A jeni vija e pare e mbrojtjes?
Pergjegjesia kryesore per te mbrojtur femijet nga abuzimi u takon prinderve jo femijeve. Pra, ne fillim duhet te informoheni ju vete si prinder, pastaj femijet. Nese je prind, eshte e nevojshme te dish disa gjera per abuzimin me femijet. Per shembull, clloj njerezish abuzojne me femijet dhe cfare orvatjesh bejne. Shpesh prinderit mendojne se pedofilet jane te panjohur qe zene prite ne erresire dhe kerkojne menyra per ti rrembyer dhe perdhunojne femijet. Pa dyshim qe ka dhe perbindesha te tille. Degjojme shpesh per ta ne lajme. Megjithate, ata jane disi te rralle. Ne 90% te rasteve te abuzimit seksual me femijet, abuzuesi eshte dikush qe femija tashme e njeh dhe tek i cili ka besim.
Natyrisht, nuk te pelqen ideja se nje fqinj, mesues, mjek, trajner ose i aferm i perzemert mund te deshiroje me epsh femijen tend. Ne fakt, shumica e njerezve nuk jane te tille. Ska pse te dyshosh te cdonjeri qe ke perqark. Sidoqofte, mund ta mbrosh femijen duke mesuar se cfare taktikash perdor nje pedofil tipik (shiko "Taktika e joshjes se femijeve")
Dijenia per keto taktika mund te te beje ty si prind, me te pergatitur per te qene vija e pare e mbrojtjes. Per shembull, ta zeme se dikush qe duket se i interesojne me shume femijet se te rriturit, vecon femijen tend dhe jepet shume pas tij, i ben dhurata, tregohet shpesh i gatshem te kujdeset per te kur eshte vetem ose e fton te dalin shetitje bashke. Cfare do te besh? A duhet te nxjerresh perfundimin se eshte nje abuzues? Jo. Mos nxito te nxjerresh perfundime. Nje sjellje e tille mund te jete fare pa te keq. Sidoqofte mund te jete nje sinjal qe te hapesh syte. Mos harro, cdo propozim qe eshte aq fantastik sa duket i pabesueshem, mund te jete vertet mashtrim. Zhbirro me kujdes cdokend qe tregohet i gatshem te kaloje kohe vetem me femijen tend. Beja te qarte se nga casti ne cast do te vish ta shohesh femijen.
Interesohu se cfare ben femija yt, cilet jane shoket e tij, cfare mesimesh ben. Informohu deri ne hollesi per ndonje ekskursion qe organizohet. Nje specialist i shendetit mendor qe per 33 vjet ka trajnuar raste te abuzimit seksual, thote se ka pare gjithe ato raste qe mund te parandaloheshin thjesht nga vigjilenca e prinderve. Ai citon fjalet e nje pedofili te denuar; Prinderit na i dorezojne femijet me doren e vet. Sigurisht, ata ma benin ta kisha kollaj fare. Mbaj parasysh se shumica e ngacmuesve kerkojne ndonje pre te lehte. Prinderit qe perfshihen vazhdimisht ne jeten e femijeve bejne qe ata te mos jene nje pre e lehte.
Nje menyre tjeter per te qene vija e pare e mbrojtjes per femijen eshte te jesh degjues i mire. Rralle ndodh qe femijet te tregojne vete se me ta eshte abuzuar, atyre u vjen shume turp dhe kane shume frike si do te reagojne te tjeret. Pra degjo me kujdes, per te kapur qofte edhe ndonje shenje te vogel. Nese femija te thote dicka qe te merakos, me qetesi beji disa pyetje qe ai te te hapet. Po te thote se nuk do qe filani te kujdeset per te kur eshte vetem ne shtepi, pyete perse. Po te thote se dikush ben lojra te cuditshme me te, pyete; Cfare loje? Cfare ben ai? Nese femija te ankohet se dikush e gudulisi, pyete; Ku te gudulisi? Mos i nenvlereso pergjigjet e femijes. Abuzuesit u thone femijeve se askush nuk do ti besoje; mjerisht, shpesh ndodh keshtu. Nese me nje femije eshte abuzuar, besimi dhe mbeshtetja e prindit eshte nje hap i madh drejt sherimit.
Specialistet thone se shume femije me te cilet eshte abuzuar, japin shenja pa fjale se dicka nuk shkon. Nese femija papritur u kthehet disa zakoneve qe i kishte kaluar prej kohesh, per shembull fillon te urinoje ne shtrat, u ngjitet prinderve ose ka frike te rrije vetem, ndoshta po jep sinjal qe dicka serioze e mundon. Kjo shenje nuk duhet marre medeomos si shenje abuzimi. Me qetesi beje femijen te hapet qe te kuptosh cfare e mundon, e keshtu ta qetesosh, ti japesh siguri dhe mbrojtje.