditet gri te jetes se re....
    Po mos u trishtoni te dashura vajza...lajmi mire eshte se askush nuk i shpeton kesaj ngjarje te madhe...askush...

+ Përgjigju tek Diskutimi

Tema të ngjashme

  1. Fustani prej diamantësh - 3 milionë euro
    Nga Erinaa në forum Bukuri dhe Estetikë
    Përgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 29-09-2012, 11:50 AM
  2. Stop Trishtim!...
    Nga erinda në forum Krijimtaria juaj
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 15-02-2012, 09:49 AM