Twitter pėrfundimisht i ka shtuar mesazhet grupore direkte nė listėn e saj tė shėrbimeve. Nėse e pėrdorni kėtė shėrbim pėr komunikim privat me miqtė, familjen apo njerėzit e famshėm, atėherė sė shpejti ju do tė mund ta bėni kėtė gjė me mė shumė se njė person njėkohėsisht.

Shėrbimi i cili do tė shfaqet pėr mė shumė njerėz nė ditėt nė vijim, do ti lejojė pėrdoruesit tė shtojnė mė shumė kontakte nė njė komunikim grupor.

Me kėtė shėrbim tė ri rrjeti social do tė mundėsojė komunikimin me cilindo nga pėrcjellėsit tuaj, dhe madje edhe me njerėzit qė nuk i pėrcjellni dhe nuk ju pėrcjellin.

Pas pranimit tė njė mesazhi direkt nga grupi, pėrdoruesi do tė njoftohet pėrmes shenjės njoftuese nė shiritin e sipėrm.

Rrjeti i famshėm social gjithashtu ka shtuar edhe njė tipar pėr krijimin e videove nė aplikacionin e saj pėr iPhone, platformėn iOS, ndėrsa ky tipar pritet sė shpejti tė arrijė edhe nė Android.

Me kėtė tipar tė ri, pėrdoruesit do tė mund tė editojnė videon para postimit direkt nė Twitter. Kjo video do tė mund tė jetė e gjatė deri nė 30 sekonda.