Tė paktėn 126 njerėz, 80 prej tyre fėmijė, janė vrarė nga njė sulm kamikaz paraditen e sotme nė njė shkollė ushtarake nė Pakistan.
Sipas “BBC”, 6 talebanė tė veshur me uniformat e sigurisė hynė nė shkollė nė Peshavar, ku u dėgjuan krisma dhe shpėrthime.


Forcat e sigurisė kanė rrethuar menjėherė zonėn, ndėrsa ushtria ka evakuuar rreth 500 nxėnės. Disa nxėnės tė tjerė janė marrė peng, por ende nuk dihet se sa ėshtė numri i tyre i saktė.

Njė zėdhėnės i talebanėve ka reaguar menjėherė duke thėnė se sulmi ėshtė si pėrgjigje e operacioneve ushtarake kundėr tyre.

Mendohet se gjatė operacioneve tė fundit tė forcave shtetėrore ushtarake nė Vaziristanin Verior janė vrarė qindra talebanė.

Punonjėsit e shkollės dhe nxėnėsit dėshmuan se talebanėt hynė klasė mė klasė duke hapur zjarr mbi fėmijėt.

Pėrveē viktimave, nga tė shtėnat dhe shpėrthimet kanė mbetur edhe shumė tė plagosur, tė cilėt janė dėrguar menjėherė me ambulanca nė spitalin e zonės.

Kryeministri pakistanez, Navaz Sharif, e quajti sulmin njė tragjedi kombėtare, ndėrsa siguroi se pėrgjegjėsit do tė marrin ndėshkimin mė tė rėndė.


Burimi: Telegrafi