Ditėn e djeshme ju njoftuam pėr mbėrritjen e standartit tė ri tė protokollit HTTP/2, dhe sot do ofrojmė mė shumė detaje me ndryshim mė madhor qė I ka ndodh kėtij protokolli qė nga 1990. Uebi do tė jetė shumė me i shpejtė falė disponueshmėrisė tė versionit mė tė fundit tė protokollit HTTP. Ky ėshtė ndryshimi mė i madh qė i ka ndodhur kėtij protokolli qė nga viti 1999, i cili mbizotėron uebin nė tė gjithė planetin. Ai njihet ndryshe si Hypertext Transfer Protocol dhe ėshtė tepėr popullor pasi shfaqet nė fillim tė ēdo adrese si http//. HTTP shėrben pėr tė ndėrtuar lidhjet mes shfletuesit tė pėrdoruesit dhe serverit kryesor dhe ėshtė shpikuar nga “babai i internetit” Sir Tim Berners Lee.

Ēfarė ėshtė HTTP/2?

HTTP/2 ėshtė versioni i ri i protokollit HTTP dhe ėshtė i bazuar nė SPDY tė Google, e cila u dizenjua pėr tė rritur shpejtėsinė e hapjes sė ueb faqeve dhe e eksperiencės nė njė shfletues. Bėhet fjalė pėr njė standart tė ri qė do tė zėvėndėsoje protokollin aktual HTTP1.1 qė pėrdoret sot nė pjesėn mė tė madhe tė sajteve.

Ku qėndron ndryshimi?

HTTP/2 ėshtė njė protokoll modern qė rrit shpejtėsinė e shfletuesit duke pėrdorur mėnyra tė reja tė transmetimit tė tė dhėnave mes serverave dhe shfletuesit nė internet. Ai pėrdor nė pjesėn mė tė madhe teknologjinė e HTTP1.1 por ėshtė mė eficent dhe i lejon serverave tė pėrgjigjen me mė shumė pėrmbajtje se ē’ėshtė kėrkuar. Shfletuesit gjithashtu mund tė kėrkojnė mė shumė se njė tė dhėnė nė tė njėjtėn kohė duke shpejtuar kėshtu proēesin falė kėsaj teknologjie tė re.

Po pėrdoruesit a do tė shohin ndonjė ndryshim?

Sigurisht qė po. Ueb faqet do tė hapen shumė mė shpejt krahasuar me HTTP1.1. Protokolli i ri do t’ju japė mundėsi shfletuesit dhe serverave tė pėrfitojnė nga avantazhet e shpejtimin tė bandėith. Ai do tė rrisė gjithashtu shpejtėsinė e shfletuesve dhe nė telefona e cila sot lė shumė pėr tė dėshiruar.

A duhet bėrė diēka pėr ta pasur kėtė protokoll?

Jo. Nga pikėpamja e pėrdoruesit asgjė tjetėr nuk do tė ndryshojė pėrveē shpejtėsisė. Fillimi i njė adrese do vazhdojė tė jetė http// dhe shfletuesi juaj do tė aplikojė automatikisht protokollin HTTP/2. Pėrdoruesit e Google Chrome kanė qėnė duke pėrdorur protokollet SPDY nė shėrbimet e Google por ato vėshtirė se janė vėnė re nga pėrdoruesit.

Po pėrsa i pėrket HTTPS dhe sigurisė?

Ky ėshtė versioni mė i sigurt qė pėrdoret nga bankat, dyqanet, emailet dhe shėrbimet e tjera. Ai do tė vazhdojė tė mbetet i njėjtė. HTTP/2 ofron tė njėjtėn mbėshtetje pėr enkriptimin qė ofron dhe HTTP1.1 dhe nuk do ta ndryshojė mėnyrėn se si pėrdoruesit aksesojnė shėrbimet e sigurta. Por duhet tė theksojnė se HTTP/2 kėrkon njė version tė pėrėmirsuar tė sistemit TLS1.2 i cili u standartizua nė vitin 2008 dhe ofron siguri mė tė mirė se versionet e mėparshme.

Kur do tė fillojė pėrdorimi i HTTP/2?

Standarti i ri HTTP/2 tanimė ėshtė aprovuar formalisht nga Task Forca e inxhinierisė sė internetit dhe do tė publikohet sė shpejti. Nė kėtė moment dhe kompanitė si Google do ta implementojnė atė. Kjo kompani ka deklaruar se protokolli i saj aktual SPDY do tė ndėrthuret me atė HTTP/2 nė fillim tė vitit 2016. Ndaj nė tė ardhmen e afėrt ka mundėsi qė HTTP/2 ta shohim tė pėrdorur nga faqet e njohura si Google, Facebook, Twitter, Yahoo etj.


Burimi: PCWorld.al