TIRANE- Dėshmitė mbi vrasjen e katėrfishtė tė ndodhur mėngjesin e sotėm nė njė lokal nate nė kryeqytet sjellin nė dritė detaje tė tjera pėr ngjarjes. Sipas dėshmisė sė administratorit tė lokalit rezulton pas njė konflikti fillimisht verbal situata ėshtė qetėsuar, por kjo gjė duket se s’ka mjaftuar pėr Konstandin Xhuvanin, i cili pasi ėshtė larguar pėr pak minuta dhe ėshtė rifutur nė lokal me armė nė dorė duke qėlluar me armė mbi viktimat.

Deri mė tani janė administruar nė policinė e Tiranės dėshmitė e 4 personave tė shoqėruar.

Ndėrkaq nė ambientet e paraburgimit tė Drejtorisė sė Policisė Tiranė ndodhen edhe tre personat e arrestuar si tė autorė tė dyshuar pėr ngjarjes, ku edhe po japin dėshmitė e tyre.

Burime nga policia thanė pėr A1 REPORT se ishte e pamundur qė dėshmitė e tyre tė merreshin nė orėt e mėngjesit kur ndodhi vrasja e 4-fishtė, pėr shkak se tre tė rinjtė, Konstandin Xhuvani, Erald Sida, Albano Ballcaj ishin nėn efektin e alkoolit. Nė ambientet e Policisė sė Tiranės kanė mbėrritur gjithashtu edhe avokatėt qė do tė marrin tre tė rinjtė e arrestuar ngas policia si tė dyshuar pėr masakrėn e ndodhur mėngjesin herėt nė njė lokal nate ku pas njė pėrleshje tė dhunshme fizike mes dy grupeve, palėt kanė qėlluar me armė duke lėnė tė vdekur 4 persona, 3 tė rinj dhe 1 shtetas italian.


Redaksia Online
(shqiptarja.com)