Receta Gatimi

Djali i deputetes sė PS godet sėrish, masakėr me 4 tė vrarė nė Tiranė


+ Pėrgjigju tek Diskutimi
Rezultatet nga 1 deri tek 2 prej 2
  1. #1
    STARBOY VIP-Donator Maska e vaaldr1n
    Anėtarėsimi
    Jul 2010
    Vendndodhja
    New Mojave
    Postime
    11,524
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    26

    Unhappy Djali i deputetes sė PS godet sėrish, masakėr me 4 tė vrarė nė Tiranė

    Tiranė, 4 nėntor 2014, NOA.al/ Klodiana Kotorri & Alba Skėndaj –

    Djali i deputetes socialiste Luiza Xhuvani ėshtė pėrfshirė sėrish nė vrasje por kėtė herė nė njė masakėr me katėr persona tė vdekur nė Tiranė, mes tyre njė shtetas italian. Ngjarja e rėndė ka ndodhur rreth orės 04:00 tė mėngjesit tė sotėm. Policia tha zyrtarisht se nė sallėn operative ėshtė raportuar se ka pasur tė shtėna me armė zjarri nė zonėn e Rrugės sė Elbasanit. Policia konstatoi pėrfshirjen e 8 personave nė njė konflikt tė armatosur nė ambientet e njė lokali me muzikė qė ndodhet nė kat tė nėndheshėm nė njė pallat tė ri pranė shkollės sė Gjuhėve tė Huaja. Nga tė dhėnat paraprake dyshohet se sherri ka nisur pėr motive banale dhe si pasojė e konfliktit tė armatosur, kanė vdekur nė vend tre persona, ndėrsa njė i katėrt ka ndėrruar jetė nė ambientet e Spitalit tė Traumės. Viktimat e ngjarjes janė: Edison Jaho, 36 vjeē, lindur nė Berat dhe banues nė Tiranė, Enea Xhaj, 38 vjeē, lindur nė Berat dhe banues nė Tiranė, Arber Demiraj, 19 vjeē, lindur dhe banues nė Tiranė si dhe Paolo Azzolo, 60 vjeē, me shtetėsi dhe kombėsi italiane. Drejtoria e Policisė Tiranė deklaroi zyrtarisht se janė identifikuar autorėt e kėsaj ngjarjeje, tė cilėt janė Konstandin Xhuvani, 25 vjeē, Erald Sida 24 vjeē, si dhe Albano Ballcaj, 19 vjeē. Policia tha se njė nga autorėt e kėsaj ngjarjeje ėshtė Konstandin Xhuvani, djali i deputetes tė Partisė Socialiste, Luiza Xhuvani. Burime nė vendngjarje tė agjencisė NOA.al bėjnė me dije se autori i dyshuar ėshtė arrestuar teksa tentonte tė arratisej. Nė foton qendrore shikoni deputeten socialiste dhe ish aktore e njohur, Luiza Xhuvani me djalin e saj Konstandinin dy vjet pas vrasjes sė parė.


    Ēfarė ndodhi -


    Ditėn e sotme rreth orės 04:00 tė mėngjesit, shėrbimet e policisė morėn njoftim se nė bar “Ante Grand” e ndodhur nė rrugėn e “Elbasanit” nė Tiranė nė njė lokal nate, ka pasur tė shtėna me armė zjarri. Nė vendin e ngjarjes, kanė shkuar shėrbimet e policisė duke bėrė rrethimin e lokalit, tė zonės pėrreth, shoqėrimin e personave prezent nė vendngjarjes. Nga hetimi paraprak ka rezultuar se nė kėtė lokal nate pas njė konflikti tė ēastit midis disa shtetasve, konflikt i cili mė pas ka denigruar me armė zjarri, ku pėr pasojė kanė gjetur vdekjen 4 personat. Viktimat kanė qenė nė njė tavolinė duke pirė nė lokal dhe pėrballė tyre ndodheshin nė njė tavolinė tjetėr autorėt e dyshuar. Dyshimet janė se krimi i rėndė ka ardhur nėn motive banale tė llojit “pse mė sheh”. Nė masakėr janė pėrdorur dy armė zjarri tė llojit pistoletė.


    Bėhet me dije se njė nga viktimat ėshtė Arbėr Demiraj, i moshės 19 vjeē, djali i ish prokurorit Skėnder Demiraj. Ai ėshtė gjetur i pajetė nė brendėsi tė njė automjeti tip Mercedes Benz ML me targa TR 250 N. Mė tej ėshtė konfirmuar viktima e dytė, 60-vjeēari italian Paolo Azzolo. Ende nuk ėshtė saktėsuar lidhja e kėtij personi me pėrfshirjen nė konflikt. Mė pas u konfirmua vdekja edhe e dy personave tė tjerė, Edison Jaho, 36 vjeē, lindur nė Berat dhe banues nė Tiranė, Enea Xhaj, 38 vjeē, lindur nė Berat dhe banues nė Tiranė. Nė vendngjarje ka mbėrritur Drejtori i Policisė sė shtetit, Artan Didi si dhe Prokurori i Pėrgjithshėm i Tiranės, Petrit Fusha. Policia ka ndaluar qarkullimin e automjeteve nė zonėn nga shkolla e Gjuhėve tė Huaja deri tek Liceu artistik “Jordan Misja”.


    Nga veprimet e shpejta tė policisė ėshtė bėrė kapja nė kohė reale e autorėve tė dyshuar tė kėsaj ngjarje, tė cilėt janė shtetasit: Konstandin Xhuvani, 25 vjeē, Erald Sida 24 vjeē, si dhe Albano Ballcaj, 19 vjeē, si dhe janė shoqėruar shtetas tė tjerė prezent nė ngjarje. Nga kqyrja e vendit tė ngjarjes, janė sekuestruar nė cilėsinė e provės materiale dy armė zjarri tė llojit pistolete, 3 gėzhoja fishekėsh luftarak si dhe dy automjete tė markės Mercedes Benz mė targa “TR0250N”. Aktualisht, nga strukturat e policisė po vazhdon puna pėr dokumentimin e plotė ligjor tė kėsaj ngjarje nė bashkėpunim me Prokurorinė e Rrethit Gjyqėsor Tiranė. /k.k/a.s/noa.al/

    - - - Updated - - -


  2. #2
    Gjumash!!!! Lirenti-Addicted Maska e Arjol
    Anėtarėsimi
    Nov 2008
    Postime
    2,893
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    18
    Nuk ke se cfare shton me shume ketu.

+ Pėrgjigju tek Diskutimi

Tema tė ngjashme

  1. Parlamenti i ri, ja femrat qė fituan mandatin e deputetes (foto)
    Nga vaaldr1n nė forum Aktualiteti Shqiptar
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 26-06-2013, 10:13 PM
  2. Pėrgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 05-01-2013, 10:38 PM
  3. Durres, masaker ne lokal, 3 te vdekur
    Nga Kliton nė forum Shtypi i Ditės
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 30-01-2010, 11:28 PM
  4. Tėrmeti godet sėrish Shqipėrinė
    Nga aurel nė forum Shtypi i Ditės
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 22-09-2009, 09:04 PM
  5. Tiranė, nėna var veten pasi i vdes djali 10 vjec
    Nga Kliton nė forum Shtypi i Ditės
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 14-04-2009, 09:27 PM

Etiketat pėr kėtė Temė