Sony ka prezantuar dy Laptope te rinje, perkatesisht VAIO Z dhe VAIO Z Canvas, te cilet mund te transformohen edhe ne Tablete dhe ēmimi i tyre fillon tek 1600$.
Te dyja pajisjet vijne ne dy variante por me ekranin 13.3" secila, mundesia e Intel i7 ose i5 CPU dhe shtepiza prej alumini e mbuluar me fibra karboni dhe nje SSD qe sipas kompanise i jep fuqi pajisjes te ndizet per vetem 0.3 sekonda. VAIO e quan pajisjen Z nje "monster PC" dhe per ēmimin qe ajo ka, kompania premton se do te keni nje Laptop me kohezgjatje te baterise me shume se 15.5 ore, me e gjata qe mund te kete qene ndonjehere tek nje Laptop VAIO.
Ndersa Z Canvas eshte "Tableti monster i VAIO", nje pajisje me ekran 12.3" me Intel Core i7 CPU, 256GB SSD dhe deri ne 16GB RAM memorie. Ashtu si vellai i tij i madh, edhe Z Canvas mund te ndryshoje formen; pajisja vjen me nje tastiere qe ndahet, duke iu lejuar keshtu perdorueseve qe ta vendosin ate ne kembe sikur nje Laptop, apo ta ngjisin tastieren ne te dhe te perdorin lapsin Stylus per te shkruajtur sikur mbi nje Tablet. Per sa i perket disponueshmerise, ky i fundit do te vonohet pak me shume se sa vellai i tij, i cili do te dale ne shitje me para-porosit sot ne Japoni, ndersa Z Canvas ne muajin Maj.