Google dje ka prezantuar Sistemin e ri mobil Operativ te bazuar ne Linux, Android Lollipop 5.0. Por, cilat jane ato pajisje qe do ta marrin kete azhurnim (update) dhe kur? Me poshte kemi listuar disa prej tyre te cilat jane konfirmuar edhe nga kompanite amė qe do te perditesohen ne kete Sistem.
HTC
Per HTC mund te themi se eshte partneri i pare i Google i cili do ta sjell Android Lollipop ne pajisjet e veta! Kjo per arsye qe HTC edhe e ka prodhuar Tabletin me te ri te Google, Nexus 9.
Siē raporton GSM Arena, HTC ka konfirmuar se pajisjet e veta do ta marrin azhurnimin. HTC One (M7) dhe HTC One (M8 ) do ta marrin Lollipop ne 90 ditet ne vazhdim. Edhe HTC One Mini dhe Mini 2 do ta marrin azhurnimin ne fjale, por data e sakt per to nuk eshte konfirmuar akoma.
Sony
Ne nje postim ne blog ne faqen e vet, Sony konfirmon qe do te sjelle Lollipop tek te gjitha pajisjet e veta te serise Z, duke perfshire edhe origjinalin Sony Xperia Z, i cili ishte lansuar ne Shkurt te vitit te kaluar. Sidoqofte, do te duhet ca kohe derisa azhurnimi te leshohet, siē Sony thot se nuk do t'i beje "upgrade" deri ne fillim te vitit 2015.
I pari qe do te perditesohet, do te jete Xperia Z Ultra Google Play Edition, ndjekur nga serite e Xperia Z3 dhe Z2, me pajisjet e tjera Z qe do te marrin azhurnimin me vone.
Ēfare nuk eshte e qarte akoma, jane planet e Sony-t per perditesimin e pajisjeve tjera te veta. Xperia Z, me i vjetri i atyre te konfirmuar qe do te marrin Lollipop - tani eshte 20 muaj i vjeter, por Sony muajin e kaluar njoftoi se 4 nga pajisjet e veta me te hershme, ne mes 13 dhe 17 muajve te vjetra, nuk do te marrin ndonje azhurnim tjeter, me dy prej tyre qe do te mbesin me Android 4.2 Jelly Bean.
Motorola
Sikurse HTC me Nexus 9, edhe Motorola ka punuar ngusht me Google per prodhimin e Nexus 6. Ne nje postim ne blog, kompania ka listuar te gjitha pajisjet qe do ta marrin Android Lollipop 5.0
- Moto X, gjenerata e pare dhe e dyte
- Moto G, gjenerata e pare dhe e dyte
- Moto G me 4G LTE
- Moto E
- Droid Ultra
- Droid Maxx
- Droid Mini
Motorola akoma nuk ka njoftuar se kur do te vijne keto azhurnime, por per perdoruesit e saj kemi faqen e perditesimit te software ku mund te informohen me mire.
Google Nexus
Siē ishte raportuar edhe me heret, jo te gjitha pajisjet e Google Nexus do ta marrin azhurnimin e Android Lollipop. Tani, kane rrjedhur disa info me shume per ato pajisje qe do ta marrin perditesimin ne fjale, kur?
Ne ditet ne vazhdim, Android 5.0 SDK dhe imazhet e sistemit per Nexus 5 dhe Nexus 7 do te jene ne dispozicion ne developer.android.com.
Sidoqofte, azhurnimet e para "over-the-air updates" (permes pajisjes, pa e lidhur me PC) nuk do te vijne deri nga data 3 Nentor, dhe keto do te jene vetem per Nexus 7 (2012 dhe 2013) modelet Wi-Fi dhe Nexus 10. OTA updates per Nexus 4, Nexus 5 dhe Nexus 7 LTE do te vijne nga fundi i muajit Nentor.