Shkrimtari i madh, Ismail Kadare ka folur nė emisioni “Shqip” me Rudina Xhungėn pėr ēmimin e madh tė Jeruzalemit, por edhe pėr atė qė po ndodh nė Shqipėri dhe Kosovė. Ikjen e shqiptarėve nga Kosova e quan njė mister, ose ka pamjen e njė misteri.
“Kjo ėshtė njė ethe e pakuptueshme. Si e humbėn shpresėn kėta njerėz tė Kosovės kaq shpejt?”, ka thėnė Kadare.
Ishte njė ceremoni e jashtėzakonshme ceremonia e ēmimit, ne YMCA, Jeruzalem. Ēfarė lloj ēmimi ėshtė ky nė kategorinė e ēmimeve tjera qė ju keni marrė?
Ismail Kadare: Ėshtė e vėrtetė qė dimensionet e kremtimit tė tij janė shumė tė ndjeshme, shumė tė fuqishme. Ishte presidenti i vendit, i cili foli relativisht gjatė, gjė e rrallė, dhe foli si profesionist, duke analizuar veprėn nė mėnyrė konkrete. Presidenti paraardhės, ishte gjithashtu njohės dhe mik i letėrsisė, unė e kam takuar disa herė, madje njė herė ka bėrė diēka tė ēuditshme. Me rastin e daljes sė librit tim “Piramida” u bė njė promovim pėr botimin nė gjuhėn hebraishte. U habita kur mė thanė do ta kryesoj vet Shimon Perez. E kryesoi takimin si profesionist, me librin pėrpara, me nėnvizime, duke theksuar anė tė ndryshme. Dmth nė kėtė vend ka njė traditė shumė tė bukur qė ēmohet letėrsia nė nivelin mė tė lartė. Ky vend ka njė status pėr t’u pasur zili nė botė
Presidenti nė fakt mė bėri pėrshtypje kur fliste pėr librin tuaj “Aksidenti”. Menjėherė shkova mė pas ta gjeja librin nė hebraisht. Kishte shumė libra tė tjerė tuaj, tė botuar. Kėtu, ju keni shumė lexues.
Ismail Kadare: Libri “Aksidenti”, ėshtė njė libėr i imi, i zakonshėm, nuk ėshtė as ndėr tė shquarit, as ndėr ata mė tė paktėt, si tė thuash. Pėr ēudi kėtu ka pasur pėrhapje dhe sukses tė ndjeshėm. Ky ėshtė fakt. Edhe unė u ēudita kur pėrmendi disa herė kėtė roman, siduket i ka pėlqyer mjaft.
Mė ka bėrė pėrshtypje, kur kam intervistuar dy shkrimtarė izraelitė Amos Oz dhe David Grossman dhe tė dy flisnin pėr ju. Madje nuk harroj fjalėn e Amos Oz: “Ka hapur njė dritare pėr mua pėr tė njohur Shqipėrinė, e kam njohur nėpėrmjet tij”. Ēfarė bisede bėn njė shkrimtar me njė shkrimtar tjetėr?
Ismail Kadare: Ėshtė shumė e lehtė kur niveli i shkrimtarėve ėshtė pak a shumė i njėjtė, psikologjia e tyre ėshtė pak a shumė e ngjashme. Tjetėr gjė ėshtė kur njė shkrimtar ėshtė tepėr i njohur, tjetri mė pak i njohur e qė dėshiron tė njihet dhe bėjė karrierė por ska arritur ende.
Jeni ju i pavėmendshėm ndaj ēmimeve? I keni marrė tė gjithė ēmimet qė keni dashur?
Ismail Kadare: Nė botė ka shumė ēmime, por njeriu nuk mund tė dalldiset pas ēdo ēmimi qė merr. Ēmimet kryesore dihen kush janė, unė kam marr disa ndoshta shumicėn e ēmimeve kryesore, qė ėshtė Man Booker Prize, i cili jepet nga Britania e Madhe. Ėshtė ēmimi qė jep Spanja , ēmimi Princi Asturias, ka disa ditė qė ėshtė bėrė Princesha Asturias ngaqė Princi u bė Mbret. Ēmimi tretė mė i rėndėsishėm ėshtė ky i Jerusalemit megjithėse nuk mund tė thuash se ėshtė aq i njohur sa kėta nė planin e pėrditshėm, por ėshtė shumė i fuqishėm, i theksueshėm nga ana morale, edhe temėn e ka tė bukur, jepet pėr lirinė nė letėrsi. Njė ēmim qė e ēmojnė shumė sidomos shkrimtarė qė vijnė nga njė botė problematike, nga njė botė ende e pasqaruar mirė, siē ėshtė bota ish komuniste, ende me arkiva tė mbyllura. Unė e thashė dje edhe nė fjalim, qė Shqipėria ėshtė shteti i fundit nė hapjen e dosjeve sekrete. Liria ėshtė gjėja mė sublime qė ka krijuar njerėzimi, madje qėndron mbi njerėzimin vet. Nėse mund tė mburret njerėzimi me diēka ėshtė se ka krijuar paradigmėn e lirisė, por qė ai ende nuk e arrin dot. Njerėzimi ėshtė nėn nivelin e lirisė.
Ka njė debat tė madh pėr hapjen e dosjeve. Gjithmonė pėrsėritet ky debat, duket sikur je afėr dhe asnjėherė nuk ndodh.
Ismail Kadare: Eshtė njė turp qė kjo nuk po ndodh. Nuk ka asnjė arsye objektive qė mos tė ndodhė. Ka shumė avokatė tė moshapjes sė dosjeve qė gjejnė nga mėnyrat mė meskine pėr ta pėrligjur. Disa fillojnė nga njė frazė qė duhet ta keni dėgjuar shpesh; ata qė bėrtasin mė shumė pėr hapjen e dosjeve e kanė mizėn nėn kėsulė. Kjo ėshtė njė mėnyrė shumė dinake, vulgare dhe meskine pėr ta bllokuar procesin. Njerėzit thonė se prit se unė nuk po flas, mos kujtojnė tė tjerėt se kam ndonjė dosje. Janė mėnyra tė ulėta, dekurajuese. Ē’ti hapėsh? Ato janė prishur tė gjitha, janė vjedhur; thonė tė tjerė. Asnjėherė nuk ka hapje dosjesh dhe arkivash, pa nxjerrė tė vėrteta tė mėdha, pa nxjerrė tė vėrteta tė hidhura pėr njė shoqėri. Mirėpo bllokimi qė i ka bėrė Shqipėria vite me radhė, justifikimet qė kanė bėrė pseudoanalistėt , ndonjėherė mediat, akademikėt, kanė njė marrėveshje dinake tė pėrgjithshme qė kjo gjė mos tė ndodhė. Kjo gjė na turpėron, sepse vendet e tjera sidoqoftė, mirė apo keq i kanė hapur, ne jemi nė gradėn mė tė fundit nė Europė dhe nuk vazhdohet me arsyetime boshe pėr tė kryer njė gjė qė duhet kryer. Shqyrtimi i ndėrgjegjes njerėzore ėshtė absolut. Nuk ėshtė njė luks, ėshtė njė domosdoshmėri, nuk ėshtė njė trill a kapriēo, jo ėshtė i detyrueshėm.
Hapja e dosjeve nuk ėshtė kuriozitet. Ēdo vend qė ka shkuar pėrpara, falė kėsaj ka shkuar.
Pse ju mendoni qė mund ta ēoj pėrpara Shqipėrinė hapja e dosjeve?
Ismail Kadare: Vetvetiu e ēon pėrpara. E nuk ėshtė siē thonė disa se do ndodhė tragjedi, do tė ndodhė armiqėsi, do tė ndodhė ftohja e madhe. Jo, nuk ėshtė e vėrtetė. E vėrteta sado e hidhur tė jetė ka logjikėn e saj, ka njė gjė pozitive brenda.
Ju folėt pėr dosjet ashtu siē pranuat edhe faktin se vepra juaj ka njė problem me lirinė pėr shkak se ėshtė vepėr e shkruar nė robėri. I ktheheni shpesh shpjegimit tė veprės suaj, e ndjeni ju tė nevojshme ta shpjegoni veprėn, veten, Ismailin, Kadarenė?
Ismail Kadare: Ke disa detyrime kur je person publik. Unė mund tė them mos mė ēani kryet, merruni ju, bėni ē’tė doni, unė jam shkrimtar e nuk merrem, por herė pas here duhet tė merresh, kur mashtrimi bėhet kaq publik, kur kalon ēdo kufi, saqė ėshtė mėkat ta lėsh tė pėrhapet akoma mė shumė. Mė vjen turp ta pėrmend si shembull se ėshtė fare vulgar, por ėshtė hapur njė legjendė sikur unė paskam sharė refugjatėt shqiptarė. U bė gati gjė zyrtare, u detyrova tė ndėrhyj dhe nuk ia dola. Mashtrimi ishtė aq i fortė, saqė e mundi tė vėrtetėn. Kohėt e fundit ndodhi njė ngatėrresė me njė revistė tė huaj, i doli emri dikujt, e ky mashtrim u vu nė revistė ndėrkombėtare. Revista mė pas kėrkoi ndjesė. Ėshtė mirė, kur ka raste tė tilla, tė ndėrhysh. Rasti i shkrimtarėve qė kanė krijuar nė joliri, nė robėri, kjo ėshtė gjithashtu njė nga rastet e mashtrimeve, qė kanė prirje tė bėhen zotėruese. Thuhet se ne qė kemi shkruar nė atė kohė vetvetiu kemi bėrė letėrsi tė keqe, ose letėrsi qė s’ka pse tė jetojė mė. Ky problem duhet sqaruar. Letėrsia ėshtė absolutisht shpėrfillėse nga regjimi shoqėror, regjimi mund t’i bjerė nė qafė, mund ta fusė nė burg, ta pushkatojė shkrimtarin, ta torturojė por s’ka ē’i bėn letėrsisė, nuk e ndryshon dot letėrsinė. Fakt qė nė kohėn e Stalinit, nė ish Bashkimin Sovjetik janė bėrė tmerret mė tė mėdha dhe prapė shkrimtarėt mė tė shquar tė shekullit janė ata qė kanė jetuar nėn presionin stalinist. Letėrsia ėshtė kundėrshtim i tiranisė. Nėse ėshtė letėrsi normale ėshtė antitiranike. Vetėm letėrisa e keqe nuk ėshtė as antitiranike, nuk ėshtė asgjė nė tė vėrtetė.
Nė fakt nuk kanė dashur tė thonė se letėrsia juaj ishte e keqe, kanė dashur tė thonė se letėrsia juaj, ju bėn juve pėrfaqėsues tė realizmit socialist.
Ismail Kadare: Kjo s’ka asnjė kuptim. Ēfarė kuptimi ka realizėm socialist? Realizėm i kohės sė socializmit, ėshtė fare normale. Letėrsi e kohės sė komunizmit. Letėrsi e realizmit socialist ėshtė letėrsia qė u krijua nė atė kohė. Kjo fjalė as e dėmton, as e justifikon, as e lavdėron, nuk bėn asgjė, ėshtė thjesht njė term qė e tregon, asgjė tjetėr. Kėtu janė thjesht spekullime tė pafundme qė bėhen. Disa thonė se na mbytėn kėto shkrimtarėt e realzimit socialist, disa thonė se kėta kanė mbetur po kėta korifej edhe sot. Po kush i cakton kėta si korifej? Letėrsia ka ligjet e saj, s’ke ē’i bėn ti si shtet. Letėrsinė nuk e prish dot regjimi, letėrsinė e prishin vet shkrimtarėt. Pra nqs njė regjim fabrikon shkrimtarė tė pandėrgjegjshėm, vetėm ata mund ta prishin letėrsinė. Ashtu si njė mur nuk ke nevojė ta rrėzosh duke e goditur me top, me artileri, por i vė tulla tė kėqija, qė kur tė kalojė pak kohė, tė rrėzohet vetė. Pra po ne mund ta prishim letėrsinė, po ne mund ta ndreqim. Ne jemi pėrgjegjės pėr tė kėqijat e saj, ne kemi meritėn pėr tė mirat e saj, ne shkrimtarėt. Askush tjetėr.
Po demokracia ēfarė ndikimi ka te letėrsia?
Ismail Kadare: Pėr ēudi as demokracia, as liria qė ėshtė gjėja mė sublime nė botė nuk e pėrmirėson dot letėrsinė, ky ėshtė vėrtetimi i kumit tė pavarėsisė sė saj.
vazhdon...