Receta Gatimi

Shqiptaret ne Kanada


+ Pėrgjigju tek Diskutimi
Rezultatet nga 1 deri tek 2 prej 2
  1. #1
    Anėtarė i Nderuar 35% Maska e kuklla
    Anėtarėsimi
    Jul 2007
    Vendndodhja
    europe
    Postime
    2,096
    Reputacioni
    19

    Shqiptaret ne Kanada

    Mendimet, pershtypjet, kuriozitete.

  2. #2
    Anėtarė i Nderuar 35% Maska e kuklla
    Anėtarėsimi
    Jul 2007
    Vendndodhja
    europe
    Postime
    2,096
    Reputacioni
    19

    Re: Shqiptaret ne Kanada

    Pėr herė tė parė nė Kanada, njė shqiptar kandidon pėr deputet Printoni E-mail
    Shkruar nga Altin Sinani
    e premte , 19 shtator 2008

    Para 10 vjetėsh ai ishte njė emigrant qė kėrkonte njė punė tė thjeshtė dhe njė tė ardhme tė sigurt, ashtu si ēdo shqiptar. Por pas 10 vjetėsh emigrimi nė Kanada, shqiptari Lulzim Laloshi konkurron pėr t’u zgjedhur deputet i Parlamentit kanadez. Ky ėshtė edhe shqiptari i parė nė historinė e Kanadasė qė konkurron pėr njė pozicion kaq dinjitoz. Lulzim Laloshi konkurron si deputet pėr zonėn e Outremontit nė Montreal pėr partinė qė ėshtė nė qeveri, Partia Konservatore e Kanadasė, e cila ėshtė edhe partia mė e madhe nė kėtė vend.
    Gara
    Duhet theksuar se marrja e kėtij vendimi nga Lulzim Laloshi pėrveēse se ėshtė njė akt i guximshėm nga ana e tij, na bėn edhe ne shqiptarėve tė ndjehemi krenarė pėr tė dhe kombin tonė. Nėse ai do tė fitojė fushatėn e tij pėr deputet, veē kėnaqėsisė sė tij personale, do tė na jepte edhe ne tė njėjtėn kėnaqėsi pėr t’i treguar botės se ne shqiptarėt kemi se ēfarė se t’i japim botės. Por kandidimi i tij ėshtė edhe njė shenjė inkurajimi pėr tė gjithė ata shqiptarė qė jetojnė nė emigracion, qė edhe ata tė ndjekin shembullin e tij. Gjithashtu pranimi i kandidaturės sė Laloshit pėr deputet nga partia mė e madhe nė Kanada, ėshtė njė shembull pėr t’u treguar vendeve evropiane qė kanė njė numėr tė madh emigrantėsh se ē’ėshtė demokracia.
    Fushata e Laloshit
    Mjafton t’i hedhėsh njė sy fushatės sė Laloshit qė ajo tė duket mjaft larg fushatave pėr zgjedhjet parlamentare qė zhvillohen nė Shqipėri. Ndoshta politikanėt tanė duhet t’i hedhin njė sy ueb-it tė Lulzim Laloshit www.laloshi.com, pėr tė parė se si mund tė bėhet njė fushatė dinjitoze dhe e thjeshtė. Nė kėtė ueb Laloshi ka paraqitur edhe platformėn e tij elektorale. Duke theksuar se premtimet e tij janė mjaft tė thjeshta dhe konkrete, dhe jo si premtimet e politikanėve tanė qė dinė tė bėjnė vetėm premtime tė mėdha dhe boshe, e sapo vijnė nė pushtet i harrojnė ato qė kanė premtuar. “Duke qėndruar nė distriktin e Outremont-it pėr mė shumė se 10 vjet, ai e pėlqen shumė kėtė regjion tė vendit. Ai ėshtė mjaft krenar qė i pėrket njė komuniteti shumėkulturor, njė ndėr shembujt e vetėm ky i suksesit nė botė. Ne jemi larg nga tė qenit perfektė, por ne kemi dhe duhet tė vazhdojmė tė kemi mė shumė se ēdo vend tjetėr nė botė pėr tė prekur realizimin e idesė universale pėr njė hapje, tolerancė dhe respekt pėr shoqėrinė e kulturave tė ndryshme dhe diversitetin. Zoti Laloshi uron qė me kandidaturėn e tij tė pėrfaqėsojė distriktin e Outremont-it. Ai dėshiron tė japė njė shans tė vėrtetė sė bashku me autoritet lokale”, thuhet nė ueb-in e fushatės sė Laloshit. Njė ndėr pikat kryesore tė programit tė tij edhe mbėshtetja ndaj familjeve lokale, gjithashtu tė bėjė mė tė mirėn qė pensionistėt tė marrin mbėshtetjen e nevojshme. Tė cilėt, sipas Laloshit, ata e meritojnė. Por si njė emigrant qė ėshtė edhe vetė, Laloshi nuk e harron shtresėn e tij. Ndėr pikat e tij kryesore ėshtė synimi qė ai tė punojė ngushtė me Bashkinė e Montrealit dhe tė zgjedhurit lokalė pėr t’u ofruar njė mundėsi mė tė mirė punėsimi pėr tė sapoardhurit. Me pak fjalė, Lulzimi punon pėr idealin e modelit tė pėrkryer si toleranca dhe respektimi i diversitetit shumėkulturor. “Mbėshtetja pėr zhvillimin e kėsaj ideje ėshtė zemra e prioriteteve tė Lulzimit. Kjo ėshtė edhe arsyeja pse ai po punon pėr tė sjellė zgjidhje inovative pėr tė ulur pėrdorimin e letrės nė fushėn e tregtisė me pakicė. Lulzimi ėshtė krenar qė i pėrket njė partie qė respekton aspiratėn e qytetarėve tė Quebekut pėr Kanadanė Federative. Ai dėshiron tė jetė njė deputet duke qenė i vetėdijshėm pėr nevojat e popullsisė dhe pėr tė sjellė zgjidhje konkrete pėr kėto nevoja tė popullit tė Outremont-it”, thuhet nė programin e tij qė ėshtė i paraqitur nė ueb. Lulzimi ka njė sėrė pasionesh nė jetė si: ushtrimet fizike, vrapimi dhe hokei, dhe skuadra e tij e preferuar ėshtė “Kanadezėt e Montrealit” (Canadians of Montreal).

    Disa tė dhėna pėr sistemin politik nė Kanada
    Kanadaja ėshtė Monarki kushtetuese. Kanadaja ėshtė njė monarki jo rezidente, shefja e shtetit, mbretėresha Elisabetė nuk banon nė Kanada. Por Monarkia nė Kanada ėshtė shumė simbolike dhe ndonėse nė aktet legjislative prioritetin e ka kurora britanike apo pėrfaqėsuesit e saj, nė praktikė janė organet e zgjedhura qė kanė pushtetin e vėrtetė. Dhoma e Komunave ėshtė parlamenti i Kanadasė, nė kushte normale zgjidhet nė ēdo 4 vjet. Parlamenti i Kanadasė ka 308 pėrfaqėsues dhe pak a shumė numri i deputetėve sipas provincave reflekton numrin e popullsisė sė provincės. Kėshtu numrin mė tė madh tė deputetėve e ka Ontario e ndjekur nga Kebeku. Kanada ka dhe njė dhomė tjetėr pėrfaqėsuesish, Senatin. Senati nuk zgjidhet por pėrfaqėsuesit caktohen nga kryeministri nė pushtet. Anėtarėt e senatit e ushtrojnė detyrėn deri nė moshėn 75 vjeē.

    Lulzim Laloshi

    Lulzim Laloshi ka lindur nė Elbasan mė 30 prill 1976. Ka emigruar nė Kanada para dhjetė vjetėsh. Ėshtė diplomuar nė Universitetin e Montrealit nė informatikė dhe ka themeluar kompaninė LALTEK. Aktivist i komunitetit shqiptar tė Kebekut nė Montreal ai e ka drejtuar kėtė komunitet pėr 1 vit nga 2007-2008. Ai merret me planifikimin e detyrave dhe tė administrimit, gjithashtu ėshtė edhe drejtuesi i shumė projekteve qė lidhen me teknologjinė informative. Ai ėshtė edhe anėtar i bordit tė Unionit tė Korporatės Ekonomike nė Saint-Leonard. Lulzimi ka njė gradė shkencore nė teknologjinė kompjuterike, i specializuar si inxhinier i programeve kompjuterike nė Universitetin e Montrealit. Gjithashtu ai ka edhe disa diploma nė disa fusha tė tjera si Administrim Projektesh, Pėrfaqėsim dhe Marketing.

    Precedenti i Mirela Bogdanit

    Por veē rastit tė Lulzim Laloshit edhe njė tjetėr shqiptare ka konkurruar pėr t’u zgjedhur nė njė nga institucionet mė tė larta politike tė Evropės. E kemi fjalėn pikėrisht pėr Mirela Bogdanin, e cila ėshtė shqiptarja e parė deri mė sot qė mundi tė pėrfshihej nė procesin e kandidimit pėr njė nga institucionet mė tė larta politike tė Evropės, atė tė Parlamentit Evropian. Por shqiptarja qė banon nė Britaninė e Madhe nuk arriti tė zgjidhej nė kėtė institucion tė lartė, gjė tė cilėn ia urojmė t’ia arrijė Lulzim Laloshi.

+ Pėrgjigju tek Diskutimi

Tema tė ngjashme

  1. Galaxy SIII mė 27 Qershor arrinė nė Kanada
    Nga vaaldr1n nė forum Smartphone
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 16-06-2012, 07:27 PM
  2. Foto: Kanada, sallon bukurie pėr gratė e dhunuara
    Nga vaaldr1n nė forum Kuriozitete
    Pėrgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 10-09-2011, 07:59 PM
  3. Lumi nė Kanada bėhet i gjelbėr (video)
    Nga gjendar nė forum Kuriozitete
    Pėrgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 14-01-2011, 06:07 PM
  4. Zbulohet njė gjallesė bizare nė Kanada
    Nga MAJDI nė forum Kuriozitete
    Pėrgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 23-05-2010, 11:42 AM
  5. Shqiptaret ne Azi
    Nga kuklla nė forum Diaspora Shqiptare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 19-01-2008, 12:02 PM