Kush e bindi Ibrahim Rugovėn tė shkonte nė takim me Sllobodan Millosheviqin?


+ Pėrgjigju tek Diskutimi
Rezultatet nga 1 deri tek 2 prej 2
  1. #1
    STARBOY VIP-Donator Maska e vaaldr1n
    Anėtarėsimi
    Jul 2010
    Vendndodhja
    New Mojave
    Postime
    11,523
    Gjinia
    Mashkull
    Hyrjet Blog
    25
    Reputacioni
    22

    Drejtesia Kush e bindi Ibrahim Rugovėn tė shkonte nė takim me Sllobodan Millosheviqin?

    Receta Gatimi



    Ruben Avxhiu nga gazeta e shqiptarėve tė Amerikės, Illyria, sjell disa detaje interesante nga takimi Rugova-Millosheviq. Lexojeni artikullin e plot dhe kuptojeni se pse Kryetari i Kosovės shkoi nė Beograd nė momentet mė dramatike pėr popullin e Kosovės.

    Ishte vendosja nė krye tė diplomacisė amerikane e zonjės Madeleine Albright qė e bėri Ambasadorin Christopher Hill, nė rolin e diplomatit kryesor amerikan pėr Kosovėn.

    Nė maj 1998, ajo i telefonoi nė ambasadėn e Shkupit dhe e pyeti nėse mund tė merrte pėrsipėr detyrėn e tė dėrguarit pėr ēėshtjen e Kosovės. Hill nuk u habit sepse kishte pasur tashmė sinjale qė po mendohej si njeriu mė i pėrshtatshėm pėr atė punė, por ai dyshonte nėse do tė kishte sukses ndėrmjetėsimi mes Serbisė dhe shqiptarėve nė atė gjendje.

    Albright e kishte zhvendosur Gelbartin nnė punėt e Bosnjes dhe i tha Hillit qė tė udhėtonte nė Londėr pėr tė takuar Holbrooke dhe qė aty tė dy do tė shkonin nė Beograd, ku arkitekti i Dayton-it do ta prezantonte me Millosheviēin duke ia hapur rrugėn e komunikimit.

    Holbrooke kuptohet kishte avantazhe qė asnjė diplomat tjetėr amerikan kishte me Millosheviēin. Ai kishte dy vite qė kishte lėnė diplomacinė dhe i ishte futur sektorit privat ku kishte bėrė shumė para, mirėpo dukej qė e kishte marrė malli pėr ethet e politikės dhe nė fakt, vetėm pak kohė pas takimit me Hillin u emėrua si Ambasador i Shteteve tė Bashkuara nė OKB.

    Njohja me Milosheviēin: “Kosova ėshtė ēėshtja jonė e brendshme!”

    Hol-Mil 8 gusht 1997Presidenti jugosllav i priti krahėhapur sikur tė ishin miq tė vjetėr,nė Pallatin e Bardhėm, nė Beograd, kurse tė ngarkuarit me punė nga ambasada, Richard Mile, ia dha dorėn ftohtė.

    U ul dhe filloi tė reminishonte pėr “kohėt e bukura” tė kaluara nė Dayton, duke i shokuar me njė shaka raciste. “E dini se cila ishte arritja mė e madhe nė Dayton? Amerikanėt mėsuan se ēfarė do tė thotė tė bashkėjetosh me myslimanė.”

    Ai mesaduket e kishte pasur fjalėn pėr debatet e gjata dhe tė vėshtira me Izetbegoviēin lidhur me kushtet e paqes. Millosheviēi ishte i vetmi qė qeshi me “shakanė” e tij, ndėrsa nė dhomė ra heshtja.

    Mė nė fund Holbrooke e sqaroi diktatorin serb se Hill ishte zgjedhur nga Presidenti Bill Clinton, Sekretarja Albright dhe si tė dėrguarin amerikan pėr krizėn nė Kosovė.

    Millosheviēi ktheu sytė nga Hill, qė nė Dayton kishte pasur njė rol mė tė vogėl tundi kokėn pastaj, duke u anuar djathtas me dorėn mbi gju, tha: “Zoti Richard Charles Albert Holbrooke” (Millosheviē ishte nga tė paktėt qė kishte mėsuar emrin e plotė tė diplomatit Holbrooke dhe i shijonte qė ta thėrriste ashtu. “Nuk ka krizė nė Kosovė. Janė vetėm pak shqiptarė separatistė pėr tė cilėt i pėlqen tė flasė media ameikane. Po merren forcat tona tė sigurisė me to. Mos u lodhni me njė krizė ”.

    Kur Holbrooke i tha se gjithėsesi gjendja po bėhet serioze dhe duhet tė zgjidhet, ai u pėrgjigj.

    “Nuk dua tė dėrguar. Kosova ėshtė pjesė e Serbisė. Ėshtė njė problem i brendshėm. Serbia nuk do tė pranonte kurrė qė njė huaj qė tė merrej me ēėshtjet tona tė brendshme”.

    Gjithėsesi, ai tha se Ambasadori Hill mund tė shkonte ku tė dėshironte nėpėr Kosovė dhe mund ta takonte Millosheviēin kur tė donte.

    Si doli nga “xhepi” takimi Clinton-Rugova

    fehmi-agani-rugova-millosheviq-maj-98Pas kėsaj, vėrtet qė udhėtuan nė Kosovė. Aty Hill e prezantoi Hobrooke me Rugovėn dhe udhėheqės tė tjerė tė LDK-sė. Lajmi se Hill do tė ishte i dėrguari i ri e gjallėroi Rugovėn qė i ftoi mė pas qė tė shkonin si miq nė shtėpinė e tij. “Nė fillim kujtova se druhej se na pėrgjonin serbėt, po pastaj e kuptova se ai thjesht donte ta mbante ndezur televizorin gjithė kohėn”, shkruan Hill.

    Holbrooke i bėri tė njėjtėn pyetje qė i kishte bėrė Millosheviēit, nėse do tė shkonte nė Beograd pėr njė takim me presidentin Millosheviē.

    Rugova nuk ishte i interesuar kėshtu qė filloi tė shpjegohej, kur papritur Holbrooke i tha se nėse e takonte Millosheviēin, mesiguri Presidenti Bill Clinton do tė ishte shumė i interesuar qė ta priste si visitor nė Shtėpinė e Bardhė.

    Hill thotė se kėto vizita pėrdoren shpesh pėr tė joshur palėt qė tė pranojnė bisedime, po shpesh janė premtime qė nuk mbushen. Tė arrish tė fusėsh njė takim tė paparashikuar nė kalendarin e presidentit ėshtė diēka e pamundshme. Po Holbrooke gėzonte nė atė kohė njė pushtet tė madh nė Washington dhe e realizoi atė qė deshi.

    Rug-clin vertDhe vėrtet nė 15 maj, Hill asistoi nė takimin Rugova-Millosheviē bė Beograd, ku nuk u arrit asgjė dhe nė 28 maj, Rugova u prit nė Zyrėn Ovale nga Bill Clinton, ku sipas Ambasadorit Hill pėrsėri nuk u arrit asgjė.

    Po mbi tė gjitha diplomati kujton nė librin e tij se Holbrooke po injoronte njė fakt qė nė vitin 1998, Rugova nuk ishte mė i vetmi aktor politik nė Kosovė. Nė terren kishte lindur UĒK-ja e cila dalėngadalė do tė bėhej palė e pashmangshme e vendimeve pėr tė ardhmen e Kosovės. Pak ditė mė pas nė Drenas, UĒK vrau njė polic serb dhe policia serbe reagoi me dhunė tė egėr kundėr civilėve. Deri nė 20 shqiptarė mund tė jenė vrarė nė ato ditė, tregon ambasadori pėr tė kujtuar se ndėrsa takimet Millosheviē-Rugova dhe Rugova-Clinton kishin bėrė bujė nė media, ato nuk po ndikonin nė qetėsimin e gjendjes nė Kosovė.

    Nė 1 qershor Hill filloi vajtje-ardhjet mes Beogradit dhe Prishtinės dhe nė punėn e tij ndėrmjetėse shfaqen tre emra vartėsish e ndihmėsish qė mė vonė do tė dalin nė moment tė ndryshme tė historisė sė Kosovės, nė poste krejt tė tjera. Tina Kaidanow, Phil Reeker dhe Paul Jones.


    IllyrianPress

  2. #2
    i/e rregjistruar Maska e legjenda2
    Anėtarėsimi
    Jan 2015
    Postime
    5
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    0
    policia serbe kercenon me vdekje rugove bashk me familje

+ Pėrgjigju tek Diskutimi

Tema tė ngjashme

  1. Pėrgjigje: 63
    Postimi i Fundit: 06-04-2013, 02:31 PM
  2. Caktoi takim nėpėrmjet internetit, e priti e dashura!
    Nga labja nė forum Ngjarje Nėpėr Botė
    Pėrgjigje: 17
    Postimi i Fundit: 06-05-2011, 01:54 PM
  3. Plaēkit gruan dhe kthehet pėr ta ftuar nė takim dashurie
    Nga aurel nė forum Ngjarje Nėpėr Botė
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 10-09-2009, 06:44 PM
  4. Pėrplaset autobusi qė shkonte nė Athinė
    Nga kuklla nė forum Aktualiteti Shqiptar
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 11-03-2008, 03:02 PM
  5. Ngjitet pėr krevat qė tė mos shkonte nė shkollė
    Nga Altin111 nė forum Kuriozitete
    Pėrgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 10-01-2008, 02:54 PM

Etiketat pėr kėtė Temė