Pėr herė tė parė nė historinė e saj, Greqia ka nga dita e sotme kryeministrin mė tė ri nė moshė, 41-vjeēarin Alexis Tsipras. Dhe po pėr herė tė parė nė historinė e saj, njė kryeministėr grek merr detyrėn pa njė betim fetar. Tsipras i veshur thjeshtė, si gjithnjė pa kravatė, ishte sot para presidentit nė ikje, Karolos Papulias, ku bėri vetėm nje betim politik prej 24 fjalėsh.
Unė ju siguroj se me nderin dhe ndėrgjegjen time do tė pėrkrahė Kushtetutėn dhe ligjet dhe do ti shėrbejė interesit tė pėrgjithshėm tė popullit grek, tha Tsipras.
Ai mbėrriti nė Pallatin Presidencial i shoqėruar nga bashkėpunėtorėt e tij tė ngushtė. Mė herėt Alexis Tsipras u takua pėr kortezi edhe me kryepeshkopin e Athinės dhe gjithė Greqisė, Hieronimus, tė cilit i tha:
Erdha kėtu pėr tė marrė urimin tuaj. Ju siguroj se marrėdhėniet shtet-kishė do tė pėrmirėsohen dhe do tė jenė mė efektive sesa nė tė kaluarėn
Si njė ateist i pėrbetuar, Tsipras i ka thėnė ndėr tė tjera kryepeshkopit tė Greqisė se ai nuk ėshtė martuar nė kishė dhe nuk i ka pagėzuar dy fėmijėt sipas riteve ortodokse. Kėshtu qė edhe tani si kryeministėr i vendit nuk mund tė bėnte njė betim fetar, nuk mund tė dilte kundėr atyre bindjeve qė ka mbrojtur pėr gjithė kėto vite. Pas kolaicionit me partinė Grekėt e Pavarur, Tsipras do tė ketė njė shumicė parlamentare prej 162 deputetėsh./Lapsi.al/