Presidenti amerikan, Barack Obama, ka thėnė se Shtetet e Bashkuara nuk janė nė luftė me Islamin, por me njerėzit qė e shtrembėrojnė atė.
Derisa ka folur mė 18 shkurt nė samitin treditor, ku nė Shtėpinė e Bardhė po diskutohet ēėshtja e ekstremizmit, Obama tha se ne nuk jemi nė luftė me Islamin. Ne jemi nė luftė me njerėzit qė e kanė shtrembėruar Islamin.
Disa zėra e kanė kritikuar Shtėpinė e Bardhė pėr ngatėrrimin e ekstremizmit me Islamin pas sulmeve terroriste qė kanė ngjarė nė janar nė Paris dhe tashmė sė fundi nė Kopenhagė.
Obama ka shtuar se udhėheqėsit fetarė tė grupit tė Shtetit Islamik, nuk janė udhėheqės fetarė, por janė terroristė.
Ne nuk duhet tua japim terroristėve legjitimitetin fetar qė ata kėrkojnė. Ata nuk janė liderė fetarė, ata janė terroristė, ka thėnė Obama.
Gjatė gjithė fjalimit tė tij qė e ka mbajtur para dhjetėra pėrfaqėsuesve nga e gjithė bota nė Uashington, nė ditėn e parė tė samitit kundėr ekstremizmit, Obama e ka bėrė ndarjen e Shtetit Islamik nga Islami. Ne nuk jemi nė luftė me Islamin. Ne jemi nė luftė me njerėzit qė po e keqpėrdorin Islamin, ka shtuar mė tutje Obama.
Presidenti amerikan e ka pėrshkruar Shtetin Islamik si njė kėrcėnim pėr tė gjithė botėn, duke shtuar se ky grup radikal si dhe Al-Kaida janė tė dėshpėruar pėr tė fituar legjitimitet.
Obama ka shtuar se dhuna ndaj tė pafajshmėve nuk e mbron Islamin dhe myslimanėt, por ajo dėmton Islamin dhe myslimanėt. Natyrisht qė terroristėt nuk flasin pėr mė shumė se njė miliardė myslimanė, tė cilėt e refuzojnė ideologjinė e tyre urryese. Ata nuk e pėrfaqėsojnė Islamin, sikurse ēdo njeri tjetėr qė vret tė pafajshėm nė emėr tė Perėndisė, nuk e pėrfaqėson Krishterizmin, Hebraizmin, Budizmin apo Hinduizmin. Asnjė fe nuk ėshtė pėrgjegjėse pėr terrorizmin. Njerėzit janė pėrgjegjės pėr dhunėn dhe terrorizmin, ka thėnė Obama.
Ish-presidenti amerikan, George W. Bush, ka pėrsėritur gjithashtu se Shtetet e Bashkuara nuk janė nė luftė me Islamin.
Obama, ka bėrė thirrje te komuniteti mysliman nė Amerikė, qė tė bėjė mė shumė pėr ta kundėrshtuar atė qė Obama e ka quajtur ekstremizėm tė dhunshėm.
Ai tha se udhėheqėsit myslimanė duhet tė bėjnė mė shumė pėr ta diskredituar idenė se "vendet tona janė tė pėrcaktuara qė ta shtypin Islamin. Varfėria si e vetme nuk e ēon njė person drejt terrorizmit, mė shumė se varfėria ka diēka tjetėr qė e drejton njė person drejt terrorizmit. Ka miliarda njerėz qė jetojnė nė kulmin e varfėrisė dhe janė tė fokusuar pėr ta ndėrtuar jetėn e tyre ashtu siē munden dhe kurrė nuk pėrqafojnė ideologji apo dhunė. Nė anėn tjetėr, ka terroristė tė cilėt e kanė njė prejardhje jashtėzakonisht tė pasur, si Osama bin Laden, ka thėnė presidenti amerikan.
Ai shtoi se myslimanėt e rinj, janė veēanėrisht tė ndjeshėm ndaj propagandės ekstremiste e cila sipas tij, mund t'i ēojė ata drejt Shtetit Islamik nė Siri, apo mund ti bėjė ata qė tė kryejnė sulme brenda vendit.
Gjatė javės sė kaluar, zyrtarėt amerikanė tė zbulimit e kanė njoftuar Kongresin se rreth 150 amerikanė kanė bėrė pėrpjekje pėr tė shkuar nė Siri, pėr tė luftuar pėrkrah militantėve islamik.
Samiti i cili ka nisur tė mėrkurėn nė Uashington, ka mbledhur pėrfaqėsuesit nga 60 vende tė botės.
Samiti po mbahet nė kohėn kur sulmet terroriste janė shtuar nė Evropė dhe nė Lindjen e Mesme. (REL)