Limoni ėshtė njė nga ushqimet qė pėrdoret sė tepėrmi nė tavolinat e gjithsecilit. Ai, pėrveēse ėshtė i pasur me vitamina dhe forcon sė tepėrmi sistemin imunitar, ka edhe shumė cilėsi tė tjera.

Limoni mund tė pėrdoret nė mėnyra shumė tė ndryshme pėr tė pastruar shtėpinė, por edhe si njė produkt bukurie pėr tė hequr pikat e zeza nė fytyrė dhe pėr ta bėrė lėkurėn mė tė ndritshme. Por a e keni menduar ndonjėherė se si mund t’i pėrdorni lėkurat e limonit?

Kur nuk janė tė trajtuara me produkte kimike dhe vijnė nga kultivime biologjike, lėkurat e limonit mund tė pėrdoren nė mėnyra tė ndryshme.

Ulin kolesterolin

Nė mėngjes, tė gjithė duhet tė pinė njė gotė ujė me limon pėr tė pėrmirėsuar shėndetin. Por ata qė e kanė kolesterolin e lartė, mund t’i shtojnė edhe lėkurat e limonit, njė element i pasur me antioksidantė dhe flavonoidė (pėrbėrės polifenolikė metabolikė sekondarė i bimėve). Kjo pije do tė arrijė qė t’ju pastrojė trupin, duke ju hequr tė gjitha toksinat.

Ju zbusin lėkurėn e bėrrylave

E keni lėkurėn e bėrrylave shumė tė ashpėr dhe kremi hidratues nuk ju jep asnjė rezultat? Krijoni njė pėrzierje me sodėn e bukės (hidhini shumė pak ujė), lėkurėn e limonit dhe lėngun e tij. Do tė gjeni zgjidhjen perfekte pėr ta bėrė lėkurėn e bėrrylave tuaj tė butė. Aplikojeni kėtė “krem” tė bėrė nė shtėpi menjėherė pasi tė keni bėrė dush dhe rezultati do tė jetė perfekt.

Shėrbejnė si dezinfektuese

Dėshironi tė pastroni kuzhinėn pa pėrdorur detergjentėt e tregut, tė cilėt janė mė shumė se dy herė gėrryes dhe toksikė? Pėr tė dezinfektuar ēdo lloj sipėrfaqeje, mund tė pėrdoret lėkura e limonit, e cila ka veti shumė tė mira antibakteriale.

Janė si skrab natyral

Lėkura e limonit ėshtė ideale pėr tė krijuar njė skrab biologjik tė bėrė nė shtėpi. Pėr ta realizuar, ėshtė e nevojshme qė lėkurėn e limonit ta grini dhe mė pas t’i shtoni njė lugė tė vogėl kallamsheqeri dhe gjysmė lugė gjelle vaj ulliri. Pėrbėrja duhet tė aplikohet mbi lėkurė tė lagur dhe ashtu duhet tė lihet pėr 10 minuta.

Pastrojnė furrėn ose mikrovalėn

Ekzistojnė pėrbėrės tė ndryshėm pėr tė pastruar furrėn pa pėrdorur produkte kimike. Njė nga kėta ėshtė pėrdorimi i lėkurės sė limonit, qė mund tė hidhet nė njė tas me ujė (qė duron nxehtėsinė). Vendoseni atė nė mikrovalė ose nė furrė dhe lėreni deri sa tė valojė. Avulli do tė mundėsojė heqjen e njollave dhe tė erės sė keqe nė njė mėnyrė tepėr tė lehtė.

Heqin kalkarin

Lėkura e limonit mund tė heqė edhe kalkarin. Pėr ta bėrė kėtė, ėshtė e nevojshme qė tė pėrzieni lėkurėn e tij me dy lugė sodė buke, njė lugė uthull molle dhe tre litra ujė. Tė gjithė kėtė pėrzierje duhet ta zieni dhe mė pas ta hidhni nė vendet apo objektet qė kanė kalkar. Lėreni ashtu pėr 10 minuta e mė pas shpėlajini.

Janė insekticide

Nuk dini ende njė mėnyrė natyrale se si tė largoni insektet nga ambientet tuaja tė shtėpisė? Lėkura e limonit mund tė jetė njė mėnyrė shumė e mirė, sepse era e saj e fortė i bezdis shumė milingonat, mizat apo ēdo insekt tjetėr. Mjafton qė t’i vendosni lėkurėt e limonit tė prera hollė nė cepat e dhomave.


/ Top Channel