Receta Gatimi

Disa alternativa pėr E-Mail mė tė sigurt


+ Pėrgjigju tek Diskutimi
Rezultatet nga 1 deri tek 4 prej 4
  1. #1
    STARBOY VIP-Donator Maska e vaaldr1n
    Anėtarėsimi
    Jul 2010
    Vendndodhja
    New Mojave
    Postime
    11,524
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    26

    Sondazh Disa alternativa pėr E-Mail mė tė sigurt




    Pas rastit te Snowden, "siguria" ne internet mori nje kahje tjeter! Tani, te them sinqerisht, ndjejme shume pak "siguri" ne internet! Ēdo ofrues i sherbimit E-Mail i transferon te dhenat tona ne nje departament te trete! Kjo mund te jete NSA, FBI apo qeverite tjera te vendeve perkatesisht nga ku vjen edhe ai sherbim i caktuar per E-Mail. Per kete arsye, me poshte kemi radhitur disa nga sherbimet me te sigurta per E-Mail si alternativa te Gmail dhe Outlook!


    Sherbimet e sigurta per E-Mail


    Lavaboom




    Lavaboom eshte nje sherbim per E-Mail me bazė ne Gjermani, i krijuar kete vit nga Felix Müller-Irion. Sherbimi eshte i dizajnuar qe t'u ofroje siguri maximale perdorueseve permes OpenPGP dhe enkriptimin dhe dekriptimin e mesazheve.

    Lavaboom per momentin eshte ne fazen Beta private dhe ofron te dyja mundesite e regjistrimit, falas dhe me pagese. Versioni falas ofrohet me 250mb hapesire per e-mail dhe identifikimin 2-faktoresh. Nje perdorues premium (me pagese) duhet te paguaj 8€ ne muaj dhe do te marre 1GB hapesire per e-mail sebashku me identifikimin 3-faktoresh.





    Protonmail




    Pas zbulimeve te Snowden, nje student i PhD, Andy Yen mori iniciativen qe te themeloje nje ekip shkencetaresh qe te krijojne nje sherbim te sigurt per E-Mail. Keshtu, nje vit me pare ata themeluan Protonmail.

    Njesoj sikur se Lavaboom, edhe Protonmail ofron mbrojtjen end-to-end encryption dhe i lejon perdoruesit t'i enkriptojne mesazhet ne web shfletuesit e tyre ne Serveret e vet qe ndodhen ne Zvicer.

    Kur ju i dergoni nje e-mail te enkriptuar dikujt qe nuk eshte perdorues i Protonmail, ate e marrin ate sebashku me nje link i cili e dekripton mesazhin ne shfletuesin e tyre me ndihmen e nje celesi te cilin ju e keni shperndare me ta me heret. Natyrisht qe ju mund te dergoni edhe mesazhe jo te enkriptuara tek perdoruesit e Gmail, Yahoo, Outlook dhe te tjeret normalisht sikur nga nje E-mail e rregullt.




    Sipas Yen, arsyeja pse ai ka zgjedhur Zvicren si vend i sigurt per sherbimin e tij, eshte sepse qeveria zvicerane nuk i detyron kompanite qe t'u a ekspozojne te dhenat perdorueseve te tyre, bazuar ne ligjet e Swiss Federal Act on the Surveillance of Postal and Telecommunications Traffic (SPTT).

    Edhe Protonmail ofron dy menyrat e regjistrimit: Falas dhe me pagese. Perdoruesit e sherbimit falas do te marrin 100mb hapesire per e-mail ndersa me sherbimin Premium per 149€ ne vit ju do te merrni Protonmail+ me 1GB hapesire. Ky sherbim per e-mail per momentin eshte ne fazen e hapur Beta, qe do te thote ju mund te regjistroheni per te marre nje ftese kur sherbimi te leshohet perfundimisht per publikun.



    Tutanota




    Tutanota qe nenkupton "mesazh i sigurt" eshte gjithashtu e bazuar ne Gjermani dhe eshte e fokusuar ne ofrimin e sherbimit e-mail me te sigurt.

    Kompania amė e saj, Tutao, ishte themeluar ne 2012 nga tre studenta te Universitetit Leibniz ne Hannover.

    Sherbimi ofron thuajse te njejtat mundesi sikur se Lavaboom dhe Protonmail, por me ndryshim qe ky i fundit ofron edhe nje shtojce per Microsoft Outlook, Tutanota-Starter e cila i enkripton e-mailet direkt ne Outlook.




    Sherbimi eshte lansuar zyrtarisht ne Korrik te ketij viti dhe ofron 1GB hapesire falas per E-Mail, megjithese Kompania thote se ka plane te shtoje edhe sherbimin "Premium" me hapesire shtese ne te ardhmen.



    Dark Mail




    Perderisa sherbimet e sigurta per E-Mail si Lavaboom, Protonmail, Tutanota dhe te tjera jane te perkushtuara tek enkriptimi end-to-end, fakti qendron akoma se per momentin nuk ka nje sherbim i cili ofron enkriptim edhe te metadata, qe do te thote te enkriptoje linjen e temes (subject line), e-mail adresat e derguesit dhe marresit.

    Ladar Levison, pronari i sherbimit per E-Mail qe u mbyll, Lavabit, ka marre mbi shpine kete sfide dhe eshte duke bashkepunuar me disa te tjere te Silent Circle dhe nje Hacker me emrin "Stephen Watt" per t'i gjetur nje zgjidhje problemit.

    DarkMail eshte projekti qe ata jane duke punuar ne te dhe qe ka per synim enkriptimin e te gjitha te dhenave ne E-Mail, duke perfshire ketu edhe metadata.



    Marrė nga TechSpot dhe perkthyer nga vaaldr1n per Lirenti.com, Tetor 2014.

  2. #2
    i/e rregjistruar 35% Maska e alfa1993
    Anėtarėsimi
    Feb 2011
    Vendndodhja
    Shkoder
    Postime
    869
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    14
    Faleminderit. Informacion i vlefshem.

  3. #3
    STARBOY VIP-Donator Maska e vaaldr1n
    Anėtarėsimi
    Jul 2010
    Vendndodhja
    New Mojave
    Postime
    11,524
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    26
    Un personalisht i perdori 3 sherbime per E-Mail!

    Outlook (qe ne 2004 )
    Gmail (2011)
    dhe Unseen. Kjo e fundit eshte me e sigurta! Outlook nuk e kam mbyllur ngaqe ka kohe qe jam me te dhe shum gjera i kam aty, Gmail me duket me e mire se Outlook dhe Unseen e mbaj per gjera te rendesishme

  4. #4
    Postues Nderi Lirenti-Addicted Maska e TraHaNa
    Anėtarėsimi
    May 2008
    Postime
    1,532
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    17
    nice list , pothuajse te gjitha qe ekzistojne


+ Pėrgjigju tek Diskutimi

Tema tė ngjashme

  1. Free email service me mundesi alias mail + mail forward
    Nga TraHaNa nė forum Pyetni Ekspertėt e Informatikės
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 22-03-2014, 06:44 PM
  2. Disa pėrdorues tė Hotmailit mbesin pa e-mail
    Nga vaaldr1n nė forum Tė Rejat e Teknologjisė
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 02-01-2011, 03:29 PM
  3. 69 kėshilla pėr njė kompjuter tė sigurt
    Nga EMAUS nė forum Tė Rejat e Teknologjisė
    Pėrgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 05-05-2008, 07:37 AM
  4. Te instalojme OpenOffice, alternativa e Ms word
    Nga ReniX nė forum Guida, Kėshilla dhe truke
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 03-10-2007, 06:27 PM
  5. [e-Mail] Kėrko njė llogari e-mail nė Gmail ose LiveHotmail
    Nga ReniX nė forum Bashkėpuno, Propozoni Idet Tuaja
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 03-03-2007, 10:02 PM

Etiketat pėr kėtė Temė