Dropbox ka njoftuar nje partneritet te ri me Microsoft, i cli ju lejon te kyceni ne Dropbox-in tuaj nga aplikacionet e Office dhe te redaktoni dokumenta te Office nga aplikacioni i Dropbox.


Karakteristikat:


  • Redaktoni dokumenta te Office nga aplikacioni mobil i Dropbox dhe sinkronizoni ndryshimet ndermjet pajisjeve. Krijoni nje dokument ne shtepi dhe mbarojni rruges — ēdo redaktim do te ruhet automatikisht ne Dropbox-in tuaj.
  • Kycuni tek dokumentat e Dropbox nga aplikacioni i Office dhe ruani dokumenta te reja ne Dropbox. Tani ju mund t'i sinkronizoni dokumentat tuaja dhe t'i mbani ato te sigurta pa u larguar nga aplikacioni i Office.
  • Ndani lidhje te Dropbox nga Office. Pasi te keni mbaruar ndryshimet tek dokumenti juaj, ju mund ta ndani ate menjehere duke derguar nje lidhje ne Dropbox tek koleget apo miqte tuaj.










Keto ndryshime do te vijne tek te gjithe perdoruesit e iOS dhe Android duke filluar nga java tjeter. Vitin tjeter do te zgjerohen edhe ne web duke shtuar integrimin e web faqes se Dropbox dhe Office online.

Dropbox gjithashtu ka ne plan te lansoje nje aplikacion per perdoruesit e Windows Phone (Smartphone dhe Tablet) ne muajt ne vahzdim.