Sot dielli lindi ndryshe…kishte munguar ngrohtesia e tij ne qytetin tim…shpesh kam permendur se adhuroj shiun…por nuk mund te mohoj faktin se dielli me dhuron shume energji dhe ngjyra Brenda meje…
Ecja pergjat trotuarit sigurisht sic ndodhe perhere te jete I mbi populluar..e ajo cfare me pelqen tek ata jane veshjet me ngjyra…e ne ditet me diell duket sikur ngjyrat mbi lekuren e tyre shperthejne duke krijuar ate cfare te duhet…piktur perfekte ne syt tu…qe jane vazhdimisht te etur per nuanca ditesh si keto…
Ndjeja nje perkedhelje te lehte ne fytyre…kur dielli dhe era behen bashke…nuk ka se si te mos e dashurosh perkedheljen qe te ofrojne…
Kam disa kohe qe ve re tek personi im…nje heshtje…nje thellesi mendimesh qe me dergojne shume larg…
E doja me teper ate vajzen e shdervjellte Brenda meje…se sa kete vajze…qe ka filluar te rend qetesisht ne nje ritem qe nuk e njihte…te ngadalte ndoshta…perhere I merrja gjerat me nje ritem dhe shpejtesi…sa ndoshta edhe koha vete nuk mund te me ndalte dot…
Pastaj ne qetesi te mendimeve…ulem sic me ndodhe perhere buze detit…ndjej nje paqe te brendeshme perball tij…sa nuk do te doja te largohesha…humbas totalisht sa nuk di te rend me drejt nje dite qe ka per te vazhduar edhe ne gjysmen e saj…
Fillova te mendoj dhe te me kujtoheshin copeza momentesh ne jeten time…sa eshte e veshtir te ndalem…sidomos ne ato grimca te shkurtra por ne thelb teper te medha…
Njerezit ne pergjithesi…jane te ngjashem…te pakten fjala “njeri”I permbledh te gjitha …por nuk mund te them te njejten gje…per disa njerez te vecant ne jeten time…teper te vecant…
Ketu I referohem nje miku,nje shoku,nje dashurie,nje mikeshe,pra kujtdo qe ka lene gjurme te thella tek une…nuk mundem ti anashkaloj te pakten kete here bindshem theksoj se nuk dua ti anashkaloj…por I sjell ndermend me shume se sa duhet…me deshiren me vehte sigurisht…
Ne jete do takohesh me shume njerez…me thonte xhaxhai im…I adhuruari im…mesuesi dhe miku im…
Do takosh kaq shume njerez…dhe disa prej tyre do te len gjurm e dashur… ne shpirtin tend …sepse menyra se si do te te bejne te ndihesh do jete e pa pershkrueshme…sidmos ata qe nxjerrin me te miren prej teje…ata ti thjesht nuk mund ti harrosh…
Nje dite po bisedonim qetesisht ne nje bar kaffe dhe e pyes?...i therras ne emer sic I therras perhere…
…mund te me thuash se si mund ti largojme disa njerez nga mendimet?!...ose jo kete por si mund te afrohemi me ta…kur vihet re nje distanc mes teje dhe tyre?...
Ai buzeqeshi dhe me tha:…shpirti im…per te harruar eshte e veshtir…sikunder eshte e veshtir te afrohesh serisht me ta…ajo cfare mund te besh eshte te bisedosh me ta…ti japesh vetes dhe personave qe ke perzemer mundesine e nje bisede…te ndihmon me beso…ne rast se nuk arrihet me ajo qe ishte…te pakten ju do te jeni te qete mes jush…te qete shpirterisht…
E pa mundur I thash…te pakten ne kete drejtim eshte e pa mundur…nuk mund te bisedoj me askend…dhe te mendosh se ajo cfare me bene te ndihem keq eshte se asnjehere nuk u ofenduam…fyem…u larguam ne nje menyre te till pa fjale…ashtu qetesisht…
-po ti cfare ndjen tani?...me pyet
-ndjej se me mungojne...bisedat me te…me mungojne shakat me te…me mungojne te gjitha…ose ato kundershtimet e theksuara…me mungojne….kur e pershendesja c’do dite…kur e pyesja nese ishte mire…ishte miku im me I mire…te pakten me te e zhvishja shpirtin ndryshe…pa komplekse…
-miku?...me pyet serisht
-po mik…asgje me shume se sa kaq…ishte miku im me I mire…dhe po ta mendosh ndoshta ky ka qene shkaku I largimit tone…sepse une e shihja si mik…ai si dicka me teper…qe nuk ma tha kurr..ama e kuptoja…megjithse fillova ta kuptoj shume vone…por e kuptova…dhe cfare rendesie kishte…ai nuk ishte me si me pare…une gjithashtu…
Degjo xhaxhi!!...une e kisha shume per zemer…por e shihja si mik…ne asnje moment nuk e pash ndryshe…ose ndoshta keshtu mendoj une…se di…por tani qe jam e kthjellet jam e bindur se keshtu ishte…une I adhuroja bisedat me te…shakat me te…sidomos kur kundershtoheshim…kjo ishte ajo cfare me teper adhuroja tek ai…biorrymat tona…
Pastaj xhaxh…ti e di se njeriu me zemer dashuron cmendu dhe vec njehere dhe ti è di dashurine qe kam per te shtrenjtin tim dhe ti I di pa fundesite e dashurise sime per te…ate qe me ka ndjekur per kohe me radhe si hije…qe sa here largoheshim.. afroheshim edhe me shume….ne kemi gjuhen tone te perbashket qe vetem ne e kuptojme…e dua sa edhe vete jeten time…por kete here nuk po flas per Te…sepse gjithmone per te jam shprehur....por kete here po flas per nje mikun tim…ate qe me plot bindje e quaj mik…
-Degjo e dashur,nga kjo cfare me the dukej qarte se ndoshta miku yt nuk te ka pare sic ti ate…dhe duke u larguar ka menduar se do jeni me mire…ose me sakt do jete me mire…duke mos komunikuar fare me ty…
-mbase ke te drejt…ndoshta eshte me mire keshtu…per te…se per mua jo…mua me mungon…I kisha rrefyer per detaje ne jeten time…edhe pse nuk me kundershtonte…mundohej te me bindete se c;do gje ishte mire…ai ne nje moment ose ne nje tjeter e shfaqte haptasi pa perputhjen e mendimeve me mua…kur e shihte se une isha arsye veshur…
Ai eshte shpirt artisti…ka nje menyre te te shprehuri sic une e adhuroj…nuk eshte njeri I zakoshem…eshte njeri qe ka vuajtur ne jete…dhe perpos kesaj ja ka dal…por ajo qe une kam patur inat tek ai eshte se eshte pak paragjykues…del ne perfundime pa u menduar mire….eshte I prer dhe kjo me bezdiste…te pakten ne nje moment…filloi te me bezdiste kjo gje…kur filloi te fliste jo me zemer…por mendje…kjo sjellje e tij me lendoi paksa…
Nje dite jo shume te larget I thash se une te lexoj pertej fjaleve…dhe ai si I hidhur qe eshte me tha se “nuk mund te lexosh njerezit…pasi ndryshimi I tyre ne pak kohe…te del jasht parashikimeve”…kjo ishte me tendenc e di?...
Ose kur filloi te pergjigjej jo me zemer serisht…por me mendje…me kundershtonte por ne nje menyre te ashper…jo me ate qe me mesoi vete…me kundershtime te bukura…ate qe une perfundoja perhere duke qeshur….
Miqesite e verteta jane te bukura xhaxh…une te pakten ato pak miq qe I kam thene vetes…qe keta jane miqte e mi te vertet…e kam thene me bindje…me zemer…sepse jam bindur vertet se ishin te tilla…
Ai eshte treguar I ftohte dhe I hidhur me mua…me ka marr inat une e di…por asnjehere nuk kam kuptuar pse…por ajo cfare ndjej eshte se me mungon shume…sikunder c’do here me ka munguar shpirti dhe shoqeria e tij e paster…
Une nuk reagoja nga “fjalet shigjetat” e tij te hidhura…por I merrja qetesisht…sepse nuk lexoja kurr fjalen…por shpirtin e tij…qe edhe pse eshte inatosur me mua…I mungoj…une e ndjej…
Une ne jete kam shume miq e di…por atyre qe ju zhvesh shpirtin I kam te rrall…dhe ata qe I vlersoj per mua jane te pa vdekshem…edhe nese me kthehen kunder pa arsye…une serisht I vlersoj…
Zbute inatin Brenda teje te lutem…mundohu ti besosh kesaj vajze qe flet perhere me zemer te hapur…qe cdo urim per ty e bente me zemer…e qe per ty ka uruar me te miren…
Kam patur arsyet e mia qe ndoshta te qendroja ftohte dhe ti I di…por kjo nuk ka ndryshuar asgje…sepse ne biseden e fundit une te thash…
“njerezit mund te ndryshojne…mund te dobesohen…shendoshen…mund te ndryshojne edhe emrin…por karakterin dhe shpirtin nuk do ta ndryshonin kurr”…e fakti se disa miq e njerez te perzemert nuk I pershendesim c’do dite…nuk do te thot se I kemi harruar”…mbaje mend kete…
Njeriu ndryshon miku im…ndryshon shume…por ajo cfare mbetet thell dhe e vertet Brenda tij jane…respekti dhe perzemersia ndaj dikujt…
Mos me mbaj me inat pa arsye te lutem…ndoshta ke arsye…sepse nuk te kam pare me syrin qe do te doje ti…por me beso se je miku dhe njeriu me I vertet qe kam njohur ne jete…te pakten me mua I ke patur perhere bisedat e hapura…pa dorashka….
Ti meriton me te miren…sepse une te kam thene se je shpirt thesar…por largoje inatin nga zemra se nuk eshte per ty…nuk eshte pjese e jotja…
Aq me pak te mbyllesh ne vetvete…duke bere njeriun indifferent qe nuk eshte…
Ti e di se te lexoj pertej fjaleve…dhe je teper I heshtur…madje I inatosur me mua…
Por une do te te them…se per nje sjellje te caktuar…ndoshta kemi arsye…por edhe pa arsye…arsyeshem duhet te pranohet…
Me jep mundesine te te sheroj zemren…inatin tend te pa emer ndaj meje…sepse e di qe vetem une mund ta beje…ti je miku im me I mire…nuk po them “ishe” sepse nuk eshte e vertet…ti “je” dhe kjo eshte e verteta absolute…sikunder ke qene perhere…
Me duhej shume forc ta beja kete shkrim…ti e di se une mbaj edhe “hunden” perpjet ndonjehere….nuk bindem lehte…por kam kuptuar se me njerez te mire…miq te mire…qe te bejne te ndihesh vetvetja…krenaria eshte idiotesi…une jam krenare per shume gjera ne jete…por per njerezit me shpirti dhe zemer te mire…une jam totalisht e pa fuqishme…dua te jene pjese e imja serisht…nese jo…atehere xhaxhai im kishte te drejte…”ndihesh ne paq me vehten”..