Kadare: Ikja e kosovarėve, njė mister


+ Pėrgjigju tek Diskutimi
Rezultatet nga 1 deri tek 2 prej 2
  1. #1
    STARBOY VIP-Donator Maska e vaaldr1n
    Anėtarėsimi
    Jul 2010
    Vendndodhja
    New Mojave
    Postime
    11,522
    Gjinia
    Mashkull
    Hyrjet Blog
    25
    Reputacioni
    22

    Ide Kadare: Ikja e kosovarėve, njė mister

    Receta Gatimi



    Shkrimtari i madh, Ismail Kadare ka folur nė emisioni “Shqip” me Rudina Xhungėn pėr ēmimin e madh tė Jeruzalemit, por edhe pėr atė qė po ndodh nė Shqipėri dhe Kosovė. Ikjen e shqiptarėve nga Kosova e quan njė mister, ose ka pamjen e njė misteri.
    “Kjo ėshtė njė ethe e pakuptueshme. Si e humbėn shpresėn kėta njerėz tė Kosovės kaq shpejt?”, ka thėnė Kadare.


    Ishte njė ceremoni e jashtėzakonshme ceremonia e ēmimit, ne YMCA, Jeruzalem. Ēfarė lloj ēmimi ėshtė ky nė kategorinė e ēmimeve tjera qė ju keni marrė?

    Ismail Kadare: Ėshtė e vėrtetė qė dimensionet e kremtimit tė tij janė shumė tė ndjeshme, shumė tė fuqishme. Ishte presidenti i vendit, i cili foli relativisht gjatė, gjė e rrallė, dhe foli si profesionist, duke analizuar veprėn nė mėnyrė konkrete. Presidenti paraardhės, ishte gjithashtu njohės dhe mik i letėrsisė, unė e kam takuar disa herė, madje njė herė ka bėrė diēka tė ēuditshme. Me rastin e daljes sė librit tim “Piramida” u bė njė promovim pėr botimin nė gjuhėn hebraishte. U habita kur mė thanė do ta kryesoj vet Shimon Perez. E kryesoi takimin si profesionist, me librin pėrpara, me nėnvizime, duke theksuar anė tė ndryshme. Dmth nė kėtė vend ka njė traditė shumė tė bukur qė ēmohet letėrsia nė nivelin mė tė lartė. Ky vend ka njė status pėr t’u pasur zili nė botė

    Presidenti nė fakt mė bėri pėrshtypje kur fliste pėr librin tuaj “Aksidenti”. Menjėherė shkova mė pas ta gjeja librin nė hebraisht. Kishte shumė libra tė tjerė tuaj, tė botuar. Kėtu, ju keni shumė lexues.

    Ismail Kadare: Libri “Aksidenti”, ėshtė njė libėr i imi, i zakonshėm, nuk ėshtė as ndėr tė shquarit, as ndėr ata mė tė paktėt, si tė thuash. Pėr ēudi kėtu ka pasur pėrhapje dhe sukses tė ndjeshėm. Ky ėshtė fakt. Edhe unė u ēudita kur pėrmendi disa herė kėtė roman, siduket i ka pėlqyer mjaft.

    Mė ka bėrė pėrshtypje, kur kam intervistuar dy shkrimtarė izraelitė Amos Oz dhe David Grossman dhe tė dy flisnin pėr ju. Madje nuk harroj fjalėn e Amos Oz: “Ka hapur njė dritare pėr mua pėr tė njohur Shqipėrinė, e kam njohur nėpėrmjet tij”. Ēfarė bisede bėn njė shkrimtar me njė shkrimtar tjetėr?

    Ismail Kadare: Ėshtė shumė e lehtė kur niveli i shkrimtarėve ėshtė pak a shumė i njėjtė, psikologjia e tyre ėshtė pak a shumė e ngjashme. Tjetėr gjė ėshtė kur njė shkrimtar ėshtė tepėr i njohur, tjetri mė pak i njohur e qė dėshiron tė njihet dhe bėjė karrierė por ska arritur ende.

    Jeni ju i pavėmendshėm ndaj ēmimeve? I keni marrė tė gjithė ēmimet qė keni dashur?

    Ismail Kadare: Nė botė ka shumė ēmime, por njeriu nuk mund tė dalldiset pas ēdo ēmimi qė merr. Ēmimet kryesore dihen kush janė, unė kam marr disa ndoshta shumicėn e ēmimeve kryesore, qė ėshtė Man Booker Prize, i cili jepet nga Britania e Madhe. Ėshtė ēmimi qė jep Spanja , ēmimi Princi Asturias, ka disa ditė qė ėshtė bėrė Princesha Asturias ngaqė Princi u bė Mbret. Ēmimi tretė mė i rėndėsishėm ėshtė ky i Jerusalemit megjithėse nuk mund tė thuash se ėshtė aq i njohur sa kėta nė planin e pėrditshėm, por ėshtė shumė i fuqishėm, i theksueshėm nga ana morale, edhe temėn e ka tė bukur, jepet pėr lirinė nė letėrsi. Njė ēmim qė e ēmojnė shumė sidomos shkrimtarė qė vijnė nga njė botė problematike, nga njė botė ende e pasqaruar mirė, siē ėshtė bota ish komuniste, ende me arkiva tė mbyllura. Unė e thashė dje edhe nė fjalim, qė Shqipėria ėshtė shteti i fundit nė hapjen e dosjeve sekrete. Liria ėshtė gjėja mė sublime qė ka krijuar njerėzimi, madje qėndron mbi njerėzimin vet. Nėse mund tė mburret njerėzimi me diēka ėshtė se ka krijuar paradigmėn e lirisė, por qė ai ende nuk e arrin dot. Njerėzimi ėshtė nėn nivelin e lirisė.

    Ka njė debat tė madh pėr hapjen e dosjeve. Gjithmonė pėrsėritet ky debat, duket sikur je afėr dhe asnjėherė nuk ndodh.

    Ismail Kadare: Eshtė njė turp qė kjo nuk po ndodh. Nuk ka asnjė arsye objektive qė mos tė ndodhė. Ka shumė avokatė tė moshapjes sė dosjeve qė gjejnė nga mėnyrat mė meskine pėr ta pėrligjur. Disa fillojnė nga njė frazė qė duhet ta keni dėgjuar shpesh; ata qė bėrtasin mė shumė pėr hapjen e dosjeve e kanė mizėn nėn kėsulė. Kjo ėshtė njė mėnyrė shumė dinake, vulgare dhe meskine pėr ta bllokuar procesin. Njerėzit thonė se prit se unė nuk po flas, mos kujtojnė tė tjerėt se kam ndonjė dosje. Janė mėnyra tė ulėta, dekurajuese. Ē’ti hapėsh? Ato janė prishur tė gjitha, janė vjedhur; thonė tė tjerė. Asnjėherė nuk ka hapje dosjesh dhe arkivash, pa nxjerrė tė vėrteta tė mėdha, pa nxjerrė tė vėrteta tė hidhura pėr njė shoqėri. Mirėpo bllokimi qė i ka bėrė Shqipėria vite me radhė, justifikimet qė kanė bėrė pseudoanalistėt , ndonjėherė mediat, akademikėt, kanė njė marrėveshje dinake tė pėrgjithshme qė kjo gjė mos tė ndodhė. Kjo gjė na turpėron, sepse vendet e tjera sidoqoftė, mirė apo keq i kanė hapur, ne jemi nė gradėn mė tė fundit nė Europė dhe nuk vazhdohet me arsyetime boshe pėr tė kryer njė gjė qė duhet kryer. Shqyrtimi i ndėrgjegjes njerėzore ėshtė absolut. Nuk ėshtė njė luks, ėshtė njė domosdoshmėri, nuk ėshtė njė trill a kapriēo, jo ėshtė i detyrueshėm.
    Hapja e dosjeve nuk ėshtė kuriozitet. Ēdo vend qė ka shkuar pėrpara, falė kėsaj ka shkuar.

    Pse ju mendoni qė mund ta ēoj pėrpara Shqipėrinė hapja e dosjeve?

    Ismail Kadare: Vetvetiu e ēon pėrpara. E nuk ėshtė siē thonė disa se do ndodhė tragjedi, do tė ndodhė armiqėsi, do tė ndodhė ftohja e madhe. Jo, nuk ėshtė e vėrtetė. E vėrteta sado e hidhur tė jetė ka logjikėn e saj, ka njė gjė pozitive brenda.

    Ju folėt pėr dosjet ashtu siē pranuat edhe faktin se vepra juaj ka njė problem me lirinė pėr shkak se ėshtė vepėr e shkruar nė robėri. I ktheheni shpesh shpjegimit tė veprės suaj, e ndjeni ju tė nevojshme ta shpjegoni veprėn, veten, Ismailin, Kadarenė?

    Ismail Kadare: Ke disa detyrime kur je person publik. Unė mund tė them mos mė ēani kryet, merruni ju, bėni ē’tė doni, unė jam shkrimtar e nuk merrem, por herė pas here duhet tė merresh, kur mashtrimi bėhet kaq publik, kur kalon ēdo kufi, saqė ėshtė mėkat ta lėsh tė pėrhapet akoma mė shumė. Mė vjen turp ta pėrmend si shembull se ėshtė fare vulgar, por ėshtė hapur njė legjendė sikur unė paskam sharė refugjatėt shqiptarė. U bė gati gjė zyrtare, u detyrova tė ndėrhyj dhe nuk ia dola. Mashtrimi ishtė aq i fortė, saqė e mundi tė vėrtetėn. Kohėt e fundit ndodhi njė ngatėrresė me njė revistė tė huaj, i doli emri dikujt, e ky mashtrim u vu nė revistė ndėrkombėtare. Revista mė pas kėrkoi ndjesė. Ėshtė mirė, kur ka raste tė tilla, tė ndėrhysh. Rasti i shkrimtarėve qė kanė krijuar nė joliri, nė robėri, kjo ėshtė gjithashtu njė nga rastet e mashtrimeve, qė kanė prirje tė bėhen zotėruese. Thuhet se ne qė kemi shkruar nė atė kohė vetvetiu kemi bėrė letėrsi tė keqe, ose letėrsi qė s’ka pse tė jetojė mė. Ky problem duhet sqaruar. Letėrsia ėshtė absolutisht shpėrfillėse nga regjimi shoqėror, regjimi mund t’i bjerė nė qafė, mund ta fusė nė burg, ta pushkatojė shkrimtarin, ta torturojė por s’ka ē’i bėn letėrsisė, nuk e ndryshon dot letėrsinė. Fakt qė nė kohėn e Stalinit, nė ish Bashkimin Sovjetik janė bėrė tmerret mė tė mėdha dhe prapė shkrimtarėt mė tė shquar tė shekullit janė ata qė kanė jetuar nėn presionin stalinist. Letėrsia ėshtė kundėrshtim i tiranisė. Nėse ėshtė letėrsi normale ėshtė antitiranike. Vetėm letėrisa e keqe nuk ėshtė as antitiranike, nuk ėshtė asgjė nė tė vėrtetė.

    Nė fakt nuk kanė dashur tė thonė se letėrsia juaj ishte e keqe, kanė dashur tė thonė se letėrsia juaj, ju bėn juve pėrfaqėsues tė realizmit socialist.

    Ismail Kadare: Kjo s’ka asnjė kuptim. Ēfarė kuptimi ka realizėm socialist? Realizėm i kohės sė socializmit, ėshtė fare normale. Letėrsi e kohės sė komunizmit. Letėrsi e realizmit socialist ėshtė letėrsia qė u krijua nė atė kohė. Kjo fjalė as e dėmton, as e justifikon, as e lavdėron, nuk bėn asgjė, ėshtė thjesht njė term qė e tregon, asgjė tjetėr. Kėtu janė thjesht spekullime tė pafundme qė bėhen. Disa thonė se na mbytėn kėto shkrimtarėt e realzimit socialist, disa thonė se kėta kanė mbetur po kėta korifej edhe sot. Po kush i cakton kėta si korifej? Letėrsia ka ligjet e saj, s’ke ē’i bėn ti si shtet. Letėrsinė nuk e prish dot regjimi, letėrsinė e prishin vet shkrimtarėt. Pra nqs njė regjim fabrikon shkrimtarė tė pandėrgjegjshėm, vetėm ata mund ta prishin letėrsinė. Ashtu si njė mur nuk ke nevojė ta rrėzosh duke e goditur me top, me artileri, por i vė tulla tė kėqija, qė kur tė kalojė pak kohė, tė rrėzohet vetė. Pra po ne mund ta prishim letėrsinė, po ne mund ta ndreqim. Ne jemi pėrgjegjės pėr tė kėqijat e saj, ne kemi meritėn pėr tė mirat e saj, ne shkrimtarėt. Askush tjetėr.

    Po demokracia ēfarė ndikimi ka te letėrsia?

    Ismail Kadare: Pėr ēudi as demokracia, as liria qė ėshtė gjėja mė sublime nė botė nuk e pėrmirėson dot letėrsinė, ky ėshtė vėrtetimi i kumit tė pavarėsisė sė saj.


    vazhdon...

  2. #2
    STARBOY VIP-Donator Maska e vaaldr1n
    Anėtarėsimi
    Jul 2010
    Vendndodhja
    New Mojave
    Postime
    11,522
    Gjinia
    Mashkull
    Hyrjet Blog
    25
    Reputacioni
    22

    Drejtesia vazhdimi...

    Dua t’i rikthehem edhe njėherė momentit qė ėshtė folur pėr njerėzit qė ikin, pėr njerėzit qė lanė Shqipėrinė. Ėshtė shkruar shprehimisht, Ismail Kadare tha se ata janė jashtėqitja e kombit.

    Ismail Kadare: Kur ndodhi ikja e refugjatėve, akuza ishte e tmerrshme sepse doli qė shkrimtari mė i shquar shqiptarė i quajti brezin e ri qė lė Shqipėrinė atė qė thatė juve, s’dua as ta pėrmend. Kjo ka ndodhur nė fund tė verės sė 90, pėr 2- 3 javė unė do tė ikja vetė. Kur kam ikur, unė kam bėrė njė hymn pėr kėtė, pėr djemtė e vajzat qė lanė Shqipėrinė nė atė mėnyrė tragjike, e botova nė shqip dhe nė frėngjisht. Thashethemi u pėrhap, nė fillim pėr tė ekuilibruar kėtė gjė, pas kėsaj thashethemi u shumėfishua nė formė hakmarrjeje kundėr shkrimtarit. Unė shkrova diēka vėrtet tronditėse, e kam botuar disa herė, kam pėrshkruar tablonė mė dramatike qė kam nė letėrsinė time, natėn e ikjes sė refugjatėve shqiptarė. Mashtrimi ka fituar mbi kėtė fakt. Dhjetė herė mund tė kem ndėrhyrė unė pėr tė korrigjuar kėtė trillim, e pamundur, trillimi triumfonte gjithmonė. Kur u pėrsėrit edhe nė njė revistė ndėrkombėtare, u bė njė skandal ende i pasqaruar plotėsisht. Diktatura ėshtė jashtėzakonisht hakmarrėse, edhe e rrėzuar ėshtė hakmarrėse, ka mekanizmat e saj qė veprojnė, ėshtė njė frymė qė ka mjete konkrete pėr tė vepruar.

    Ēfarė e mban akoma gjallė kėtė frymė?

    Ismail Kadare: Kėtė e mban njė mllef i madh, njė dėshpėrim i madh qė Shqipėria s’ėshtė mė e tyre. Ka shumė njerėz qė nuk e duan kėtė lloj Shqipėrie, njerėz qė thonė; Shqipėria mos qoftė. Nuk e duan pėr disa arsye, se kanė humbur privilegjet e tyre, kanė humbur pushtetin qė kishin, kanė humbur arrogancėn e tyre, kanė humbur gjithēka, gėzohen, kur kėtij vendi i shkojnė keq punėt, shpirti ua do, qė meqė nuk e gėzuan ata, Shqipėrine, mos ta gėzojė askush. Kjo ėshtė gjėja mė e keqe qė po ndodh nė Shqipėri, njė frymė mosbesuese, njė frymė e theksuar kultivimi dėshpėrimi, e mungesės sė shpresės. Po tė shikosh njerėz krejt normalė, ndonjėherė, kur i pyet, pse ikni nga Shqipėria, thonė: Se kemi humbur shpresėn. Ē’shpresė? Ai nuk di ē’ėshtė shpresa, koncepti shpresė. Ēfarė shprese humbi ai njeri i thjeshtė, qė lė shtėpinė e vet, lė tokėn dhe ia mbath tė arrijė nė Vlorė, sepse u hapėn fjalė se ka dy anije. Si shkon me gra dhe fėmijė, ky njeri?

    Po mos ndoshta nuk ka asgjė ēfarė t’i mbajė nė atdhe...

    Ismail Kadare: Popujt nuk jetojnė me filozofira, apo kalkulime, a ka gjė qė mė mban nė kėtė vend apo s’ka. Ngulitja e qenies njerėzore ėshtė e natyrshme, qytetėrim do tė thotė ngulitje. Nė fillim kanė qenė dy rryma qė janė ndeshur, nomadizmi, ata qė donin tė ecnin vazhdimisht, mos nguleshin askund dhe ata qė ju lindi nė kokė ideja qė tė rrinė nė njė vend. Kanė luajtur njė rol tė madh nė ngulitje gratė, e mė specifikisht gratė shtatzėna, sepse njė grua shtatzėnė nuk ecėn dot. Mesa duket ato miliona gra anonime nė botė, nė miliona mėnyra kanė ushtruar trysni tek burrat qė mos tė lėvizin. Keshtu lindėn dy rryma, nomadėt dhe sedentarėt. Kėto u bėnė armiq pėr vdekje, ata qė kishin atdhe, ata qė skishin atdhe, sdonin tė kishin atdhe. Ajo qė quhet ngulitje ėshtė njė nga paradigmat e njerėzimit, ngulitja, liria, qytetėrimi. Kėshtu lindi qytetėrimi, u rrethua ai vendi ku do tė rrimė, ta mbrojmė atė vend, tė kemi varret, tė kemi kujtimet, kėshtu u krijuan gjuhėt, kujtimet historike, ai vullneti pėrbashkėt qė njerėzit tė rrinė bashkė, tė jenė tė afėrt pėr njėri tjetrin.

    Nė 1999 kam qenė nė Paris, nė shtėpinė tuaj ndėrsa po bombardohej Serbia, atėherė ju kishit frikėn e luftės por edhe shpresėn e krijimit tė shtetit tė Kosovės. 16 vjet mė pas jemi nė Jerusalem, ndėrkohė Kosova po zbrazet.

    Ismail Kadare: Tė them tė drejtėn unė nuk pretendoj tė shpjegoj misteret e kėsaj bote, pėr mua ėshtė njė mister, ose ka pamjen e njė misteri, pėrderisa organizmat qė janė pėrgjegjės pėr kėtė gjė, qė duhet tė jepnin shpjegime nuk po japin. Kjo ėshtė njė ethe e pakuptueshme. Si e humbėn shpresėn kėta njerėz tė Kosovės kaq shpejt? Ē’duhet tė thotė Greqia qė ka 300 miliardė borxhe dhe s’di ku do t’i gjejė paratė, e pėrsėri nuk po e humb shpresėn. Pra kėtu po ndodh diēka e pashpjegueshme pėr mua. Thuhet kushtet ekonomike, ėshtė e vėrtetė qė kushtet ekonomike luajnė rolin e tyre, por vetėm marksizmi e shpjegon ēdo gjė me kushtet ekonomike. Po ndodh diēka jonatyrale, diēka qė ėshtė kundėrthėnėse me tėrė atė flijim tė madh qė bėri Kosova pėr tė fituar lirinė. Nuk ikin njerėz tė njė kategorie tė caktuar, ta zėmė po ikin filozofėt, sepse nuk paska nivel tė mjaftueshėm filozofik nė Prishtinė, pėr tė zhvilluar idetė e tyre, ose po ikin disa kategori njerėzish tė caktuar, qė paragjykohen normalisht, etj. Kėtu po ikin njerėz tė tė gjitha kategorive, po ikin njerėz tė thjeshtė, pleq, fėmijė, gra tė martuara, edhe gratė shtatėzėna qė ėshtė nė kundėrshtim me atė qė thashė nė fillim, me ligjin numėr 1 tė qytetėrimit. Ēfarė logjike i shtyn? Nuk gjej shpjegim.

    Po serbėt duan tė thonė se shpjegimi ėshtė se shqiptarėt nuk e bėnė dot shtetin.

    Ismail Kadare: Serbėt sigurisht nga kjo gjė nuk mund tė kenė veēse njė lloj kėnaqėsie, qė kėta njerėz nuk paskan njė lloj problemi me lirinė, se lirinė e paskan. Ka disa teori serbe. E para se po bėhet njė shtet islamik nė Europė, duke u shtuar xhamitė nė Kosovė, duke u shtuar predikimet, rrjetet sociale fetare, radikale disa herė, sigurisht ėshtė njė kėnaqėsi pėr serbėt qė u del njė profeci e tyre. Kjo ėshtė e ēuditshme, paskan vuajtur vėrtet shqiptarėt nga mungesa e xhamive qė ishin tė pakėnaqur? Jo, shqiptarėt kishin mungesė tė tmerrshme lirie, nuk kishin mungesė xhamish. Nuk besoj kurrė se problemi mund tė jetė shtruar se ka qenė problem fetar, qė kosovarėt ndjeheshin keq se u ndaluan xhamitė, kosovarėt ndjeheshin keq se i priste burgu, se duhet tė flinin natėn me shtėpi tė hapura qė tė hynte policia. E gjitha kjo ėshtė njė mashtrim pėr tė krijuar njė alibi kundėr lirisė, dmth zėvėndėsojnė koncetin e lirisė me njė koncept fetar, njė gjė e pavėrtetė krejtėsisht. Unė nuk besoj kurrė.

    Por ju i druheni krijimit tė njė shteti islamik nė Ballkan, ku pėrfshinė Shqipėrinė, Kosovėn, Malin e Zi, Maqedoninė. I druheni rritjes sė numrit tė xhamive, financimit?

    Ismail Kadare: Ėshtė njė problem shumė delikat, pasi spekulimi qė mund tė bėhet ėshtė sheshit. Ēdo diskutim rrezikon tė marrė frymėn e mashtrimit brenda. Psh pėr mua flitet shpesh, se Kadareja u ka bėrė thirrje shqiptarėve tė bėhen katolikė tė gjithė. Ky ėshtė thjesht njė mashtrim dhe tė vjen keq, kur e dėgjon nga njerėz me autoritet fetar, nga klerikė nė Kosovė, e kam dėgjuar vetė disa herė, bashkė me mallkimet pėr mua, ky tradhtar i kombit etj. Unė kam thėnė absolutisht njė gjė qė ėshtė krej tjetėr. Kam pėrshkruar njė takimin tim me Ramiz Alinė, ku ėshtė hapur biseda e fesė, ku unė i thashė shefit tė shtetit nė atė kohė se Shqipėria ėshtė nė pozitė tė vėshtirė dhe ndėr vėshtirėsitė kryesore ishte afrimi me Europėn e ndėr to ishte dhe lejimi i fesė.
    Unė i thashė filloni nga hapja e kishave pėr minoritarėt grekė, ne e pranojmė qė ata janė kombėsi greke dhe kanė dyfish tė drejtė tė kėrkojnė tė parėt, kisha, siē i ka vendi i tyre Greqia. Mė pas tė vazhdojnė me kishat e tjera, e mė pas me xhamitė. Mendimi ėshtė qė vetvetiu duke u afruar me Europėn, mes shqiptarėve do tė shtohej numri i ateistėve. Parashikimi im nuk doli, nuk ishte i vėrtetė.

    Sepse mesa duket shqiptarėt nuk po zgjedhin kombin nė vend tė fesė...

    Ismail Kadare: Nė Shqipėri ėshtė gati akuzė ose turp tė pėrdorėsh fjalėn komb nė mėnyrė pozitive. Ėshtė nė kokėn e krimbur tė disa pseudomodernėve tanė. Pėrpara ka qenė toka, atdheu, dalėngadalė ka evoluar, e kombet janė relativisht tė rinj, por kjo s’do tė thotė se ne nuk kemi tė drejtė tė themi se jemi komb. Unė mendoj se njė nga tė kėqijat e shqiptarėve ėshtė se e duan mė pak se tė tjerėt kombin. Kombi ėshtė njė strukturė e verifikuar nga historia sot, e pranuar nga historia moderne. Nuk ėshtė e pėrsosur si strukturė. Nė emėr tė tij janė bėrė spekulime, por spekulime ka me ēdo koncept tė shenjtė, spekulime tė mėdha janė bėrė me lirinė, tė gjithė tiranėt e pėrdorin fjalėn liri, tė gjithė tiranėt spekullojnė me fjalėn popull, sepse me gjėrat e shenjta spekulohet. Pra me fjalėn komb janė bėrė krime, kjo ėshtė e vėrteta, por ėshtė vėrtetuar njėkohėsisht qė nė botėn e sotme struktura e kombit ėshtė mė e pėrshtatshmja pėr tė mbajtur nė kėmbė lirinė e njė populli, pasi liria ėshtė njė koncept kaq i brishtė, kaq sublim, kaq madhėshtor, saqė asnjė strukturė nuk e pėrballon dot. Sot fjala komb nuk ėshtė fjalė turpėruese, Europa zyrtarisht quhet Europa e Kombeve, familja e Kombeve.

    Kombit ju drejtuat nė fakt kur ndodhi tragjedia e Charlie Hebdo duke thėnė shqiptarėt e kanė mirė tė qartė se janė europianė. Ēishte ajo nevojė pėr tė thirrur nė atė moment?

    Ismail Kadare: Sepse ka njė keqkuptim nė Shqipėri se ēfarė jemi ne. Pas asaj rilindje tė ndritur shqiptare qė u ndėrtua e gjithė pėr dashurinė e Shqipėrisė ndaj kontinentit tė vet qė e kishte humbur dhe e rigjeti, filloj njė proces i kundėrt, pas rėnies sė komunizmit, vėnia nė pikėpyetje se ēfarė janė shqiptarėt, ē’identitet kanė. A janė europianė apo nuk janė? Kjo ėshtė njė tezė thellėsisht armiqėsore. Ėshtė teza bazė e Cubrilovic, shqiptarėt nuk janė europianė, duhet tė ikin nga Europa. Ai e thoshte hapur duhet tė shpėrngulen qė tė shpėtojė Europa nga njė rrezik i ardhshėm. T’i bėjmė thirrje sidomos klerikėve tė Kosovės qė t’i bindin familjet shqiptare tė shkojnė nė Turqi se atje ėshtė mė mirė pėr ta se kėtu, me nėntekstin qė shqiptarėt nuk janė europianė. Nėse ėshtė e nevojshme ka thėnė Cubrilovic, tė sjellim hoxhė nga Turqia qė t’i bindim shqiptarėt sa mirė ėshtė nė Turqi, e t’ju bėhen lehtėsimet e nevojshme, me trena, transport etj, madje t’i jepet dhe shpėrblim pėr tė ikur. Unė mendoj se ėshtė urgjent ribotimi i draftit tė tij rreth 40 faqe. Eshtė botuar nė kohėn e Zogut nga njė patriot i madh shqiptar, pikėrisht pėr tė parė shqiptarėt se ēfarė i kėrcėnon. Ėshtė e hidhur kjo qė po them, por ky ėshtė njė projekt i vjetėr pėr zbrazjen e trojeve shqiptare nga shqiptarėt. Ėshtė e njėjta gjė qė vazhdon prej qindra viteve.

    Po kėtij fataliteti a mos i japin njė dorė dhe vetė shqiptarėt?

    Ismail Kadare: Po sigurisht. Sigurisht nuk bėhet asgjė pa shqiptarėt, sigurisht janė ata qė e nxisin kėtė propagandė qė ndodh. Kush shkon shtėpi mė shtėpi ēdo natė qė u thotė ikni, nisuni, se ju ndihmojmė ne? Ējanė kėto agjenci qė mbushin autobusa? Nuk e di ky shtet se ēfarė po ndodh. Nuk e marrė dot me mend. Duhet tė rrinte pa gjumė administrata e Kosovės nga kjo gjė, ata qė quhen barinjtė e Kosovės, udhėheqėsit e Kosovės, unė nuk e di ē’bėjnė, ndoshta rrinė vėrtetė pa gjumė dhe po i akuzoj pa tė drejtė.

    Po Shqipėria ēfarė roli ka?

    Ismail Kadare: Sigurisht edhe Shqipėria ka pėrgjegjėsinė e saj, pėr ēdo gjė qė ndodh me shqiptarėt, brenda saj por edhe jashtė saj. Duhet ta ketė tė qartė, duhet tė ndikojė. Psh ne jemi nė Jersualem, ky qytet i vogėl por qė merret me tėrė botėn, ky preokupohet, nuk e zė gjumi, nuk e zė gjumi pėr hebrenjtė nė tė gjithė botėn. Pse ne tė mbyllim sytė, siē po ndodh.

    Nė fakt ne nuk e dimė se ēfarė mund tė ndodhė nėse jemi bashkė, nėse jemi treg, nėse komunikojmė.

    Ismail Kadare: Ne nuk dimė shumė gjėra, por sė paku tė dimė atė qė me duart tona mos e prishim atė ēfarė kemi. Shpesh dėgjojmė nė shtyp qė ka 5 milionė shqiptarė nė Turqi. Kur kanė shkuar kėta 5 milionė shqiptarė? Si kėta 5 milionė shqiptarė nė Turqi nuk paskan njė shkollė, nuk paskan njė gazetė, nuk paskan njė rreth kulturor? Ndodh kjo nė botė? Dhe pse heshtim pėr kėtė?

    Se kemi folur pafund pėr Greqinė, por jo pėr Turqinė.

    Ismail Kadare: Por edhe Greqia, problemi i ēamėve unė nuk e di sa sqarohet vėrtetė. Kjo shpėrngulje ēamėve si u bė? Ēamėria ėshtė katandisur nė njė gjė tė vogėl fare, nė krahasim me ēka qenė. Ndaj duhet pėrmendur roli i shqiptarėve, roli i marrėveshjeve tė fshehta qė janė bėrė.

    Dua t’i rikthehem dhe njė herė tek ēmimi, ēmimi qė ju morėt nė Izrael, fakti qė pėrmendet nė gazetat e rėndėsishme tė Izraelit, se ėshtė hera e parė qė njė musliman merr ēmimin e madh tė Jerusalemit.

    Ismail Kadare: Ju e dini se unė nuk besoj se do ta merrja ēmimin pėr kėtė arsye, nuk besoj se luan ndonjė rol, tė paktėn pėr mua jo, pėr shqiptarėt jo. Unė jam njė shqiptar dhe kur vjen fjala pėr besimin fetar, kam njė nga katėr besimet qė ekzistojnė nė Shqipėri, por kaq. Mesa duket pėr njė kategori kėtu ka njė lloj kuptimi simbolik, kuptimi ėshtė pozitiv, ėshtė njė dėshirė pėr afrim, dėshirė pėr mirėkuptim, komunikim.

+ Pėrgjigju tek Diskutimi

Tema tė ngjashme

  1. Gjilani po zbrazėt, ikja masive vazhdon drejt Hungarisė
    Nga vaaldr1n nė forum Aktualiteti Shqiptar
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 19-12-2014, 10:06 AM
  2. Ismail Kadare godet ashpėr qarqet Islamike nė Kosovė
    Nga vaaldr1n nė forum Aktualiteti Shqiptar
    Pėrgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 20-11-2014, 01:28 AM
  3. ISMAIL KADARE
    Nga kuklla nė forum Shkrimtarė Shqiptarė
    Pėrgjigje: 23
    Postimi i Fundit: 20-10-2013, 11:25 PM
  4. Kadare i pashtershem ne pasurimin e shqipes
    Nga kuklla nė forum Gjuha Shqipe
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 28-07-2008, 11:12 AM
  5. Interviste me personalitetin e shquar Ismail Kadare
    Nga EMAUS nė forum Letėrsia shqiptare dhe e huaj
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 30-10-2007, 10:19 AM

Etiketat pėr kėtė Temė