Secili qė bėn krime - qoftė nė emėr tė fesė, kombit apo njė ideologjie tjetėr - nuk mund tė fshihet prapa asnjė kauze, sepse krimineli ėshtė vetėm kriminel dhe nuk pėrfaqėson as atdheun dhe as fenė e tij.


Pas asaj qė ndodhi nė Paris, nė mos pėr asgjė tjetėr, sė paku pėr kulturėn tonė shekullore tė tolerancės fetare, shqiptarėt kanė shumė tė drejtė tė solidarizohen me thirrjet e atyre qė kėrkojnė mirėkuptim dhe paqe nė mes tė civilizimeve dhe kulturave tė ndryshme. Duartrokitja nė mes tė Parisit duhet tė jetė njė motiv mė shumė pėr tė ruajtur kėtė kulturė tė tolerancės, qė sot rrezikohet nga tė gjithė ata qė dallimet fetare i promovojnė si hendeqe ndarėse. Kur them “dallimet fetare”, nuk mendoj vetėm nė eksponentėt e njė komuniteti tė caktuar, por mendoj nė tė gjithė ata qė pretendojnė se besimi i tyre ėshtė mė superior se i tjetrit, por edhe ata eksponentė tė laicizmit dhe ateizmit qė kauzėn e tyre e mbrojnė duke fyer tė tjerėt.

Dinamika e ngjarjeve nė Paris duhet tė shėrbejė si njė shembull i ndėrtimit tė urave, sepse terroristėt dėshtuan nė thelb: Franca nuk u nda, por u bashkua edhe mė shumė. Njė mysliman francez, duke shėrbyer si polic, dha jetėn nė pėrballje me terroristėt, njė mysliman emigrant, qė tani vlerėsohet si hero, rrezikoi jetėn duke shpėtuar pengjet. Pavarėsisht verbėrisė sė motivit tė deklaruar, kauza e sulmuesve mbi Charlie Hedbo u shkėrmoq qė nė fillim – nė vend se tė pėrfshihen nė urrejtje ndaj njėri-tjetrit, nė ēastin e dhimbjes sė tyre mė madhe, francezėt u bashkuan rreth idealit francez tė jetės civile dhe mbrojtjes sė lirisė. Tė njėjten duhet tė bėjnė edhe intelektualėt shqiptarė, qofshin mysliman, tė krishterė, laik apo ateist. Tė ndalim spiralen e fyerjeve tė kota dhe tė kapemi fort pėr parimet e fisnikėrisė tonė autoktone, tė bashkohemi pėrreth idealit tė vėllazėrisė dhe mirėkuptimit ndaj njėri-tjetrit, sepse vetėm kėshtu mund tė mbrohemi nga ēfarėdo rryme e urrejtjes dhe ndarjes qė vjen nga jashtė.

Tani dua tė them diēka tjetėr, qė mbase shumėkujt mund edhe tė mos i pėlqejė.

#Je_suis_Charlie – Kjo parullė, qė u shfaq gjithandej botės virtuale, u pėrqafua me tė madhe edhe nga intelektualė, gazetarė, artistė dhe politikanė shqiptarė, por, kėta tė njėjtit, sa vėrtet janė bartės tė mendimit tė lirė dhe kritik? Apo thėnė ndryshe, ne si shoqėri, sa jemi tolerantė ndaj mendimit tė lirė dhe kritik dhe sa i vlerėsojmė ata qė promovojnė njė qasje tė lirė – sidomos ajo ndryshe, pėrtej tabuve dhe skemave. Pėrgjigja ėshtė goxha e sikletshme dhe, nė mendimin tim, kjo ėshtė arsyeja pse Shqipėria dhe Kosova janė tė renditura shumė keq nė indeksin e vendeve tė lira.

Dhe ky ėshtė njė rast i mirė t’i heq kapelėn disa njerėzve qė ndėr vite nuk kanė hequr dorė nga parimet e tyre, edhe pse njė pjesė e mirė e publikut (pėrfshirė edhe mua) nuk janė pajtuar me ta: Fatos Lubonja, njė ish i burgosur qė nė demokraci fitoi mė shumė etiketa se nė diktaturė, Arben Idrizi, njė poet i guximshėm deri nė ekstrem, Yll Rugova, mikun tim ateist me tė cilin ndaj mendime tė kundėrta, por qė fuqishėm mbron parimet e tij dhe asnjėherė nuk fyen askėnd, Halil Matoshi, qė asnjėherė nuk heziton tė shkojė kundėr valės, Leonard Dedej, aktivistin radikal tė shoqėrisė civile nė Tiranė qė proteston pėr ēdo gjė, Rasim Thaēi – Cima, humoristin tonė qė ndėr tė parėt ra viktimė e dogmatikėve dhe shumė e shumė tė tjerė - qė pėr arsye tė hapėsirės nuk mund t’i pėrmend tė gjithė, por qė nuk do tė thotė se janė mė pak tė rėndėsishėm.

Nė fund, si shkrimtar shqiptar, artist qė ėshtė i vetėdijshėm pėr kontekstin ngulfatės tė shoqėrisė ku jetojmė, nuk mund tė them #Je_suis_Charlie – fatkeqėsisht liria te ne nuk ėshtė ideal i palėkundur – por mund tė them #JO_NĖ_EMRIN_TIM.

Secili qė bėn krime - qoftė nė emėr tė fesė, kombit apo njė ideologjie tjetėr - nuk mund tė fshihet prapa asnjė kauze, sepse krimineli ėshtė vetėm kriminel dhe nuk pėrfaqėson as atdheun dhe as fenė e tij.


Burimi: Gazeta Express